Deputeti socialist, Koço Kokëdhima, pak ditë pasi deklaroi me krenari se është shqiptar, teksa sulmoi kreun e PBDNJ-së, mbërriti në Greqi për një vizitë. Kokëdhima dha një intervistë për televizionin ‘Janina’, duke trajtuar disa çështje kryesore. Kështu, Kokëdhima tha se marrëveshja për ndarjen e detit ishte kundër Shqipërisë, ndaj duhet rinegociuar sipas të drejtës ndërkombëtare. Megjithatë ajo që ka shkaktuar reagime ishte pikërisht komenti i tij për çështjen çame.

“Unë do të shfaq këtu opinionin tim për këtë çështje dhe nuk do të flas në emër të qeverisë shqiptare për një çështje të tillë. Unë mendoj se çamët kanë të drejta, jo pretendime. Kanë të drejta, të cilat nuk duhen refuzuar, ose paragjykuar politikisht. Këto të drejta duhen gjykuar si ë drejta njerëzore dhe atyre duhet t’u jepet mundësia që këto të drejta t’i mbrojnë në mënyrë tekniko-ligjore, si të gjithë qytetarët e tjerë grekë ose jo-grekë, të cilët i kanë dhe duhet t’i kërkojnë këto të drejta në rrugë ligjore. Nga kjo pikëpamje, nuk duhet të ketë pengesa ligjore që ata të kërkojnë në rrugë ligjore të drejtat e tyre. Kjo shkon edhe në përputhje me të vërtetën historike, sepse Shqipëria nuk ka bërë kurrë luftë kundër Greqisë dhe populli shqiptar nuk ka bërë luftë kundër atij grek”.

Por komentet e tij kanë sjellë reagimin e studiuesit Arben Llalla.

“Deputeti i PS, Koço Kokëdhima deklaroi në TV JANINA se Çështja Çame qenka çështje e të drejtave të njeriut dhe jo çështje politike. Mendoj se Koço Kokëdhima o ka rrjedhur nga trutë ose ka qenë peng i sigurimit grek gjatë intervistës. Të deklarosh sot si deputet i Kuvendit të Shqipërisë se çështja çame qenka çështje e të drejtave dhe jo politike do të thotë që nuk ke lexuar asnjëherë për Çamërinë dhe genocidin grek kundër popullsisë shqiptar në Epirin e Jugut. E këshilloj deputetin në fjalë që nëse nuk i njeh gjërat, historinë dhe çështjen çame do të ishte më e ndershme të heshtet se sa të japi një deklaratë prej injoranti,” shkruan ai në FB.

22 Komente

shshshtttt.... po flet kumbari.

e pashe intervisten e tij.

duhet pergezuar,sepse e para, foli shqip,dhe e dyta foli per ceshtjen e camerise , marreveshjen e detit dhe ligjin e luftes .   zyrtaret  e tjere shqiptare, kur vijne ketu ,nuk guxojne te flasin per keto ceshtje.

keshtu qe kur keto i thote dikush qe mund te reagonte edhe bollanishtsmiley,atehere vleresohet akoma me shume.

ky eshte minimumi qe duhet te beje cdo zyrtar shqiptar dhe fatkeqesisht nuk e ben asnjeri.,     mund te kete 1000 mije kusure te tjera por me kete i jep pike vetes

Ky pasazh i Koços, mu duk normal, mund te thonte me shume por mund te thonte edhe me pak. Rendesi ka qe foli per nje çeshtje per te cilen shum politikane shqiptar heshtin apo nuk guxojne ta permendin nga shkaku i nje incidenti politik e dipllomatik. 

Ndersa ai pasazhi tjeter i Arben Llalles, me kujtoi; " Zbrit nga kali se te vrava, hyp ne kal se te vrava". Tani, keq qe foli e keq te mos flasi. 

Ça duhet ta kete ate Llallen e prokurorise ky Arbeni, di gje ti Pjer!!!

cun teze

edhe une e kisha kete pershtypje, po thash mos dinte gje Pjeri meqe hyn e del andej neper institucone.

Ku ta di une, qe e njoh vendin tim, me pak se te tjeret dhe i njoh figurat aty me pak se te tjeret pertej Antllatikut. 

Foli ndonjehere Vuqidoli per Camet ne gerrqi?

Sa me shume e urrejne grekun tifozet e Sules, aq me thelle ja futi greku neper vite...

Te pakten ky Kokedhimja paska gjetur kurajo te permendi problimin cam ne nje interviste me grekerit..

Hallal o Koço. Bravo

E ndriti Shqiperia me fshatrat e saj qe i ka lene pa punuar pa rruge e pa infrastrukture dhe i ngeli Cameria tani. Si dalim dot zot vetes tone ne kete moment jo ti dalim Camerise.

thone qe Kocua po kerkon ca koncesione andej nga Cameria, se keto nga Tirana po ja merr Olsi te gjitha. thashetheme, me nje fjale.

Me leket qe ka i merr edhe ne Greqi ndonje cudi nuk eshte, por nuk investojne andej duan kete pellgun ketu ku peshku eshte i sigurte. Ka per te gjithe nuk prishin qejf.

Beogradi?

100km rreze ma do mendja eshte vije ajrore. Mund ta kem gabim por Kukesi me duket eshte me afer se 100km rreze ajrore.

vije ajrore do jete, se po te ishte vije tokesore aeroporti tjeter do behej te unaza e re, 5 xhiro rreth e qark.

Ne KP nuk ka shans te behet se eshte shume afer me Rinasin.

gjadri? si e ke llogarit vajtje ardhje?

 

Prandaj shkoi  Fidel Castro ne Hong Kong ku hapi ato ekspozitat e famshme? smiley

Grigori as ja thote fare nga biznesi, smiley

Me beri pershtypje titulli dhe prandaj e lexova. "shkakton zemerim" - thote gazetari ne krye te gjese. Dhe mendova, qe mesiguri do te kete shperthyer media greke ......, por jo, paska qene ordinere fare. Nje tjeter shpipetar paska shprehur zemeraten e tij ne facebook. lol, e kujt i plasi..........smiley.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).