Ministria e Kulturës publikon videon e rindërtimit hipotetik në 3D, të teatrit antik të Butrintit, një projekt i financuar nga UNESCO. Kanë reaguar Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë dhe ekspertët e arkitekturës, duke i konsideruar këto imazhe: fëminore dhe jashtë kontekstit historik të tij. Ndërsa një variant i prerjes hipotetike të strukturës së Teatrit të Butrintit – është realizuar nga eksperti Guri Pani, vlerësuar më afër origjinës se propozimi i Monumenteve.

Rindërtimi hipotetik në 3D, i teatrit antik të Butrintit, duke paraqitur një version romak të qytetit, është përballur me kundërshtimet e specialistëve të arkeologjisë dhe arkitekturës, duke u vlerësuar si imazhe fëminore, jashtë kontekstit historik.

Projekti është publikuar në Youtube një ditë më parë dhe mban emrin e Parkut Kombëtar të Butrintit, Ministrisë së Kulturës dhe Instituti i Monumenteve të Kulturës, që si duket është një projekt i financuar nga UNESCO.

Forumi për mbrojtjen e trashëgimisë e ka konsideruar  “palaçollëqe me paratë e UNESCO-s” realizmin e këtij projekti të paraqitur nga Instituti i Monumenteve. “Një render në trajtë video përpiqet të krijojë idenë se si ka qenë Teatri i Butrintit. Nuk do të kishte asnjë të keqe sikur kjo të ishte realizuar nga amatorë që për hobby merren me këto rikonstruksione hipotetike, por të përvetësohen mijëra euro për imazhe të tilla fëminore, pa rilevim të frizave reale të strukturës, me kolona të arta (!), me stile e ordera të çoroditur, me shkallare simetrike imagjinare, ndërkohë që fotot tregojnë të kundërtën, me kapitele ridikyle, me shtrimin e dyshemesë së orkestrës me kalldrëm, apo me morfologji të shfytyruar të mjedisit përreth, kjo është vërtet një injorim për arsyen e shëndoshë dhe punën njëshekullore në atë teatër. Ja çdo të thotë kur drejtimi i një institucioni shtetëror sundohet nga injoranca dhe arroganca, por ndofta edhe nga papërgjegjshmëria në rreze më të gjerë”

Por, veçmas, edhe ekspertët kanë reaguar, duke e konsideruar një turp këtë video që tregon “rindërtimin arkeologjik 3-D të teatrit romak të qytetit antik të Butrintit, pasuri Botërore e UNESCO-s”.

Arkitekti Artan Shkreli,  Këshilltar i Kryeministrit për Territorin dhe Urbanistikën, shkruan: “Ç’trishtim ky rikonstruksion virtual i Teatrit në Butrint realizuar nga inekspertë! Për më tepër,  hedhur si “arritje” në sajte që përndryshe do duhej të ishin, burime serioze informacioni”.

Nga ana tjetër, Forumi Për Trashëgiminë ka publikuar nga ana e tij, punimin e një eksperti për Butrintin, ku krahas fotos që vë përballë kësaj videoje, shënon atë që duhej të ishte në të vërtetë:

Prerje hipotetike e strukturës së Teatrit të Butrintit – realizuar nga eksperti Guri Pani, i cili përveçse pamjes, jep dhe këtë shënim: “Teatri i Butrint ruan gjurmët e periudhës Greke, që është kryesisht cavea dhe gjurmët e rikonstruksionit që pësoi në periudhën romake. Teatri ka qenë i mbuluar me tendë në periudhën romake dhe ata që e njohin sadopak teatrin romak do të shikojnë edhe sot gjurmët e ruajtura në cavenë e teatrit të disa foleve, ku lidheshin litarët që mbanin të tendosur tendën”.

Çfarë shkakton gjithnjë reagim mes ekspertëve lidhet edhe me punët e Ministrisë së Kulturës, nga e cila gjithnjë dalin projekte që më vonë përplasin specialistët e fushave, që si duket në asnjë rast nuk iu merret mendim. Kështu si duket, ka ndodhur dhe me Butrintin virtual ku medium i vetëm në të cilën shprehen janë rrjetet sociale, ku dhe në këtë projekt nuk kanë munguar reagimet duke shpjeguar pse nuk mund të qëndrojë e të bëhet i zbatueshëm projekti i propozuar nga Instituti i Monumenteve. Por si në këtë rast, Ministria e Kulturës, që drejtohet nga Mirela Kumbaro, vazhdon të qëndrojë stoike karshi ekspertëve dhe shqetësimeve që vijnë nga terreni i monumenteve duke refuzuar çdo mundësi dëgjimi nga ata. Propaganda që rrjedh nga kultura e Kumbaros, si duket bëhet nxitëse e vazhdueshme, sidomos kohëve të fundit, e ballafaqimit të një realiteti tjetër, sa i takon trashëgimisë./V.M

 

Ndërtim hipotetik i teatrit të Butrintit në periudhën romake.

Shfaqet në Youtube paraqitja e rindërtimit të Butrintit, duke pasuar me një përshkrim mbi legjendën e saj, e themeluar në Epir, nga Heleni, një orakull i famshëm. Djali i mbretit Trojan, Priamit. Butrinti përmendet për herë të parë nga Hekateu, në fund të shek. VI p.e.s., fillimisht bënte pjesë në bashkësinë e Kaonëve, e më vonë në Epir.

Në vitet ’40 të shek. I p.e.s legjionet e Jul Çezarit zbarkuan në Butrint dhe e romanizuan atë. Ndërsa ndërtimi i teatrit të Butrintit mund të ketë filluar gjatë periudhës së sundimit të Pirros rreth shek. IV-II p.e.s.

Në Youtube jepet përshkrimi i teatrit ku vendet e uljes në teatër, kavea janë realizuar duke u mbështetur në faqen e kodrës sipas teknikës helene.

Në lindje dhe perëndim, ato mbështeten me blloqe guri, analemat- e quajnë.

Pjesa e sipërme e shkallareve, ndahet nga ajo poshtë me anë të një rrugice gjysmë rrethore.

Pjesa qendrore e teatrit është orkestra e shtruar me blloqe guri.

Në jug ndodhet skena e teatrit. Rikonstruksioni i pjesës më të madhe të kompleksit, thuhet se u realizua nga romakët, ndoshta rreth fundit të shek. II p.e.s. Kavea u zmadhua dhe skena u rindërtua krejtësisht. Skulpturat e zbuluara gjatë gërmimeve arkeologjike të viteve ’30, janë ato të gjeneralit Agripa, dhe Apollonit (Dea e Butrintit), Augustit dhe gruas së tij Livia.

12 Komente

kolona zanore emocionuese

sdi çte them smiley

nuk jeshë lindur asokohe smiley

Gezuar Sulltan Novruzin Mirela Shqina! Te dul emri qe ke vu dore dhe ne paret e UNESKO-s. smiley

 

HELENI?!?!

WTF is Heleni?

..." Un altro luogo dove poi s'era recato Enea era stato Butroto nell'Epiro (nell'odiernaAlbania), una città costruita a somiglianza di Troia.....

https://it.wikipedia.org/wiki/Eneide

"Palacolleqe", "hajdutelleqe", vetem keto degjon per kete qeveri.

I hongert Mortja.

sa te marum paskan qene mer ej smiley

Kushedi si i hyn ujti ke kryemenisrija Atij e sndihet smiley

Nuk jam fare ekspert per keto gjera,por nisur nga zakoni qe kemi ne shqipot qe flasim kur nje pune eshte mbaruar, me lind dyshimi se keta qe flasin kunder, me duket se jane qefmbetur nga qe nuk jane ftuar ne "gosti".Se te thuash qe ne Institutin e Monumenteve te kultures te jene punesuar njerez "injorante" dhe kush e thote pa, keshilltari i kryeministrit qe e mbulon kete fushe, me duket si diçka paradoksale.

Gjithsesi keto jane fjale te hedhura ne ere...

Ah sa do te deshiroja qe ti thonte dy fjale Auron Tare per kete gje. 

Qenka lufte brenda llojit

 

eshte nej karikatur e teatrit te butrintit, pa marr parasysh ndertesat e kohes menyrat e ndertimit arkitekturen, historin asgje

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).