Videoja e pamjeve sesi do të jetë parku i Liqenit Artificial, e shfaqur nga kryeministri menjëherë pas protestës, ishte treguesi se shefi i qeverisë jo vetëm është në krahun e beniaminit të tij në Bashkinë e Tiranës, por është edhe autori direkt i asaj ndërhyrjeje dhe kryetari i bashkisë luan vetëm rolin e kamikazit. Të atilla video, t’i bën studioja e Alban Eftimiut, sa herë dikush mund të ketë nevojë të tregojë sesa më i bukur bëhet një vend, pasi ndërtohet. Kush ka memorje të kujtojë billbordet e pallateve që ndërtoheshin tek lagjia që e quajmë Komuna e Parisit, me siguri mendonte që do të jetonte në një oaz gjelbërimi dhe pallatesh. Jetojmë në fakt në një geto me autor pikërisht shefin e qeverisë dhe projektuesin e videos.

Që askujt prej iniciatorëve të ndërtimit të parkut nuk u prishet puna për natyrën, kjo kuptohet nga fakti se 100 metra më poshtë, në rrëzë të digës, është një tokë djerrë e mbushur me plehra, e cila me siguri ruhet për leje ndërtimesh. Në fakt, kush ka memorje, e kujton se pikërisht aty, me marrëveshje të heshtur mes Berishës dhe Ramës, do të ndërtohej një kompleks monstrash arkitektonike, marrëveshje e cila u prish për kushedi çfarë arsyesh. Pasi Rama është jo vetëm i aftë për marrëveshje të mëdha, siç qe rasti me LSI-në, por edhe pazaresh të mëdha siç ishte rasti i këtyre ndërtimeve që mbetën në projekt, apo lejeve per kulla që tashmë bëjnë hije, të dhëna në mes të Tiranës biznesmenëve të lidhur me familjen e Sali Berishës.

Edhe sot, shfaqet rishtas familja Berisha, e cila nuk është çudi të ketë dorën e saj në këtë dhunim të ri të hapësirës së gjelbër. Ndryshe nuk ka sesi shpjegohet pjesëmarrja e dhëndrit të tij në një miting i cili ishte i organizuar nga eksponentë të shoqërisë civile. Ç’nevojë kishte Jamarbër Malltezi të merte pjesë në mitingun e organizuar nga njerëz që nuk kanë lidhje me të, kur të nesërmen vetë PD do të organizojë një miting? Pse duhet të marre me vete edhe një gjysmak që e nxjerrin sa herë kanë nevojë të diskretitojnë nisma të shoqërisë civile? Asnjë arsye, veçse kompromentimit të asaj proteste. Dhe si për çudi, të dy këta rrinë dukshëm të kapshëm nga aparatet e fotoreporterëve, bëjnë telefonata, shkruajnë mesazhe, për t’iu qasur publikut, sikur organizartorët janë ata vetë. Pamje të cilat nuk vonojnë t’i ofrojnë në rrjetet sociale pikërisht punonjësit e bashkisë.

Nëse ka mënyrë më të lehtë për të dhunuar të fundmen hapësirë të gjelbër dhe filluar ndërtimin, ky është deformimi në publik i qëllimit të protestës për mbrojtjen e saj, nëpërmjet politizimit të kësaj proteste. Dhe vërtetë, pas kësaj, nuk vonuan, dhe militantët e së majtës filluan ta shikonin këtë deformim, si një parajsë që po ua ofronte kryetari, dhe protestën si puç të së djathtës që nuk po e le të realizojë rilindjen urbane.

Por tashmë e gjitha kjo nuk është një çështje e cila mund të kalohet si një e dielë ndryshe për Tiranën. Erjon Veliaj, nuk do të ishte zgjedhur Kryetar Bashkie pa votat e LSI dhe Bamir Topit. Ky i fundit ka shumë probleme të zgjidhë brenda vetes, duke filluar së pari nga qëllimi se pse e krijoi partinë. Por ky është një rast i mirë të tregojë se i dhimbset edhe Tirana, pasi është bashkëqeverisës me një nënkryetar në qeverinë e qytetit. Ndërsa Ilir Meta dhe LSI, ka përgjegjësinë më të madhe. Pa votat e tij Edi Rama do të ishte ende për herë të dytë duke mallkuar kutitë e vjedhura, ndërsa Veliaj duke i mbajtur iso në studio televizive. Ky i fundit, nuk do ta shihte as bashkinë e Tiranës, nëse Meta nuk do kishte çuar me urdhër trupën e tij të votuesve në kuti me urdhërin e prerë që të votonin kandidatin e së majtës. Përveç vetos morale, LSI-ja i ka të gjitha votat në këshill bashkiak që t’i bëjë zbor politikisht dhe me dokumente kryetarit që është zgjedhur edhe me votat e saj. Kështu të paktën do të tregonte se nuk është vetëm një suporter i qeverisë dhe administratore e pesë ministrive që ka, por edhe një mbrojtëse e interesit publik.
Kjo që po ndërmerret në mes të Tiranës, ka një kosto që nuk do të harrohet lehtë. Si nga ata që po e shkaktojnë, si edhe nga ata që do të luftojnë, që kjo të mos ndodhë./dritare.net

56 Komente

PD qe ka lejuar gjithe pallatet rrotull liqenit, pa perjashtim. PD qe ka lejuar cdo lokal e restorant qe ekziston sot ne liqen, po proteston sot me dhune kunder ndertimit te nje kendi lojerash falas per femije, i bere me zhavorr, gome e dru. Dhe me e bukura, turma sot udhehiqet nga Kastriot Islami i PPSH. lol, kulmi i absurditetit.

Vazhdon teoria e vitit 38. Po mire mo,dakord,PD krim ka bere,po ca mund te thuhet per kete qe po ben ky tjetri? Keto kane nje nivel kaq te shpifur propagande, sa te kujtojne ZP e viteve 80 dhe sic tha lungo, veshtire t'u besohet. "Pune ka po s'ka punetore","shrebini i mjekut te familjes falas" (po kur leshin e kemi pas me pages najhere mjekun e familjes, pervec2-5 mije lekshin nen dore?), "reforma ne arsim",pa 5 mije euoro s'fillo dot pune mesues (ne Durres qe di vete i here) Flitet me krenari prej hajvani per ulje cmimesh te ilaqeve,kur gjendja neper spitale eshte katastrofe. Rilindja Urbane si cak - cuk cekici i kalamajve te Gjirokastres

Te vijme tek parku,ajo ca shifet ne video nuk duket keq,vertete,por sic thote dhe autori,mund te jete iluzion virtual.Them se dune te bejne dicka te bukur,pasi ju duhet edhe per vete. Tirana mund t'i lancoje punet e mira me shume se kudo tjeter. Nuk jane hajvane qe te rezikojne diskretitimin.Pastaj, ai cmimi 500 mije euro,do kene kalamajt dhe naj helikopterr me ba xhiro?

Shiko, po te ishte protesta per cmimin, do te isha dakord. Por asnjeri s'eshte ankuar per cmimin deri tani. PS sigurisht qe nuk eshte partia me e mire, por dy jane, laj-thaj, dhe njeren prej te dyjave do te vendosesh. Dhe PS me PD jane si nata me diten ne gjithcka qe kane bere deri tani. Sikur te kishte bere Basha ne 4 vjet aq sa ka bere PS ne 6 muaj, s'do te ishte shkaperdhyer ne vota fill pas mandatit te pare.

1. Per punet. Sigurisht qe ka papunesi me shume se vendet e tjera. Por ama qe eshte e vertete qe zanatcinjte e afte nuk mbeten pa pune e paguhen mire, dhe kjo eshte. Ne zyren ku punoj kemi kerkuar disa here te rinj 700 mije leke rroge qe t'ia kene haberin asaj qe bejne dhe ata qe vijne nuk dine nga lidhet gomari, dhe pretendojne te punesohen vetem prej nje diplome qe kane marre tek shkollat e sales. Eshte po ashtu e vertete qe shume prinder u kane blere femijeve diploma, edhe pse ata s'hane pyka nga ajo fushe, ne vend qe t'u japin nje zanat. Ata s'kane mesuar gje dhe nuk i merr njeri ne privat. Ne kurse zanatcinjsh, si mekanike e gjera te tjera, nuk shkojne sepse jane me diplome zyrtari dhe thone dua pune tani, drejt e ne thela. Dhe me e bukura, pasi blejne diplomen e duan tak--fak punen, ne shtet, u duket sikur ua fusin kur i marrin pa rroge, sa per te krijuar pervoje. Eshte fakt qe hidrauliku me trap, elektricisti me trap, ketu te merr shume leke sepse nuk ka zanatcinj te hajrit. 40 mije leke na mori njeri per te rregulluar nje tende. 15 minuta pune.

2. Sherbimi falas behet fjale per ata qe nuk kane sigurime. Sala e beri 30 mije leke ne dore, ose nuk futeshe dot ne spital, po te mos kishe sigurime. Te mbante roja tek dera. Duhej te paguaje 30 mije lekshin. Dhe po, ilacet jane ulur. Ne krahasim me katastrofen e Sales, me mire eshte bere. S'eshte bere aq sa duhet, po eshte me mire se c'i la kokrra e malokut qe dhe kur shante Edi Ramen per shendetesine nxirrte ne FB foto te spitaleve ne kohen e vet. 

3. Asnjehere nuk ka ndodhur ne historine e shqiperise qe te thuhet qe te behet kend lodrash per femije e te behet lokal, resotrant, pallat a ca derdellisin ata qe nuk e kane idene. Tjeter gje videot e pallateve 3D. Inxhinieret bejne vetem pallatin ne 3D, merren vetem me pallatin, dhe pemet rrotull i vene edhe kur rrotull ka pallate, per t'i rene shkurt. Nuk ka lidhje fare. 

Shkabe, ti flet sikur je ne Shqiperi, nderkoh qe flamuri tregon se je ne Amerike. Tani, ku je se s'po e marrim vesh smiley

Mustakuq, nga njera ane me vjen te them mire iu be juve 'militanteve parimore' qe i mbyllet syte dhe veshet pavaresisht daulleve qe kishin vite qe binin dhe e sollet Ramen ne pushtet me verberine dhe pathosin e atyre qe presen ringjalljen e Krishtit. Nga ana tjeter s'ma ben zemra se me vjen keq per tipat si puna juaj, qe dmth pavaresisht se militoni me PS apo PD s'jeni robota dhe pathosi partiak s'ia u erreson krejt logjiken.

Nga ana tjeter-tjeter, druaj se sikur te kishit mundesi te ktheheshit ne kohe para 2.5 viteve, juve do votonit serish Ramen e koleget tuaj serish Berishen. Derisa te dilni nga rrethi vicioz i te keqes me te vogel dhe paradigmave te tjera absurde me te cilat ju ushqejne mucnanot & co, fatkeqsisht do ngeleni ne purgator, duke u perballur me zhgenjimet dhe frustrimet e perditshme ne jete. E kur per nje moment te futeni ne internet per t'i ikur realitetit zhgenjyes, aty do gjeni te njejtin agjitprop dyleksh qeveritar, te ringjallur shkaberisht smiley 

P.S. Fakti qe Rilindja ka hedhur prap virusin shkaba n'Peshk eshte pozitiv per blogun, tregon qe ose Peshkut i eshte ri-ngritur serish profili, ose te pakten keshtu e vlereson qeveria.

"Kush ka memorje të kujtojë billbordet e pallateve që ndërtoheshin tek lagjia që e quajmë Komuna e Parisit, me siguri mendonte që do të jetonte në një oaz gjelbërimi dhe pallatesh. Jetojmë në fakt në një geto me autor pikërisht shefin e qeverisë dhe projektuesin e videos"

 

 

..smiley...smiley..smiley

 

 po videot spektakolare 3D te Lungomares, thuaj.. ka, 3 vjet qe i shfaq, e do ta bente bregdetin e Vlores: xhehnet mor xhehnet, do ta bente.. mirepo ka 3 vjet qe eshte krijuar nje moçal i madh, i ndyre, anes detit sa te merr frika te kalosh andej pari..

Per lungomaren e Vlores Belulo, fola pak ne pershkrimin e udhetimit ne Shqiperi ne 2015. Do perpiqem qe me 2016 ti bej nje pershkrim me te gjere. 

..thoja Pjero, thoja / o te lumte goja,

..jepi Pjero jepi / o te lumte sqepi !!

 

 

po fol o Pjero vellai, se ne nga ty i kemi syte..smiley se te ishte per pallosh delirantin qe i ben petullat me uje, aha as puplat..

 

 

p.s ore, je me grip ti qe ske vajtur ne pune / magazine sot ?

Jam pushim sot Belulo, ma kane kthyer te henen, si nje nder me te "vjetrit"  smiley  e magazines. E me bie tre dite pushim. Edhe rrogen ma ka rritur si organizator qe jam, ose thone t'ia mbyllim gojen me euro se na çau b....  smiley

Hale o Belul Hale e kane lene Vloren, mire vitet e kaluara qe e kishin fajin maloket qe nuk jepnin investime per vloren, po tani kush e ka?

trishtim vlla, trishtim i pamase Vlora . dhe te mendosh qe km  eshte deputet i qytetit... dhe te mendosh qe   marrin gjithmone vota nga ai qytet.. ketu pastaj hyn ajo shprehja e mocme vlonjate: " o balo te hengert tënja, se e ke te keqen brenda !"

Benim muhabet me nje shok dhe thoshte qe kete kryetarin e ri e vuri se do te beje sic do vete. Po aman i thashe vetem te beje ndonje gje, si vete si me kryetarin. Po su be gje dhe kete here, veshtire do jete te behet ndonje gje...

Pse e kane bere hale o lungo apo sepse po mbarojne rrugen qe i plaste shpirtin gjithe vlores dhe kermat 25 vjet nuk ja bene.. I japin buxhetit miliona euro cdo vit dhe nje rruge nuk ja bene.. Apo pse prishen pallatin e Lulit qe kishte zaptuar detin? Apo pse prishen gjithe barrakat nga Tyneli e deri ne Skele? Apo pse Leli po pastron kanalizimet qe kane 25 vjet pa pastruar? Po ta pret mendja qe nuk behen projektet me 1 vit e 2 por ama po punojne dhe do bejne me shume se cfare eshte bere 25 vjet per Vloren. Edhe fondet per rrugen e Lumit te vlores i siguruan dhe nese e bejne edhe kete rruge Rama mos te prek gje me dore ne Vlore do kujtohet me respekt. 

Te sqarohemi Liqeno:

I japin buxhetit miliona euro cdo vit dhe nje rruge nuk ja bene

Per kete nuk jam i sigurte ne  ja kane dhene.

Apo pse prishen pallatin e Lulit qe kishte zaptuar detin.

Nese do marrim si krahasim banden qe ndertoi pallatin ne mes te detit nuk quhet diskutim serioz. Ate beri shume mire qe e prishi se qe ofendim per nje qytet te tere.

 Apo pse prishen gjithe barrakat nga Tyneli e deri ne Skele?

I prishen i prishen po hajde shihe tani si eshte bregu, llum e pisllek, po mos te kish ndermend per nisjen e rruges ta kish lene te pakten si qe.

Apo pse Leli po pastron kanalizimet qe kane 25 vjet pa pastruar.

Jo kanalizimet qe spo ben, por te pastroje rruget e vlores qe jane bere gri nga balta dhe nuk flasim per pyllin e sodes, flasim per kalin e trojes, qe nuk ka nevoje as per fonde po te nxjerre ata punetore qe paguhen aktualisht nga bashkia dhe te bejne punen e tyre.

Per rrugen e lumit te Vlores i themi ato vargjet e Naimit: Lum kush te rroje ta shohe zonje.

 

 

 

 

Vlora eshte qyteti qe gjithmone i jep buxhetit te shtetit milion euro cdo vit.. jo vetem nga turizmi por edhe nga biznesi. Parashikimet jane qe ne 10-15 vitet e ardhshme t'ja kaloj dhe Durrsit e te behet qyteti i dyt pas Tiranes. Po ke te marre krahasim une? Keta legenat e PD-s do marre qe shkuan e moren kampinoe te ujit te detit para kamerave ti dergonin ne Itali per analiza se Rama na ka helmuar detin.. Sepse jane barbare nuk dine te bejne asgje dhe 1 rruge nuk ja bene atij qyteti 8 vjet. Edhe transballkaniken e bene per fushate shpejt e shpejt dhe e lane pergjysem e skandaloze. Aq sa tani duhen para te tjera se do bere e gjithe rruga qe nga autostrada ne puzmezin e deri ne skele. 

Po e kam pare rrugen, e ka pastruar te gjithen se aty vinte era qofte. Tani ti ca pret o shoku, po behen punime dhe para 1 jave ishte bllokuar rruga e gjitha. Prit kur te mbarojne dhe flasim. Rruga e lumit te Vlores hapen ne pranvere punimet, tani po bejne matjet .

Leli rrugen e spitalit e beri dhe tani mos ja fut kot se balta erdhi kesaj rradhe nga malet sepse po na rreqet toka nga hotelet dhe shtepite qe jane bere maleve. E prene gjithe kuroren me ullinj qe kishte Vlora keta barbare qe sot te bejne edhe moral e te flasin per pemet..

Pse se nxjerr fytyren ti te shohim sa ambientalist dukesh smiley

Rama pinjoll i bllokut eshte tipik ambientalist , Erjonka nuk quhet se ai ben cfare i thote ambientalisti Rama

Plehre (emri te shkon nuk ke cfare te thuash)

Hhaha, tamam karakteri i malokut tipik. te vjen inat per videon e shan postuesin hahahahahahaha

Si duket ky do kete qene nga ata qe rrafen qytetarin smiley

per cfare do me vinte inat per videon

erdhi muti mas kepuce shkabaktu ika une se s'kam kohe per tu marre me qenushat e Edushkes shkaba dhe 21 janari

eshte stine protestash , neser ne oren 10 te bashkia eshte biznesi, mos harroni kameren ju shiksat e xhaxhi Edit te shikojme cfare fytyre kane biznesi i vogel

 

...

Na nxehu tamam me kete para se te ikesh, lol. Po si te mos ju vije inat ju dhe kastriot islameve te PPSH qe po drejtojne protestat. Po verteton veliaj per 6 muaj e rama per dy vjet qe eshte e vertete qe jeni dava hajdutesh e kokrra malokesh qe merrni vesh vetem nga bajgat. Per nje jave iku lazarati, tete vjet me maloket na tallte bota.  4 vjet Basha dhe ti s'me thua dot nje gje te vetme te hajrit qe ka bere (ndaj nxehesh) ndersa Veliaj per 6 muaj nisi punimet te pallati kongreseve, hiqi hekurat dhe riktheu gjithe ate hapesire te gjelber aty per publikun. hoqi hekurat te presidenca dhe u ktheu robve gjelberimin. rindertoi rruge, mbikalimi te unaza e re po mbaron. Basha yt vetem lejoi pallate te liqeni dhe ate kunjen e ngulur malokce te katedralja.

muti mas kepuce u lodhe pusho pak,, enjoy pak malokshe 

veje ne kufje kur te shkosh neser te protesta e biznesit per te filmuar fytyrat e protestuesve vec kujdes se mos te zbulojne. Ose nese do besh dhe ndonje pune tjeter filmo kush ben shurren nga maloket dhe dorezoja bombes erjon

Ja shyqyr "protestes" t'u ngjall prape siti o admin, po lere shkrimin se u keputet ne dysh 

Me ngadale mo Arif.smiley

Te kane lene nervat dhe ty si policin e djeshem. Je ba shume i ndjeshem. Kriminelet tuaj benin ligjin pa ju fut gjemb ne kembe,kurse ky te pakte dha gjys llogarie. Deputeti juaj shtiu me arme ne stadium dhe as u mor njeri me te. Sidoqofte,une kam besim qe dhe ti nje dite,do t'i bashkohesh Rilindjes.

..smiley

Kriminelat jane te mite, jane te tute, jane te te gjitheve, shoku Faik..smiley

 

Ok..ai qe shtiu mbi Azem Hajdarin, deputet i PS.. ky tipi i sigurise kombetare.smiley, po i PS .. e plot kriminela te tjere te PS qe jane deputeta te nderuar tashme, dihen nga te gjithe..

mirepo ju nuk keni vetem deputet pistolera.. cte thuash per femijte e tyre ?! djemte e Arta Dades.. djali i Ruçit... pastaj super kampioni  djali i Luiza Xhuvanit.. cope 1+4, te plagosurit nuk quhen ne rasitn e ketij.. fiton ti, fiton bindshem, me diference !!.smiley

Thuhet se Lu-ja ka mesu dhe nje llafe tjeter pellazgjisht, ju q*fsha mu ne dekriminalizim, paskerka thon.smiley 

Ku osht ai Fiqo amon se i kisha i muhabet. Zamet po e pa njeri te me coj haber.

Do spanohet Lu-ja ketu, do ta cojne per lesh smiley

 

Ed Rama ka meriten qe duke i perfshi ne politike,i nxori para pasqyres.

Me PD-n,banin kerdine (po te njejtit persona) per llogari te saj. Me ta vidhte vota,me ta ushtronte dhune mbi kundetshtaret,me ta, PD fitonte zgjedhjet ne tavoline. EDI u'a hoqi nga tavolina duke i josh me nje oferte me te mire dhe tash po i hedh ne kosh te plehrave. E thashe mbreme ate muhabetin e antivirusit,ne futem bakterin e smur per te smur smundjen.

Shume holl e paska menu. smiley

Po ti do me i 10 numrat zonit (me ner) te popllit qe permene a si?smiley 

eshte e drejta jote ti japesh merita Ed Rames, edhe me justifikime te bukura metaforike.. por mua keto  me duken  merita fiktive ,  njelloj si meritat qe Rama i jep vetes se vet per arrtije virtuale te tija si km  dhe Rilindjes se tij dhe qe ti i ke radhitur goxha bukur  te komenti i pare ne kete teme.smiley

Cuna,ju jeni djem t'mire dhe mu me vjen keq per ju. S'e di si keni perfundu matane,hajdeni knej ,se eshte turp per ju. Kaq di me ju than.

Hudhu pra, boje ate dobic oferte. Nuk e di sa flas per Belulin, po me pare e ... ashtu jena deri m'fyt.smiley Po pat munci me dal her pas here per safari me majt nishonin ... Se knej maksimum per peshk shko. Dhe ne Afrike vec zebra e gjirafa ka. smiley

Duket se Erjon Veliaj i ka nisur disa pune -deri tani te vogla- mire! Por, me nenparkimin tek parku Rinia (pranw Taivanit) dhe kete shesh kaq te mobilizuar ushtarakisht (betonerisht) tek kodra e liqenit artificial te Tiranws, po rreshqet nga binaret e punes qe percakton specialiteti i urbanistikes dhe arkitektures. Kater kate nen toke per atw zone te Tiranes jane nje mbledhje ujrash per te ardhmen ne ate vend, gje kjo akoma e paparashikuar ne projekt. Dhe tek kodrat e liqenit mund te ngrihen lojra te ndryshme kalamajsh, por pa patur nevoje per zhdukjen e gjelberimit. Ashtu sic jane vendosur aty edhe disa vegla dhe pajisje sportive! 

Erjonua duhet te perqendrohet ne projektin e tij madheshtor te kthimit te qendres se Tiranes ne nje pedonale, dhe pas kesaj mund te shikoje projektet e vogla. Fatkeqesisht Tirana eshte mbushur ne mbi 90 % te saj me banore qe nuk kane asnje lidhje shpirterore me 'te, por thjesht nderhyjne ose protestojne per interesa politike dhe financiare te njerit dhe tjetrit grup!

me bejne syte apo eshte rrit ndjeshem mesatarja e komenteve 3 ditet e fundit?

Si i paditur rreth projektit,  a mund te me sqaroje kush mbi natyren e projektit?  Projekt publik? A duhet? Sa peme do te priten? Sa keni bere aq xhiro andej shpresoj ti keni numeruar. A ka plane te mbillen fidane te rinj,  aty apo gjekundi tjeter? 

 

Nuk kisha deshire te nderhyja ne kete teme qe eshte nje zgjatim i te tjerave per disa dite me rradhe.

Jam tmerresisht i indinjuar me Ministrine e Brendshme dhe me ate palo minister delirant dhe infantil,sepse,kemi me pamje filmike dhunimin e nje banori,i cili ka te njejtin status me ate banoren qe eshte goditur nga ana e Policise,pas provokimit te kesa te fundit.

Ky standart i dyfishte i ndjekur me krijon nje neveri dhe peshtjellim aq te madh saqe nuk kam fjale ta pershkruaj,perse ne kete rast nuk ka nderhyre forcat e rendit?Nuk ka asnje alibi mosveprimi,pervecse debillekut dhe karagjozllekut te nje deliranti dhe idiopati me shenja traumatike te nje eunuku.

trishtim vlla, trishtim i pamase Vlora . dhe te mendosh qe km  eshte deputet i qytetit... dhe te mendosh qe   marrin gjithmone vota nga ai qytet.. ketu pastaj hyn ajo shprehja e mocme vlonjate: " o balo te hengert tënja, se e ke te keqen brenda !

Militantet kete meritojne Belul. Qejfi me behet. Votojne si dele?! Mire t'iu behet tani. Pas disa mandateve rradhazi skandaloze te Gjikes, PS-ja meritonte nje ndeshkim model nga populli i Vlores, por delet jane dele keshtu qe le te shkojne te kullosin tek ai mocali i Lungomares tani.

Olso qe kerkojme nga partia ne pushtet e bejme verejtje nuk do te thote qe partia tjeter eshte alternative. Ketu kerkojme se jane mundesite qe te behen. Mund te jete edhe dele populli i vlores por nuk mund te votoje kandidatin e PD Ard Kollozin bixhozxhi e bastexhi ndeshjesh kaposhash deti e para kjo dhe e dyta nuk mund te votojme ate qe solli ushtrine per ta djegur vloren ne 97.

Tani po e njeh qytetin flasim po e ke muhabet kafeje tjeter gje. Tani Edi Rama e merr edhe 100 vjet tjeter me kete opozite qe eshte, se nuk jane as alternative asgje.

Megjithate ai projekti nuk ka lidhje vetem me Ramen e Vloren, por me krijimin e te ardhura qe do vijne neser nga turizmi dhe industrite mbeshtetese agro-perpunuese apo ne fushen e sherbimeve. Ajo nuk eshte thjesht nje rruge. Jane shume 4 vjet per nje projekt qe eshte i rendit te themi 10 milione euro, kur cdo vit dalin nga Shqiperia dhjetra milione euro qe harxhojne shqiptaret per vende te ngjshme jashte vendit, por qe kane rruge, pasterti, dhe makina qe ecin ne korsite e tyre.

Matene lumit eshte nje vend i bukur , por duhet nje ure per me shku e nese nuk e ben shteti uren ai vend do ngelet i shkrete.

Ai Ahmetaj qe ishte ca kohe me keto punet e turizmit e te ekonomise, mbasi e ndriti me call center e fason tani kaloi tek financat. Tipa si ai max mund te pjellin konflikt si ai me kryetarin e bashkise se Permetit.

Duhet bere Lungomare dhe nuk ka tani asnje justifikim, asnje. Se aty te pakten nuk ka dhe nga qytetaret e rinj qe u dhimbet pylli i Tiranes mbasi kane masakru pyjet ku u lene dhe u rriten. smiley

P.S. Ça thuhet ketej ? Ka nai oferte te re? smiley

Duhet bere lungomare, po te jepte ndonje shenje fillimi, se turku qe do e bente, kish kerkuar bregun fushe qe nga skela deri tek tyneli, fushe ja bene, ska filluar as lopata e pare.

Nje oferte e kam po do vleresuar me kujdes smiley

Duroni more te uruar,duroni,se nuk behen keto pune fet e fet. Shpejt do e shihni Bradin me makinen e kuqe si ne Saint Tropez ne lungomaren tuaj. smiley

Do ti bie nga Korca me shku ne Dhermi dhe aty nuk kaloj smiley

Brado eshte edhe nje rruge tjeter nga qafa e koshovices ne kembe e del ne himare. Ka qene rruga qe benin zboristat smiley

po ku ndryshimi ? zborist, Rilindas, po i muhabet smiley

ka sa te duash, se tani behet me makine, atehere smjaftone qe behej ne kembe gjithe ajo rruge, po mund te kishe resk edhe gryken e topit ne kurriz, tamam shprehja e popullit te dilte bytha.

gjithsesi sygjerimi im qe, se kuptova qe doje alternative per mos te shkelur ne rrugen rilindase smiley

o lungo, nje admin, nje pse se njohim ne kush eshte me ka shpallur abuzues, me ka lene vetem 5 komente. smiley

shiko behu mukajet, na bej derman se lungomarja aty eshte, ne mos sot, neser 100% do behet.

nuk eshte e mundur, po nuk kam lexuar komente ofenduese te tuat. motivi?

po te duash te le username tim ca te te them.

edhe po smu pergjigje sme mbetet hatri se e kuptoj qe je ne fishek te fundit smiley

Lajmet e fundit , Peshkun e ka marre ne administrim Bashkija Tirane , kush eshte kundra Erit te Mamit behet abuzues dhe i ulet rroga ne pese komente , a...ju q....udhet ....po a behet Fiqo abuziv ? 

Ja paskan bere dhe bcekanin smiley

smiley ne mos Eri, ketu ka gjisht o Din Pyka o Zeqo Palla..

Ja si i ikin njeriut te ndershem 2 komente kot...na kane ngelur dhe 3 per sot

Po Dinen dhe Zeqon si per te urte i njoh .

ti ja ben kastile tani, ai te thote qe ka 5 komente, ti i drejton pyetje. smiley

smiley

pallqekano, sillu mire e bej autokritike se perndryshe.......edhe pes komentet do i shofesh me dylbi

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).