Na kanë thënë që në fëmijëri se mësimi i gjuhëve të huaja është diçka e mirë, se na ndihmon në jetë e na bën të ditur. Nuk është e vërtetë, janë idiotësi me okë.

E mora vesh kur mbarova së lexuari një lajm. Kuptova më së fundi se jo vetëm të dish gjuhë të huaj është e dëmshme, por edhe të jesh përkthyes nuk bën aspak mirë.

Mediat njoftojnë se në Itali, në datën 20 janar 2016, u arrestua në Brennero një shqiptar së bashku me një bashkëkombës të vet. U kapën se kishin me vete 93 kile kokainë jashtëzakonisht të pastër, me vlerë më shumë se 18 milionë euro. Njëri prej tyre u lirua, si të thuash, për një “kleçkë formale” juridike.

Problemi ishte se përkthyesit të caktuar për seancën e konfirmimit të arrestimit, i ishte ndaluar ushtrimi i profesionit për shkak të një dënimi që kishte marrë ndërkohë. Si rrjedhim, avokati kërkoi lirimin për klientin e tij shqiptar, i cili nuk e dinte gjuhën italiane. Sipas gjasës, thonë mediat, trafikanti i drogës tani gjendet në Holandë ku është edhe rezident.

Shoku i tij, ai që e shoqëronte me makinë, gjithashtu shqiptar, mbeti në burg. Arsyeja? Sepse duke mos pasur nevojë për përkthyes, pra ngaqë e dinte gjuhën e huaj, procesi vazhdoi dhe iu konfirmua qëndrimi në burg. (Për mosbesuesit lajmi gjendet ImolaOggi, 6 shkurt 2016).

Çfarë na mëson kjo histori? – do të thoshte mësuesja e fillores. Kjo ndodhi e vërtetë na mëson se në shoqërinë e sotme dituria ndëshkohet, se është e panevojshme dhe se nuk duhet të mësojmë gjuhë të huaja. Edhe përrallat që na tregojnë studimet kinse moderne, se gjuhët e huaja zhvillojnë trurin dhe inteligjencën, janë gjepura fund e krye. Gjithashtu na mëson se drejtësia është drejtësi, forma është formë dhe përmbajtja është përmbajtje. Pastaj forma shndërrohet në përmbajtje e përmbajtja në drejtësi.

Nga ana tjetër kemi zanatin e përkthyesit, i cili ka kohë që ka humbur prestigjin e vet social. Tani jemi të gjithë përkthyes, me në krye Google-n. Por të jesh përkthyes me profesion është e rrezikshme, jo vetëm se bie në burg, si në rastin e mësipërm (edhe pse enigmatik nga motivet), por edhe për faktin se fatkeqësia jote është lumturia e tjetrit, e atij që nuk di gjuhë të huaj. Mors tua vita mea, do të thoshte ndonjë hajvan që di latinisht.

Pastaj është çështja ekonomike. Sa e leverdishme është njohja e gjuhëve të huaja sot? Sa mund të fitosh, sa të ndihmon në jetë? Ato 18 milionë euro, as në ëndërr nuk ka për t’i parë, qoftë përkthyesi më i mirë i botës. Kurse tjetrit, pa ditur asnjë fjalë, i mjafton një rrugë, që të marrë aq para sa është buxheti i shtetit shqiptar. Ndoshta duhet një ngarkesë pak më e madhe, por nuk është e vështirë.

Sido që ta kapësh çështjen, gjuhët e huaja janë të dëmshme. Tani, kemi pak kureshtje për njohurinë e gjuhës së nënës, shqipes, nga ana e atij tipi, që shpëtoi nga injoranca e gjuhëve të huaja; se nga çka shohim në televizionin shqiptar, nuk na duket se suksesi në ekonomi e politikë varet prej njohjes së saj. Por as nga kultura e përgjithshme. Përkundrazi. Ndoshta kemi të drejtë, se gjindje pa shkollë, helbete.

Peizazhe të fjalës

22 Komente

"Çfarë na mëson kjo histori? – do të thoshte mësuesja e fillores."

 

-kjo histori na meson: qe kot qaheni nga sistemi i dtejtesise ne Albanie. sistemi ne Italie qenka me keq!

dhe zotni Donald Lu-ja, zamet e ka, kur te mbaroj se reformuari sistemin shqiptar te drejtesise, ti jap nje dore antiruxho dhe atij te Italise.

te pakten italia ka hyre ne dekaden e shtate te studimit per reformen ne drejtesi

Belul i dashur me gjithe respektin por sistemi drejtesise eshte hale kudo vetem se dhe halete kane karakteristikat e tyre me pllaka pa pllaka e parfumosur apo jo me hidromasazh etj.

Ne kete mes ky yni eshte dhjertore publike. Kudo njerezit e kane nje cmim qe mund ti blesh.

jo vetem qe dhjesin ne sistem, por edhe ne bythe te njeri-tjetrit, sic eshte bere me pronat

po bulkth spaska te ngopur njeriu per pasuri.

Po ca pret nga Lu-ziu, shkoi mesoi dhe shqipen. Dmth simbas shkrimit ...smiley

Italia nuk eshte se shquhet per sistem drejtesie , kjo eshte gje qe dihet .

futi dhe nji brdaf ktu pjer

smiley

 

Hallall djalit. Hajt për hajër, gëzohu i javë se do e kapin prapë. E po, mësoni gjuhë të huaja, se kjo është thjesht rastësi.

Vazhdo te jete ne inventar Peshku ? Me lajmeroni kur te hapet prap ... Forza Juve !

"Çfarë na mëson kjo histori? – do të thoshte mësuesja e fillores."

-Kjo histori na mesoi se edhe po te dish gjuhen e huaj kur je ne faj bej sikur s'merr vesh .

Dhe ky nisur nga nje discrepancy burokratike ka kerryer gjithe kete nonsens . 

Edhe ne pune e kudo, cfare koha a sistemi inkurajon eshte padituria ... paaftesia ... mediokriteti... e me rradhe...  te pakten indirekt. Taking the best advantage  of loopholes te sistemit, eshte loja sot, thone. Jo e ditura.

Ye distant spires, ye antique towers,
That crown the watery glade,
Where grateful Science still adores
Her Henry's holy Shade;
And ye, that from the stately brow
Of Windsor's heights the expanse below
Of grove, of lawn, of mead survey,
Whose turf, whose shade, whose flowers among
Wanders the hoary Thames along
His silver-winding way.

...To each his sufferings: all are men,
Condemned alike to groan;
The tender for another's pain,
The unfeeling for his own.
Yet ah! why should they know their fate?
Since sorrow never comes too late,
And happiness too swiftly flies.
Thought would destroy their paradise.
No more; where ignorance is bliss,
'Tis folly to be wise.

 

"ODE ON A DISTANT PROSPECT OF ETON COLLEGE," T.G.

E forte, e bukur, e hidhur! Injoranca dhe padituria kane dhe ato Hyun e tyre qe i mbron! Fatkeqesisht!

... Mesoni vetem gjuhe te prodhuara ne vend. Te cajme bllokaden imperialiste-revizioniste.

Me Forcat tona

Me Partine ne krye

Me hov revolucionar !

Iu lutem sillni the artist formerly known as oidriso se osht bo ketu si ke morgu i spitalit 2...

Keto jane raste te rralla ne historine e drejtesise smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).