Me urdhër të Prokurorisë së Shkodrës është ndaluar mbrëmjen e të dielës ish-kandidati për deputeti në Shkodër, Sait Fishta. Ndaj tij rëndon akuza për “Ndërtim të paligjshëm në tokë publike”.

Më parë, gjykata kishte vendosur sekuestro preventive mbi 9 pallate në ndërtim në zonën bregdetare të Velipojës. Mësohet se këto pallate janë në pronësi të subjektit “Fishta” shpk, me administrator Sait Fishta, i cili dyshohet se ka konsumuar veprën penale të “Ndërtimit të paligjshëm”.

Biznesmeni i njohur i ndërtimit është ndaluar nga policia në Tiranë. Nga hetimet nga rezultuar se Fishta në vitin 2010 ka marrë 50 leje ndërtimi nga Komuna Velipojë. Sait Fishta, njihet në qytetin e Shkodrës si biznesmen ndërtimi.

Ai ka ndërtuar dhjetëra pallate në Shkodër dhe dhjetëra të tillë në zonën turistike të Velipojës dhe Shëngjinit.

Paulin Sterkaj, Edi Rama, Tom Doshi dhe Sait Fishta në fushtën elektorale të vitit 2013

Fishta, i cili ka qenë sportist i njohur si mundës, për shumë vite është marrë vetëm me biznes, ndërkohë që kohët e fundit ai është aktivizuar në politikë.

Fillimisht ai ishte kandidat për deputet në zgjedhjet e vitit 2009 me LSI-në dhe më pas në zgjedhjet elektorale të 2013 Sait Fishta, ka garuar për ngjyrat e PS, për t’u bërë deputet, por në të dy rastet nuk ka arritur të fitojë.

Sekuestro preventive 9 pallateve

Prokuroria e Shkodrës ka marrë lejen e gjykatës për të vendosur sekuestro preventive mbi 9 pallate në ndërtim në zonën bregdetare të Velipojës, në pronësi të subjektit ”Fishta” shpk, me administrator Sait Fishta, i cili dyshohet se ka konsumuar veprën penale të ”Ndërtimit të paligjshëm”.

Prokuroria e Shkodrës ka zhvilluar fillimisht hetime për ”shpërdorim detyre” ndaj anëtarëve të Këshillit të Rregullimit të Territorit (KRRT) të Komunës Velipojë, në bazë të të cilave u krijuan dyshime të arsyeshme se 9 zyrtarë, përfshirë edhe ish-kryetarin e komunës Velipojë, kishin dhënë në kundërshtim me ligjin disa leje ndërtimi në favor të ”Fishta” shpk.

Në bazë të atij hetimi, KRRT-ja e Komunës Velipojë i kishte dhënë ’Fishta” shpk., leje ndërtimi për ngritjen e disa godinave, pjesë e një kompleks turistik. Por, në bazë të veprimeve proceduriale, rezultoi se këto leje ndërtimi ishin dhënë në zonën bregdetare, të cilat duhet të miratohen nga Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit (KKRRT).

Për këto shkelje, të gjithë ish-anëtarët e KRRT-së së Komunës Velipojë tashmë janë në proces gjyqësor, në të cilin akuzohen nga Prokuroria e Shkodrës për veprën penale të ”Shpërdorimit të detyrës”. Gjatë veprimeve hetimore të zhvilluara ndaj ish-zyrtarëve të komunës, të cilët aktualisht janë të pandehur, Prokuroria e Shkodrës njoftoi zyrtarisht edhe administratorin e ”Fishta” shpk, shtetasin Sait Fishta, se leja që ai kishte marrë për ndërtimin e kompleksit turistik ishte e paligjshme dhe nuk mund të vijoheshin punimet e nisura për ngritjen e godinave.

Por, nga veprimet e kryera në terren, rezultoi se subjekti ”Fishta” shpk, pavarësisht se ishte në dijeni për parregullsitë në lejet e ndërtimit, ka vijuar punimet në këto godina.

Gjendur në këto kushte, si edhe për të ndërprerë vijimin e paligjshmërisë, Prokuroria e Shkodrës në kuadër të hetimeve që po zhvillon ndaj administratorit Sait Fishta për veprën penale të ”Ndërtimit të paligjshëm”, mori lejen nga gjykata për të vendosur sekuestron preventive për ndërtimet në zhvillim, si më poshtë:

Dy pallate 6 kate mbi tokë

Tre pallate në ndërtim, aktualisht në katin e katërt

Tre pallate në ndërtim, aktualisht në katin e tretë

Një pallat në ndërtim, aktualisht në katin e parë

Në bazë të lejeve të paligjshme të ndërtimit, godinat planifikoheshin që të ndërtoheshin deri në 6 kate.

15 Komente

Po ç'faj ka ndertuesi apo firma ne fjale, kur lejet e ndertimit i ka marre nga komuna e Velipojes, dhe eshte kjo pergjegjese nese ka shkelur ligjin dhe jo firma ndertuese. Nese duhen arrestuar, duhen arrestuar dhe çuar para drejtesise, ata qe kane dhene lejet dhe jo ata qe kane investuar per ndertimin e pallateve. 

e lexove mire shkrimin, o Pjero ??  apo je duke pire akoma ate perzjerejen e vererave mesjetare qe ne mengjes ?.smiley

te gjithe  ish-komunaret e Velipojes qe kane dhene lejet jane ne ndjekje penale, te pandehur, dhe jane ne proces gjyqesor...

Për këto shkelje, të gjithë ish-anëtarët e KRRT-së së Komunës Velipojë tashmë janë në proces gjyqësor, në të cilin akuzohen nga Prokuroria e Shkodrës për veprën penale të ”Shpërdorimit të detyrës”. Gjatë veprimeve hetimore të zhvilluara ndaj ish-zyrtarëve të komunës, të cilët aktualisht janë të pandehur,

 

...ndersa ky ndertuesi biznesmani (kusheri i Pirromanit) eshte arrestuar sepse:

Prokuroria e Shkodrës njoftoi zyrtarisht edhe administratorin e ”Fishta” shpk, shtetasin Sait Fishta, se leja që ai kishte marrë për ndërtimin e kompleksit turistik ishte e paligjshme dhe nuk mund të vijoheshin punimet e nisura për ngritjen e godinave.

Por, nga veprimet e kryera në terren, rezultoi se subjekti ”Fishta” shpk, pavarësisht se ishte në dijeni për parregullsitë në lejet e ndërtimit, ka vijuar punimet në këto godina.

 

Ne fakt e piva nje perzierje te vockel smiley nje teke ne mengjez, por artikulli sikur i meshonte investitorit, qe ka me pak faj se komunaret. Investitorit, mund ti nderpriten punimet per ato qe sapo ka filluar, por jo per ato qe ka mbaruar apo mbaron. 

mire ben o Pjero qe pi !   po pijen e mos pi mendë !.smiley     se shkrimi eshte shume i qarte..smiley   

por dakord, direktivat dhe keshillat e tua jane gjithmone te mirepritura dhe te dobishme dhe pushtetaret e Albanies duhet ndjekin seriozisht  ato..

E cuditeshme! Arestohet biznesmeni/investitori, nderkohe ata/ato qe kane dhene lejet e ndertimit dhe qe sipas prokurorise jane te paligjeshme, jane te lire. Ketu duket ashiqare qe prokuroret duan ndonje euro nen dore se shume shpejt e dine qe do te ikin nga kjo pune. 

partija ti jep, partija ti merr

Fishta ka krijuar monopol ndertimesh te shemtuara e te parregullta ne Shkoder; heret a vone do ta pesonte.

 

Jardina, une nuk e njoh kete biznesmen ndertues, por persa kohe ai ka marre leje ndertimi, mbi te nuk rendon noi çeshtje penale. Ndaj tij mund te hapet proçes, vetem nese vertetohet se ai ka dhene rryshfet apo ka ushtruar presion mbi keshillin urbanistik apo mbi komunaret qe kane te drejten e dhenies se lejes se ndertimit. 

Nuk di nese ky rast do sherbeje si precedent per komplekse problematike ne zona te tjera bregdetare mbare vendit ku shkeljet e e rregullimit territorial jane me banale (kompleksi ne fjale te pakten eshte i distancuar goxha nga bregu, nuk eshte pengese levizjeje, parkimi, etj.).

Fishten e tregojne njeri te mire. Ka bere shume bamiresi ne qytetin e tij. Pavaresisht ndjenjava te tij humane ne qofte se ka shkelur ligjin duhet te gjykohet. 

Ça do ta kete pas Gjergjin ky Saiti!

ke Gjergj, ate qe ja beri rilindja e kulturuar shtepine magazine kallamoqi? smiley

ka nis drejtsia me prerje kokash te medha. Shume te rende e paska pas shpaten

nji kto hajduta jane ne pushtet

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).