Ligji parashikon detyrimin e regjistrimit të adresës brenda 6 muajve nga ardhja në fuqi e ligjit, kujt nuk e bën, “autoritetet do t’i refuzojnë shërbimet e kërkuara”. Dhe nëse nuk ndryshohet kodi zgjedhor, kush vetëdeklaron vendbanimin jashtë shtetit humb

Kuvendi i Shqipërisë miratoi të enjten në mbrëmje, me 72 vota pro, 27 vota kundër dhe një abstenim, projektligjin “Për identifikimin dhe regjistrimin e adresave të shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë”.

Gjatë diskutimit në sallë, lidhur me këtë projektligj, deputeti i PS-së z. Pirro Lutaj sqaroi se kjo nismë ligjore do të rregullojë regjistrimin e popullsisë që jeton jashtë Shqipërisë. “Ne e konsiderojmë tejet të rëndësishëm dhe mbështesim angazhimin e qeverisë për ta miratuar këtë ligj dhe nëpërmjet këtij do të ketë një përgjigje të saktë për numrin e popullsisë, me të dhëna të qarta të shtetasit dhe për adresat e tyre. Qëllimi i këtij ligji është që emigrantët të mos vuajnë si deri sot për të marrë shërbimet nga shteti i tyre qoftë edhe një certifikatë”,- theksoi Lutaj.

Ndërsa deputeti i Partisë Demokratike, z. Oerd Bylykbashi tha se ky projektligj rrezikon përjashtimin e votës së emigrantëve për proceset e ardhshme zgjedhore duke shpjeguar se në bazë të një tjetër ligji kush ka vendbanimin jashtë shtetit humbet vendbanimin në Shqipëri dhe në bazë të kodit zgjedhor kush nuk ka vendbanim në Shqipëri nuk regjistrohet në qendrën e votimit.  “Ne së bashku kemi miratuar ligjin për gjendjen civile, që është miratuar me konsensus. Në atë ligj ne kemi parashikuar që qytetarët shqiptarë të kenë një vendbanim. Me ligjin e Tahirit, 1,5 milionë emigrantëve, ata që e kanë deklaruar vendbanimin tyre në Itali dhe Greqi, e humbasin vendbanimin e tyre në Shqipëri. Po një ligj tjetër nuk i lejon shqiptarët që të votojnë nëse nuk e kanë vendbanimin. Kodi thotë se nëse nuk jeton në Shqipëri, ai nuk regjistrohet në qendrën e votimit”, tha Bylykbashi.

Ministri i Brendshëm Tahiri, që ashtu si në Komision mbrojti projektligjin edhe në sallë, u shpreh sërish se votimi i tij është një “akt patriotik”, që politika shqiptare “ia ka borxh emigrantëve”.

Çfarë parashikon ligji

Ligji i sapomiratuar thotë që shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit për “një periudhë më të gjatë se tre muaj pa ndërprerje, apo më shumë se gjashtë muaj në një vit kalearik”, kanë detyrim të regjistrohen në “Programin e Regjistrimit të Adresës”. Mund të vetëdeklarohen online ose pranë konsullatave me anë të një formulari vetëdeklarimi që do të vihet në dispozicion, forma dhe përmbajtja e të cilit “do të miratohet me urdhër të përbashkët të ministrit të Brendshëm dhe të Jashtëm”. Përfaqësitë diplomatike e konsullore kanë detyrim të verifikojnë nëse shtetasi shqiptar që paraqitet pranë tyre për të pasur shërbime është regjistruar dhe nëse të dhënat janë të sakta. Regjistrimi i adresave bëhet në mënyrë që aty qytetarëve të mund t’u ofrohen shërbime publike. Sipas nenit 10, në fakt “Autoritetet përgjegjëse i ofrojnë shtetasit shqiptar, në adresën e vetëdeklaruar dhe të konfirmuar, këto shërbime: a) Shërbime të gjendjes civile; b) Shërbime të gjendjes civile në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore”.

Por le të shohim pikat e dobëta e më të debatuara në Kuvend të ligjit, që sipas opozitës, me ardhjen në fuqi, i heqin të drejta emigrantëve.

Edhe pse tezën e Oerd Bylykbashkit (PD), sipas të cilës ligji u heq shqiptarëve që nuk regjistrohen në kohë mundësinë e marrjes së disa shërbimeve publike, ministri i Brendshëm në Komision e hodhi poshtë duke thënë se afati nuk ka të bëjë me regjistrimin e adresës por me kohën minimale të qëndrimit jashtë Shqipërisë pas të cilës ata duhet të konsiderohen rezidentë jashtë shtetit, duke lexuar tekstin e ligjit të botuar së fundi në portalin e Kuvendit duket se opozita ka të drejtë.

Në fakt neni 9 në pikat 2 dhe 3 parashikon: “2. Shtetasit shqiptarë, që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, kanë detyrimin e deklarimit fillestar të adresës pranë autoriteteve përgjegjëse, brenda 180 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji. 3. Në rast ndryshimi të adresës, shtetasi deklaron adresën e re brenda 60 ditëve nga data e lidhjes së kontratës së qirasë apo shitblerjes së objektit të banimit, si dhe çdo dokument tjetër që provon ndryshimin e adresës”. Ndërsa neni 11 parashikon: “1. Autoritetet përgjegjëse brenda dhe jashtë territorit të Republikës Shqipërisë, në rast konstatimi të mospërmbushjes së detyrimit për deklarimin e adresës së shtetasit dhe të regjistrimit të saj, i refuzojnë atij shërbimin e kërkuar, deri sa shtetasi të përmbushë detyrimin ligjor të vetëdeklarimit të adresës…. 2. Bëjnë përjashtim nga pika 1, e këtij neni, shërbimet me karakter humanitar që përfaqësitë diplomatike dhe konsullore u ofrojnë shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë”. Nga ana praktike, kjo pikë është e kapërcyeshme, pasi në çastin kur një emigrant shkon e kërkon një shërbim në konsullatë, për shembull, njëkohësisht përmbush edhe detyrimin për deklarimin e vendbanimit duke treguar një dokument të vlefshëm italian.

Një tjetër aspekt i debatuar është përfshirja e emigrantëve në sistemin zgjedhor. Për Tahirin, ligji për regjistrimin e emigrantëve është “gur themeli” që ata të kenë të drejtën e votës atje ku jetojnë. Por, me ligjet e kodin e tanishëm në fuqi, opozita ka të drejtë kur thotë se ligji për regjistrimin e adresave i lë emigrantët pa të drejtë vote, u heq atyre edhe të drejtën që po të duan të kthehen në atdhe për të votuar. Në fakt, sipas nenit 44 të kodit zgjedhor, që qytetari shqiptar të bëjë pjesë  në një listë zgjedhësish duhet veç të tjerash “të ketë vendbanimin në territorin e një prej zonave të qendrave të votimit”.  Ndërsa sipas neneve 14 e 15 të ligjit Nr.10129, të datës 11.05.2009 "Për gjendjen civile", shtetasit “kanë të drejtë të zgjedhin lirisht në cilën banesë të jetojnë zakonisht ose të shumtën e kohës. Banesën, në të cilën shtetasi jeton zakonisht për më shumë se tre muaj pa ndërprerje ose më shumë se gjashtë muaj në një vit kalendarik, ka detyrimin ta deklarojë si vendbanimin e tij” si edhe “nuk mund të deklarojnë njëherazi më shumë se një vendbanim”.

Në të dyja pikat e kundërshtuara të ligjit që sapo u votua në Kuvend, opozita duket se ka të drejtë. Mbetet për t’u parë nëse ky ligj do të pasohet menjëherë me ndryshime në ligjet e tjera ekzistuese. Në të kundërt, rrezikohet që emigrantët shqiptarë jo vetëm të jenë të detyruar të vetëdeklarohen brenda 6 muajve nga ardhja në fuqi e ligjit (në të kundërt do t’u refuzohen shërbimet), por njëherazi me deklarimin e vendbanimit të tyre jashtë Shqipërisë edhe t’u hiqet krejtësisht e drejta e votës, pra të mos e kenë më atë as në letër.

Lexo tekstin e plotë të ligjit të miratuar në Kuvend më 18 shkurt 2016 “Për regjistrimin e adresave të shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë”

Keti Biçoku

Shqiptari i Italise

114 Komente

Opa, u erdhi rradha peshqve diasporik qe te dalin nga informaliteti ku jane zhytur!

Shiko se shqiptaret shpetun cifutet, jazek ju qofte po na spiunute. smiley

me ne fund nuk do ndihemi jetime si deri me sot. Tani te dridhen arabet kudo qe jane!

Po ca me, qeverite historikisht ju kishin lene te livadhisnit neper internetra si dele pa bari. Maskarallik! S'shtyhej mo ashtu.

 

si tha ai robi, shperndahuni se po na numerojne!

Esht njoni ktu, nji shkaba shkaba m'duket se i thone, i cili ju paralajmeroi ne menyre konsistente gjate muajve pararendes per tsunamin ligjor qe do ju vinte juve emigranteve. Ju vuri ne dukje te gjitha shkeljet kunder memedheut qe ju keni bo gjate viteve tuaja si pjatalares ikanake. Hic ju, s'ia vute veshin. Urno tani, mbajeni ligjin me gjithe penalitetet qe pasojne.

kujt nuk e bën, “autoritetet do t’i refuzojnë shërbimet e kërkuara” smiley

Vec po hyn dhe peshku ke sherbimet. 

Jo po se kujtut ju se do hani qyl gjithe jeten. Na tani, o adresen o rrini pa sherbime peshku. Oj!

po. hyn dhe peshku. te bejne kulak e te triskojne komentat

A do nja 10 komente borxh Dino!! Kur te me vij mu rradha mi kthe.

Sa mire qe shkoni dhe ju te dy me .

Shoku I mire ne dite te veshtira duket.

Ta keni per nder mer emigrante se jua ka bo ligjin  Lenga/Prenga/Kokedhia/Mamadhia & Co.

 

Ndërsa neni 11 parashikon: “1. Autoritetet përgjegjëse brenda dhe jashtë territorit të Republikës Shqipërisë, në rast konstatimi të mospërmbushjes së detyrimit për deklarimin e adresës së shtetasit dhe të regjistrimit të saj, i refuzojnë atij shërbimin e kërkuar, deri sa shtetasi të përmbushë detyrimin ligjor të vetëdeklarimit të adresës

Me ndjeni nese e kam kabim more shokeni e shoqeni po a nuku bje kjo ndesh me kushtetuten e cila garanton mbrojtjen e shtetit ndaj mbajtesit te pasaportes shqiptare pavaresisht nga rezidenca etj ?Si qendron pjesemarrja ne votim e emigranteve ne nje vend ne te cilin nuk jetojne , per kanidate te cilet nuk i njohin ?nese kane te drejte te parfaqesohen duhet te kene edhe detyrimin qe te taksohen per sherbime nga te cilat nuku perfitojne se jane ne vend te huaj?

Tashti bohet e qarte pse u zhduk iFiqo me shoke, hapen llafe se u denune, paskan dal kacak mos i kapi qeveria. smiley

Ky ligji duhet lexuar. Keshtu vetem nga titulli duket nje idiotllek i pamase.

Shpresoj te mos jesh duke thene se i beson mediave atje ?? 

Apo  ppu-se smiley

Une ligjin kam ndermend ta lexoj dhe interpretoj vete me thene te drejten.

Me fjalet e mediave nuk shkoj as ne...kuzhine smiley

Aty botohen vetem projektligje. Varianti perfundimtar dhe zyrtar botohet ne Fletoren Zyrtare (pasi e ka dekretuar edhe Presidenti). Kete zyrtarin do pres une smiley

Perfect! Dhe deri atehere besoj je dakord me mua qe t'i permbajme cilesimet dhe epitetet per te, s'ka pse te bejme lojen e 'medias'. Shpresojme te kesh mundesine & rastin t'i permbledhesh edhe per ketu. flm.

I hodha nje sy projektligjit. Duhet lexuar gjithsesi varianti perfundimtar pasi te botohet. Megjithate, me aq sa lexova ne projektligj, mund te them qe nuk me pelqen. Ka disa gjera qe nuk shkojne.

Nuk e bej dot nje analize tamam (duhen lexuar disa ligje te tjera, e une nuk kam kohe ta bej tani) por sipas meje ka probleme juridiksioni territorial. Ketu nuk behet thjesht fjale te detyrosh shtetasit e tu te deklarojne adresen, por te detyrosh shtetasit shqiptare, qe ne shumicen e rasteve jane edhe shtetas te nje shteti tjeter, te deklarojne adresen e tyre ne kete shtetin tjeter. Sipas mendimit tim, keto nuk jane ligje qe mund te behen vetem me vullnet njepalesh te Shqiperise, por me marreveshje dypaleshe me secilin prej shteteve te tjera ku keta emigrante banojne.

Tjeter gje eshte qe ligji nuk ofron nje baze ligjore se ku e mbeshtet kete detyrim. Jep vetem dy nenet e zakonshem te kushtetutes qe referohen sa here kalon nje ligj. Jo se e pengon njeri shtetin te nxjerre ligje qe i gjykon te pershtatshem, por ne kete rast, mendoj se ka nevoje per me shume baze ligjore. Ligji vendos nje detyrim absolut, nuk le vend per nje zgjedhje te dyte. Dhe si parim, sa here nje ligj percakton detyrim absolut (e madje vendos edhe sanksione administrative...prape problem edhe ketu me juridiksionin), ka nevoje per shume me teper justifikim e baze ligjore.

Per mendimin tim, nese qellimi ka qene thjesht te behet regjistrimi i popullsise jashte Shqiperise, ligji eshte hartuar keq. Duket si nje pune aspak profesionale dhe e bere shpejt e shpejt, pa marre parasysh shume implikime te tjera ligjore.

Te presim variantin zyrtar.

Flm per mundimin, i appreciate it.

You're welcome!

FUCK OFF BITCHES!!!

po na numerojne, Fiqo..smiley   

 

keta ben çirak banoret  brenda  Albanies dhe u mbeten emigrantet tashi...

nejse, go  PSV !!

Amon Fiqo thuj z. Trump, zahmet ta boj murin nja nji meter mo te lart, se kane qellu dhe te gjate.smiley 

Ne 20 vjet nuk mbaj mend te kem marr ndonje sherbim nga ambasada keshtu qe GFY Tahiro.

Ambasades ne Washington nuk i punon telefoni. smiley

Hajde zuzare, behuni gati t'i paguni taksat qeverise. Ju vjen mire te mburreni lart e poshte si kombi me i lashte, ka fature ky avaz. 

Unë për këtë pjesën këtu jam i interesuar. Dikush me më shumë qasje rreth ligjit a mund të na e zbërthej për ta kuptuar më mirë. 

"Në të kundërt, rrezikohet që emigrantët shqiptarë jo vetëm të jenë të detyruar të vetëdeklarohen brenda 6 muajve nga ardhja në fuqi e ligjit (në të kundërt do t’u refuzohen shërbimet)"

Cfare sherbimesh do tu refuzojne? Sherbime/te drejta qe jua garanton ligji dhe per te cilat paguajne (p.sh. nxjerrja e ndonje certifikate)? Mos...

neni i ri per emigrantet do ndaloje ecjen ne grupe 3 veta e lart smiley

Lejohen duart ne xhepa?

Ikni mer qini nonat e juja, do na numeroni e do na regjistroni ne emigrantet ju nonqimat politikej t'Shqipnise! 

Juve nuk keni rregullu dot nji bythe pediatri qe shkojne e vujne fmite e Shqipnise duke u dridh si qeni n'Mars e Prill, nga i ftofti, doni me dit' juve ku rroj una, e ca boj! 

M'a paski bo edhe "detyrim" ju dalshin syte nga veni ju dalshin.

Y sikterr! 

Qeveri moderne, masa moderne. Emigrantet inferiore hiç mos te ankohen.

sherbime konsullare kur bie ndonje emigrant ne hapsane bejne keta ?

shume mire, cdo njeri duhet te rregjistrohet, mos boni sikur neper vendet ku jetoni nuk ka rregulla

Ambasadat Amerikane ofrojne 100 fishin e sherbimit dhe nuk ka asnje regjistrim te detyruar. Ata qe duan te votojne me korrespondence regjistrohen qe tu niset fleta e votimit. Kaq.

Jo vetem te rregjistrohen por te paguajne dhe taksen e kufinit  qe meqe ra llafi eshte gati projektligji, 15 euro hyrja .

Po e daljes sa osht?

Ke barcaleta takohen dy shoke, njoni kishte bo goxha pare se kishte po nje shurrtore moderne, e futshe per 1$. Kur mas ca kohe takohen prap ky tjetri ishte bo bos fare. Si i bone? Ja si ty tha, vec un e kom 1$ me e fut, e 100$ per ta lshu.smiley 

15 euro se te sherbejne per s'mari katunaret qe jon ne Rinas !?!?! Po iksha para ca vjetesh dhe Filja ke sporteli e pa emrin ne pasaport " Qemol Avdija " vecse kur filloji me me fol anglisht. Fol er tutkune shqip, te ardht mas qafe. - Nga ke hyre ti " Qemal " se nuk figuron qe ke hyre ne Shqiperi, nuk ke vule !-kur filloji shqipen. Kom ca kufinin me not nga Korfuzi ! -Pse di gjo une c'a dallaveresh boni ju ketu ? Toc.

smiley mos vdeksh qemolo sa kam qesh. Me kujton nje histori qe kam tregu ketu per njerin me psp kanadeze ne rinas.

Oerd ajde emer ajde.....Oerd Bylykbashi beni ore nje projktligje a ligje ne parlament te nderohen mbiemrat se i kemi turko/arabo/bizantin, se emrat  i kemi shkerdhyer keto 30 vjetet e fundit, çer u duhet juve se ku jetoj une ore kokthumba, Oerd,Ergi,Xhonatan Muameti....... çar emra mor JQJ...... i kemi arritur te gjitha pa ndihmen tuaj tani na beni presion edhe per nje çertifikte , qe deri para 3 a 4 vjetrve na vinte turp te dorzonim çertifikatat e lindjes se ishin si letra bakalli, te shkruajtura me dore ne shekullin e 21.

Po turp nuk ke ? 

Une nuk jam Xhesika.

Xhesikes i vje onash ti, se i ka care " ANALET " e historise me iPhone ne dore.

Meqe bredharaku do te shkoka tani se afermi ne Shqiperi, thuaji ta takoje se mos e shton repertorin e fotove smiley

Partnerin e paska shqiponje fare Xhesika.

Njecike te verdhe dhe pa floke, por prap s´ka gjo, i forte me tatuazh.

Ho me?! Do votoni edhe ju?! Se na cate carin ketu tek Peshku. Jo Shqiperia ashtu, jo Shqiperia keshtu. Hajde pra, te shohim sa ju vle lekura. LOSERS. smiley

smiley

Ti qenke perle fare smiley

Qëllimi i këtij ligji është që emigrantët të mos vuajnë si deri sot për të marrë shërbimet nga shteti i tyre qoftë edhe një certifikatë”,- theksoi Lutaj.

pse duhet te jesh patjeter i rregjistruar?pasaporta shqiptare o deputet efendi eshte prova e qytetarise shqiptare qe e obligon ambasaden te te ofroje sherbimet konsullore me dhe pa pagese si dhe cdo lloj mbrojtje qe shteti shqiptar iu ofron shtetasve te tij .

Te gjithe te i plotfuqishmi zones para se te veni ne ambasade, per vertetim banese.

Mos e hani karremin çuna!!!

Mbas kesaj do ju detyrojne me bo Check-Up-in falas dhe do ju nxjerrin shtatezane te gjitheve smiley

opo  prite kur te  na  therrasin per zbor, do fillojne stervitjet taktike me pushken vetmbushese model 56, alarmi ajror etj..   edhe mos  shko po deshe, se  ligji te konsideron dezertor, armik i Atdheut!.smiley

Belulo, ti bo shaka po me tha njoni nga RPS e Albanies qe eshte hull idea e zborit.

Mesa duket Lideri ka arrit ne perfundimin qe ai qerrata Veri dicka dinte qe e mbajti 50 vjet.

E mban mend belulo ate sirenen qe e rrotullonim si manivel zisi dhe fillonte e ulerinte? Ishte per alarme.

Na mbyten hajdaret hundshkabe. Nuk na lene rehat me keto otomanizmat dhe ketej. Beje mer vullnetar rregjistrimin, kush do e jep adresen kush nuk do  mos e nguc. Per sa kohe jam.qytetar shqiptar shteti ka detyrim me me pajis me letra identifikimi (kuptohemi kundrejt tarifes se caktuar).  Ç'eshte kjo kshu, me thuj ku e ke shtepine te te them si e ka emrin shoferi i autobuzit! Keta jane komplet idiota. Njerezit prandaj kane ik nga ajo hale keta akoma ketej vazhdojne (prape ne macukull te matit) si balta pas kepuces.

Rregjistrimi eshte vetem per emigrantet , apo edhe delet duhet te rregjistrohen ???

Nuk mund te imagjinoj qe te kem nevoje per ndonje sherbim nga Shqiperia.

keshtu qe ligji, parlamenti, qeveria si dhe ata qe u gezuan ketu tek peshku per kete ligj ju uroj te "choke on a bag of dicks!"

nje nga gomarlleqet me te medha qe po bejne politikanet tane. njer rob qe ne 20 vitet e fundit ka ardhur vetem dy here ne Shqiperi nga 2 jave, nuk ka se si te votoje e te vendose per jeten time. idiotesia me e madhe qe mund te bejne. 

lol po jo kshu mo jo kshu se tani ka dhe google maps dhe do ta shohin katunarkat tek iphone kinez se ku jetojne dhenduret deshtake qe para se ti jape babai derr ne thes per nuse te urte ne emigrim. do na ngelin ne dere te forumeve pastaj 

shkabe i paske ble motres iphon kinez a??

 

Xheloz qe s'ta varin ty?smiley

Cila pjese aty lart ju dogji ju te dyve? smiley

 

Nese te tilla ligje nuk behen si duhet nuk na lejojne tu japim info tjeter përveç se numrin e këmbës. 

Nuk kam nevoje per asnje sherbim nga Shqiperia, nuk dua jo te votoj por as ti degjoj emrin partive te pjerdhura ( me falni shume per fjalorin por ata e kane me hak), nuk dua asnje gje nga ai vend, jam mire ketu ku jam, por ata parlamentare te dhjere e mbaruan regjistrimin e popullsise vendase dhe tani po ja hyjne emigracionit me 4 breza. Shume shpejt prite kur te kerkojne te regjistrojne edhe popullsine e popullit vella Namibian dhe patrioteve anzaniane (me gjithe respektin se s'kam asgje kundra tyre) si edhe vellezerve kongoleze e tra lala e tralala...po pika qe s'u bie se ata s'kane as turp dhe as cipe se nuk u lodhen se vjedhuri ne vend por duan edhe te shtrijne kthetrat jashte shtetit se u qan zemra per emigrantet e shkrete qe po vuajne rrugeve te botes. Enveri mire qe na qiu nenen ma kallam por i beri Shqiperise nje te keqe shume te madhe: e beri gjithe popullin paranoiak, me shkolle e pa shkolle, paranoia eshte semundja qe po i ha shqiptaret prej 70 vjetesh. Kur erdha ne fillim ne kete kontinentin ketej pyeta nje mikun tim se si ndjehej ketej krahasuar me jeten qe bente ne Shqiperi. "Nuk e di, tha, une kam nderruar komplet gjakun ketu, sikur hoqa gjithe toksinat qe me kishte injektuar ne tru e ne trup ai vend tragjik dhe komik. Jam bere njeri tjeter dhe nuk dua te degjoj me per ate vend." Mu deshen ca vite ta kuptoj realisht se cfare po me thoshte por mbi te gjitha kuptova se paranoia na kishte mberthyer te gjitheve, si kolere e keqe qe ka bere vend brenda trupit. Tani keta kallamat na thone te japim adresen ku jetojme, dhe leshojne edhe ndonje kercenim te holle.... me vjen te qesh dhe po shkrihem se nuk kam ndjenje tjeter me per keta palaco cirku pervecse te qesh ca minuta dhe ta harroj se cfare lexova se nuk ja vlen te harxhosh minuta te tjera....hajt naten e mire te gjitheve dhe u degjofsha  zene e mire.

Akoma s'e kuptove ku fle lepri. Kujton vertet se i plas per votat tona, kur atje s'jane bere ndonjehere zgjedhje te rregullta. Ky eshte hapi i pare drejt taksimit. Keshtu e ka psh US, qytetari i paguan qeverise taksa kudo qofte. Qeveria albaneze duket se ka goxha oreks, por harron se US te dergon helikopterin per te te shpetu koken kudo qofsh, keta jalla kur te te japin dhe ppu. Po vazhduan me kete menja do ua nisim pasaportat albaneze me poste (pa adrese derguesi) dhe hasta la vista baby. Bile dhe shume amerikane jashte US heqin dore nga shtetesia per te njejtat arsye. 

Ndersa ti Tirona nuk kupton ku fle lepri akoma mo i modh, bile ku fle gomori modh dhe çfar te dush ti çdo lloj kafshe e modhe e xhungles t'modhe te njerzimit.

Kam taku edhe un shum nga te kesaj race gjenish te ngambrapa 90-tes qe nuk duan me ja dit per ate vend te çmen, te pjerdh, te dhjere, te qim, etj (na falni per shprehjet e qime, por edhe per kete fajin e ka ky vend me kete lloj gjuhe pa pike delikatese per veshet e zonjushave delikate sentimentale), qe thoshin te njejten gje edhe ngapara 90-tes, biles ne menyre akoma me esenciale: "s'do me ja dite per asigjo!", ne nje kontest tjeter per t'ju lepire pushtetit per interesa personale.

Pordhe dynjoja, dun vetem me u duk, ne jeten reale keta lloj tipash bejne si gore per te arrit diçka qe e kane te tjeret. Vetem per tu duk si superior i nje populli te tere, sepse ai qe vertet nuk do me ja dite, nuk e tregon qe nuk do me ja dit, eshte indiferent deri ne mosperfillje per ta thene, vetem eshte. Njekohesisht edhe per te mçef si mashtrues pikerisht faktin qe dun me ja dit shume per çfare ju intereson dhe çfare mund te arrijne. Jane shume realiste mashtrues, dhe jane tamam raca e politikanit negativ ne nivelin e tyre.

Edhe per faktin qe keto lloj tipash u pane ne disa raste te hipin ne pushtet mbas revolucionit demokratiko-borgjez te 90-tes.

Pastaj çe kini gjithe kete inot kundra politikaneve me perkufizim, ata dora jone jane, per kete sherbejne momentet revolucionare qe ngrejne njerzit qe "nuk dun me ja dit!" nga hiçi, nuk jane te gjithe Famije Heroi Populli si Roland BythaeModhesmiley qe fiton mijra euro (1000 euro ne dite), e qe ju nuk mund t'i fitoni as per 400 vjet.

Revolucioni tregon esencen e vertete te njerzve.

Pastaj politika behet ne te gjitha nivelet, mjafton te shohesh ne menyre kritike ndermarrjen tende, nuk duhet me teper, i ke kuptuar te tera. Informacionin e ke pak a shume tamom dhe fare prane hundes, jo si informacioni ço tu bo ky Rrenci mer jau nei palazi di potere prej mermeri Karrare 72 km larg.

Vetem nje njeri i çmen, i pjerdh, i dhjere, i qim, i prejardhur nga babe dhe nene te çmen, te pjerdh, te dhjere, te qim, deklaron ne publik per tu duk si superior qe atdheu dhe memedheu i tij eshte vend i çmen, i pjerdh, i dhjere, i qim.

                                                                                                   HaljaeModhesmiley

 

"Po vazhduan me kete menja do ua nisim pasaportat albaneze me poste (pa adrese derguesi) dhe hasta la vista baby. "

Pse s'thua ti? Qeveria paska bere gjene e duhur. Dhe ajo shushka qe qelloi policin tek parku dhe u ankua se ia ktheu shpullen, ka kaq vite ne gjermani. me siguri e ka hequr nenshtetesine shqiptare. te isha une e deportoja ne gjermani

Kur ajo zonja ishte ne demonstraten e 21 Janarit, shushke i the?

po ty kjo t'ben pershtypje te kjo me lart?
Nuk t'ben pershtypje qe shqiptaret kane nis procedura per deportim ne Gjermani? smiley

Ate qe thua ti ka kohe qe na e thote shkaba, nuk eshte me dicka e re. Ja dhe shkaben vete e kane deportuar ne Amerike.

smiley epo te vinte dita qe do kercenoheshin njerzit me u deportu ne gjermani, usa, kanada etj nuk me kishte shkuar mendja. Hallall ai vend per brezin qe po rrit. Bravo!

ej, mendoje pak, t'kercenosh fakirin qe s'ka pagu dritat:
- po nuk pagove, do deportohesh ne Gjermani!

tragjike, mendoje cik si ka per ta hedh kokrren e lotit, sa nji kokerr breshri, per zotin!

Po edhe nese behet fjale per taksim, me c`te drejte behet kjo? Si mund te taksosh nje njeri qe s`jeton me fare atje? Me poste apo me banke? smiley Ai qe ka ende pasaport, paguan gjithmone per ato sherbime qe kerkon, kaq. Se kuptoj.

Ligji takson vetem residents ne shqiperi apo te huajte residents.

                                                                                    https://youtu.be/3v18yh2HPdM 

Reagimet tregojne mire marredhenien shtet-qytetar. Ketij te fundit i ka hyre frika ne palce prej te parit. S'na ngjit hiç shteti neve.

Marrdhenien feudal-bujkrob mos doje te thoje.

PO, Albanistani ka nevoje per nje regjistrim te ri, ku te deklarohet popullsia e re albanistanse, me rreth 200-300 mije kosovare, pjesa me e madhe e tyre me mendje dhe zemer nga Bab-Erdogani, 20-30 mije maqedonas, pjesa me e madhe e tyre me zemer ne Meke, me rreth 7-10 mije turq, pjesa me e madhe e tyre (ndonese nuk banojne perhere ne Shqiperi) e dine misionin e tyre si kollone e peste, disa qindra boshnjake dhe serbe myslimane, disa qindra deri mijra arabe, iraniane, etj., te sistemuar andej-kendej, shto pastaj edhe disa qindra te tjere nga te gjitha vendet e botes, italiane, gjermane, ukrainas, rumune, etj., (te gjithe keta te fundit -per fat- pa ndikim gjuhesor-kulturor-fetar ne jeten e vendit, si grupimet e tjera), te gjithe keta shqiptare te rinj kane nevoje te regjistrohen per te deklaruar kete popullsi te re shqiptare. 

Problemi i taksave nga komentuesit nuk sqarohet, se ku dhe per cfare do paguhen keto taksa!? 

Nje regjistrim i tille duhet, por kjo duhet te jete fakultative. Cdo njeri qe ka akoma shtetesine shqiptare, apo qe e ka hequr per interesa materiale si ai i marrjes se shtetesise se huaj dhe qe ndjehet si shqiptar, duhet ta beje nje regjistrim te tille, duke dhene disa te dhena, si lindja, shkolla, etj., ne menyre qe ky (gjoja) shtet te dije sa shqiptare te Shqiperise ka ne vend dhe sa jashte. 

Problemi i taksave nga komentuesit nuk sqarohet, se ku dhe per cfare do paguhen keto taksa!? 

Taksat jane detyrimi yt per shqiperine compadre.Sa shume e duan shqiperine ketu ne blog, nganjehere te krijohet pershtipja se jane gati te marren difekun e te vdesin per te .Por sapo u permend fjala takse menjehere u bene gati ti dhjesin pasaportat shqiptare.smiley

sipas ligjit shqiptar nese nuk je rezident ne shqiperi nuk taksohesh .por nese do taksoheshim une shoh nje problem .nje njeri qe fiton $50 mije ne vit te cilat  perendim jane mjaft sa per te mbushur barkun me buke dhe hyn ne nivelin e ulet te taksimit, ne shqiperi kjo e ardhur eshte dyfishi i pages se presidentit dhe taksohet 23%.duke qene shumica e emigranteve fitojne aty tek niveli mesatar i pagave perendimore ky lloj taksimi i keput ne veshje nese futet ne fuqi.kerkohet nje sakrifice teper e madhe mbi ato qe kane bere deri tani nga njerez qe iken nga shqiperia by and large thjesht me kemishen qe kishin veshur pa marre asgje e pa perfituar asgje.

 

ti mund te jesh resident ne USA por tatohesh ne Shqip. nqse ke nji biznes tendin, apartamente qe i ke leshu me qera, ke investu ne burse (gjithmone sipas keshillave te VQse), ke harru rubinetin hap dhe konsumon uje (kur vjen, sipas orarit). Tatim te ardhurash? kte nuk ka ligj ta thote, qofte dhe ne nji vend dallkaukesh si shkaberia, me fal, shqiperia

Nuk eshte aq e thjeshte. Ka marreveshje dypaleshe qe rregullojne keto raste si dhe permbajne kriteret ne baze te te cilave caktohet rezidence per efekte tatimi. Dhe jane nje sere faktoresh per te caktuar rezidencen. 

 usa te pakten meqe jetojme vete, IRS ka te rregulluar qe ne rast dual citizenshp te mos ndodhe double taksation

ketu  ne kete faqe ndodh sh. dezinformim e keqkuptim per gjithcka

Pikerisht, ka double tax treaties to avoid double taxation. Menyra si e avoid ama eshte duke marre si tax credit ato qe paguan ne shtetin tjeter. Por nuk eshte kaq e thjeshte. Tax laws (dhe ligjet ne pergjithesi) nuk interpretohen kaq kollaj. Kot nuk ekzistojne lawyers dhe accountants qe paguhen gjithe ato leke, qe te bejne interpretimin e duhur. Por edhe ata nuk te japin 100% siguri per interpretimin ne cdo rast, e paguajne liability insurance. Cdo rast interpretohet ne baze te rrethanave specifike. 

 

 

nuk e vej ne dyshim ekzistencen e marrdhenieve dypaleshe po kam pershtypje se duhet bere dallimi mes expats dhe emigranteve.
Pastaj, me korrigjo nqse e kam gabim po Kanadaja te pakten te taton ty si resident 100% vec per income properties edhe pse mund te ta llogarise ne foreign tax credit, pra pavarsisht faktit se ti kte takse ja ke paguar edhe shtetit shqiptar, ta zeme

Parimi baze eshte qe nese je shtetas dhe rezident per efekte tatimore (eshte e ndryshme kjo nga koncepti normal i rezidences/baneses), atehere tatohesh ne ate shtet for your worldwide income. Pastaj gjerat komplikohen kur behesh rezident edhe ne nje shtet tjeter. Zakonisht expats mundohen te rrine me pak se 180 dite ne vit ne shtetin tjeter qe te evitojne qe te behen rezident edhe atje. Kjo periudha kohore prej 180 ditesh ne vit eshte vetem njeri nga faktoret qe konsiderohen. Expats zakonisht paguajne taksa per pjesen e te ardhurave qe krijojne atje (rrogen) por mbeten rezidente ne shtetin meme i cili i takson per worldwide income. Pra "sherri" midis shteteve eshte se kush ka te drejte te taksoje your worlwide income e ndaj edhe debatet per rezidencen.

Karl, sic thashe qytetari amerikan i pagun taksat mbi te ardhurat Daj Samit, kudo i realizofte ato te ardhura, ne Honolulu apo Mars qofte. Gallata eshte qe ne rumpallen albaneze robt nuk e dine qe ky ligji qe takson edhe shqiptaret kudo qofshin eshte i vjeter qe ne kohe te Saliut. Nuk besoj se e ka zbatuar njeri kete ligj, se dhe kerkonte taksim 10% dhe nqs kishe paguar nje perqidje me te larte shtetit ku ishe, nuk i detyroheshe gje Albanies.  

Nuk eshte ashtu. Kete e them nga experienca e shkurter si expat. Te ardhurat deri ne nje shifer te caktuar, me duket 90k, nuk taksohen fare. Pastaj behet llogaria sa taksa ke paguar ne shtetin ku punon dhe nese te ngelet ndonje detyrim per Daj Sam. Une nuk pagova gje dhe as ata qe njoha. 

Nese ti rri jashte me shume se 306 dite,  duke perfshire edhe ditet e udhetimit,  95k e para nuk taksohen.  Per shtetet e tjera pastaj,  varet cmarveshje kane pas me USA dhe cmarveshje ke pas ti me punedhenesin. Nese punedhenesi te paguan taksat ne shtetin ku ti ushtron aktivitetin profesional,  daj sami ti llogarit ato taksa si te ardhura,  dhe ti takson. 

Taksat ne shtetin ku punova I pagova vete, dmth u mbajten nga rroga ime, nuk ishin pjese e ofertes. Punedhenesi vetem sa u perfshi ne pjesen logjistike.

Ajo 90k ndryshon cdo vit, rritet nga pak. Ka vajtur 95 kete vit sic thote 'Bama. Poshte kesaj shume te del 0 detyrimi. Per ndonjerin qe leviz ne Spanje, Holande a Australi, te mos harroje se edhe sikur ta kete permanente levizijen, you still have to file.

Keto jane vetem taksat federale.  Shtetroret e bashkiaket jane tjeter mesele. 

Po, por nese shperngulesh dhe nuk mban me rezistence ne X shtet, thjeshtohet, te pakten per MA.

Ti po hyn ne detaje te ligjit te taksave. Parimi eshte qe paguhen, pastaj behen hesapet sa, sic dhe me te ardhurat brenda amerikes. Keshtu qe nuk e morra vesh ca nuk ishte ashtu. 

Nuk paguhet gje nqs paguan ne shtetin ku punon. Nuk ka double taxation. Ndersa sa thote Bama qe kujt shteti I paguan varet nga marreveshjet mes shtetesh, kjo besoj duhet te jete e vertete. Por ne princip nuk ka double taxation.

Paguhet por merr tax credit. 

Ja vetem per kaq ia vlejne faqet albaneze, te shijosh safi manine e kundershtimit pellasgjore. Per here te fundit, taksat paguhen, ke detyrimin e taksimit, pra do filesh, pastaj per hesapet shko tek hrblock. 

Te tillave meselera as pricewaterhousecooppers nuk te del per zot kollaj. 

Hajde te peshku atehere, ku dhe zoti vete merr men smiley

Tirona une flas nga eksperienca ime si expat. Ti flet nga eksperienca, je ekspert i fushes, apo e ke me te degjuar?

Si dhe thelbi i asaj qe doja te thoja eshte qe, nuk taksohesh dy here per te njejtat te ardhura, ndersa per procesin normalisht nuk di cdo klecke te tax codit se nuk ma do puna.

Na plasi **ri nese na heqin te drejten e votes..... Votat tona edhe kur ishim ne Memedhembje jane tjetersuar si ju ka dashur b@tha saliut, tosit, edit, lulkes etj....

Edhe nje here na plasi **ri nese nuk na rregjistroni, nuk e dua fare te drejten e votes ne Shqiperi jua kam lene te (zh)drejten qypave ne Shqiperi.....

Po duhet o vlla, duhet. Nje vote i thone nje thes miell, nga ai i miri fare.. miell per petulla.smiley

 

versioni i fundit qe m'tha njoni ktu ishte se kerkojne adresen me na nis nji cek te permujshem per kedo qe ka mbush moshen 18 vjec e lart. Atij qe nuk e pranon, ka per t'ju mohu hyrja ne rinas ose ne aeroportet e shumta ne vend

Me duket se nje arsye tjeter eshte qe ju beqareve t'ju vene ne kontakt me nje seksi mama nga KP.

Hahaha.. Ku shkoi e duam shqiperine si gjithe evropa kapitaliste? Ku shkoi? Ku? Ku?

Ku ti kerkoj rrenjet e tua parti? Ku? Ku?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).