Ashtu siç ishte parashikuar, Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry është takuar me kreun e opozitës, Lulzim Basha, pas takimeve që pati në Kryeministri me ministrin e Jashtëm Bushati, si dhe kreun e qeverisë Rama.

Takimi i kryediplomatit amerikan me kryeopozitarin shqiptar është zhvilluar në ambientet e Hotel “Rogner”, teksa Bashën e kanë shoqëruar edhe disa prej deputetëve demokratë, duke nisur me kreun e grupit parlamentar, Edi Paloka, me nënkryetarin e partisë, Edmond Spaho, si dhe Jorida Tabaku e Aldo Bumçi.

Në këtë takim mungonte kryetari historik i PD-së, Sali Berisha, ndërsa besohet që edhe në këtë takim, Sekretari Kerry të ketë theksuar nevojën e miratimit të reformave kryesore në vend, me në krye atë të drejtësisë, si një gur themeli drejt avancimit të Shqipërisë në BE.

“Ne mbetemi të përkushtuar ndaj këtyre veprave, siç ishte rasti i dekriminalizimit, që nuk do të ishte përfunduar me sukses pa mbështetjen e jashtëzakonshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Të tjera sfida na presin përpara, në të cilat po kontribuon jashtë mase edhe SHBA, për të pasur një të ardhme më pranë BE-së jo vetëm për ne, por për të gjithë rajonin. Çështja kyçe e demokracisë shqiptare është edhe ajo e zgjedhjeve të lira dhe demokratike, për të cilat PD kërkon mbështetjen e ndërkombëtarëve, për t’i realizuar në mënyrë sa më reale. I jam mirënjohës Sekretarit Kerry që ndau kohë për të diskutuar me opozitën shqiptare, e cila do të japë gjithçka mundet për t’i hapur rrugë një demokracie pjesëmarrëse dhe për t’i dhënë fund oligarkisë në pushtet”, tha Basha.
 

8 Komente

Po kujt i intereson se me ke u takua Xhon Kerri. Populli ka hallin e punes dhe te jeteses. 

Po kta nuk kane zyre qe takohen Moteleve ?

S'ia dha celesat Salasmiley

Ka ndrru bravat kur ka ik smiley

E Ça gallate. Tani luli i voccer si zorr te qendroje kryetar me shume se 2-3 muaj. Takimi me Kerrin e fundosi perfundimisht te gjorin. 

e pse?

Kerri e kaloi san valentinon me lulin ne hotel, a ka me bukur?

 

fillon Champjons Ligja javes tjeter

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).