Ish-presidenti i Polonisë dhe fitues i Çmimit Nobel të Paqes, Lech Walesa, i cili mori famë botërore për rolin e tij në rrëzimin e komunizimit, premtoi sot se do vetëmbrohet në gjykatë për akuzat e ngritura ndaj tij si bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete të epokës komuniste.

Instituti shtetëror i historisë tha se kishte konfirmuar si të vërteta disa dokumente që kishte dorëzuar e veja e një ministri të brendshëm të periudhës komuniste, që lenë të kuptohet se ish-udhëheqësi i lëvizjes sindikaliste që rrëzoi komunizmin në Poloni, kishte qenë informator i regjimit komunist në vitet 1970.

Walesa, 72-vjeçar, bëri menjëherë një deklaratë, ku thonte se dokumentat e dorëzuara janë të fallsifikuara dhe se këtë gjë ai do ta provojë në gjyq. Disa vjet më parë Walesa pranoi se kishte nënshkruar një dokument për të qenë informator i organeve të Partisë Komuniste, por këmbënguli se nuk e kreu asnjëherë një detyrë të tillë.

Një gjykatë e posaçme e nxori atë të pafajshëm në vitin 2000, duke thënë se nuk kishte gjetur prova për bashkëpunimin e tij me shërbimet sekrete.

41 Komente

ouu,  edhe Polonia nuk i paska hapur akoma dosjet ?

 

 

Ky eshte lajm i vjeter, gjithmon e kane akuzuar per bashkpuntor te sigurimit te shtetit, por kjo nuk eshte provuar ndonjehere. Letra e pusulla per bashkpunim, kane bere te gjithe sigurimet e vendeve te lindjes, por jo te gjithe kane bashkpunuar. Sipas intervistes te nje fuksionari te larte te ish ministrise se brendeshme te kohes se socializmit, ai eshte shprehur se; jo te gjithe kane bashkpunuar me sigurimin e shtetit, dhe keta quheshin (sipas tij) bashkpuntore jo aktiv, dosje jo aktive dhe pas nje fare kohe mbylleshin. 

Keshtu qe balta qe hidhet mbi disidencen polake, eshte zhurme, kapje pas fijes se kashtes.  

Ou ? Lech Walesa kshu ee! Po na del disidenca  me.njolle ! Dhe te mendosh qe keto sherbimet e huaja kane qene pak me delikate se si sigurimi i feçor shehut.  

Ne shqp disidenca u eleminua qe ne vitet e para te mbas luftes; me pushkatime, varje, tortura...ata qe mbeten gjalle ne burgje u percane dhe nje pjese u perdoren.

 

u percane dhe nje pjese u perdoren.

 

duket qe nuk ke mjaftueshem njohuri per disidencen shqiptare dhe veprimtarine e saj,  ti vlonjato.

Belulo tani une po flas me dokumenta dhe fakte, se qe bie fjala, ka shume qe thone qe kam qene disidente por kur i pyet ke prova, fakte, deshmitare, vite burg apo internim ....jo te thone, se nuk ia mbante regjimit te na keqtrajtonte se ishim shume te rendesishem! Si puna e njerit qe vjen ketej verdalle e thote qe une ia kam bere keshu e ashtu atij e ketij....

Nuk e di ne ka nje ndarje te qarte te kategorive ne raste, megjithate besoj se desidenca shqiptare eshte luftuar dhe shtypur sipas etapave qe kalonte vendi. Mendim ndryshe dhe desident them se jane dy gjera te ndryshme. Brezi sapo pas luftes ishin me teper medim ndryshe. E vertete qe ka qene goditja me e madhe qe i eshte bere inteligjences shqiptare. 

Te persekutuarit ishin te kategorive te ndryshme: ekonomik, ideologjik, si edhe me te rene te lapsi per t'i futur friken shumices. 

belulo e kemi pas nje peshk qe quhej: solidarnosc?

po mo,, ACDC1,  dora vete.smiley

smiley

kete e ke njohur ti ca burri ka qene?

Kë o Lungo?

ish presidentin:Lech Walesa

O lungo: po ti fratello sa shikon ndonje personalitet boteror, direkt te mua, ca mendimi kam?

me tjater vend e kisha fratello: nese mund ta klasifikonim edhe kete me shprehjen e famshme: pse se dime ne ca ka qene nje mut muti ka qene smiley

Informator a jo, ky i ndezi fitilin Lindjes. Kush ia dha "cakmakun" pak rendesi ka. 

Mire thua ti. Kot po mundohena me marr vesh kush na ka spiunu!

Perkundrazi, vazhdo kerkoje. 

Sado te perpiqen ta baltosnin Walesen,nuk mund ta mohojne kontributin e tij ne levizjen e Solidarnostit.

...Instituti shtetëror i historisë tha se kishte konfirmuar si të vërteta disa dokumente që kishte dorëzuar e veja e një ministri të brendshëm të periudhës komuniste...

Po ku kane bese komunistet amani.
Eshte njesoj sikur Nexhmije Hoxha te dorezoje dokumenta,tani pas 25 vjetesh...
Prape gjyqi do ta nxjerre te pafajshem Walesen,sic e nxorri heren e pare.
Mos u merrni me llafe kot!

 

c'ja fut prodhes kot dhe ti. do merret nexhmija me ty

E or e ...Nexhmija. Do rri te qi trute Nexhmija me ne. Nexhmija dha intervisten finale e nderoi me grusht.

Si puna e njerit qe vjen ketej verdalle e thote qe une ia kam bere keshu e ashtu atij e ketij....

...ke shume te drejte o byrazer sepse na shqipot e dezidences vetem sa i i pshurem bustit te dulles kur vendet si Rumania i futen plumbin Causheskut. smiley

Jam shume dakord. Prandaj kane marre.zemer dhe i kemi prape sot ne qeveri, kuvend, opozite, tv ....kudo ! E kane pas.litarin e gjate shume jashte varrit...

na shqipot e dezidences vetem sa i i pshurem bustit te dulles

smiley  zgjodhem dhe sekretarin e partise si kryetar te opozites demokratike, e shume te tjere si ai.

Gaia, meqe ne temen tjeter tende na e tregove sekretin e simpatise per Sorosin, po ne kete teme me çin je: Leka spijun apo Leka disident?

 

Per Soros nuk kam aspak simpati, biles jam ne krahun e kundert. Soros eshte i shpallur si mbrojtes i komunisteve dhe socialisteve. Ka nje email qe eshte publikuar qe i shkruan zj. Klinton per 21 Janarin ku e shpreh qarte se cfare mendo per Shqiperine. Ndoshta Soros i intereson per punet e veta te ngreje teori, po ne rastin konkret them se ka te drejte. Europa eshte shembull qe me politikat qe ka dhe menyren si vepron nuk eshte ne gjendje te mbroje veten. 

Per Leken s'kam ndonje mendim te vecante. Shtytesi kryesor per renien e kamunizmit njihet Papa, dhe jo Leka. Leka ishte ne vendin e duhur dhe kohen e duhur. Duke jetuar ne nje vend ku sigurimi ishte shume i forte, kam me te teper tendence te besoj qe ka qene informator. New York Times thote qe ka nje marreveshje te shkruar me dore dhe firmosur nga Valesa me pseudonim Bolek. Si edhe ka fatura ku eshte nenshkruar po nga Bolek.   

 

" Pseudonimin BoLek "

mire spiun por dhe i korruptuar.

Shiko se e drejta nuk eshte eshte vetem e drejte, por edhe e shtremet, ne kuptimin qe ka te pakten dy te drejta (dy Vrima te Zeza) te cilat perplasen dhe lindin vale gravitacionale qe trasformojne kohe-hapsiren, e shtremnojne kohe-hapsiren.

Konkretisht je ne nje kohe-hapsire te shtremet sepse armiku nr.1 i Putinit eshte Sorosi ne krye te levizjeve demokratike portokalli kaliforniane.

Thene kjo pa u fut ne te thella per te kuptu Rusine e cila ka nje histori pak ndryshe nga Evropi dhe Ameriqia. Nuk gjykohet nje çast historik pa marre parasysh ortekun e historise. Pastaj ka me thelle akoma per te kuptuar, por kaq mjafton te beheni qesharake kur kerkoni se bashku me Sorosin dhe Zorrosat te demokratizoni dhe Kalifornikoni sipas Zvicrres vende si Rusia ose Kina.

 

Megjithate mos u merzit se nuk eshte kritike personale per ty, tani kjo eshte gjendje universale, tani eshte e pamundur te mbash nje ane, anarkia eshte e grantuar qe ne thelb, qe ne koncept.

As Sorrosi nuk e di me çin osht, e as Valesa, biles as Papa nuk e di me, here pas here thote ndonje gje per lirine e popujve.

 

Po mire mo se informator ka qene, i ri ka qene, pra i papjekur. Po pseudonimin si e ka patur, kjo me intereson me shume. Axhustatori? apo kollodoku? Kuptohet ne gjuhen polake. Edhe zoti A. Hoxha keshtu tha se nuk kishte pasur aktivitet si informator, por president nuk e bene. Ndersa ky u be, maskarai!

"Elektriçisti" e ka pas.

 

...dhe mbante gjithmone  me vete nje pale pinca dhe nje rrote nastro, si kamuflazh.

... dhe me pak kurriz te dale

Ka  ndo i lidhje ky lajm me Shqiperine ,  apo thjesht per kulure dmth rritje te inteligjences tone ?

Interesant, mrena javes, Papes i dul dashnorja, kti spiunlliku. Te shofim per weekend ca do i dali Gorbacovit. Nei gejllik? Putini e konsideron shkaterrimin e Perandorise te se Keqes si shume te keqe dhe e ka fillu qerpicin prej fillimi.

po mire o, c'kujton ti, se nuk e dime ne se c'mut muti ishte gorbacovi ? apo putin qipidhsin ?

Akuza kunder Lech Wales per spiun komunist. Eshte nder. 

Si shume turkoshqiptar qe duan te dhjesin figuren e Kadares si spiun te komunizmit.

Lech ishte Solidarnost , eshte e parendesishme figura, mjafton qendrimi. 

Monda Bulku t'u pa kickbox,ja pra, kjo asht Rilindja! Falemnerit.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).