Vendi është në rrugën e duhur të reformave, veçanërisht atyre që kanë të bëjnë me luftën kundër krimit, korrupsionit dhe forcimit të ligjit dhe shtetit ligjor.

Ky ishte ndër të tjera, mesazhi i dhënë nga Sekretari i Shtetit, John Kerry, në deklaratën për shtyp të mbajtur pas takimit me kryeministrin Edi Rama.

“Shqipëria është duke lëvizur në drejtimin e duhur dhe jam besimplotë që ndërgjegjësimi është përqafuar sa i përket legjislacionit për luftën kundër korrupsionit. Më ka bërë përshtypje hartimi i dekriminalizimit. Jam i inkuruajuar nga paketa e reformës në drejtësi dhe dëshiroj të theksoj që kjo është diçka që politika po punon fort që të realizohet. Kjo kërkon mbështetjen e çdo shqiptari. SHBA është këtu në krahun tuaj, por në fund vetëm shqiptarët mund të miratojnë ligjet e duhura dhe të këmbëngulin për zbatimin e tyre”, deklaroi Kerry.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama konfirmoi që pjesë e bisedimeve ka qenë edhe reforma në drejtësi. Ai shprehu bindjen se Kuvendi do ta kalojë atë brenda muajit mars dhe këtë bindje e bazoi në inkurajimin e marrë nga kryediplomati amerikan.

“Diskutuam në veçanti për reformën në drejtësi. U jemi mirënjohës SHBA për ndihmën e çmuar që i kanë dhënë vendit tonë në rrugën e kësaj reforme dhe për punën e palodhur të ekspertëve amerikanë në ekipin teknik të reformës. Objektivi ynë i përbashkët është që marsi të jetë muaji i votimit në Kuvend i paketës së ndryshimeve kushtetuese. Kam besim që do t’ja dalim dhe fakti që nuk jemi vetëm, por me SHBA në krah e bën të pakthyeshëm këtë sukses”, deklaroi Rama.

/ Top Channel

 

25 Komente

O Pallosh, populli s'ka buke te haje, ti tregon prralla, hyy karagjoz. 

ka lezet

S'ju vjen mir pabuksave por karvani do ece perpara . smiley

Rama: Në mars, reforma në drejtësi

 

ka te drejte, ne Mars behet reforma !..  megjithse pat thene qe do ta bente ne Shtator,ai qe shkoi dmth.  nxoren edhe ate gjykatesin Alaudin ne tv si te korruptuar.bravo!  filloi reforma, thane  te entuziasmuar budalllenjte e blogut.smiley  mirepo nuk behet reforma ne vjeshte o vlla, periudhe shirash e permbytjesh e plot probleme te tjera...

...pranvera eshte periudha e duhur.  madje per mua jo ne Mars, se eshte ende jostabil moti,  por ne: Prill - Maj, reformes mos iu ndaj !  

Lere lere, c'do veje ahere, orgazem nonstop fare. smiley

çik si veshtire ne Mars,

te gjith burimet njerezore i kemi ne Toke smiley

po hajt mo, lodrat te zhvillojn imagjinaten smiley

o Fiqo, se me duket se ti je nga  keto ane (mbase jam dhe gabim).. po ketyre su thua dot as:  have a Fun,  o vlla.. i bejne cirk xhenazes, se skane nje ure  te hecin normalisht.  katastrofe !.smiley 

Belul, ti e di kte lojen. Eshte e vjeter. Xhanem, as ata vete nuk e thane se per marsin e cilit vit behet fjale

Bredho, ne punojme me pllane 5-vjecare  vlla ! keshtuqe ne mos  kete Mars, muajin tjeter dmth,   ne keto 4-5 vitet qe do vijne do  behet reforma!

Ne Mars e morem vesh por per cfare viti bohet llaf ?

Marsi dhe Shtatori jane si moter e vella ...

Haberi eshte qe pas kesaj deklarate te korruptuarit i mbushen breket nga frika.smiley

Kerry's visit in Tirana should be considered as a good support for the Goverment and his prime minister mr. Rama. 

Po vizita e Hillary ne vakt te berishes ?

nuk e ka thon vitin.jarani do iki bashk me shkurtin, thon qe prill maj asaj mos ju ndaj, te shofim.

qarte, qenka per 2025

Thuaj po deshe po ktij rrotes si i erdhi... Une per vete nuk pyes me, e kam peshqesh cdo tralala

Doli shkurti hyri marsi -ka qene ajo kenga qe edhe dulle djegesi e kishte qejf smiley

Kerry: Jeni në rrugën e duhur ose Kerry: You are on track 

shenim: me "you" duhet nenkuptuar "qeveria" 

Z. perkthyes, si e tha tamam Kerry? You are on track apo you are on the right track?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).