Shpresat e ekspertëve të mjedisit, të mbështetur nga Ministria e Mjedisit për të shpallur zonën detare pranë Porto Palermos në Shqipërinë e jugut si “Park Natyror” i mbrojtur, kanë hasur pengesën e Ministrisë së Bujqësisë, e cila nuk jep shpjegime.

Një grup ekspertësh të mjedisit janë përpjekur gjatë vitit të fundit të shpallin zonë të mbrojtur një sipërfaqe detare pranë Porto Palermos në Shqipërinë e jugut, por vendimi final i qeverisë për këtë qëllim mbahet i bllokuar nga refuzimi i Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, mësoi BIRN.

I njohur në kohët e lashta si gjiri Panorama, zona e Porto Palermos është në përgjithësi e pabanuar dhe ende e virgjër, si pasojë e historisë së saj si një bazë ushtarake detare e ndaluar për popullsinë civile.

Por përgjatë dekadës së fundit, e gjithë zona e bregut të jugut është nën presion të vazhdueshëm për të ndërtuar më shumë objekte për qëllime turistike, presion që rrezikon të betonizojë çdo pjesë të territorit.

Sipas një studimi të kryer nga një grup ekspertësh, pasuria natyrore e zonës është aktualisht nën kërcënim konstant të presionit të krijuar nga aktivitetet njerëzore, ndërsa mbrojtja e saj me një status të veçantë argumentohet se do të ndihmojë për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit natyror.

E ndërsa ekspertët e mjedisit po kërkojnë prej kohësh shpalljen e zonës si pasuri natyrore e mbrojtur, përpjekjet e tyre janë penguar pasi një pjesë e institucioneve publike kanë shfaqur rezistencë ndaj planeve për mbrojtje.

BIRN mësoi se ndonëse projektvendimi për shpalljen e Porto Palermos si zonë e mbrojtur është përgatitur tashmë prej shumë muajsh nga Ministria e Mjedisit, Ministria e Bujqësisë, si përgjegjëse për administrimin e sipërfaqes ujore detare nuk e ka dhënë lejen e saj në mënyrë që projektvendimi të kalojë për miratim në Këshillin e Ministrave. (Kliko këtu për të parë projektvendimin)

Argumenti zyrtar së përse kjo ministri nuk miraton këtë propozim është  se brënda hapsirës  për t’u shpallur zonën e mbrojtur janë dhe disa tunele që administrohen nga Ministria e Mbrojtjes, por disa ekspertë argumentojnë se vonesat në miratimin e projektvendimit mund të lidhen me interesa ekonomike.

Dokumentet zyrtare të lexuara nga BIRN tregojnë se të gjitha ministritë që kanë një rol në zonën e Porto Palermos e kanë dhënë miratimin paraprak për vendimin me përjashtim të Ministrisë së Bujqësisë.

“Ministria e Bujqësisë nuk ka asnjë arsye tjetër për ta penguar atë VKM por për deri sa në atë vend ka  disa tule  në Pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, Sekretari i Përgjithshëm pranë Kryeministrisë, Engjëll Agaçi ka vendosur në mbledhje me sekretarët  e përgjithshëm të ministrive, të cilat janë të përfshira në këtë zonë, të verifikohen pretendimet  e secilës prej  kërtyre insitucioneve, përpara kalimit të VKM-së”-deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Bujqësisë, Karmen Gjani.

Harta e zonës së propozuar për t’u mbrojtur në Porto Palermo

Por BIRN mësoi se Ministria e Mbrojtjes, e cila zyrtarisht ka nën pronësi instalacionet ushtarake tashmë të braktisura të zonës, e ka dhënë miratimin e saj bashkë me Ministrinë e Kulturës, e cila ka nën administrim kështjellën historike të Ali Pashës. I vetmi institucion që po bën rezistencë mësohet se është Ministria e Bujqësisë.

“Kjo zvarritje apo lënie në hije e propozimit mund të lidhet me interesa të rëndësishme financiare që lidhen me industrinë e akuakulturës që për fat të keq është shumë e zhviluar në gjirin e Porto Palermos dhe ka edhe kërkesa në rritje për ta zhvilluar me tej”, thotë Genti Kromidha, president i “Institutit për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri”, një nga autorët e studimit që solli hartimin e planit për shpalljen e zonës të mbrojtur.

Sipas planit, një zonë prej rreth 2 mijë hektarësh, nga të cilat, 315 hektarë në tokë dhe rreth 1700 hektarë në det duhet të shpallen zonë e mbrojtur ku nuk lejohet ndërtimi.

Studimi vëren se aktualisht disa kompani kanë marrë licenca për të shfrytëzuar ujërat e gjirit për prodhimin e peshkut, por disa nga këto kompani janë përtej afatit të licencave të tyre dhe teorikisht duhej të qenë mbyllur.

Interesa ekonomike

Planet për shpalljen e zonës të mbrojtur nisën në fillim të vitit 2015 ndërsa në qershor shpresohej se vendimi do të miratohej dhe zona do të shpallej e mbrojtur. Por aktualisht në zonën që synohet të shpallet park natyror, katër kompani private kanë ngritur struktura për prodhimin e peshkut në kushte gjysmënatyrore, ndërsa shpallja e parkut natyror nënkupton mosripërtëritjen e licencave ekzistuese. Për më tepër, studimi ekologjik thotë se subjekti Mihal Kokëdhima vijon aktualisht punën pavarësisht se licenca ka përfunduar në vitin 2011. Disa subjekte të tjera, licencat e të cilave mbarojnë në vitin 2016 dhe 2018, do të duhet të mos përfitojnë rinovim të licencave në rast se zona shpallet e mbrojtur.

Aktualisht, zona e Porto Palermos është nga të paktat pjesë të bregdetit të jugut e cila nuk është dëmtuar në shkallë të gjerë nga ndërtimet pa leje, por presioni për objekte turistike gjatë viteve ka qenë i lartë, përfshirë kërkesa për të përdorur gjirin si një port jahtesh apo thashethemet për transformimin e kalasë së Ali Pashës në hotel luksi.

Burimi kryesor i paligjshëm i daterit

Studimi ekologjik vëren se zona e Porto Palermos është një nga zonat kryesore të nxjerrjes së paligjshme të midhjes gurëshpuese Lithophaga e njohur më së shumti në Shqipëri si dateri, peshkimi dhe tregtimi i të cilës prej shumë vitesh është i ndaluar me ligj në Shqipëri por që pavarësisht kësaj, vijon të serviret me bollëk nëpër restorantet e peshkut në të gjithë vendin.

“Mbledhja e paligjshme dhe shkatërruese ka shkaktuar dëmtimin e brigjeve shkëmbore për shkak të mbledhjes së paligjshëm të daterit Lithophaga përgjatë bregdetit Jonian të Shqipërisë, në thellësinë deri në 6-10 m. Gjurmët e këtij aktiviteti janë të dukshme nga karakteristikat e gropave të nxjerrjes së Lithophaga në shkëmbinj dhe gurë në zonën e Porto Palermos”, shkruhet në studim. (Kliko këtu për të lexuar studimin)

“Nevojitet ndërmarrja e masave të forta, për të siguruar ndalimin e kësaj veprimtarie, për të shmangur shkretëtirëzimit e jetës detare përgjatë zonave shkëmbore të bregdetit,” vijon më tej studimi.

Presidenti i “Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri”, Genti Krodhima,  tha për BIRN se zvarritja e  miratimit të vendimit lidhet me interesat e aktiviteteve ekonomike që po zhvillohen në Gjirin e Porto Palermos.

“Ne kemi kërkuar  Porto Palermo të vendoset  në kategorinë e zonave të mbrojtura pikërisht për ta shpëtuar nga zhvillime të pakontrolluara që i kërcënohen realisht zonës, qofshin këto të akuakulturës apo edhe të ngritjes se resorteve të mëdha turistike apo transformimit në një zonë ekskluzive banimi-pushimi, ngritjes së një porti jahtesh, e të tjera ide të ngjashme” – thotë Krodhima. Sipas tij, shpallja sa më shpejt si zonë e mbrojtur  e Porto Palermos është e vetmja mundësi për të ruajtur këtë zonë me pasuri të larmishme natyrore.

Në rast se projektvendimi “Për shpalljen e Ekosistemit Natyror Detar-Bregdetar të Gjirit të Porto Palermos-Llamani “Park Natyror” miratohet nga Këshilli i Ministrave, kjo zonë do të bëhet e dyta në Shqipëri pas parkut të Karaborunit dhe Sazanit, që shpallet zonë e mbrojtur tokësore dhe detare. Kostoja për buxhetin e shtetit nga miratimi i projektvendimit raportohet të jetë rreth 1 milionë lekë në vit, fonde që do të përdoren për të punësuar roje për mbrojtjen e parkut natyror.

Shqipëria ka miratuar një strategji dhe plan veprimi për ruajtjen e biodiversitetit pak vite më parë ku i ka vënë detyrë vetes të shpallë si zona të mbrojtura detare rreth 10 për qind të territorit detar të vendit deri në vitin 2020, thuhet në relacionin e projektvendimit që pret miratimin nga Këshilli i Ministrave. (Kliko këtu për të parë relacionin e projektvendimit).

Bregdeti ujor shqiptar përbëhet prej  420 km dhe deri më tani  ka vetëm një zone nënujore të mbrojtur , zonën e Karaburin-Sazanit, e shpallur si e tillë në vitin 2012. Shpallja e një pjese të bregdetit si zonë e mbrojtur ndihmon për zhvillimin e qëndrueshëm pasi në këto zona lejohet vetëm peshkimi artizanal dhe peshkimi rekreativ ndërsa paqja për zonën nënujore krijon kushtet për shtimin e faunës nënujore që eventualisht do të peshkohet më vonë në zonat e pambrojtura.

 

15 Komente

Mos jeni pak si vone me kete shpallje!? Aty do te mjaftonin vetem per 3-4 muajt e veres disa kabina druri, te cilat ne shtator duhen ngritur serish prej vendit. As nje grame beton! Nese ai gji do te shfrytezohet gjate veres nga mijra apo dhjetra mijra turiste do te kemi aty ndotje te detit, si ne Sarande. Ndryshon puna nese lejohen disa dhjetra deri disa qindra turiste.

Flm Ron qe po ve ne jete ca ke lexuar te VQ!

+1

+1

Porto Palermo eshte zone ushtarake dhe perdoret nga NATO ne raste te vecanta, keshtu qe nuk mund te shpallet zone e mbrojtur mjedisore. BIRN ben mire te shikoje marreveshjet shumepaleshe e dy paleshe qe duhen respektuar. 

Por BIRN mësoi se Ministria e Mbrojtjes, e cila zyrtarisht ka nën pronësi instalacionet ushtarake tashmë të braktisura të zonës, e ka dhënë miratimin e saj bashkë me Ministrinë e Kulturës, e cila ka nën administrim kështjellën historike të Ali Pashës. I vetmi institucion që po bën rezistencë mësohet se është Ministria e Bujqësisë.

 

Mimit nuk i besohet. Jep dekorata pa lexu, jo me te lexoje marreveshje qe ka nenshkruar vete shteti qe perfaqeson. 

O Pjer, boji icik nai paranteze a nai koment ketyne linqeve, se gjithe fryke klikojme se mos na co me nai porn site a ku di une ... taksirat e ke. 

Ja sa te erresohet, mos e lej shkumen me u tha ...smiley

Por BIRN mësoi se Ministria e Mbrojtjes, e cila zyrtarisht ka nën pronësi instalacionet ushtarake tashmë të braktisura të zonës, e ka dhënë miratimin e saj bashkë me Ministrinë e Kulturës, e cila ka nën administrim kështjellën historike të Ali Pashës. I vetmi institucion që po bën rezistencë mësohet se është Ministria e Bujqësisë.

20 anëtarë të Kuvendit të Shqipërisë, kryesisht të Lëvizjes Socialiste për Integrim, pritet të firmosin një nisëm ligjore, për të kaluar të gjitha koncesionet e ministrive në Kuvend. Koncesionet janë kthyer në një rrezik kombëtar. Sajohen shërbime imagjinare vetëm që paratë e shqiptarëve të kalojnë në duart e një personazhi, i cili më pas kanalizon paratë në xhepat e ministrave....smiley

Sajohen shërbime imagjinare vetëm që paratë e shqiptarëve të kalojnë në duart e një personazhi, i cili më pas kanalizon paratë në xhepat e ministrave

Sa mire qe i dini keto teknika. A thu se i keni bo vete kur keni qene ne pushtet merr pushta! 

Kjo goca e Mrikes dhe mbesa e Palit ka bo ca shkoll ne Itali dhe me shkru italisht ...

keto partizanet qe ju keni shume nostalgji na kane çliru ka façizmi gjoja nuk te ka bo pak histori gjyshi smiley

 

https://www.youtube.com/watch?v=tyRdO8MWQKM

 

Po pse titulli i koncertit ne italisht qe mos te merret vesh qe po i kujtoni ?

I gjati mban   lulekuqen  simbolin e Remembrance Day edhe ne diten e çlirimit tone ...

E pike e zeze , majmunet s'kane te mbaruar ...

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).