Ajo është një vajzë që thotë se është këngëtare. Nuk e njihja këtë artiste, madje fotot e saj i pashë këto ditë në rrjet. Nuk mund të them që nuk më bëri përshtypje, megjithatë për të shuar kërshërinë lundrova në internet dhe gjeta këngët e saj. Çika bukuroshe nga Puka ka dy hite “T’sunami” dhe “Loca loca”. Nuk do të bëj asnjë koment për to, sepse do ngjaj old fashion, por prej tyre kuptova mjaft në lidhje me këtë personalitet.

Vajza u bë e njohur, sepse tha copë që një deputet i martuar i Partisë Demokratike e kishte lutur të bëhej e dashura e tij, me premtimin se do e mbante si vajzë sheiku. Nisi menjëherë hetimi nëse deputeti ishte geg a tosk, madje pati përpjekje të lavdërueshme për të bërë një identikit të tij. Duket goca, pasi kuptoi që kjo histori mund të mbante, të nesërmen për par condicio tha se një ofertë të ngjashme kishte marrë edhe nga një ministër socialist. Meqë prej vitesh jemi një shoqëri voyeuriste që jemi mësuar ta shohim botën si telenovelë nuk është çudi që të presim episodin ku do na dalë sipërmarrësi, më pas ndonjë ambasador, gazetar e nuk di se kur mund të sosë kjo lypje publike.

Xhesika ka gjasa të ketë treguar të vërtetën dhe tronditja e shkaktuar ka po kaq gjasa të jetë mbjellë në një ambjent të përshtatshëm, ndaj nuk ka përse të mos besohet, madje nuk ka përse të fshihemi pas gishtit. Në Shqipëri njerëzit e kamur disi ose të pushtetshëm, me një pozitë shoqërore të lakmueshme e kanë kthyer kurvërinë në standard moral. Bigamizmi ose marrëdhëniet paralele janë një farë vlere që i përkasin shoqërisë sonë. Këtu, politikanë, pasunarë, gazetarë, pronarë mediash e jetojnë ditën duke ulur brekët, duke dërguar sms, prenotuar oda bujtinash, shtëpi me qira, madje duke patur nga dy-tre familje dhe disa palë fëmijë.

Në Shqipëri kjo nuk përbën kurrfarë skandali. Ka plot prindër që kanë pranuar ta kenë bijën mantenutë, por u pëlqen jeta e saj, fjala vjen me një BMW X5. Kjo ndodh ditës për diell, ndaj këngëtarja u besua pa një pa dy.

Në Shqipëri askush nuk u ndje keq që për muaj e muaj drejtuesit e një media u kthyen në kodoshë të pronarit, i cili kishte kërkesa të veçanta për moshën e vajzave që kalonin në audicione. Një modele e talentuar, shumë e bukur nuk pranoi të shkonte në këtë shtrat duke preferuar të fejuarin e saj të panjohur në faqet VIP. E zbuan nga puna dhe e zhdukën nga ekrani. Tek ne, megjithëse jemi treg shumë i vogël ka udhëheqës të rëndësishëm programesh që promovojnë vajza në televizion dhe politikë në shkëmbim të favoreve seksuale, madje kjo dallohet ashiqare në TV, por nuk konsiderohet imorale. Në politikë karrierat shpesh përcaktohen nga ofshamat që lëshohen në zyrat e kateve të larta.

Të gjithë e dinë në Shqipëri që shumë nga personazhet e njohur të faqeve rozë janë escort ose si i thonë në shqip shoqëruese të shtrenjta. Vajza që nuk kanë punuar qoftë dhe një ditë, i sheh të hedhin në rrjete sociale foto në avionë privatë, plazhe eksluzivë, në qytete dhe hotele tejet të shtrenjtë mbuluar me stoli marramendëse.

Vajza nga Puka, ndoshta në mënyrë të rëndomtë vuri në pah vanitetin konsumist të kësaj shoqërie, e cila nuk beson në asnjë vlerë, përveç shpenzimit të vrullshëm të parave dhe lapërdhive. Ndoshta ajo nuk e di që mësues në Pukë ka qenë Migjeni, njeriu që shkroi tregimin “Historia e njenës nga ato”, rrëfenjë e cila përsëritet brez pas brezi, nga gjyshi tek biri dhe më pas tek nipi.

27.al

Disa ditë më parë një këngëtare me emrin Xhesika Ndoj deklaroi se kishte patur oferta tunduese nga deputetë për të fjetur me të. Fillimisht u shkruajt për një deputet të PD-së, më pas Ndoj saktësoi se deputeti ishte socialist, dhe se nuk ishte i vetmi. - Shënim Peshku (Ja pse e refuzova ofertën për seks të deputetit...)

65 Komente

mc*

cuca patjeter lexon peshkin. nji fel pd-se e tjetren ps-se

*muhabet curvasc

Kam pershtypjen qe kuptohet per ke pronar aludon Keli.Nuk e nderon. Kam respekt per te se eshte nder te vetmit qe ne TV nuk i ka vene vetes nje maske,po ktu duket ne rolin e atij qe ka pergju mas dere. Si i mrenshem,nuk i takon atij me nxierr kto muhabete.

Te ban pershtypje vershimi i cucave bukuroshe ne emisionet sportive.Nuk kane asnje lidhje(ose nuk kan pas) me subjektin qe trajtojne ne emisionin e tyne,msojne permensh si gjeli kangen, shtojne edhe asetet fizike dha ja ku u garantu suksesi.

Ni moderatore e nje debati politik ne tvsh,nuk ishte t'u marre vesht ca po flitej ne emisionin e vet,saqe paneli filloj ta injoronte dhe e vijune debatin per llogari te vet. smiley

po me Lapardhane, çpaten ?!

perfundimisht, ndonje i LSI e ka kapur Xhesiken, sipas parimit: kur grinden dy vete, fiton nje i trete.. (edhe  karakteristikat e tij jane te njohura tashme: deputet/ biznesmen, barkmadh, tullac, X5  etj)

ca ke me tullacet ti? sikur ke qan solidarizu me ket gategori qe ti e pate quajt, "e nderuar"! : smiley

asgje nuk kam, perkundrazi..  sa pashe te ky shkrim qe edhe Demi  ka permendur X5,  fap ma beri zemra..  prapa X5  eshte gjithmone nje tullac.smiley, sipas klishes..smiley

...smiley

une kam floke ai para,  thote...     ne fakt  duhej te thoshte me qarte fare: ai/ tullaci ka pare,une kam lesh !smiley    kjo eshte diferenca..

tullaci qe ne perrallat dhe gojedhenat  me te lashta te popullit tone  na del nje figure dinake, i zgjuar, inteligjent qe ne fund gjithmone fiton.  mendoj qe perbaltja dhe denigrimi qe u behet tullaceve, vjen pikerisht nga zilia qe kane per ta.smiley

Kjo qe ben vajza eshte nje fare prostitucioni light ku tutorja eshte po vete ajo. Te kene qene kushtet e jeteses kaq te keqia valle sa ta coje deri te ky profesion? Sa poshte mund te biesh vetem per pak karriere televizive!

"Bigamizmi ose marrëdhëniet paralele janë një farë vlere që i përkasin shoqërisë sonë. Këtu, politikanë, pasunarë, gazetarë, pronarë mediash e jetojnë ditën duke ulur brekët, duke dërguar sms, prenotuar oda bujtinash, shtëpi me qira, madje duke patur nga dy-tre familje dhe disa palë fëmijë."

Poligami ne shoqerine shqiptare. Edhe kjo na duhet.

nga pikepamja racore, eshte gje e mire ne fakt, po ti s'ke si ta kuptosh. (duke qene femer ke konfikt interesi) 

ja psh imagjino luanet. ata jane luane se nje i vetem pallon shume femra (nje trupe apo familje ka vetem nje mashkull). do ishin kthyer ne mace sikur çdo mashkull te pallonte femren e tij, te jetonin ne çifte ose pa familje fare. 

sepse ai qe eshte i afte t'i mbaje shume femra, eshte luan. nga pikepamja gjenetike, per te pasur femije te forte, po luaner dhe jo mace apo lepuj, ai meriton te shtohet et te trashegohet vetem. ndryshe me kohe degjeneron i gjithe fisi apo raca, siç u ka ndodh plot popujve kur civilizohen. u humbet viriliteti meshkujve.

Ky shpjegim elokuent eshte katerciprisht bindes. Krahasimi luan/mace nuk le vend per debat. Jam thjesht kurioz per elefantet. Ose fundja dhe hipopotamet...

kurioziteti ne punet tona eshte i tepert.

si dhe luani eshte mbreti xhungles dhe jo elefanti. pastaj kafshet qe ushqehen me bar (si vegjetarianet) jane budallaqe pranej dhe fryhen.

Ah po. Nuk e mendova gjate per kafshet budallaqe barngrenese. Se dihet boterisht qe majmunet banane-ngrenes psh u hane kaken fjala vjen hienave per zgjuarsi

o profil, ca mendimi ke ti per krimbin e mendafshit?

puna eshte qe ne s'jemi majmuna. s'jane ata parardhesit tane.

 ne hame mish qe te lujm fene. ndersa majmuni eshte njeriu vegjetarian apo bananongrenes. jane mesiguri regresi yne. s'donin me henger mish ne ato kohe te moçme, pune trimerie me siguri.

mund te lesh kockat kur gjun per mish, se do vrasesh tjetrin qe mund te te vrase. ndersa bar ka sa te dush, kullot pa mundim te madh. prandaj s'ka nevoje as per zgjuarsi te madhe. s've gje ne rrezik.

Poligamine e praktikojne vendet orientale dhe afrikane. Kush eshte e mira e ketij sistemi sipas teje? Tek keto vende une nuk shikoj asgje te mire apo te vyer per te jetuar. Sipas kesaj i bie qe femrat te turren vetem tek meshkujt alpha. Ndersa pjesa tjeter i bie te martohet brenda fisit se nuk gjen dot partner/partnere. E ne te vertet incesti eshte goxha i perhapur po tek ato vende qe permenda. Jo per ndonje gje po s`ben mire per inteligjencen.

Vendet orientale dhe afrikane qe te zhvillohen si vendet perendimore duhet te braktisin sistemin poligamik njesoj si vendet euro-perendimore braktisen sistemin monogamik dhe vune ne perdorim sistemin anarkik pluripallimik, gjej brim e fut. Ky eshte sistemi ideal, seks i lire = treg i lire, rriten te ardhurat kombetare, rritet prodhimi industrial, prodhimi artistik ne qiell (skulptura mermeri ngado, bide porcelani ready made dushamp, jardin sur le nil) etj.

Per me teper informacion pyet Roland B-ne nga Anglia dhe Bredh-Tredh-Vrimen nga Kanadaja, jane ata qe sherojne te vuajturit nepermjet shkences perendimore te Vrimes.

  

ta shpjegova te miren me duket, eshte VIRILITETI i shoqerise. meshkujt e forte prodhojne po meshkujt gjenetikisht te forte. i forti qe mbarezon shume femra, do beje femije qe i ngajne. ndersa te dobetit, qe jane me te shumte ne numer do bejne femije qe u ngjajne, te dobet. 

keshtu te fortet kane nje shans qe te mbijetojne ne numrin e pafund te te dobteve. dhe keta individet e forte, jane qe mbajne te gjithe shoqerine ne binare NATYRALE. ndryshe meshkujt perfundojne pede, siç po behen sot ne keto shoqerite tona qe jane afer fundit te tyre te zhvillimit. kane humb virilitetin, dhe bashke me te Vitalitetin shoqeror.

s'ka lidhje me incestin fare.

smiley

 

ne fakt femrat mundohen pa mesim fare (pra instiktivisht) te gjejne burre sa me te forte (ndryshe keta te fortet do vuanin per dashnore si te gjithe te tjeret). nuk jane budallaqe.

vetem edukimi i sotem shkollor pa u prish pune te madhe, po i ngeterron.

smiley ti je i modh fare

don te thuash qe i prish pune edukata seksuale qe behet ne shkolle, qe u meson te respektojne te gjithe peniset njesoj, si peniset e forte, ashtu edhe te dobtit, barazi seksuale dmth.

 

http://www.lefigaro.fr/vox/societe/2016/...

artikull i sotem qe thote pak a shume te njejten gje, por qe nxjerr konkluzion te gabuar ne fund.

nuk eshte filozofia qe duhet te zevendesoje edukaten seksuale, por LIRIA. kalamjt duhen lene ne qejf te vet (te lujn ne lagje me kopaca), se natyra, instikti i tyre, i edukon me mire, me DREJT. keshtu burri behet burre e gruja gru vetvetisht (siç i ka bere natyra).

Njeriu eshte kryesisht "qenie sociale", po perdor nje term illuminist, po s'ka gje ben edhe ky per ta dalluar nga kafshet qe kryesisht jane "qenie biologjike", siç i ka bere natyra. Biles njeriu ka edhe nje funksion tjeter, te edukoje kafshet duke i bere "kafshe sociale", t'i nxjerre nga natyra, si psh ben me qente qe dijne vetem te kafshojne kur jane siç i ka bere natyra.

Intervista eshte shume i mire, autorja perpelitet ne fund e thote "filozofi", pra perdor edhe ajo nje term illuminist meqe s'ka nga shkon mes publikut freng (iluministet ishin filozofe), por ajo qe duhej te behej dhe lihet te nenkuptohet qarte eshte se ne shkolle duhet mesuar nje lende qe i ben adoleshentet te pergjegjshem, dmth duhet mesuar lenda e quajtur "pergjegjsi", pastaj vjen lenda e "lirise" si konseguence e "pergjegjsise". Edukimi seksual nuk ka asnje te keqe ne vetevete, varet si perdoret, dmth si gjithnje varet nga motivacioni, dhe sot per sot motivacioni eshte shum i ndyre.

Je jangllesh! E ka mire zonja, nuk ka nordh akoma Franca!

 

Nuk ju pergjigje pytjes per krimbin e mendafshit

Filloi ky qyfyrja. Po pse macet jetojne ne cifte dhe macoku leron vetem aren qe i takon? Ke mbajtur ndonjehere mace ti? Dhe veten luani pallon shume luanesha? Te qenit "kurvar" ka te beje vetem me madhesine e koqeve or ti, dhe jo me te qenit "luan", pavaresisht asaj bashkelidhjes koqe-force-burrni (maco ose vitilitet sic e t. Ja p. sh., shimpanzeu osht mo kurvar se gorilli, pallon me shume shimpanzesha se pallon gorilli gorillesha, prandaj ka koqe me te medha ne raport me trupin se gorilli, por ama, po te dalin tek e tek, gorilli e shqep ne dru. Tani ku eshte njeriu mashkull per sa i perket kurverise (koqeve). Eshte diku mes gorillit dhe shimpanzeut,  pra i ka koqet mesatare, po prape, megjithese shimpanzeu pallon me shume, kjo nuk e ka bere me te forte e me te mencur se njeriu. Pastaj kjo ideja jote e te lenit te femijeve azat eshte nje nga perlat e tjera te tua. Urimi eshte, ishallah nuk je baba, se kishe per t'i marre ne qafe femijet e tu. Mendja gje e madhe, jo vetem per te zotin, por edhe per ata qe e rrethojne.  

Po ai ate do: te kthehet ne kohen kur homo sapiensi bente poligami per arsye mbijetese se nuk i ngelte gje tjeter per te bere. Koha perpara civilizimit dhe poligamia eshte mbeturine e asaj kohe po ku marrin vesh zoterinjte. Perfundojne duke palluar kusherirat e veta si ato qyteterimet e lashta afrikane e arabe per tu patur zili, prandaj kane meshkuj te forte ata: 1.60 te gjate e koeficence inteligjence me 80 pike.

mua me vjen keq qe tere mediat merren me nje lajm te tille...dhe ca me teper nje faqe si kjo...e PPU Plaste ai qe nuk do içik llape, qofte edhe me pare e jo me kur ka mundesi, pushtet dhe influence. Para llapes bien ne gjunje mbreter, perandore dhe me te plotfuqishmit e botes e jo me ca zaberhane shqiptare... qe u duket vetja  sikur jane Napoleone... apo Kazanover

smiley 

Normal.

“Normal që është simpatik. Por gjithsesi është 40 vjeç”.

 

Qenkerka edhe "pak kriminel". Kjo eshte e palejueshme, duhet te jete shume, ata qe jane pak nuk kane dhe aq shume para.

hahahahahhahaah kongetare motra! Thjesht bo reklame seksi, pra kerkon me u shit ne menyre pak me te fisme! E per ket gjo paskan pas talent keto verioret o pjetermustakuqi. Ju meshkujt keni ngel shume mrapa ne krahasim me çikat. 

Por duke qenë se do ishte një personazh i famshëm dhe pak kriminel, nuk pranova”.

smiley

 

Ku eshte problemi ketu?

 

Po nga 'muzika'  tallava qe servir, duket skane faj millioneret dheputet kokemedhenj qe u shkon mendja. Kjo kastile I ben keto kenge me terheq peshq si keta. Une thashe ca kishte ndodh. Mah. Lol

Eshte risi te flase nje burre shqiptar kesisoj, ngaqe ne Shqiperi te kesh dashnore kur je i martuar konsiderohet mes burrash jo vetem si dicka normale, por si arritje 'profesionale'.

Ne kete pike, packa se padashje, Enkeli e minimizon fenomenin duke u fokusur vetem tek burrat e pasur dhe te pushtetshem. Mbase ngaqe s'ka guxim te thote qe shume (shumica) e shqiptareve jane shnderruar ne qenie lavire, si qente e rrugeve, ne shume drejtime, jo vetem sa i perket tradhetise bashkeshortore. Hidhi nje sy te pergjithshem Shqiperise dhe gjendjes se saj dhe t'i hep si me pince alibirat se fajin e kane vetem elitat e korruptuara polit-mafioze. 

Kurse kritika (kritika + zilia?) ndaj femrave qe vete-ofrohen si prosti-shoqeruese dhe bejne pushime me avione private eshte pakez skic ne kete artikull kryesisht parimor. Sa kohe qe qafetrashet do kene kerkesa per fytyrekaucuke si kjo cuca (sorry Xhesika) apo per te tjera kukulla per ti pasur rreth vetes si orendi, do kete dhe femra qe prostituojne veten. Fundja ky ndryshojne keto femrat (parimisht) nga zvarraniket qe bejne agjitprop dyleksh per partine ose pronarin qe pa e perfituar nje cope vendi pune te rendomte? 

~~~~~~▄▌▐▀▀▀▀▀▀▀▀▀▀▀▀▀▀▀▀▀▀▀▀▀▀▀▀▀▀▀▀▀▌
~~~▄▄██▌█ ░░The Bitchslap TRUCK IS COMING░░░ ▐
▄▄▄▌▐██▌█ ░I know a few people who need a ride░ ▐
███████▌█▄▄▄▄▄▄▄▄▄▄▄▄▄▄▄▄▄▄▄▄▄▄▄▄▄▄▄▄▄▌
▀(@)▀▀▀▀▀▀▀(@)(@)▀▀▀▀▀▀▀▀▀▀▀▀▀▀▀(@)(@)▀▀▘

Këngëtarja e njohur kosovare Adelina Ismajli ka vite qe ankohet nga politikanet.Ja cfare shkruante vjet  një status në FB: 

“Unë nuk ja m aq e fuqishme që të luftoj me të gjithë ju ministra, zëvendësministra, kryetarë, hajna, deputetë, kriminelë, bosa, gjyqtarë, biznesmenë, që tash e 20 vite keni dashur të jem gruaja apo dashnorja juaj. Kurrë nuk do ta besoja që për këtë vrimë, tek e cila nuk keni qasje, do të shkaktonit kaq shumë shkatrrime. Po ta dija, do ta lyeja me ar”. smiley

eee fiksimi o i keq  smiley 

Ma var, s'ma var , une boj detyren time si kurvar ... -Ka pas thone Taku i Shajes.

vajza nga Puka problem i madh

cfare funderrimash qarkullojne media shqiptare sidomos kur bejne dhe moralistin

Nqs vajza nga Puka do te kishte thene qe i ishte vardisur nje deputet i PS besoj se do komenti do te ishte ndryshe.

po grate e ketyre barkdëncave te "kapur", e leshojne ndopak paduar kur i shoqi ja lyp Xhesikes?

Me siguri per keto e ka patur shkaba kur fliste per mamate seksi qe nxirrnin femijet xhiro ne trotuaret e KP.

barkdencave smiley

 

Si tha Kallashi :ma ka lyp edhe hoxha I Londres .smiley

Ky eshte ai qe Gruaja i kaloi tek Comt ?

Te udheheqte bashkshortja e E.D.-it ne vend te lartesise se tij, me versionin e saj te feminizmit (kerkon ta kriminalizoje abortin), Xhesikat shqiptare do te braktisnin minifundet, belfiet dhe blah-blah-blah-te ne rrjete sociale per nje jete me parimore dhe me kristiane. 

C'eshte parimi kristian ne kete kontekst, apo te qenit poshte politikanit vetem me stil misionari? Meqe s'ra fjala, di gje njeri si jane stili musliman e ai ateist? smiley

Oh Xhib..smiley Nese ke ndjekur ndopak krijesen politike Doda, do te kesh vene re qendrimet e saj konservative (referencon shpesh biblen dhe riciklon argumente te katolicizmit zyrtar) mbi familjen, vlerat e shoqerise, etj., etj. Eshte nje fare Sarah Palin shqiptare me dell feminist.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Morali i zagarisjes se lire prevalon ne ket kohe ngamrapamoderne,kishte me than njani.

No shiat, dmth kjo do t'i vare ke palma femrat qe guxojne te mendojne per abort.

Jo s'e kam ndjekur ne fakt politiken e saj, per arsye se e kam veshtire t'i marr seriozisht pikpamjet politike te politikaneve shqiptare te tranzitokracise. Ama keta politikanet si kjo e si Blushi qe ne vitin 2016 zbuluan Krishtin si reference te domosdoshme--dhe perjashtuese per te tjeret--morale dhe etike per shqiptaret jane vertet te frikshem, ngase s'jane shume ndryshe nga ata imamet qe rekrutoin per ISIS ne Shqiperi; dmth njerez me nje podium qe predikojne idiotllike radikale dhe percarese. Llafet e te ty paleve na tingellojne shume te huaja ne 95% shqiptareve te tjere nga Shqiperia. 

Fatmiresisht mileti shqiptar s'degjon shume nga ai vesh, te pakten akoma jo.

Sa goce e cekte ? Cudi si u be kengetare kjo ?

Apo nuk e dinte kjo qe bukuria venitet nje dite , por deputeti do mbet per gjithe jeten ..

 

 

 

50 komente nga xheloze xheloze per kete vajze

Cuni tre vjec:  Mami, mami, a eshte ky truri im (duke tregu bibilushin)?

Akoma jo, te keqen mami.smiley

smiley

Pordh me rigon ...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).