përshtypje leximi

Nëse sporti i largon njeriut depresionet dhe e bën atë optimist, nëse arti dhe kultura i sjell atij një kënaqsi të paparë, shkenca është ajo që e lumturon atë në amshim! Dhe kjo sepse ajo zbulon sekrete të paditura më parë të Mëmës Natyrë, sepse i tregon njeriut ligjësi në të cilat ai mund të orientohet si një fëmijë, sepse i mundëson njeriut të shpikë e të krijojë mjete që ia lehtësojnë atij jetën. Kjo lumturi, që duhet ti sjellë shkenca zemrës së njeriut, është patjetër e asaj mase sa ai merret vetë me ‘të, me gjithë pasionin e shpirtit të tij, me tërë forcën e mëndjes.

Duke qenë kështu, ky fat lumturie nuk ka si të jetë i njëjtë tek të gjithë njerëzit, biles as tek ata që duken përsëjashtmi se janë të shkrirë me shkencën. Në ka film letrar më të mirë për ta parë këtë fat-lumturie, ky është libri i Robert Eskarpit “Literatroni”. Një roman i vogël, pak i njohur nga lexuesi shqiptar, (e ç’e do ky ta njohë këtë libër sot!), një vepër klasike e gjithfarë kthinash të fshehta të shpirtit të njeriut, atij –gjoja– shkencor, të cilat dalin një e nga një, siç do të dilnin nga kutia e Pandorës, (kjo një kuti intelektualo-shkencore e saj), dalin me radhë e me nga një vello për të fshehur karakterin e tyre blozë, fytyrën e tyre të vërtetë, njëkohësisht edhe të rreme me ngjyra të sipërfaqshme, siç na e prezanton snobizmi p.sh., (ti je një snob i vogël dhe i ndryrë pa horizont, i thotë e dashura, më falni... i thotë dashnorja heroit tonë, njëkohësisht ajo është edhe gruaja e mikut të heroit tonë, hëm), ... dalje kjo pambarim e me përulësi nga kjo kuti e Pandorës, siç mund të jetë –bie fjala– arrivizmi, (ndonëse hapat e këtij janë gjigandë në hypjen e shkallve të çdo lloj hiearkie prej pseudosh), e kështu vazhduar me hileqarizmin, (ndonse dhe ky nuk e heq kurrë buzëqeshjen fshehëse të stërkëmbshave prapa shpine), e me të tjera nga kjo kuti, si smira, bataçikllëku, makutëria, materializmi, përtacia, përvetsimi i punës intelektuale dhe shkencore të të tjerëve, e gjithshka mund të përmbajë një kuti intelektuale prej pseudosh e Pandorës, gjithshka që na prezantohet sot realisht, herë pas here, në ekranet tona televizive, nëpër revistat shkencore, gazetat e përditshme, kuptohet me një gjuhë të pakuptueshme, ndonëse të sigurtë, sa bajate për një mëndje shkencore, aq mahnitëse për një mëndje pa aftësi menduese! Dhe e gjithë kjo maskeradë ka si përfundim rrëmbimin e titujve shkencorë, (qëllim në vetvete ky), shpërthimin e epsheve seksuale, (në këto raste këto bëhen gati të detyruara), shkrirjen prej budallai me gotën e verës përpjetë në mes të s(t)allës të mbushur me kolegë po aq të pacipë, (shikimet epshndjellëse të grave të të cilve nuk mungojnë gjithashtu), dhe së fundi kjo maskeradë ka po ashtu fundin e vet, parjen e fundit të vetvetes para se të arrijë fundi i jetës, pra harresën totale prej gëzimesh të shtirura, (ah, sa do të donin shumica e atyre që ta përplasin gotën dikur për urim, të dilte dikush e të të hidhte ca bojë të zezë në punën intelektuale-shkencore, për tu mbytur në atë gotë që ngre aq lart për tu dukur), kështu i harruar prej të gjithve, kjo jo me dëshirë se sa nga ajo përpjekje e përjetshme dallkaukësh për tu dukur në arealin pseudo-shkencor, sepse dhe shou kërkon fytyra të reja, përherë të reja, luftë klasash e quajnë, luftë brrylash, e kështu për të derdhur si prelud verë dhe nota muzike gjithë ëmbëlsi, (këto të fundit janë të vetmet adekuate të Natyrës Mëmë dhe të natyrës së njeriut ato origjinale, jo të shtirura si pseudot-shkencorë me kollare dhe papijon, të vjedhura nga shpirti i kompozitorve të tyre të pavdekshëm, thjesht për të zbukuruar këto maskerada të përjetshme pseudosh).

Të gjithë këtë areal pseudojanësh, shkrimtari francez Robert Eskarpit na i ka dhënë nëpërmjet personazhit kryesor, Meriadekut, i thirrur shkurt Merik, (ç’ngjashmëri me shqipen: merr ik, kontekst ky që i përshtatet heroit tonë letrar), po ashtu dhe personazheve të tjerë, disa prej tyre vegjetues nëpër zyra të ndryshme, e të tjerë akoma larg këtyre zyrave të rehatshme, kush më shumë e kush më pak prej të cilve bën sikur merret me kërkime shkencore, ndokush rallë prej tyre edhe me pasionin e shpirtit të tij, si ish i dashuri i nënës së heroit tonë, xhaxha Filipo, të cilit fati i lumtur i shkencës i ndrit për aq kohë sa ai e mbaron punën e tij kërkimore shkencore të pajisjes së kërkimit të naftës, -punë kjo e vlerësuar si gjeniale nga korifejtë-burokratë të shkencës, punë e vlerësuar gjithshtu edhe e parakohshme, kështu e sirtarizuar në një nga komotë e shumta të vlerësuesve (pseudo)shkencorë! Hëm!..

Gjithë këto skena alla makbethiane të sektorit shkencor, ... po-po mos u çudisni, edhe shkenca është një sektor i caktuar për baballarët e financës së shtetit, të gjitha këto skena nuk do të kishin atë bukurinë e tyre po të mos kishin atë send magjik plot-plontues të historisë spektakulare prej pseudosh, (njëlloj si magjistricat tek Makbethi, njëlloj si shamia tek Desdemona e pafajshme), pikërisht një mbaresë sa të thjeshtë dhe magjike, njëlloj si ajo fjalia në gojën e Ali Babës me 40 hajdutë, që përdorej për hapjen e shpellës ku fshiheshin pasuritë e floririt, e kjo mbaresë ishte “troni”, pikërisht kjo mbaresë e thjeshtë të hapte shpellat e pasurisë së parave dhe titujve shkencorë! –Tron, tron... ky është kyçi i suksesit! –e këshillon plaku Ratel (edhe ky një pseudo-korifej i shkencës, më saktë i financave) Merikun tonë. Dhe nuk do të kalojë shumë kohë, kur Meriku i spikatur qysh fëmijë në djallëzitë e tij, shpik (në thonjza) pajisjen e tij. Një pajisje-maqinë elektronike që rendit me shpejtësi një numër të dhënash që kanë të bëjnë me vokabularin (fjalorin). Një maqinë-elektronike e shpikur prej kohësh në fakt, me emër tjetër dhe aspak tërheqës, e papërdorur dhe e mbetur në sirtarë komodinash të godinave shkencore që përthithin bollshëm para nga buxheti i shtetit për vegjetimin e tyre, maqinë e cila prezantohet tashmë me ndonjë shtesë teknike dhe me çelsin e hapjes së portave të skenave shoujane dhe atyre të financave, -ky çelës-maqinë quhet “Literatroni”. Ky çelës-maqinë nis e ve në lëvizje jo vetëm portat e depos së buxhetit shtetëror, duke krijuar kështu ekipe studjuesish dhe shpikësish të mëtejshëm, por ve në lëvizje një maqineri gjigande të shoqërisë, –median. Gazetat dhe televizionet kanë me ç’të merren, kanë ç’të shesin, kështu të mbushin sërish atë buxhet shteti nga do qarkullojë kjo para që mban në këmbë spektaklin e përjetshëm të pseudove, kësaj radhe atyre të shkencës. Ky, po-po, ky shou i përjetshëm klasik na shpërfaqet jo vetëm në faqet e këtij libri tërheqës në të lexuar, por na përshtjellon në jetën tonë të përditshme. Ky ndriçim medial i përjavshëm, i përmuajshëm, i përvitshëm, për pseudot pambarim të shkencës, ky shkëlqim medial sa sugjestionues aq dhe dallkauk, i jep ngjyra marramendëse jetës tonë, e zbukuron çdo gjë nga jashtë! A nuk e përjetojmë ne mes lajmeve të pakuptuara!? Dhe pyetjet e shumta, po si në fe, edhe në pseudo-shkencë, janë të ndaluara, në mos të ndaluara, janë budadallëk!

Ohh, l(l)um ata që e gëzojnë këtë shkëlqim mediatik! L(l)um ata që nuk i janë shtruar me gjithë pasionin e shpirtit shkencës, sepse vetëm kështu arrisin ti gëzojnë –shpesh herë pa kuptuar dhe vetë– të mirat materiale që u fal loja e tyre prej pseudo! E sëfundi, ç’të themi për ata që i janë shtruar diturisë shkencore me gjithë pasionin e shpirtit të tyre!? Lum ata apo të mjerët ata!? Gjithkush le ta dijë vetë se ç’e lumturon më shumë njeriun! Kënaqsia shpirtërore apo ajo materiale!  

18 Komente

Gjithkush le ta dijë vetë se ç’e lumturon më shumë njeriun! Kënaqsia shpirtërore apo ajo materiale!  

Shpirterorja pa dyshim! Edhe ajo materiale qellimi i shpirterores eshte. Keshtu qe i bie qe te jene te dyja! 

Pa dyshim, gjithçka reduktohet ne Teorine Dyfelore, gjithçka si koncept eshte me dy fele, por ne vend qe te merreni me Teorine, ju merreni me Praktiken, e ne emer te Praktikes, mohoni Teorine (dhe Autorin). Jazek!

 

Jazek! smiley

Faji eshte i imi qe e mora per ta lexuar nga poshte lart dhe ngela aty...Autori eshte i pafajshem! 

Pra ne plan te fundit mohoni edhe Praktiken, qenien dyfelore Teori-Praktike, qe mund te shprehet edhe si perkatesisht: Lart-Poshte.

Me duket se ke keqkuptuar, nuk flitet per Karlin e modh (i pafajshmi qe u interpretua keq), por e kam fjalen per Autorin, Fajtorin e Modh!

O Zot ç'pate qi na bone!  

Pranej Autori ne epoken ngambrapamoderne hiqet sysh, dhe vendin e tij e ze Regjizori Lart e Poshte, e Poshte e Lart.

 

Thuhet qe lumturia eshte good health and a bad memory.

Varet,lumturia eshte edhe e kunderta sado-mazo, kruaje vazhdimisht plagen me memory day, "... se Ausviçi Zotrie, se gulagu Zotrie ..., se po u harrue historia zotrie, perseritet zotrie".

Perserite te mos e harrosh!

Kur shprehjet, qe supozohet te kene icik humor mrena, nxirren jashte konekstit behen qesharaka. Gje qe per ironi mbase e rrit caze kontributin e tyre ne lumturi. S'ka nevoje ta perserisesh, e ke te shkrujtme ketu, lexoje sa here ta harrosh. 

Mir pra qe ta bejme serioze muhabeti duhet te filloje nga ktu, por si t'ja bejme qe t'ja fillojme kur jemi krejt jasht kontestit, jo vetem si Peshk, nate e dite ha ha ha, e jo per faj tone, sepse epoke postmodernesmiley do te thote me perkufizim dalje jashte kontestit si parodi e kontestit (me sakte ndergjegjsim i plote per qenien e njeriut jasht kontestit, gje qe eshte vlere e vertete e kesaj epoke).

 

Po dhe serioz me e bo. Prap "harresa" ka vlera. Perndryshe robt duhet t'i hashin melcine njoni-tjetrit pse sterster...gjyshi pa shtremet njonin. Kot nuk e nderroi fleten prej "sy me sy e dhom me dhom" Ai robi. Kshu vete koha i vlereso gjonat qe mahen vath ne vesh e ca jo. Thone qe truni na e sheqeros realitetin, perndryshe s'do coheshim prej krevati. Bile dhe ky blog e ka icik ate funsion. Amon leni epokat s'e s'i gje gjo. 

Pse si gje gjo epokat? Nuk e gjeti gjo epoken fashiste? Nuk e gjeti gjo epoken komuniste zotrie? Pse te mos e gjeje gje edhe epoken ngambrapamoderne qe jo vetem ta nxjerr jasht kontestit, por edhe ta fut brenda kontestit?

 

Kshu pra jane gjonat, kur bo gabim a faj i gje gjo, digjet e msojn ca mos te harrojne, po e harrun prap, aty osht xixi. Meqe po flisnim per harresen, komjuterat e shkrete nuk harrojne dot, jo si ne qe e kemi te natyrshme. Dhe per te mos shkallu i fusim harrese artificiale. Mase te njejten gjo ka bo dhe Xhaxhi i Katit Lart me ne.   

Nuk e di a mund te quhet fashizmi ose komunizmi epoke?

Asnjehere nuk e kam kuptuar armiqesine tende me postmodernizmin Ajatollah duke qene qe komunikimi jot eshte tipik postmodern. Me tipiku biles ne kete blog. Askush tjeter nuk e ngre lart flamurin postmodernist me me teper krenari se ti. Karikaturat, referencat deri ne nonsens, linqe pa fund, perdorimi subjektiv dhe abuziv i fjales, deri te ndertimi i nje fjalori personal (idiosinkraci 100%). Ti je nje produkt i postmodernizmit, koke e krye. E megjithate shfryn tere kohes kundra tij. Apo e ke per ironi?

Petroninse, po te kishe mbaruar Polikumin (shkollen teknike te Fullcit, Mehmet Shehut) do ta kishe kuptuar qe fashizmi dhe sidomos komunizmi ka krijuar epoke te pashlyeshme, epoken e modernes. Por ti fatkeqsisht ke mbaruar gjimnazin Petro Nini (shkollen e letrave te profesorit te frengjishtes te Liceut dhe Fukoit), te mungon kultura teknike, e cila eshte shpirti i epokes moderne, ne kundeshti me kulturen artistike qe eshte shpirti i epokes ngambrapamoderne.

Po te kishe kulture teknike do te kuptoje ironine vetem me kete term teknik te sinemase qe e sugjeron shpesh vete Regjizori i Modh Ngambrapamodern i Blogut: mise en abyme.

 

Qe ku e ke dy komente me lart vlersimin qe i bej kesaj epoke:

epoke postmoderne do te thote me perkufizim dalje jashte kontestit si parodi e kontestit (me sakte ndergjegjsim i plote per qenien e njeriut jasht kontestit, gje qe eshte vlere e vertete e kesaj epoke).

https://www.youtube.com/watch?v=HFBUWz7yBUIsmiley

brillo boxessmiley

 

Petroninse, po te kishe mbaruar Polikumin (shkollen teknike te Fullcit, Mehmet Shehut) do ta kishe kuptuar qe fashizmi dhe sidomos komunizmi ka krijuar epoke te pashlyeshme, epoken e modernes.

Ajatollah Enver, une kujtoja se kishe mbaruar medresene. Sidoqofte ne ndryshim nga ty, formimi im arsimor nuk perfundoi me shkollen e mesme. Me vjen keq te te zhgenjej por formimi im eshte teknik puro.  Dhe  e ke gabim, shkencat ekzakte bazohen mbi ironine me teper se cdo aktivitet tjeter. C'eshte postulati i 5 i Euklidit pervecse sarkazem e paster?

Sa per fashizmin e komunizmin preferoj versionin e Adornos qe i shihte jo si krijues (origjine) por si maja e epokes moderne, sublimimi i saj. Eshte modernizmi ai qe ka krijuar totalitarizmat dhe jo anasjelltas. Ne fund te fundit postmodernia ka lindur nga nevoja e shoqerise per te tejkaluar totalitaren ose me mire te themi per ta anashkaluar.

 

Rregullo termin, ngambrapakaluar.

Reston me vone se ashtu osht i pune.

 

Ty te del per hunesh qe je gjimnaziste, ashtu si un jam i medresese. Ne jemi jo vetem ajo qe jemi, por edhe ajo qe dukemi, sidomos ne kushtet e anonimatit me komentime me dy fraza e gjysem, megjithse un ndryshe nga ty dhe nga shume te tjere hijena kafshuese gjimnaziste me kulture t'modhe artistike, kam ne blog edhe shkrime medreseje me dy faqe qe vertetojne injorancen time fundamentaliste prej tekniku te mesem. Merre me mend un nuk di qe demokracine e ka krijuar modernizmi sepse ka qene gjithmone, ne medrese te mesojne se Mesjeta ishte demokratike. Un nuk di Modernizmi ka kriju Totalitarizmat, mendoj anasjelltas, qe totalitarizmi ka kriju moderninizmin.

Ja dhe tani tregove perseri qe je petroninse qe lexon libra, rri sa rri dhe hop nxjerr nga ndonje ngambrapamodern tjeter qe ka shkrujt libra. Tani na doli Adorno, qe ka thene se ngambrapa Aushviçit zotrie nuk ka me poezi zotrie, ka vetem postulate shkencore cinike.

Tutta la cultura dopo Auschwitz, compresa la critica urgente ad essa, è spazzatura.smiley

E forte je vallaj, e forte, vetem prej teje po rri ne blog akoma. Te imagjinoj derr seksi.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).