Është prezantuar këtë të martë projekti për kamerat e trupit të efektivëve të Policisë së Shtetit. Në fjalën e tij në këtë event, kryeministri Edi Rama ka vlerësuar se ky projekt po realizohet për të transformuar nga rrënjët Policinë e Shtetit dhe marrëdhënien mes saj dhe qytetarit.

“Jemi në një angazhim të pandalshëm e të përditshëm, që na jep mundësinë të bëjmë një kapërcim epokal. Të bëjmë një transformim sa më cilësor të marrëdhënies së policisë me qytetarin dhe një veprim sa më cilësor në luftën kundër krimit të organizuar”, ka thënë Rama. 

Shefi i qeverisë ka vlerësuar se, me këtë projekt policët do të jenë të monitorueshëm në çdo sekondë, gjë që sipas tij do t’i shërbejë transparencës së punës por edhe të sigurisë së tyre. 

“Ky program transformimi i policisë shërben për ta bërë sa më transparente punën e agjentëve të policisë”, ka thënë më tej Rama, duke shtuar se, qeveria e tij trashëgoi policinë më të paedukuar në rajon dhe Evropë. 

Duke qëndruar në të njëjtat linja, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka nënvizuar se, kamerat në trupin e policëve janë së pari një element sigurie për ta. 

Gjithashtu, “me kamerën e trupit të instaluar, polici nuk mund të bëjë favore apo të mos zbatojë ligjin”, ka thënë Tahiri. Ai ka bërë me dije se aktualisht janë rreth 2.000 punonjës policie në procedim penal apo disiplinor për shpërdorim detyre. 

“Megjithatë, kemi ende shumë punë për të bërë për të kthyer besimin e qytetarit tek policia”, ka shtuar Tahiri.

10 Komente

“Megjithatë, kemi ende shumë punë për të bërë për të kthyer besimin e qytetarit tek policia”, ka shtuar Tahiri.

Vetem nxitoni nje cike!smiley

“Kush do t’i shohë e kontrollojë kamerat, kur Saimir Tahiri, apo dhe shefi i tij, takohen e rakordohen me makinë me bandat dhe banditët? A do të funksionojnë kamerat, kur Emiliano Shullazi të futet në doganë me makinë të blinduar, pa lënë gjurmë e nishan? A do të ketë kamera, kur ngrihet trau i doganës për miqtë e Edi Ramës, që kalojnë naftë e cigare kontrabandë? Sigurisht, ky nuk ka këtë plan. Kamerat e tij, thjesht s’do të punojnë, ose do të jenë me defekt teknik, kur vjen puna për të pasqyruar lidhjet e tmerrshme që ai ka me krimin”, përfundon Basha reagimin e tij.

Epo nashi edhe ky prezumimi i fajesise qe ben lideri juaj o kapo ku i shpall fajtore njerezit perpara se tu veje mendja ta bejne prapesine e le te ziun njeri te dambllosur nga habia .ki sikur ka bere dhe shkolle per avokat ne hollande .

Shife uren per kembesoret, dhe prap bagtia kalon ne mes te rruges, e si mos te kete aksidente!!!

smiley.

a ka ndonje vend qe nuk vjedhin shpellaret ? Imagjino minister i brendshem drejtues trafikimit te droges. Vetem dy dite perpara u kap droge me vlere 5 mil euro

Bravekiddo, se kushtuan 900 milion apo 800 milion, kjo behet ne perpjestim me ter veshjet dhe shpenzimet e tjera, dhe eshte detyre e shtetit (me sakte Komisionit Ekonomik te Parlamentit) ta shohi vleren dhe çmimin per cope dhe te beje krahasimin me ofertat e tjera. Por kjo nuk ka rendesi shume para asaj se, a jane konforme rregullave, ku psh nje nga rregullat eshte se, veshjet e policise duhet te kene nje cope/shirit floereshente. Nese veshja eshte brenda disa rregullave, eshte e kote ti japesh interpretime/ngjyrosje politike, se policia eshte e shtetit, jo qeverise. Qeverite vejne e vijne, thote nje fjale e urte e popullit. 

Po kane kopjuar uniformat e policave Turq ..qe do te thote qe shpellaret kane marre leket kot per disenjo se kane bere thjesht kopje. Po del dhe vete ministri dhe i prezanton ...shpellare hajdute eshte pak ti quash

smiley turkoshakë hesapi smiley

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).