Sabire është një ndër muxhahedinët iranianë, të sjellë në Shqipëri sipas një marrëveshjeje ndërshtetërore me Uashingtonin për arsye humanitare, që u siguron atyre strehimin.

TCH: Jeni muxhahedinë?

Dy femrat muxhahedine: Po

TCH: Cili është kuptimi i fjalës muxhahedin?

Dy femrat muxhahedine: Nuk mund ta shpjegoj për ju…

Muxhahedinja: A e njihni regjimin e Ajatollahëve?

Për shkak të rrezikimit të jetës, ajo – si gjithë të tjerët – përpiqet t’u shmanget filmimeve për të ruajtur identitetin, ndërsa si luten të mos nxirret asnjë e dhënë për vendin ku jetojnë.

“Jam kundër fundamentalizmit në Iran. Për mua ishte shumë e rrezikshme të jetoja atje, sepse qeveria iraniane ekzekutoi shumë nga miqtë e mi. Unë nuk mund të kthehem në Iran, sepse aty ka diktaturë. Kam qenë mësuese në Iran, e nëse do të jetoja atje, do të më arrestonte regjimi i ajatollahëve për të më ekzekutuar, sepse shumë nga miqtë e mi – siç ju thashë – janë vrarë”, thotë muxhahedinja Sabire.

Gruaja, e cila përmend shpesh se është një refugjate politike, jeton në periferi të kryeqytetit, në një ambient të marrë me qira. Ndërkohë, në një zonë tjetër po periferike, TCH takon sërish muxhahedinë.

Fillimisht ata na presin me çaj, mbase siç e do tradita e vendit të tyre. Por edhe për ta, kamera do të thotë ekspozim e për pasojë rrezik.

Por ndërsa Amir shfaqet tepër i shqetësuar, shoku i tij Farah pranon të bisedojë, por me një ndryshim, më së shumti është ai që na pyet se kush jemi dhe çfarë duam.

TCH: Ju nuk jeni muxhahedinë?

Farah: Po, kemi qenë përpara. Tani ne jemi ndarë.

TCH: Përse jeni ndarë? Pse përpara po dhe tani jo?

Farah: Dëgjo, unë nuk dëshiroj të intervistohem në televizion. Unë, sikurse Amir, sepse është shumë e vështirë për ne, pasi këtu nuk kemi një situatë ligjore të mirë.

Grupi i parë prej 210 muxhahedinësh u soll në Shqipëri në vitin 2013. Prej atëherë dërgesat kanë qenë të herëpashershme. Në Rinas, përmes Ministrisë së Brendshme, raportohet se nga janari 2015 deri në janar 2016 janë sjellë në Shqipëri 524 muxhahedinë.

Por duket se marrëveshja amerikane me Iranin i ka vendosur të gjithë në një situatë të sikletshme. Shqipëria ka ofruar zgjidhjen dhe një oaz të përkohshëm paqeje për këtë komunitet tashmë të padëshiruar nga të gjithë.

37 Komente

Duket si nje shkrim i njerit qe sa ka filluar te lidhe fjalet:

Uashingtonin e shkruan sic thuhet.

te paret i pyet: ju jeni muxhahedine?

grupin e dyte: ju nuk jeni muxhahedine?

 

Faleminderit top channel.

Ata mund te jene te rrezikuar dhe mire bejne qe nuk u shfaqin fytyrat. Urojme qe te jene mire, ne rradhe te pare.

Mirepo qe te vijne mbi 500 shtetas te huaj te kesaj kategorie ne Shqiperi pergjate gjithe vitit qe shkoi, e te vendosen ketu, dhe popullit te mos t'i komunikohet asnje lloj informacioni... Kjo eshte shkelje e te drejtave te shtetasve shqiptare. Nga ana e shtetit shqiptar natyrisht, jo nga ana e muxhahedineve.

Per cfare arsye veprohet ne kete menyre me informimin e publikut? Dhe si mundet ne epoken ku jetojme te fshehesh fakte te tilla? Per sa gjate mendon ministria se do mbahen fshehur keto levizje popullatash?

Në Rinas, përmes Ministrisë së Brendshme, raportohet se nga janari 2015 deri në janar 2016 janë sjellë në Shqipëri 524 muxhahedinë.

 

po kur si shifni ju qe jetoni aty nga ta dijm ne! te gjitha nga qeveria i prisni tu a thote!

Eshte detyre edhe e medias, ne fakt. Por qeveria i ka nenshkruar marreveshjet dhe i ka marre vendimet. Komunikim me publikun nuk di te kete pasur. Ndoshta e kane dhene lajmet. Varja.

 

publiku po pagoi taksat, dritat e me the te thashe eshte ne rregull, te tjerat i di qeveria.

Po gjithe jeten Opozitare do rrine keta ?

gjithsesi ne futboll bejne tifozllek per shqiperine

edhe luftëtarë lol

"luftëtarët opozitarë" dmth keta i bie te leftojne per Saline. smiley

Ne nuk kemi tokë për vete, këta i japin tokë botës....Tmerr! ME 2000 muxhahidinë në Shqipëri harroje turizmin. Nuk vjen asnjë evropian në Shqipëri sapo të dëgjojë fjalën muxhahidinë e xhihadistë. 

Në Finlandë kanë filluar të organizohen milici për të mbrojtur vendin nga pushtimi afro-aziatik. Siç duket edhe për Shqipërinë kanë gatuar gjellën e hidhur, që Shqipëria të bëhet çerdhe lufte etnike, tip Sirie. 

Nuk vjen asnjë evropian në Shqipëri 

Ka vite e vite qe nuk vijne ..shume shume mundt te shikosh kinez, tuq, italian grek qe punojne ne shqiperi , qe ne fakt  ndjehen mire kane biznese  po turist as qe behet fjale  vetem ne male shkojne atje ku ka shume natyre dhe pak  shqiptare bujar 

A c'ja fusni kot ju. Si o nuk vikan Europiane. Ka me qindra e me mijra qe vijne per turizem e per pune. Ne bllok me teper degjon italisht se shqip.

3 mije me shume turiste kane per t'u regjistru kte vit.

Pupupu, kur dalin keta muxhajdinet tane (jo te Iranit) ne plazh. bejne tenda beduinesh, grate totalisht te mbuluara dhe si qenie te dores se dyte. Futen ashtu sic jane me rroba ne det. Tmerr, tmerr.

kete e besoj olso, ndonse vete nuk i kam pare, vetem neper lajme, ne vitet 80 kur shkoja ne plazh Durres, Pogradec nuk me kane zene syte diçka te tille.

e bejne per t'u mbrojt nga rrezet ultraviolet

...

Na jepni neve muxhahedinet ne kembim te ministrave tane(KS),thjesht te shihni nga afer racen e kat'narit  pellazgo-ilir smiley

Perndryshe,shperngulja e muxhahedineve nuk ka te beje me marreveshjen ShBA-Iran siç precizohet ne tekstin e siperm,por ka te beje me ultimatumin e Qeverise se Irakut kunder ketij komuniteti,sipas te cilit ata jane te detyruar te braktisin token irakiane ne afat prej gjashte muajsh.

Natyrisht,amerikanet nuk do te ishin amerikane nese nuk do gjenin nje zgjidhje dora-dores per sistemimin e tyre :

nje shtet hajvanesh dhe idiotesh ku elita politike propozohet nga ambasadat e huaja,gjersa shkalla me e larte e organizimit eshte fisi.

U thafshin duart atyre qe votuan kete klase politike,e cila,te gjitha gezimet dhe endrrat tona europiane i zevendesoi me ujgure,drenicake dhe muxhahedine.

U thafshin duart atyre qe votuan kete klase politike,e cila,te gjitha gezimet dhe endrrat tona europiane i zevendesoi me ujgure,drenicake dhe muxhahedine

Keshtu eshte kur i beson doktoreve ! 

Ti ke harruar forcen qyteteruese e asimiluese te kultures  te lashte shqiptare.pas disa vitesh mes shqiptareve do te mesojne dhe ata te pjerdhin ,te kruajne hunden,bythen peshtyjne apo te shfryjne qurret ne publik.

Te gjitha keto veçori qe i permende ndoshta jane te verteta,por prape,mund te mbyllesh njerin sy smiley

Tash imagjinoje te dashurin tend, i  cili tenton ne mengjes te te zgjoje nga gjumi me kete serenaden qe e postova me lart .Priceless  smiley

Sidoqofte,mos ke merak.Edhe keta muxhahedinet el khalq e kishin zakon te mbanin ne nje dore draperin(lexo:kazmen) ,e ne doren tjeter pushken,prandaj do te inkorporohen shume lehte ne Shqiperi.

smileynew visitor 

smiley welcome in US and A Shkabe.....

Kur thashe une qe Shkaba eshte perfshire ne fushaten e Trump-it, nuk me besuat.

Si shpirt qenka Stalker, thuaj cfare te duash, inatin kija, po hakun mos ia ha. Nejse, rendesi ka qe linqet e Shkabes e bene punen e vet dhe me fund e qasen ne Amerike. 

stalker, po te kisha une nge te merresha me budallalleqe te tilla, faqja nuk do te ishte thjesht nje kopje mediokre dhe shabllon e ekstreme te djathta neper bote. Linkun e solla ngaqe ka lidhje me temen. Madje, une s'jam aspak kunder dyndjes se llumit boteror neper qytetet perendimore. Perkundrazi, me behet qejfi, sepse ata e meritojne llumin dhe ne ketej meritojme te pastrohemi. 

 

.

shife, shife cik videon e pleqve italion. Jane dynd ne Portugali po ca syresh kane perfundu dhe aty.
E degjon ca thote legeni? une me 1 mije euro jetoj sh mire thote se kta fakirat vendas 250-300 euro mezi marrin. Ca t'i thush breshkaxhiut...tallet me robt qe kane mbush plazhet ekzotike anembane botes

Te huajt dhe emigrantet gjithmone na e kane patur me te keqe.

por jo muxhahedinet!

Keta luftojne sistemin e Ajatollah Khomeinit?!? Perse? Per punen e ngjyres se shamies se kokes? Aa, ha! Keta i duan shamiat e kokes ne ngjyre lejla te mbyllur, ndersa sistemi u thote ti mbajne me ngjyra te zeza! E kuptova! Fotografia e tregon qarte!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).