Shkova sot ne mengjez per te paguar detyrimin mujor per konsumimin e ujit dhe te takses se pastrimit te bashkise tek nje nga pikat e arketimeve te ndermarjes se ujsjellesit te Tiranes. Ne parantez po ju them, qe ka te pakten mbi 3 muaj qe fatura mujore per kete sherbim nuk me vjen, por edhe tek pika ku une bej pagesen, nuk ma ofrojne me nje sherbim te tille. Pra, paguaj pa qene i pajisur nga shitesi me nje fature. Kesaj radhe vendosa te mos paguaj derisa ndermarja apo shitesi i ketij sherbimi te me japi faturen. Dhe kete gje e bej edhe ne perputhje me ligjin nr. 99/2015 dare 28 Tetor 2015 pika 3 ku thuhet:

3. E drejta e blerësit për të mos paguar për mallin apo shërbimin nëse nuk i jepet fatura dhe/ose kuponi tatimor sipas Ligjit. Çdo blerësi, person fizik, juridik ose individ, i lind e drejta të mos kryejë transaksionin për vlerën e mallit ose shërbimit të ofruar, nëse shitësi nuk lëshon faturën tatimore ose kuponin tatimor, në përputhje me ligjin.

Nese dhe ju qytetare te Tiranes keni te njejtin shqetesim mos paguani se jeni te mbrojtur nga ligji. Vetem keshtu mund te ndihmojme kete qeveri qe po perpiqet me te gjitha menyrat te luftoje informalitetin dhe korupsionin.

11 Komente

Nuk e kuptova kete legalishten shqiptare une. smiley 

Commercial Law as taught by Uversiteti Vitrinat. 

Nese ti je ne posedim te mallit ose gezon sherbimin, dhe nese shitesi ose ofruesi i sherbimit nuk te jep fature, ty te lind e drejta te (a) mos paguesh dhe, (b) te vazhdosh te posedosh mallin, ose te vazhdosh ta gezosh sherbimin! 

smiley

Allah ndihna! 

Nuk kane fun k@rlliqet qe lexojme nga Shqipnia. Cdo dite! smiley

Timi, vellai binjak i berberit,  ka kaluar me opoziten dhe po u ben qytetareve thirrje per:   mosbindje civile !.smiley

 

PPU  eshte pergjegjes gjithashtu  dhe ben gabim qe lejon dhe i jep platforme cilitdo tipi qe vjen ketu verdalle dhe mendon se ka  te drejte te  bej thirrje te tilla..

smiley 

Mire mer lal, mos i paguj fare se kamata te rritet dhe ne fund edhe ta presin ujin fare.... 

O Timi, ne rradhe te pare referencen e ligjit e ke gabim (edhe daten e ke gabim). Ai eshte ligji ndryshues i Ligjit nr 9920, Per Procedurat Tatimore. Dhe e dyta, ai neni 41 eshte kur shitesi eshte subjekt tregtar i regjistruar, dhe subjekt i TVSH-se dhe i tatimit mbi fitimin.

Nuk po them qe nuk duhet leshuar fatura nga ndermarrja e ujesjellesit, por duhet gjetur legjislacioni perkates qe i aplikohet ndermarrjes se ujesjellesit.

Pastaj keto ligjet tatimore jane shume te komplikuara. Nuk mjafton te lexosh nje nen apo nje paragraf edhe te dalesh ne perfundime. Duhet lexuar i gjithe ligji ne teresi, e plus edhe vendime e rregullore qe mund te dalin ne zbatim te tij.

Ke shume te drejte per referencen ligjore. Eshte ashtu sic thua ti. Statusi juridik i ndermarjeve te ujesjelles kanalizimive eshte SH A, pra shoqeri anonime shteterore si dhe jane te regjistruara ne QKR konform ligjit per shoqerite tregetare. Gjithashtu jane subjekt i TVSH-se dhe forma e fatures tatimore qe  ato leshojne eshte e percaktuar nga ministria e financave. Besoj se pajisja e klientit pra bleresit me fature tatimore eshte detyrim ligjor dhe edhe sipas ndyshimeve te fundit per procedurat tatimore bleresit i lind e drejta te mos e paguaje mallin apo sherbimin. 

Nga ana tjeter mosdhenja e fatures tatimore per disa muaj resht, ku krahas te tjerave, shenohen edhe konsumi i ujit ne m3 si dhe leximi i sahatit ne fillim dhe ne fund te periudhes se faturimit, krijon mundesi per abuzime nga shitesi, pasi mund te shtoje artificialisht sasine e ujit te konsumuar dhe klienti nuk e reklamon dot. Une do ta provoje njehere ti shkoje deri ne fund kesaj historie. Pra nese nuk me japin faturat nuk kam per te paguar. Po te vijune te me bllokojne rrubinetin do ti hedh ne gjygj. Te shohim se kush do fitoje ligji apo maliqi. Kjo, eshte e vetmja mundesi qe ka nje individ si une te ndihmoje shtetin ne luften ndaj korupsionit. Por, nese kete gje do ta bejne edhe shume konsumatore te tjere te regullt por qe nuk jane pajisur keto 3 muaj me fatura, ndihmesa do te jete akoma me e madhe.

Ujesjellesi i Tirones ka edhe nje website ku pretendohet se mund te shikosh faturen tende online, por per fat te keq faqja thote se  eshte ne rikonstruksion te shoqeruar nga nje melodi e bukur. lol

Mund te paraqesesh nje ankese Timi. Nje ankese zyrtare prane bashkise.

E pashe qe website nuk punonte se u mundova te lexoja legjislacionin aty. Sic e the edhe ti, ujesjelles kanalizimet jane ndermarrje shteterore, por te regjistruara si subjekte tregtare (shoqeri aksionere). Mendoj se duhet te kete legjislacion ekstra per keto, per sherbimet qe ofrojne. Ndermarrjet shteterore qe ofrojne sherbime te tilla kane tjeter status. Fatura e tyre eshte titull ekzekutiv. Te keshilloj te ezaurosh nje here rruget qe te ve ligji ne dispozicion (ankohu ne menyre administrative) para se te ndermarresh veprime te tjera me koken tende.

a ka nje site per problematika te tilla nga qytetaret, bashkia? sic funksionoi ai per policine & krimin psh. E pakta te raportohej aty shqetesimi, se shume hall eshte padiskutim...

Me thene te drejten, nuk e kuptova dot, perse duhet te shkoje dikush tek pika e pageses se ujit, kur nuk e ka thirrur kush (nuk i ka çu njeri fature)

 

Shume i drejte shqetesimi i ngritur, vetem se autori (i prekuri) duhet te mos i ndahet informimit te metejshem, sepse aty ndrrojne shume rregulla dhe ligje qe nuk merren vesh! Ky tregon kete ligj, mirpo avokati i firmes se ujit tregon ligj tjeter! 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).