Dy ditë para protestës së opozitës, Policia e Kosovës ka lëshuar një komunikatë për shtyp ku njofton opinionin publik se, në bazë të informacioneve që disponon dhe bazuar mbi historikun e protestave të ngjashme, persona të ndryshëm mund të përdorin mjete që shkaktojnë dhunë, si koktej molotovi, por duke mos përjashtuar edhe përdorimin e armëve të zjarrit.

Ndaj, thuhet në komunikatë, pavarësisht se policia e ka planin për ruajtjen e rendit dhe sigurisë, sërish i bëhet thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm dhe të përmbahen nga çdo lloj veprimi i dhunshëm. 

E duket se pas incidenteve të regjistruara gjatë protestave të kaluara, ku kamerananë e gazetarë kanë pësuar lëndime gjatë punës së tyre, Policia e Kosovës u kërkon mediave që ekipet e tyre të mbajnë jelekë me shkrimin “Press” dhe mjetin identifikues të medias së cilës i përkasin. 

Policia e Kosovës njofton në komunikatë se, ka angazhuar të gjitha kapacitetet e saj për të garantuar rendin dhe sigurinë e përgjithshme gjatë zhvillimit të aktiviteteve festive, për nder të përvjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

5 Komente

Nuk e ka ne plan per dhune Ay, just take it easy.

Mesa duket si pjese e ketyre masave qenka edhe arrestimi i Frasher Krasniqit, Skender Merturit, Glauk Konfjuces...

Sa mire punet ne kosove: arrestojne shefin e grupit parlamentar te nje partie parlamentare

smiley

O Stalker imagjino arrestohet Glauku per te parandalu dhunen smiley

Ne fakt keta dune, si zakonisht, me e bo dhunen te vetmen alternative per te shpetu nga ajo e keqe e madhe.

Mos u beni merak, se nuk po proteston Rama...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).