8 vjet pamvarsi

Pas asaj pune aq kërkimore e të lodhshme, plaku i urtë dhe studjues Dimitri Ivanoviç Mendeljev arriti të rendisë elementët e Natyrës në bazë të masës së tyre atomike, ndonëse kjo e fundit nuk dihej akoma se sa ishte për sejcilin element. Ai u nis nga premisa të tjera në këtë renditje, nga afërsitë, ngjashmëritë dhe të kundërtën e këtyre dy të parave, që paraqisnin elementët dhe materialet e ndryshëm në reaksionet e tyre kimike, gjatë eksperimenteve të bëra nga kimistët dhe alkimistët. Pra, këto eksperimente molekulare u paraprinë saktësisht edhe eksperimenteve dhe zbulimeve të mëvonshme atomare. Një punë madhështore kjo e kimistëve para-mendelianë, një finalizim i përmasave epokale renditja tabelare e Mendeljevit për ato 63 elementë të njohur deri atë kohë. Ky gjeni i shkencës kaloi jo vetëm vite e muaj me punë shkencore, por para finalizimit gjenial të tij kaloi edhe tre ditë e tre netë pa gjumë, derisa më 17 shkurt 1869 ai arriti në përfundim të kërkimeve të tij, në finale të kuptimit të kësaj renditje, që elementët zenë –sipas peshës atomare– vendin e tyre në Natyrë. Një ditë më pas qëndronte gati në letër kjo renditje elementësh, duke filluar nga hidrogjeni (me masën atomare më të lehtë) e deri tek plumbi (me masën atomare më të rëndë, atë 82, të njohur deri në atë kohë). Dhe Mendeljevi la edhe vende bosh në tabelën e tij, sepse parashikoi elementë të tjerë të pazbuluar akoma, që duhet të zinin vend midis atyre të zbuluar deri këtë kohë... Ah, e di, ... e di që kjo e dhënë, shumë njerëzve sot nuk u krijon asnjë emocion, për t’mos thënë: vetëm nënqeshje! Ç’ironi! Ç’tragjedi, thuaj!

139 vjet më vonë, më 17 shkurt 2008, pikërisht pas një dëshire dhe përpjekje paqësore të shumicës shqip-folëse të Kosovës, me ndihmën edhe të bllokut ushtarak NATO dhe nënshkrimit të marrveshjeve të mëpasme midis shumë palëve, me të cilat u arrit të largohet dominimi policor dhe ushtarak serb nga kjo krahinë, në këtë datë kjo krahinë shpalli pamvarsinë e saj, pamvarësi e njohur nga shumë qeveri, shtete dhe parlamente të botës deri më sot, por megjithkëtë akoma jo e njohur nga OKB (UNO) dhe shtete të tjera. Kjo datë (17 shkurt) lidhi kështu rastësisht përpjekjen gjeniale të shkencëtarit rus me përpjekjen po ashtu të mundimshme të këtij populli të vjetër për pamvarsi. Por kjo datë –mendoj se– lidh diçka më tepër se kjo përpjekje gjigande e dy kohëve të ndryshme. Ajo lidh atë kuptim dialektor të fenomeneve të natyrës dhe shoqërisë.

Natyra është një proçes. Gjithshka është në lëvizje. Elementët hyjnë në reaksione të ndryshme në kushte të caktuara. Prej miliarda vjetësh ato e bëjnë këtë, duke na dhënë elemente dhe materiale të vazhdueshëm, duke na dhënë trupa të ndryshëm, kuptohet nën ligjësi të caktuara të Natyrës, në të kundërt do të ekzistonte kaosi, do të ekzistonte vetasgjesimi. Rruga evolutive e Materies, Universit, Natyrës gjindet tek kjo tabelë mendeljeviane, tek rregulli që ajo na prezanton. Si e tillë, aty gjindet edhe rruga evolutive e njeriut, e shoqërisë; edhe kjo, nën ligjësi të caktuara, e jo ashtu kot kuturu.

Ky proçes evolutiv ka lidhëzat e tij, izotopet, të cilët përshpetojnë proçeset kimike. Pikërisht, këto atome elementësh me numër neutronesh të ndryshëm nga atomet e tjerë të familjes ku bëjnë pjesë, pra të elementit të cilit i përkasin, janë kryesisht reaktivë, të hedhur e të papërmbajtur. Pikërisht nëpërmjet tyre bëhet shpesh kalimi i një elementi, apo materiali, në një tjetër. Apo dhe asgjesimi i njërit dhe tjetrit atom elementi, apo molekule materiali të caktuar. Ato përshpejtojnë kështu transformimin e pareshtur të natyrës, ato njohin vetëm lëvizjen e vrullshme. Nëpërmjet tyre natyra jeton!

A nuk është edhe shoqëria njerëzore pjesë e Natyrës? Pa diskutim! Ajo përbëhet nga qëniet biologjike –ndoshta– më të evoluara, njerëzit. E natyrisht, fenomenet dhe ligjësitë e natyrës i kemi edhe tek shoqëria. Tek kjo e fundit kemi gjithashtu izotopët e saj. Gjithmonë e përherë. Ndryshe edhe shoqëria do të vdiste.

Izotopët e shoqërisë gjithashtu janë të dallueshëm, –grupe të caktuara popullsie, zona të ndërmjetme të banuara ose jo, apo dhe një krahinë e tërë me popullsi të përzier, siç është rasti i Kosovës. Ky izotop i shoqërisë ballkanike dhe europiane, i cili në përbërjen e tij atomare i përket në shekuj elementit alban, ka patur në vite e shekuj tendencën e një aktiviteti hipertonik (mëse aktiv), dhe kjo nga shkaqe të njohura, sepse ka qenë prej mijra vjetësh në mes të rrugës ku kalonin ushtritë europiane dhe ato aziatike, në aleanca dhe vasalitete nga më të ndryshmet këto. Kështu roli izotop iu bashkëngjit prej shekujsh e shekujsh këtij territori, për t’mos thënë prej 2-3 mijë vjetësh. Ashtu siç iu bashkëngjit edhe folklori fetar dikur, dhe ai nacional më vonë, si karakteristika të izotopit shoqëror, kudo dhe gjithandej.

Tashmë ky izotop i lëvizëshëm dhe aktiv ka nevojë të bëhet i qetë, si dhe të tjerë izotopë natyrorë dhe shoqërorë. Jo vetëm për të ardhmen e tij, -po e po kjo-, por edhe për atë të elementit me të cilin identifikohet, elementit alban të Shqipërisë; e po ashtu dhe të elementit tjetër që ka pranë e me të cilin e lidhin dhjetra fije në rrugën evolutive europiane, atë serb të Serbisë. Ky izotop me gjashtë gjëndje qualitative, siç e tregon edhe flamuri i tij me gjashtë yje, gjindet në atë periudhë proçesesh ku vendoset e ardhmja e tij, të cilën disa forca brenda e tij e marrin si të mirëqenë, duke kaluar në veprime që dhe vetë elementët nuk do t’guxonin ti ndërrmernin aq kollaj. E kam fjalën këtu për nacionalizmin e sëmurë që po shfaqet në disa grupime –për momentin– jo aq të forta, por sidoqoftë me tendenca eksporti për jashtë. E kam fjalën edhe në fetarizmin radikal që ka nisur të ulet këmbë-kryq në territorin e këtij izotopi-Kosovë. E them këtë, sepse ky izotop po rrezaton sot në botë karakteristika (tendenca) të një elementi, biles karakteristika bajate dhe agresive, çfarë mund të bëjë edhe shkatërrimin e pjesëshëm apo të përkohëshëm të vetë elementit me të cilin identifikohet.

Mendoj se Dija është një nga medikamentet më efikase për të ardhmen e Kosvës. Fatkeqësisht kjo nuk është absolute, por relative. E shpesh, edhe subjektive. E bazuar kështu në përvojën e kaluar. Kush pretendon të kundërtën, po ua them o njerëz, mos e besoni, sepse është profet i gënjeshtër. Të tillë njerëzimi ka patur me bollëk, siç ka patur edhe grindjet dhe luftrat e tij. Dhe kam frikë, se në Kosovë besohen më shpejt ata që përhapin të vërteta absolute, se ata që përhapin të vërteta relative. Për ta kapur dhe kuptuar këtë të fundit, duhet mësuar dhe punuar shumë. Jashtzakonisht shumë! Burra dhe gra, të rinj e të reja! Me idealizëm dhe sytë përpara! Me orientim drejt Yllit Polar, yllit tonë europian! Ashtu siç dhe plaku i urtë rus dhe i përkushtuar shkencës, Mendeljevi, me të cilin izotopin Kosovë e lidh kjo datë e shenjtë e saj, 17 shkurti. 

18 Komente

bukur

Vjen nje kohe dhe luftetaret e djeshem, te zhytyr ne llumin e analfabetizmit me doktorata shkencore, mendojne vetem per ngrohtesine e kolltukut te tyre. Vjen nje kohe dhe kupton se vendi qeveriset nga horra. Otomane qe e flasin shume keq shqipen.

Por jeta e njeriut eshte e shkurter. Sot ne vitin 2015 shkenca, teknologjia marshojne me hapa vigane perpara smiley . Koha ecen shpejt. Shoqerite perendimore po kerkojne gjithnje e me shume te drejta, liri e mireqenie. Njerezit tashme komunikojne me njeri-tjeterin ane e mbane globit me nje intensitet me te larte se me pare. Ata shohin, degjojne. Ata duan nje jete me te mire. Ata nuk kenaqen. Ata e dine se njerezit, ashtu si therrmijat, jane kurdohere ne levizje. Ne cdo cast. Genjeshtrat, hipokrizite, intoleranca, marrja peng e fateve jane te papranueshme. Kushdo qe te vije ne krye do te tjetersohet nga pushteti. Ndaj, gjithmone ndryshim. Gjithmone deshira per mire.

Jemi ne 2016.

aq me mire ! smiley

+100

Artikulli i Marksit ketu, ishte jo keq, bente nje lidhje te bukur ndermjet ligjesive te Natyres dhe asaj te Shoqerise, veçse kish shum teori pergjithesuese dhe pak gjera konkrete. Do ishte mire qe autori ta rishkruante apo te jepte nje zgidhje konkrete, plane konkrete, jo keshtu pergjithesime qe duken si nje fllad i kendeshem ne pamje te pare, por qe nuk japin drejtim konkret. 

139 vjet më vonë, më 17 shkurt 2008, pikërisht pas një dëshire dhe përpjekje paqësore të shumicës shqip-folëse të Kosovës, me ndihmën edhe të bllokut ushtarak NATO dhe nënshkrimit të marrveshjeve të mëpasme midis shumë palëve, me të cilat u arrit të largohet dominimi policor dhe ushtarak serb nga kjo krahinë, në këtë datë kjo krahinë shpalli pamvarsinë e saj, pamvarësi e njohur nga shumë qeveri, shtete dhe parlamente të botës deri më sot, por megjithkëtë akoma jo e njohur nga OKB (UNO) dhe shtete të tjera

Per cdo shkrim qe sillet ketu te peshku eshte mire qe te jepet edhe nje sqarim i vogel.

Nese shkrimi eshte i perkthyer te jepet referenca.

Nese shkrimi eshte i bazuar edhe ne punime te tjera te jepet bibliografia ose nese eshte krejtesisht punim i autorit.

Nuk e di ke quan autori shqip foles se kosova ka shqiptare 40 karat ketu e mijera vjet.

nuk e di ne ca emisioni marsian i ka pare keto perpjekjet paqesore se ne njohim te pakten shekullin e fundit qe ka kercitur pushka e lufta midis shqiptareve e serbeve.

Dominimin policor serb do ta zevendesoja me dhunen policore serbe.

Keto vetem per kete paragraf.

Te gjitha keto shkrime jane te miat. Nese do merren nga diku, eshte e natyrshme qe do te jepet referimi. 

Termi. apo pershkrimi "shqip-foles" ka te beje me shqiptaret, panvarsisht nese keta jane 40 karat apo 4 karat, nese jane prej mijra apo qindra vjetesh shqiptare. Termi "shqip-foles" perdoret ne raste ku kemi te bejme me komponime te perziera, sic eshte shoqeria ne Kosove, qe ka dhe jo shqip-foles. 

Perpjekjet per pamvarsi ne Kosove nga grupimi shqip-foles kane qene kryesisht paqesore. Incidentet midis grupimeve te para te UCK dhe milicise serbe, apo betejat gjate luftes se dyte boterore, apo cdo perpjekje me arme nuk kane konsistuar direkt dhe teresisht per pamvarsine e Kosoves, sic kane qene bie fjala perpjekjet dipllomatike te fund-shekullit te 19, apo ato ne fund te viteve 80 dhe fillim-viteve 90 te shek. qe sapo lame. 

"Dominimi policor dhe ushtarak serb" ka te beje ne shkrim me largimin e tij nga Kosova, pas marrveshjeve te nenshkruara. Pra mos i ngaterro gjerat! Dhe ajo kryesorja, thelbi i shkrimit ka te beje me ndikimin qe ka arsimi, kultura dhe perpjekja paqesore intelektuale e shqip-folesve ne pamvarsine de jure akoma jo te fituar te Kosoves, gje qe fatkeqesisht -ne vend te kishte ngritje- ka nje fare ulje ne kete grupim ne Kosove gjate viteve te pamvarsise de fakto. Kjo eshte kryesorja dhe jo cic-micet e terminollogjise.

Termi shqipfoles ne vendin tone eshte term perbuzes per te treguar qe disa njerez i lidh vetem gjuha me kete vend dhe jo ndjenja e perkatesise. Kosova eshte popullsi homogjene me mbi 90% shqiptare shume here me homogjene se shume vende te evropes ne kete moment mqs ju e quani popullsi te perzier.

Pavaresia e kosoves ne rradhe te pare varet nga populli shqiptar dhe nga trajtimi shume i dobet qe po u behet ceshtjeve madhore por mos te harrojme qe mbeshtetja qe po i ben komuniteti evropian eshte shume skars ku pavaresia e saj nuk njihet nga vende te dores se dyte si rumania,qiprua etj. Ndihma monetare per te nxitur punesimin eshte qesharake. Dokumentat e kosoves jane me te diskrimunuarit e plot e plot te tjera. Pra te besh perpjekje intelektuale sa te duash, nuk behen kur ke xhepin bosh.

Nuk eshte cic mic per tu kapur kot me kot por nje terminologji e sakte nxjerr dhe nje shkrim me profesional. p.sh shqip foles eshte term perbuzes per te qene asnjeanes e mos te prishi njeri qejf i quan thjesht shqiptare kosove po te anosh nga ne jane perpjekje shqiptaresh autoktone...

 

Je ne terezi mo, qe vazhdon e perdor termin "shqip-foles" per shqiptaret etnik qe jetojne ne Kosove? Sa klase shkolle ke ti qe s'di te besh dallimin nga etnia dhe grupime gjuhesore. Ne Kosove shqip flasin serb, ashkali, boshnjak, gorane e shqiptar. Shqip-foles eshte dhe Dacici i cili ka lindur ne Prizren por nuk ka qene nder ata "shqipfolesit" qe kane dashur Pavaresi.

Shkrim pa shume thelb, me shume gabime (ideore dhe gramatikore) dhe me pasaktesi. Ti ndoshta je nisur nga nje qellim i mire, por duket qartazi qe ke njohje te percipta per temat qe do te trajtosh. Shpresoj te reflektosh/mesosh/lexosh me shume e te shkruash me pak. Suksese!

p.s PAVARESI!

populli shqipfoles,nacionalizmi=radikalizem fetar!smiley

nuk behen petullat me uje ,ka thene mendelejevismiley ooo marksovicsmiley

kur kosova te kryeje aktin mese normal e te logjikshem  e ti bashkohet shqiperise,ti , besoj se mund te kryesh vetvrasje ose te suicidoheshsmiley sic i  mund ti thote zezakperformeriasmiley

 

 

Krahasimi eshte nje cik strange pasi nga ana shkencore eshte i pasakte. Isotopet nuk shquhen per veti katalitike, kjo per vete karakteristikat e tyre. Perdoren ne shume procese katalitike por si rregull nuk jane ata katalizatoret. Plus qe te quash proces kimike si evolutiv eshte absurde.

Nuk tha njeri qe izotopet jane katalizatore, pasi izotopet jane nje tjeter kategori. Ato jane ne kategorine e elementeve, pra te njesise atomare; po te duam ne gjuhe popullore mund ti quajme elemente jo te paster. Ndersa katalizatoret jane ne kategori me te avancuar, ate te materialeve te ndryshme, pra edhe te njesise molekulare. Keshtu katalizator mund te jete nje material por dhe nje enzime e caktuar e stomakut.

Dhe ajo kryesorja, procesi evolutiv perfshin te gjitha reaksionet qe ndodhin ne natyre, perfshi dhe ato laboratorike. Natyra eksploron vete ne drejtime te ndryshme, gjithnje duke ruajtur -per habi- polarizimin, pra edhe ecen nen ligjesi te caktuara. Vete madheshtia e Mendeljevit ishte se ai dalloi i pari kete ricikel tek elementet, pra karakteristika te njejta pas disa peshash te caktuara atomike te tyre. Shpesh keto cikle elemntesh i krahasojne me tastierat e pianos, ku do-re-mi-fa-sol-la-si-do perseriten ne oktava me te larta.

Ky proçes evolutiv ka lidhëzat e tij, izotopet, të cilët përshpetojnë proçeset kimike

a. Proceset evolutive jane ato procese qe kane tipare adaptuese, procese pershtatjeje, ne baze te parimit te seleksionit (natyror ose artificial). Jo cdo proces ku ka transformim ose diversitet eshte evolutiv. Nje proces kimik nuk eshte evolutiv pasi nuk ka as mutacion as seleksion te karakteristikave te tij e aq me pak trashegimi.

b. Nuk di si ta kuptoj kete "natyra eksploron ne drejtime te ndryshme", sdq izotopet nuk jane rezultat i ndonje mutacioni ose ndryshimi te ligjeve te natyres, jo per gje por elementi i pare i krijuar ne univers ka qene nje isotop, deuterium.

c. Pershpejtimi i reaksioneve kimike quhet katalize, nuk ka emer tjeter, substancat qe e pershpejtojne quhen katalizatore.  Nuk eshte e vertete qe katalizatoret jane "kategori me e avancuar (?)", ka plot elemente kimike qe perdoren gjeresisht si katalizatore: psh paladiumi, platini etj. Nga ana tjeter eshte e vertete qe isotopet shfaqin te ashtuquajturin "efekt kinetik te izotopeve", por kjo eshte shpejtesi e ndryshme e reaksionit jo pershpejtim.

Me sa po shoh, ti shkruan ato qe japin tekstet shkollore pa analize llogjike. tekste te cilat jane bere sot, shto uje e shto dy-tre kokrra oriz dhe keshtu pambarim. Procesi evolutiv i Natyres eshte dicka objektive i pavarur nga ne. Kur flasim per tipar adaptues, ne kete rast kemi parasysh subjektin tone te vrojtuesit. Nje kendveshtrim prej 1 mije vjetesh na jep per nje dukuri te caktuar definicionin (apo percaktimin) e adaptimit. Ndersa po e njejta dukuri e caktuar, ne nje kendveshtrim prej 1 miliard vjetesh, na e eleminon kete faze adaptimi, duke na treguar nje proces te caktuar. 

a.Kush tha se ku ka transformim ka dhe evolucion!? Ne shume transformime kemi edhe regresion. Nuk po me kujtohet tamam emri i kimistit anglez para 200 vjetesh, i cili arriti te kunderten e eksperimentit te Lauvazhjese, duke ndare kaliumin nga nje element tjeter... Te gjitha fjalite tek paragrafi i pare yti jane zgjatime te kota, jashte atyre qe permban shkrimi im. 

b.Natyra eksploron ne drejtime te ndryshme, -kjo d.t.th. ja gjithe sa te sheh syri dhe nuk te sheh, -grimcat elementare, atomet, elementet, molekulat, trupat e ndryshem, gazet, uji, planetet, yjet, galaktikat, kafshet, njeriu, etj. jane keto evolime te Memes Natyre. Izotopet jane shpesh ato elemente qe hyjne ne marrdhenie "dashurie" me elemente apo izotope elementesh te tjere, apo qe zberthehen me shpejt. Formimi i deuteriumit (qe permend) duhet te japi te kuptoje se si Natyra/ Materia evolon. Gjithkush meson se hidrogjeni duhet te jete elementi fillestar -nese flasim per nje fillim te Materies- dhe pikerisht, bashkimi i dy atomeve hidrogjen per te na dhene nje atom helium kryet me kollaj me ane te hidrogjenit me dy neutrone dhe nje proton, -nese nuk kam gabuar- deuderiumit pra. A nuk eshte ky izotop keshtu nje ndihmes per evolimin e Materies?!.. 

c.Sic ta shpjegova mbreme shpejt, (se ate moment po jepte TV lajmin e valve gravitacionale; dhe edhe tani duhet te shpejtoj ta shoh me mire ne TV dhe internet cfar eshte zbuluar detajerisht), katalizatore mund te jete edhe nje izotop, katalizator mund te jete edhe nje elemnt, si zinku p.sh. ne nje eksperiment te caktuar, katalizator mund te jete edhe rryma elektrike, qe ndikon te ndaje nje material ne elementet fillestare, katalizator mund te jete edhe ajri per nje proces te caktuar. Pra, mos i ngaterro kategorite. (vazhdon)

Gjithkush meson se hidrogjeni duhet te jete elementi fillestar -nese flasim per nje fillim te Materies- dhe pikerisht, bashkimi i dy atomeve hidrogjen per te na dhene nje atom helium kryet me kollaj me ane te hidrogjenit me dy neutrone dhe nje proton, -nese nuk kam gabuar- deuderiumit pra.

Cdo proton mund te konsiderohet berthame hidrogjeni. Hidrogjeni eshte "kota biskota" smiley.

Nese flasim per nje fillim te materies, minutat e para te universit (memes natyre), temperaturat jane teper te larta per nje krijim te heliumit nga hidrogjeni, behet fjale per 60 milion grade. Zinxhiri eshte ne fillim neutron - proton (berthame hidrogjeni) - deuterium H2 qe jep He3 dhe H3. vetem kur temperatura eshte ftohur mjaftueshem, mbas 3 minutash, i gjithe deuteriumi kthehet ne He4 (helium i zakonshem) per te dhene perafersisht perqindjet qe jane dhe sot 75% H, 23% He, 0,001% D edhe i cik litium dhe berilium. Pastaj s'ka me gje per ca qindra- mijra vjet .

Sidoqofte ta quash kete proces evolutiv me duket e tepert. Ta qush entropine si "eksplorim qe ben natyra" eshte poetike por per mua eshte thjeshte entropi. Natyra ndryshon por shkak te ligjit te dyte te termodinamikes.E perseris, cdo proces evolutiv ka seleksion. Mund ta argumentosh ashtu si ti por argumenti jot eshte "koncepti i forte antropocentrik", vetem se e ke marre anasjelltas. Je ti si vrojtues qe i nenshtrohesh selektimit, jo natyra. Nuk ka nje selektim te karakteristikave te natyres. 

Megjithate kam pershtypjen se po flasim kithtaz, s'ka lidhje me temen e artikullit origjinal gjithesesi.

 

(vazhdimi):  Pra, mos i ngaterro kategorite. Izotopi eshte nje element i caktuar, i cili ka nr. te ndryshem neutronesh nga protonet, p.sh. ne nje familje nje djale mund te kete natyre femerore, apo nje vajze te kete natyre mashkullore, -keta mund ti qujme figurativisht izotope. Apo Kosova qe ka ca afersi me Serbine me shume se sa ka Albania, (aferisa territoriale, prezenca e dikurshme edhe e sotme e perqindjes serbe aty, perzierjet mes njeri-tjetrit mes martesave, etj.) e bejne ne kuptimin figurativ (metaforik) Kosoven nje izotop. Dhe se fundi, kur flet per efekt kinetik te izotopeve, (nuk me kujtohet ta kem hasur diku deri me sot kete per izotopet, por nuk ka rendesi pas eshte e kuptueshme), edhe nje here po e perseris qe "pershpejtimi" ketu ka te beje ne lidhje me elemntin. Ky i fundit ka veshtirsi te hyje ne nje reaksion te caktuar ne KRAHASIM me izotopin e vet. Kaq! Shpresoj te jem shpjeguar qarte!

Marksiiii, fole sa fole, po noi gjo konkrete sikur nuk the gjo. Si duhet bere me mire per çeshtjen e Kosoves, qe dhe ezotopet e komponentet e tjere te stomakut, te mos krijojne diarre. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).