Një intervistë, e konsideruar e fundit e jetës, që gruaja (dhe bashkëpunëtorja, do shtoja) e ish Diktatorit Enver Hoxha dha për gazetaren Rudina Xhunga ka shkaktuar reagime të forta kundërshtuese, dhe disa mbështetëse ndaj gazetares. Personalisht nuk e ndoqa intervistën, sepse për mua nuk paraqet asnjë interes ajo çka Nexhmija thotë për Nexhmijen, ndaj nuk mund të përcjell një përshtypje personale mbi pyetjet e përgjigjet, por nga transkripti që mund të lexoni në faqen Dritare.net shihet se ka shumë pyetje romantike si psh. njohja dhe rënia në dashuri me Enverin bukurosh, apo kuriozitete të llojit, "Ju keni qenë personazhi kryesor i filmit “Vajzat me kordele të kuqe”?", të cilat ngjajnë lilipute nën hijen e krimeve monumentale që u kryen gjatë kohës kur Nexhmija me të shoq sundonin shqiptarët.

Pyetjet që mungojnë, të cilave Nexhmije Hoxha nuk do të denjonte tu përgjgijej gjithsesi, janë ato mbi vrasjet, burgosjet, torturat dhe shuarjet me fis e me farë të mijëra të pafajshmëve, qindra intelektualëve, klerikëve dhe patriotëve që nuk ishin me Partinë Komuniste. Mjaft të lexosh At Zef Pllumin për të kuptuar sa e tmerrshme ishte ajo që shqiptarët u bënë shqiptarëve pas luftës. Dhe kush nuk lexon dëshmitë e viktimave, natyrisht mund të ngopet e të krijojë bindje të gabuara me rrenat romantike të Nexhmijes.

Edhe 7 vjet më parë, intervista që Xhunga i mori Nexhmijes për emisionin Shqip shkaktoi pakënaqësi. Kjo ndoshta sepse ka një lapsus logjik kur xhelati pikturon portretin e tij historik, dhe viktimat detyrohen të dëgjojnë. Jam i sigurtë se Nexhmija e njeh veten për njeri të mirë, edhe Enveri i saj është një shenjt, kjo bindje e të qenit i/e mirë ndodh edhe tek kriminelët më të përbindshëm. Të gjithë jemi të sigurtë se në thelb, nuk ka si ne.

Problemi që shoh se është prezent vazhdimisht në mediat shqiptare, sidomos në shtypin e shkruar që me rregullsi të frikshme risjell në faqet e para, të ashtuquajturat "dossier" ku mund të lexohet mbi ato që Enveri i tha Mehmetit për Kadriun e ç'bëri ky kur ai i tha ashtu etj si këto, shkrime pa vlerë, që përveçse shtojnë tymnajën që mbulon historinë, i imponojnë shqiptarëve të lindur në vitet 2000 figurat e portretetet e polibyrosë. 

Lajm i fundit: Njeriu po kolonizon Marsin. Makinat pa shoferë janë një realitet. Uji i detit mund të bëhet i pijshëm. Organet njerëzore mund të printohen në 3D... Media, dil nga bunkeri i Bllokut, eja në shekullin XXI.

153 Komente

kolonizimi marsit do te na haje dhe ca kohe, i dashur blend.

Jo, ka ndodhur. Cuan aktorin Matt Damon. smiley

+1

Meet Joe Black.  ne rastin e kesaj: Meet Mortjen !

Mendoj se e ke kapur mirë thelbin e meselesë Blendi.

Që Nexhmija ka të drejtë të përrallisë ça të dojë e si ti dojë, nuk më duket ndonjë problem: shkatërruam (e shkatërruam vërtet?) sistemin që ajo sot, dashje a pa dashje përfaqson, për të lejuar që të gjithë të flasin e të thonë ça tu dojë kokrra e qejfit, Nexhmije included.

Problemi është që s'ka asgjë më interes: jemi prapë të pse Beqir Balluku tha ashtu kur gruaja e Mehmetit tha ashtu e gjëra të tilla pa asnjë vlerë as historike as njerëzore. Raporti jonë - po korrigjohem, jo i joni, jo i imi, po i një tufe blogerash (kupto, gazetarë) që marrin thashethemet e një lagje në Tiranë dhe na e servirin herë pas here. Fakti që ajo lagje quhej Blloku pak rëndësi ka, se përveç thashethemesh nuk sjellin asgjë. Si një big brother që nuk është sinkronizuar akoma.

Problemi, te i gjithë ky, është qoftë rritja me këto muhabet pa bereqet të shekullit të kaluar, qoftë edhe...po e quaj,  sëmundja "Groundhog Day" që bëjmë ça bëjmë po aty vërtitemi.

Ne te shumten e rasteve keto traplliqet Nexhmiste te mediave tona besoj s'kane te bejne me simpati per monizmin a gje te tille por me nivel te larte mediokriteti e papergjegjshmerie profesionale. Per kafshet me kollare dhe makiazh te cilet nga studiot e TV-ve ushqejne nje popull te tere, Nexhimja sjell vemendje (she sells), ndaj botohet. Ne kete pike Nexhmia s'eshte shume ndryshe nga cicat e medha te asaj spikeres se Zjarrit a ca quhej, apo foto-lajmet gjysem pornografike ne faqet e gazetave shqiptare.

Njesoj si me cicat, Nexhmija serviret pa asnje kriter gazetaresk (si te intervistosh pas 25 viteve gruan e diktatorit te Korese se Veriut e ta pyesesh vetem per romanca dhe kepuce me taka) se keshtu maksimalizon shanset qe Nexhmija te pranoje te dale prap ne intervistat e tyre. Sa per faktin qe keto kafshe me apo pa dashje vazhdojne t'i japin bashkepuntores se diktatorit stilolapsin per te rishkruar historine, ciqitemen, thjesht nuk e vret njeri mendjen...tek e fundit mediat tona s'jane mirfilli media e problemi kryesor eshte sa pak flitet per kete fakt!

Shumica e "mediave shqiptare" kane qellim primar qe nepermjet personifikimit te medias te promovojne fitimet tendero-koncensionare te pronarit, me cdo kusht e cdo kosto. Qe ketu kuptohet kollaj edhe pse shume gazetare s'paguhen as mire as ne kohe, edhe pse shumica e "lajmeve" qe ato media prodhojne jane bajga te dixhitalizuara me teknologjine e fundit, si Facebook-u apo studiot alla Fevziste. 

P.S. Me vjen gjynah per te gjithe shqipet qe jetojne ne Shqiperi dhe u *ihet koka dire per dite nga krundet qe bluajne mediat shqiptare, sidomos ata qe i marren lajmet kryesisht nga TV; torture neuronesh.

injoranca komunisto- barbare serviret ne kohe moderne si norme ne sofrat shqiptare smiley

edhe njehere - nji dit dile dit zamani- na dul nexhi sheshit si haxhi pishmani

ej...si thoni, genjen Nexhmija apo i ka te verteta?

95 vjece me kembe me duar dhe c'eshte me mbreslense tmerrsisht e kthjellet,te tjerat, sikur i kemi dit gjithmone.

95 vjece se ka ngrene ushqime bio dhe nuk i ra bytha duke thare kenetat.smiley

Kam tre pyetje per ty Blendi, nëse mundesh t'u pergjigjesh: C'do te thote qe nje interviste shkakton pakenaqesi?  Si e shtojne "dossier"-et tymnajen? E c'do te thote u imponojne shqiptareve (kalamaj besoj e ke fjalen) figurat e politbyrose?

 

Ka shkaktuar pakenaqesi. Nuk e kuptoj cdo te thote te shpjegosh "shkakton pakenaqesi", por po perdor nje shembull, shoh nje mut qeni ne rruge dhe me shkakton pakenaqesi.

"Dossier" u thencin, pasi keta jane pleq nga 90 vjec qe kujtojne me detaje biseda te bera para 70 vjeteve. Une nuk mbaj mend aq qarte sa pretendojne keta, as detajet e bisedave te kam bere para 1 muaji. Ndaj mendoj se shtojme tymnajen. Me lejo te te kujtoj, se c'thote njeri e kundershton tjetri. Secili mban mend ekzaktesisht te kunderten e asaj qe kujton dikush tjeter.

Them imponohen sepse portretet e polibyrose dalin ne faqe te para dalin pothuajse CDO DITE. Kjo per mua eshte e tepert, ndaj imponuese. Por ky eshte vetem mendimi im, ndoshta keshtu ndodh kudo, por s'besoj.

E para, muti i qenit mund te te shkaktoje ty pakenaqesi, po jo te tjereve, per te cilet mund te mos jete as mut qeni. Gazetat nuk jane budallaqe qe i botojne, e dine qe kane "treg". Edhe mua me shkakton pakenaqesi, per te mos thene me vjen per te vjelle, kur ka ndonje interviste te Sales, per te mos thene te gjithe aradhes se PD-se, sinqerisht me vjen per te vjelle, po nuk e bej dot pergjithesimin tend e te them qe keto intervista nuk duhen marre e botuar, se "shkaktojne pakenaqesi". 

E dyta, nese nese ti ke burim me te mire se keta te currufjaksurit per ato ngjarje, bujrum. Nese verejtjen do ta kishe bere per vertetesine e dossier-eve, atehere pune tjeter. Qofte edhe jo keto deshmi gojore, por edhe te procesverbaleve a ku di une te cfare gjeje tjeter te shkruar, dokument zyrtar. Po sidoqofte, thashe, jane nje burim e ne nuk mund te veme doren ne zjarr per vertetesine ose jo, sa kohe nuk kemi ndonje burim te perkryer objektiv. Pastaj secili perdor te menduarit kritik. Ja une po lexoja ate procesverbalin e mbledhjes se Byrose a cfare ishte, per ate pse nuk duhet bere me dyer te hapura gjyqi i Hazbiut. Aty per shembull, kuptova se Enveri kishte frike nga ajo "se c'do thone bota", nga opinioni publik. Domethene qe nuk ishte se e mendonin popullin thjesht si turme, sado eger e kishin shtypur. Pastaj kishte edhe arsyetime qesharake pse nuk duhej mbajtur i hapur, me mire thjesht t'i kishin qendruar asaj qe ka qene ne krye te Sigurimit e Mbrojtjes, prandaj mund te thuhen sekrete shteterore. Pastaj te bente per te qeshur edhe servilizmi i atyre Birose dhe dihej ne fund cdo ndodhte, do behej si thoshte Enveri.

E treta, se dalin portretet ne faqet e para dhe ti mendon vertet se po i imponohen kalamajve e te rinjve. Ata bombardohen sot nga cica e bythe, ti paske hall nga ca fytyra te rreshkura qe as ua heshin qurret. Mire qe nuk the bombardohen nga ato qe thote keta pleqte, se besoj e di qe nuk u lexojne asnje rresht.

thuj ça te dush po nexhi kryeson me iqinetremdhjet komente vs kokderrave me tet, sorry, arg, e kisha nisur pergj diku tj.smiley

Nuk ka cfare te humbase nese flet hapur per gjerat qe kane ndodhur do bente nje sherbim vendit edhe pse nuk do ndodhe hataja, thjesht per info.

-ka te humbase ate qe nuk do te ishte vetvehtja, Nexhmija dmth, nese nuk do genjente nuk do te mashtronte, manipulonte, zbukuronte, justifikonte veprimet e saj dhe kastes se saj (krimet, intrigat) per ngjarjet e asaj kohe. 

pra Nexhmija eshte ne rregull, plotesisht konsekuente me veten e vet !

Nexhmija ka 20 vjet qe jep intervista si dhe ka shkruar te pakten 1 liber. Kush ka interes per ato qe thote mund te konsultohet me shkrimet e saj. Kjo qe ben Rudina eshte si duket tentative per te rritur audiencen ose nje lloj romaticizmi vajzeror - studentja e re qe dashurohet me komandantin e luftes, telenovel e hatashme jo shaka.

Salaj nuk ke takat ti te zberthesh intervjun e nexhmijes. 

kjo intervju para vizites se sekratarit te punve te jashme nuk eshte ashtu rastesisht !

dergohen e priten lajme e kercenime !

Salaj nuk ke takat ti te zberthesh intervjun e nexhmijes.

Pse nuk e shtjellon dhe ca me tej? Kur i thuhet dikujt kjo qe ke thene me siper, zakonisht thuhen dhe arsyet pse Salaj qenka i patakatshem, e jo vec gjysem fjali paragrafike.

Blendi e ke pare dokumentarin per grate e huaja qe u martuan ne Shqiperi? Eshte bere nga nje ekip i huaj dhe eshte nga me te miret qe kam pare per ate kohe. Aty ke dhe vjehrrin e Rudines; hetuesi "quintessential" komunist, qe edhe pse plak pa dhemb, shtrengon nofullat dhe piceron syte me hakerrim. Nuk mundemi me i shpetu simpatise apo ti shikojme gjerat pa syze te veshura kur ato i kemi te aferta.

Ç'thua?

Vika nje bullgare , ben nje dokumentar dhe ti e merr per te vertete ate qe thuhet aty !? Po si keshtu ? Ca di ti nga ato qe kane ndodh ne ate kohe e si kane ndodh?

Aty psh eshte dhe vellai Dhimiter Orgockes, nje inxhinier martuar me nje polake. Historia eshte renqethese, por keta qe futen inxhinierin ne burg , te vellane e bene rregjizor te teatrit te Korces, aktore burre e grua, qe te kontribuonte per njeriun e ri. Te kujtohet Urani qe shpetoi digen ?

E verteta nuk eshte ne kujtime, por ne fakte dhe kjo do referenca te besueshme. Pjesa tjeter eshte interpretim e jo ne pak raste behet sipas midese te atij qe flet

Ky antikomunizmi i viteve 2016 eshte shume banal.

Llogjika se Rudina nuk duhet te jape e te marre intervista se vjehri i saj eshte keshtu e ashtu eshte per ibret. Xhunga e ka perdor Nexhimejn per hesap te vep dhe kjo nuk eshte per here te pare.

 

Po pse cfare duhet me marre per baze, llogjike te tipit: e ben nje bullgare dokumentarin prandaj s'ka si te jete i mire, apo ja ngriten vellain ne detyre tjetrit prandaj s'ka mundesi ti kene bere ndonje gje?

Si dhe rralle kemi shancin te jemi prezent ne nje ngjarje, po kjo nuk na ndalon te analizojme dhe te gjykojme. Se ca di une, cfare kam lexuar, degjuar, apo pare eshte puna ime.

Ja disa gjera qe e bejne kete dokumentarin te mire:

-Ka deshmi reale me ze dhe imazh te atyre qe e konsiderojne veten viktima. Ka dokumentar te tjere ne Shqiperi ku jane mbledhur deshmi ne mase?

-Historite variojne: nga pyetjet dhe presioni ne hetuesi tek tortura dhe ndarje e dhunshme.

-Vete hetuesve dhe gardianeve i jepet shanci te flasin dhe te tregojne anen e tyre.

-Dhe me e vecante viktimes dhe hetuesit i jepet shanci te ballafaqohen (edhe pse jo ne menyre te drejteperdrejte). Eshte i vetmi rast ne Shqiperi qe kam pare te ndodhi. Dhe kur ballafaqohet vjehrri Rudines eshte momenti me fashinant i gjithe dokumentarit per mua. E tradheton veten.

Dhe Rudines i jap te drejte ne fakt, pasi mendoj do kisha vepruar njelloj ne vend te saj. Sic e thashe ka gjera qe na udheheqin qe si kontrollojme ne.

P.S.

Nje nga keto grate e huaja (jo pjesemarrese ne dokumentar) e kam pas komshi. Pakashume e njejta histori.

 

 

Qarte. Nje rast i mire kur une t'i kerkoj ndjese vetes.

Blendi e ke pare dokumentarin per grate e huaja qe u martuan ne Shqiperi?

“Ka qenë një nga shëmtitë më të mëdha të regjimit komunist, që gratë e gjora të huaja, të mbetura në Shqipëri, pas prishjes, pas shkëputjes së Shqipërisë nga kampi socialist, u futën në burg njëra pas tjetrës, ka qenë një hakmarrje burracake. Shteti shqiptar nuk kapte dot spiunët e KGB, nuk kapte spiunët e Gjermanisë, Hungarisë, dhe në mënyrë burracake kapi gratë e tyre,te cilat  bashkë me dashurinë për burrat shqiptarë sollen  sharm kulture e profesionalizëm , i futi në burg, iu la fëmijët rrugëve.''

Ja dhe emrat e disa prej tyre

- Nadjezhda Sidorova (me mbiemër Kabashi nga burri). E dënuar me 20 vjet burgim. Aktualisht banon në Shën-Peterburg.

- Anufrjeva Smirnova (me mbiemër Gulina nga burri ). E dënuar me 15 vjet burgim. Jeton në Nikollajev, Ukrainë.

- Nina Pumo. E dënuar me 15 vjet burgim. Jeton në Moskë.

Natalja (Natasha) Pengili. E dënuar me 18 vjet burgim. Jeton në Moskë.

Taisija Pisha. E dënuar me 16 vjet burgim. Jeton në Izrael.

Volja Vasiljevna Sharonova (me mbiemër Hoxha nga burri). E dënuar me 15 vjet burgim.Jeton në Moskë.

Vilgelmina Veshi. E dënuar me 15 vjet burgim. Jeton në Durrës. I shoqi, Miço Veshi, ka qenë i dënuar me 20 vjet heqje lirie.

Inna Shahe. E dënuar me 8 vjet. Jeton në Moskë.

Elena Çami. E dënuar me 8 vjet burgim. I shoqi, Minella Çami, i dënuar me 20 vjet heqje lirie. Jeton në Korçë.

Inga Vitaljevna Tarasova (Dyrzi). E dënuar me 8 vjet heqje lirie. I biri, Valer Dyrzi, i dënuar me 13 vjet burgim. Jeton në Moskë.

Ludmilla Denisova. E dënuar me 8 vjet burgim. Nga Shën Petërburgu. Ka ndërruar jetë.

Galina Dani. E dënuar me 5 vjet heqje lirie.

Valentina Keli. E dënuar me 10 vjet burgim. Jeton në Kanada, në një azil pleqsh.

Keto jane disa nga krimet qe Nexhmija duhet te pergjigjet edhe pse nuk u gjykua e denua kurre.

smiley and on ... and on. Dhe shkerdhata del e me bo intervista me na mush menien se kane qene shume paqesor e vetmohues si familje. Fuck this skank, se me hypen nervat. Nji nga femijet e ketyre, Diana Dyrzin e kam njoft shume mire. Goce nobel dhe shume fisnike ne ate mjerimin e vet. Por edhe shume krenare. Kurse Kosta Pishen e kam pas shume ,shume shok. Cun me te mire e me te urte nuk e gjeje. Inteligjent, me 4 gjuhe te huja qe ne ate kohe. Kok ul gjithe jeten ... Kemi qene ke shpija ( restorant Durresi) kur i doli nona. Nuk me harrohen si sot duart me thonjte e prishme nga puna e rende. Alamet gruje. Popull burrec e i neveritshem qe akoma degjo dhe diskuto c'ka per te thone nji gru kriminele si Sorra e Zeze. Fuck !

Po ca lesh spiunesh KGBje me shoqe. Ate rregjim Lindja e mbante gjalle, me tregti, zahire, e kredi te mcefta. Kur maroi tagjia e Lindjes, nordhi dhe kali kuq albanez. 

Nina Pumo,

Te birin, Mihalin, e kam pas shok. Ka qene nja 4vjet me i madh se unr. Ne 88 te vetmen ndeshje qe humi Hollanda me Rusine ne grup, me mori bastin,50 leke te vjetra. smiley

Fjala,  meqe ra fjala.smiley, edhe une e kam pare kete dokumentarin.  ai plaku hakerryes, pa dhemb qe picerronte syte, ishte prokurori Pandi Konomi qe kishte  denuar ciftin  Orgocka e plot te tjere..  ndersa Ylli Hila, vjehrri  i kesaj dmth,  ishte sigurimsi qe kishte perpunuar çeshtejn edhe kishte arrestuar keta..

tashi jo  se  ky Ylli  ishte burre me i mire.smiley, por me beri pershtypje qe ne nje  moment te caktuar gjate intervistes, e pranoi terthorazi  qe e gjithe kjo fushata e arrestimeve, denimeve, internimeve etj,  behej per  te terrorizuar dhe nenshtruar  popullin....  dhe ne fund fare tha, une paguhesha per kete pune..smiley

Xhunga ymer paste qe kujdeset per edukimin dhe informimin tone. Deri ne intervisten e ardhshme me nexhmijen, i bej thirrje te na ndricoje edhe me bemat e vrasesve moderne masive; zani caushi, gaxhai, ai djali qe vrau tre pushues te plazhi i kalase, ajo nena qe vrau tre vajzat ne Itali, etj. Pastaj te hedhi nje sy dhe jashte Shqiperise, nje interviste psh me te vene e miloshevicit do na ndriconte nderkombetarisht.

E pashe pjeserisht mbreme por e kapa pasi kishte filluar. Mendova se ishte ajo qe kishte dhene para disa vitesh, por Rudina "did it again".

Pervec faktit qe me impresionon kthjelltesia e saj (por kjo eshte e diskutueshme, pasi edhe nje i semure me Alzheimer eshte i kthjellet ne boten e vet) dhe artikulimi mjaft i mire i fjaleve e mendimeve, ne moshen 95 vjecare, kam vetem ndjesi negative per te gjithe intervisten. Nuk eshte aspak e drejte ndaj atyre qe kane vuajtur ne ate sistem qe figura kaq problematike dhe thelbesore te komunizmit te ri-propozohen ne syte e shqiptareve si te jene personazhe krejt normale e madje madje te veshur me tisin melankolik te kohes.

30 e kusur vite nga vdekja e Enverit (e une e mbaj mend kur ndodhi, ndonese femije) dhe ne akoma jemi duke folur per ta. Eshte e pafalshme.

ne fakt e pafalshme eshte, qe njerezit zihen per keta lloj qelbesish.

Per te folur, edhe sot e kesaj dite flitet mbi dhe rreth Hitlerit. Por flitet ama. Nuk zihet njeri nese beri mire apo beri keq. Njerezit qe jane njerez jane te qarte.

Po pra, tek te folurit perfshihet zenka, debati, etj etj.

Problemi eshte qe nuk mund te vazhdohet akoma me historine e ca beri Enveri e ca beri Nexhmija. KJo eshte si te heqesh vemendjen me cfare ka ndodhur e po ndodh keto 25 vitet e fundit ku as Enveri e as Nexhmija nuk kishin/kane gje ne dore. Te merren me fajtoret e tanishem. Enveri ka vdekur, Nexhmija burgun e beri. Iku tani. Te merren me kriminele te tjere te asaj kohe, me ish prokurore, apo ish sigurimsa, te cilet jane akoma pjese e politikes se tanishme. Kete te bejne.

ho pra mo, kta qe rrafin gjoksin, qe paskeshin rrezuar eterit dhe tani do permbysin edhe bijte e eterve, qe ku osht gjyshja, tu rrojt e tu pleqnu per bukuri. Si ajo plaka tek filmi "Nenemadhja", kush e mban mend?

Osht akoma duke pi kusurin e kafave qe kishte shperdoru ene hongri burg. smiley

Kjo ka per ti çu lule Sal Berishes ke vorri, kshu si po mban. smiley

une sinqerisht shpresoj qe Rudina ka humb ne naivitetin e vet dhe nuk eshte aspak e ndergjegjshme me ket provokim gjysmak. Se tek e fundit, e ka intervistu disa here, kjo ka pas akses ne shtyp e nuk po thote ndonje gje te re ose me vlere, dreqi ta haje! 
Te degjosh gomarlliqet se "dinim qe kish nje roje qe na ka spiunuar te CIA" ose "u operova ne France a Austri per temthin e se kisha dhimbje e ngrihesha naten nga krevati qe ndaja me Enverin". 
Kto jane muhabete kafenesh, kaq gje Rudina duhet ta kish kuptu e te kish kurajon te mos i paraqiste si interviste. Mu do m'vinte turp po te isha gazetar me ket pacavure

Rudina me Xhunga na sufsh rrumen. Per c'a po e intervisto mo kete sorren e zeze apo do me i kerku doren per martese. Na e ka thone 100 here qe Enveri ishte nji engjell, car po do me i qit mo. Shpirti nuk i del rraces keqe ...

PYETJE…NEXHMIJE HOXHËS

Sa prindër pa fëmijë ke lënë ti?
Sa fëmijë jetimë dhe pa çati?
Sa motra pa vëllezër, sa?
Sa burra pa motra e pa gra?
Sa vatra shove që në mëngjes?
Sa dashuri këpute në mes?
Sa zemra nxive si shark?
Sa jetë mbyte që në bark?
Sa varre ke lënë pa emra?
Sa meshkuj dhe sa femra?
Sa helmove ditën dhe sa natën?
Sa vocërrakëve ju kalle datën?
Sa zhduke me të stisurit gjyqe?
Sa minare dogje dhe sa kryqe?
Sa për shokun Tito bëre kurbanë?
Sa për Mao Ce Dun vëllanë?
Sa për të Stalinit mustaqe?
Sa për ahengje dhe sa për rraqe?
Sa djem e vajza vure në litar?
Sa mbyte në puse dhe sa në zjarr?
Sa shokë të njohur në hell i poqe?
Sa mikesha e sa shoqe?
Sa punëtorë dhe sa fshatarë?
Sa artistë dhe sa shkrimtarë?
Sa ushtarë dhe gjeneralë?
Sa bashkëkombas rrënjëdalë?
Sa dete gjaku ti ke pirë?
Sa ton flori ne na i ke fshirë?
Sa vjet drejtove Shqipërinë?
Sa si Helenë, e sa si Cian Çin?
Sa zagarë pate rritur?
Sa të blerë e sa të shitur?
Për këto na fol,
o zgjyrë e çdo zgjyre!
O mënxyra e çdo mënxyre!!!

C.S.

E paska qa ket Carlos Santana.

Sa shume kohe kan ca njerez ne dispozicion ? smiley

Te jep pershtypjen e nje Jane Eyre shqiptare perkundrejt c'mendohet masivisht per te.

 

Pavaresisht pse e bo gazetarja e ca thote Nexhi, eshte shembull i diferences se diktatures me dhemokracine (megjith kusuret e kesaj te fundit). Ne rregjimin e Nexhit anmiqve u hahej melcia, kjo boni icik burg (aty u bo dhe fetare), merr ate pension e i fut nei inervju. 

Sa gjynah qe jemi per zotin! smiley

Kete e mbajne per nonen e intervistusave ne Shqipni. 

Kjo merr intervisten e fundit te jetes te gruas se diktatorit qe na qiu komthi dhe lopthi per 50 vjet, dhe nuk ka as edhe nji pyetje qe te diftoje nje mendje kurioze nga ana e Rudines a nje perpjekje me msu dicka nga mekanizmi diabolik i kokes se Enverit apo makari nga truni i Nexhmijes tekefundit. 

Nje shanc i humb i joni me msu dicka te re nga i zoti i punes pse na torturune e na mundune kaq vjet. smiley

Do thote dikush, po ti besh pyetje te sikletshme kesaj, kjo s'te pergjigjet fare! 

Po beja pyetjet njehere ti moj moter, dhe pastaj, nqs nuk pergjigjet, behu deshmitare e reagimit ne Nexhos. Te pakten ky reagim eshte dicka e vyeshme per studiuesin e ardhshem te historise sone. Nejse.

Kemi cilesi shume te dobet te njerezve qe punojne ne media. Por ai stan tha...

 

Do thote dikush, po ti besh pyetje te sikletshme kesaj, kjo s'te pergjigjet fare! 

Jam i bindur, qe edhe Nexhmijes nuk i del shpirti, pa e dhon ate pergjigje. Duket sikur e ka ne maje te gjuhes, kerkon ta thote, mezi pret qe t´ja beje dikush pyetjen, do te shpertheje si kolonel Xhesip: "you want answers?!" ..........

Po kush t´ja beje pyetjet? Te vdekurit?

Ah, edhe nji gjo tjeter:

Kto çingijet qi i thojn vetes gazetare jetojn ne Shqiperi me lehtesine qe ta sjelle fama e te qenit gazetar, dhe kto asnji here nuk e kan mor vesh dhe ka rrezik nuk kan me mor vesh kurre ndonjehere, qe fama e te qenit gazetar osht vetem merita e atyne gazetarvet qe ju duhet ti mbajn bolet me sytjena, qi t´mos ju pengohen neper kom, aq t´mdhoja i kan, si dhe i atyne gazetareve femra qe ju ka dal lesh tek gjoksi, vetem per te bo gazetari persmari.

Kurse n´Shqipni ka rrezik te hidhet tjetri n´fyt: "Si mer nuk e njef ket ti? Ky osht ai qi ka komentú Papen!"

 

 Kane ardhur kohe te veshtira: nje e vetequajtur komuniste thote se "C’est la raison d’Etat, que même la raison ne comprend pas" ("Arsyen Shteterore deri dhe vete arsyeja nuk e shpjegon dot").

Tani, sipas wikit, "quhet Arsye Shteterore principi ne emer te te cilit Shteti i autorizon vetes te dhunoje Drejtesine, ne emer te nje kriteri absolut".
Koncepti ka per autor Makiavelin.

Dhe tani kete e thote Nexhmija ! smiley

 

Futini nje pllenum e perjashtojeni, dhe hekurat te dera. Revizionistja e ... smiley

shto qe fsheh dhe biografine: pse u transferua ne Tirane i ati? Per tu bere drejtor i "Kryqit te Kuq"!
Kush e emeroi?
Zogu, kush tjeter.
Po pse, nuk e dime ne kush ishte Zogu ?

 

 

Po ato gili vilit me Veron. Bam lufta, e bam keta. Apo priti ta "shkrepte" sa te cporrenj dushmani. 

Ledi Makbeth

-Lista e përsonave që janë denoncuar se kanë ushtruar terror, dhunë, tortura dhe kanë dhënë dënime politike në kohën e Diktatures Komuniste në Shqiperi:

1. Aranit Çela,
2. Arzem Leskoviku,
3. Avram Koja,
4. Azbi Lamçe,
5. Ali Kubati,
6. Angji Faberi,
7. Angji Lubonja,
8. Anastas Dushku,
9. Ali Korbi,
10. Ago Çela,
11. Abedin Topi,
12. Agim Shkupi,
13. Ali Shtino,
14. Arben Meço,
15. Agron Tafa,
16. Aleksander Nakolli,
17. Adil Prishtina,
18. Agim Alimeta,
19. Ali Xhunga ( O Rudiiiiiinnnaaaaaa )
20. Asllan Liçi,
21. Anastas Koroveshi,
22. Aleksander Shundi,
23. Asaf Kondi,
24. Arqile Lole,
25. Besnik Çomo,
26. Bexhet Mema,
27. Beqir Baja,
28. Banush Goxho

...and on, and on, and on ............

Gjembo, nuk ta dhjet njeri per research. Je enciklopedi, qafsha te gjithe banoret e Tokjos ...smiley

smiley   xhibi eshte researcher-in-chief.

Mbaja mend nje koment me listen qe permende ti dhe e kerkova ne peshk. Thuaj faleminderit pronareve e programuesve te peshkut qe na kane bere te munder "google custom search."

Ehmmm.....smiley

Rudina ka pasur nje karriere mjaft te sukseshme, por mos guxo me shtru pyetjen a mundet Rudina te jete e paanshme, se po e denon per krimet e eterve. My my so sensitive.

Problemi që shoh është prezent vazhdimisht në mediat shqiptare, sidomos në shtypin e shkruar që me rregullsi të frikshme risjell në faqet e para, të ashtuquajturat "dossier" ku mund të lexohet mbi ato që Enveri i tha Mehmetit për Kadriun e ç'bëri ky kur ai i tha ashtu etj si këto, shkrime pa vlerë, që përveçse shtojnë tymnajën që mbulon historinë, i imponojnë shqiptarëve të lindur në vitet 2000 figurat e portretetet e polibyrosë. 

Nuk mendoj ashtu. 

Ne mungese te librave te mirefillte historike, keto artikuj dossier mbushin nje vakuum ne jeten publike shqiptare-na informojne sado keq per ate periudhe te erret. 

Persakohe keto "dossiere" jane te vertete, patjeter.

p.s.

edhe une si ty kam pas mendu' po kam ndrru menim.

Kjo eshte tarallake plake, ngeli duke ma treguar histori si lante çimenton!

Tani ne krye te '95-tave, ne vend qe te shpiki ndonje orgji me Gogo Nushin e Nakon, te bej nje dore te mire lekesh me intervistat e Xhunges, rri na iqet si grua e ndershme!

Duke nigju Nexhmijen dje per pak u mallengjeva. Shume ndjenja dhe dashuri me Enverin dhe dukej e sinqerte. Sikur te mos e dija kush po fliste do e admiroja si nje grua shtepiake qe gjithe jeten ja dedikoi familjes dhe i ndenji te shoqit mbi krye deri ne fund me dedikim maksimal. Mu duk sikur po fliste gjyshja ime per 1 moment. Vrisja mendjen si ka arritur te jete kaq e kthjellet dhe te arrije 95 vjec me nje pafundesie situatash stresi dhe tmerresh. Por ne fund sic e permendi edhe vete ajo ishte ballafaquar me vdekjen qysh ne adoleshence, kishte pare shoke e miq te ngushte ti vriteshin, kishte fjet ku ta zinte nata ....etj. etj dhe me vone asistoi ne ekezkutimet masive te bashkepuntoreve, miqeve dhe njerezve te thjeshte. Pa diskutim qe kjo lloj jete ne ate moshe aq te re i kane shkaktuar probleme psiqike qe e kane bere akull te ftohte dhe nuk ka ndjere hic fare se si ne distance te afert u vrane shoket e shoqet e luftes tashme anetare te birose se famshme pa permdendur mijrat e mijrat e jeteve te shkaterruara. Ajo qe i ve kapak gjakftohtesise montruoze eshte vrasja e Fiqirete Shehut qe kjo e kishte patur shoqe lufte, e kishte mbajtur prane si jetime qe ishte dhe madje e kishte prezantuar dhe martuar me Mehmet Shehun dhe qe kishin kaluar dekada si miq dhe komshinj. Cila lloj mendje mund t'i afroje ate lloj fundi te tmerrshem mikes se ngushte?!

Ne fund nje sharje te forte per Xhungën. Je komplet e paafte dhe teper e limituar menderisht per te marre ne interviste figura te tilla. Dreqi e hongert, intervista e fundit eshte , beje nje pyetje tamam. Gati sa nuk e pyete ku dhe kur ti hoqi breket per here te pare Enveri.

Si per pak u mallengjeve!!! Ne filluam te na dilnin lot. Nje mallengjim i papare! Ndoshta ky ka qene edhe qellimi i intervistes! smiley

Dale njecike bre dajosh. Kush e vrau Fiqirete Shehun? Se une e di qe ajo vdiq vete ne internim, as e pushkatoi dhe as e vari kush.

Une e dija sikur vdiq ne biruce por s'ka fort rendesi. Sikur edhe fakti qe e internoi mjafton. Duhet te jesh teper katil t'ja besh kete nje mikeshe aq te afert.

Me zuri ngasherimi qysh tani! Lere pastaj kur ta lexoj intervisten! U thoni atyre te emergjences kur ta shohin Lanen plot, te mos merakosen per permbytje, thjesht jane lotet e mi qe do e mbushin!

Sa mire qe mbahet. Dhe kur mendon qe ka bere edhe burg ne pleqeri, si edhe qe ka jetuar ne kapanonet e pularise gjithe lageshti ne Laprake per nja 10 vjet. Komunistet e kane shpirtin e forte.

Ka pas burra shekulli njezet mo vlla, jo shaka. Edhe gra (me dy 'r' ). Jo si keta ngambrapakomunistet e zbehur qe iu tret jeta pas ekraneve te kompjuterit!

Kapitalistet albanez ndihen te ofenduar,Rudina interviste me Nexhmije Hoxhen! Ca ti besh? I ka populli albanez keto..Flm Rudina! Sa me shume jetoj e lexoj mendjet ne kete kohen e sotme aq me shume me ritet respekti e ndjenja e trishtimit per komunistet shqiptar!

Po kapitalistet angleze si ndihen?

Se di..kur u prezantohesh si kapitalist anti-komunist albanez as nuk te shohin ne surrat e jo me muhabet,jane mesuar me te pare poshte kamionit ose me dozen gati,kaq dine!

shif ku e mbaka ate shishen te komedina, me shurren qe i beri ai merhumit .

Hajt mo se vitin tjeter do japi prape intervisten e rradhes "te fundit" Nexhi. Deri atehere qofshim ne shendoshe.

Heroine e luftes nacional-çlirimtare

Ka qene kokaine e luftes clirimtare te Partise, jo heroine, jepi hakun pavaresisht. 

Kur te shkoje Nexhi ne boten tjeter do ti raportoje Enverit,se atje lart ka gallate.Nuk dine me bo nji here zgjedhje per se mbari,( jo vodhe ti kete rradhe e kam une me vjedh zgjedhiet,nji prokuror nuk e mbaroi detyren tamam,dhe kur le detyren e lene si zgjeps pa pune!!!!Nuk i japin drejtim ekonomise,nuk dine se kujt dege te ekonomise ti japin perparsi,Nje here duan ta bejne superfuqi berthamore heren tjeter duan ta bajne vend arror e shegor,pastaj ndrojne mendje e duan ta bejne te prodhoje energji ere,jo pastaj ndrrojne mendje e duan ta bejne vend fasonor....e keshtu me rradhe vitet hikin e hikin dhe e vendi rri ne fund te botes.Thone qe ushtrine e kane te fuqishme e u tregon dhembet hasmit por me pushke druri ama!!

Dhe te dy do te qeshin e kujtojne kohet e bukura kur lanin dyart me gjak.

Po Memetit ca do i thone? smiley

Partia mbi te gjitha!

Ma merr mendja se aty ne ferr do i kene futur ne rrathe te ndryshem. Plus qe Enveri me ate Cv qe ka do jete bere te pakten shef sektori ne ferr.

Kishte shtet or tie (TM Vlera, edhe rakia, edhe disa te tjere).

Nuk dinte gjo enveri Qemolo. Ai ishte i zene me planet 5 vjecare. Te tjere i benin zullumet. Mu ka dhims mrome kur tha qe shpesh nuk i dilte 2 javshi dhe enveri nuk e lente me mor borxh smiley

Une dhe Enveri nuk dijm gjo, do e ket bo Mehmeti me kaptin' t'vet - tha ene shoku Pal Vata smiley

nje teme interesante per te rikthyer qejfmbetsit e pellgut, oidriso & co .

 Ju dini ç’të thoni, në atë kohë ju kishit lindur.

" .....Puna jonë ishte, në periudhën e pushimit, në vitet e fundit të Institutit ku lamë edhe leximet e Marksit, Engelsit, të shkencës dhe fesë, të merreshim me Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare. Këtu është edhe kthesa e madhe që ndodhi me Luftën Nacional-Çlirimtare...."  

 

Ne mos gabojm, ne ate kohe ka pas ekzistuar vetem "Manifesti" nje broshure e vogel. Librat e tjere jane perkthyer pas çlirimit. 

 

" .....Lenini kishte thënë që udhëheqësi duhet të marrë jo më shumë se gjysma e mesatares së punëtorit, kështu që u ulën rrogat. Ai merrte 16 mijë lekë, unë 11 mijë lekë, njësoj si profesori që kisha nën vartësi në Institut...." 

 

Marrja e vendimeve ne menyre shabllone, nisur nga leximi i disa paragrafeve te Leninit, Marksit, Engelsit, etjere filozofeve, ka qene nje nga te metat e shum udheheqesve/liderve ne bote. Eshte si te udhehiqesh nga ndjenja, emocioni, pa u thelluar vet dialektikisht. Dhe e keqja eshte se njerzit, lideret, nuk e kuptojne se vendime te tilla nuk jane te llogjikes se ftohte apo llogjikes dialektike.  

 

 

" .....Kjo solli vështirësi edhe për familjen tonë pasi kishte momente që nuk ia dilnim dot. Njerëzit nuk e besojnë, por unë e kam shkruar në ditar, e shkruar e zeza mbi të bardhë. Vinte marsi- prilli, kur dilnin gjërat e reja, të freskëta, ato ishin më shtrenjtë. Ndërmarrjet i dërgonin prodhimet e para në dyqanin tonë dhe atje do t’i blije. Ata na i dërgonin me kasa, prodhimin e parë të frutave, qershisë, rrushit apo gjëra të tjera. Enveri e kishte vënë veton, që në asnjë mënyrë të mos pranonim dhurata të tilla, thoshte:- “Çojini në dyqan”. Kishte shokë që nuk ia dilnin fare dhe iknin nga dyqani, dilnin përjashta. Kishte muaj kur kishim shpenzime të mëdha, ku unë nuk paguaja qiranë, një muaj ose dy muaj dhe e ndieja veten në faj...."  

 

Nga ky informacion ketu, kuptojme qe Veri paska qene parimor, veç ato ankesat per veshtersi sikur fusin shum uje. 

Intervista na zbulon anen tjeter te ketyre njerzeve qe ne i quanim "te hekurt". Kjo tregon se njeriu, pavarsisht nga gjinia, posti, raca, feja, etj, eshte i perbere nga ndjenjat, gje qe ndikon ne jeten e tij/saj. 

Per pjesen e marrdhenieve me Kinen, ka material tek VQ, dhe mendoj se pala shqiptare eshte nxituar aty ne prishjen e marrdhenieve me ta. 

" Perfundimisht shqiptaret jane nje popull qe te vrasin kur : Cin shef ti, e ? dhe te hajne mootin kur i rrjep per se gjalli ..."

- Dalai Lama ...ose Mark Twain ( nuk me kujtohet mire kush )

Po Veri mer votohet ene sot, bile dhe neser. 

Ver Llapa ?

Nexhi e di ate pune, dmth sa e perdorte llapen. 

te pakten ta kish pyetur per sekretin e jetegjatesise...

Nuk osht Nexhi kjo qe bilbilos, osht Enveri i ngjall lugat. Nuk ka per t'na u nda gjithe jeten, ketu do jena ...

Ore ti e thua me shaka po si event paranormal duket...

Po,po me shaka. Nexhi do na veje para te gjithve.

zer ndonje gje me dore aman.

Koqet ,smileysmileysmiley ma ka mesu vellai ne Itali hahahaha.

smiley

Ne interviste Nexhi thote, se, ishte baza konservatore, se shum poste administrative e shteterore u mbushen me fshatare, njerez te ardhur nga nje prapambetje, njerez provinciale. Kjo eshte e vertete, se ne qe e kemi jetuar ate kohe e shihnim dallkaukun e tyre, paaftesine e tyre, nga poshte deri lart, biles deri neKQ e Byron Politike kishte gomere, mirpo lind pyetja; 

Pse iu dhate ketyre gomerve, poste qe kishin te benin me fatin e ter shoqerise shqiptare. 

O Pjero, a e ke pa gjo Belulin ? Thuji na e futi sa krahu prap UEFA. Asnji bilete nuk kane dhone per neshjen e pare me Zvicren te degjenerumit. Me dhane per neshjen e trete, me Rumanine, sikur gja me bone nder te modh. Fuck those scum suckers.

Sepse me keq se gomeret pa shkolle jane gomeret me shkolle!

                                                                                         i Modhismiley

 

i modh PtH , tani fike kompiuterin e na e le neve kompiuteristave ta vazhdojm debatin.smiley

"Pse iu dhate ketyre gomerve, poste qe kishin te benin me fatin e ter shoqerise shqiptare. "

Sepse dhe ato pak intelektuale qe kishte Shqiperia i vrane e i debuan ne vitet 40`. Ja pse.

Prit prit se nuk kam mbaruar-i thote Nexhi. Gallata me e madhe ka qene kur tjetrit i thane ne mengjes,se do te bejme president te republikes, dhe ne drek i thane na fal se paske qen spiun!!!!smileyPale jane dhe antar te Natos!Po asgje nuk kane ndertuar keta keto 25 vjet?-e pyet Enveri.Po jan, ca gjona qe ty ta kan dhi po keshtu fare ama.Kan hapur universitete pa fund dhe kafe pa mbarim.Ku te gjithe keta qe mbarojne shkollat e larta,punojne kamarier ose banakire.Ce ceeee-ben Enveri mendueshem.Prit dhe nje dhe e mbylla -hidhet Nexhi. Ti ishe 1 dhe me firmen tende, u be e gjithe Shqiperia e pleqerine e mbylla te pularia ne Laprak, me pension shteti,kurse keta ishin pa breke ne bythe, e u bene pasunar ,,me punet e tua!smileyKesaj ci thua ti zotrote.

on the bright side kjo eshte hera e fundit qe nexhi ritregon rrenat e veta.populli shqiptar ka nje  knack per t'iu vajtur aventurireve nga prapa.

B.Sala" Pyetjet që mungojnë, të cilave Nexhmije Hoxha nuk do të denjonte tu përgjgijej gjithsesi, janë ato mbi vrasjet, burgosjet, torturat dhe shuarjet me fis e me farë të mijëra të pafajshmëve, qindra intelektualëve, klerikëve dhe patriotëve që nuk ishin me Partinë Komuniste. Mjaft të lexosh At Zef Pllumin për të kuptuar sa e tmerrshme ishte ajo që shqiptarët u bënë shqiptarëve pas luftës. Dhe kush nuk lexon dëshmitë e viktimave, natyrisht mund të ngopet e të krijojë bindje të gabuara me rrenat romantike të Nexhmijes.

Intervista eshte ok, jo ne kuptimin semplist "tash jena demokraci, gjithkush mund te false" por ne nje aspekt tjeter, si arkeologji e njohjes se regjimit komunist. Nexhimija flet shume edhe me ato qe nuk thote. 

Asnjeheren nuk kemi per te mbritur ne kuptimin e komunizmit si sistem politik, po mbetem vetem ne deshmite e At Zef Pllumbit.Dhe se pse,e  sqaron ky miku:

"Totalitarizmi nuk është vetëm ferr, por edhe ëndrra e parajsës.Periudha e terrorit  staliniste   ishte një periudhë e jermit lirik kolektiv  E keqja është tashmë e  pranishme në të bukuren, ferri është i përfshirë tashmë në ëndrrën e parajsës dhe nëse duam të kuptojmë thelbin e ferrit, ne duhet të shqyrtojmë thelbin e parajsës nga i cili ajo ka origjinën. Eshtë shumë e lehtë për të dënuar gulagët, por të hedhësh poshtë  politiken  totalitare  që te çonte në Gulag me anë të parajsës,  është aq e vështirë si kurrë më parë.Totalitarizmi nuk është vetëm ferr, por edhe ëndrra e parajsës."

Milan Kundera.

edhe ketij enverit te ri nuk i dilte rroga, me borxhe jetonte deri sa u martua smiley

tale padre tale figlio

Me duket se dolem nga tema me Nexhin Gono. D

E pra ! Mire te ju bej .Ne nje vend ku se njeh qeni te zot keshtu shkojne gjerat ..

Gjeti dhe kjo te tallet duke lene amanetet e fundit e rikujtoj qe gjalle eshte  kur ne realitet 24 vjete me pare do te duhej te ropej e gjalle .

p.s.

se harrova ! Dine kush athua cfare do marr per Shen Valentin? Vdiqa nga kureshtja ..

Ehh si eshte ky muhabeti me te rrjepur.. Ke te rrjepim me pare, ata qe vrane e prene para 24 vjeteve apo ata qe vrane e ende vrasin keto 24 vjet? Me nje fjale, si shqiptare, ne te hame mune. Fizikisht jo e jo, por as edhe ne ndonje menyre tjeter. 

 

Kush e ka fajin qe miqte e tu nga Vlora s'e perfunduan misionin per te cilin u nisen?

Ne qofte se ajo grua per nje numer te madh njerezish sjell kujtime te keqia, ateher çkuptim ka kjo interviste?!

Perse I jepet hapesire publike nderkohe qe nuk na thote asgje te re?!

Ku eshte morali I kesaj pune, cili eshte mesazhi qe dergohet ne publik!?!?!

Tufe gazetaresh te paafte qe I ka zene b..tha krimba e qe smbahet mend kur Kane bere gazetari te mirfillte e ta vene tjetrin me shpatulla per muri kur genjen, por duke u fsheh mbas klishese "njerezit gjykojne vete", bejne veç papagallin. 

Mua me vdiq gjyshi gjate qeverisjes se Sales  , tani them te mos bejme intervista se me sjell kujtime te keqija .

llogjike e celikte. Fiks ashtu eshte

Me shpejt ngjallet gjyshi se ndalon Sala se beri intervista .

Nese per 1 nr te madh njerzish sjell kujtime te keqija per 1 tjeter nr te madh njerzish sjell kujtime te mira, apo per 1 tjeter nr njerzish sjell kujtime te keqija e te mira bashke e per 1 nr akoma me te madh nuk sjell as kujtime te mira e as te keqija! Kur personazhin e lusin per 1 interviste nuk mund te flitet per dhenie te hapsires publike e kunderta po (keshtu sikur eshte rregulli i i hapesires mediatike publike ne kapitalizem) ! Morali eshte se kush ka veshe e sy e mendje te degjoj shikoj e kuptoj nga vjen e kush eshte,pertej botes me aliene qe kolonizojne Marsin e printera 3D,prandaj edhe ndiqen nga 1 nr akoma shume me i madh njerzish fjalet e nje personazhi te tille!

Per ty personalisht cfare kujtimesh te mira sjellin shoqja Nexhmije dhe shoku Enver?

Shume pyetje ben edhe ti..si ta kuptojme kete fakt,ku e ke hallin? Shqiperia ben pjese ne boten e lire kapitaliste,te gjitha te mirat e mundesite i ke! Thellohu shoqja gjembi,thellohu e ktheji pergjigje pyetjeve qe ngre,pse kjo cektesi ne mendim e ne te shprehur? Si ta shpjegojme?..se si thoshte shoku Enver a kush per te..une nuk do zbras timen qe te mbushe tenden!! Ja ashtu!

Te ndiqet shembulli I shokut Zeqo,I cili me guxim e kembengulje u thellua dhe doli ne perfundime! Biles une do ta quaja me shume se thellim..do ta quaja germim si ai i Tares thuhej dikur ne ate kohe,sot ne kapitalizem quhet germim i papare!! Flm edhe njeher shokut Zeqo per germimim dhe per kengen e panjohur e shume te shpifur qe na solli ne vemendje,shume e shpifur kenga,ndryshe fotot qe shoqerojne videon,shume te bukura!! Pershendetje!!

smiley me vjen keq qe nuk te kenaqa me kengen ashtu si me fotot, pjetermustakuqi psh do ish dakord me te dyja.

ah, trazovaçe trazovaçe

O Blendo, para nja dy ditesh (mu duk sikur) pashe nje reagim te kesaj Xhunges ndaj kritikeve. Tani po me vjen keq qe nuk e lexova. Por jo dhe aq keq sa te shkoj ta kerkoj tani. Po dite ku mund ta gjesh, kape hidhe ketu per ta pa dhe ne. 

Ah bravo! 

 

Une do kisha shum deshire te beja nje interviste me Nexhin, kryesisht me pyetje te karakterit ideollogjik dhe ekonomik, jo pyetje budalliqe si ato qe ia jane bere gjer me sot. Para ca vjetesh, doja ti beja dhe Ramo Derbederit nje interviste, por su realizua dot. 

Kam vene re se shumica e gazetarve kane/shfaqin nje paaftesi te theksuar dhe kjo vjen kryesisht se ata nu kane lexuar noi filozof apo makro-ekonomist. 

Para ca vjetesh, doja ti beja dhe Ramo Derbederit nje interviste, por su realizua dot. 

Futju mik Ronit Pjero.

Kam pershtypjen se Pjeri e ka per Ramizin, i cili pale ne cfare rrethi te infernos eshte stacionuar. Futju mik Dantes thuaj.

E drejte, ka mundesi.

çfare Roni thua o Gjembooo smiley Grava i nderuar (para ca viteve) me njohu me nje qe e njifte Ramon (qe sot eshte me post te larte), ku pime dhe kafe dhe i propozova te me ndihmonte ne kete drejtim, dhe su bo gjo. Pash Zotin mos fol budalliqe. 

Per ke Ramo e ke fjalen o Pjerooo? Ka mundesi te flasesh pa kod qe mos te themi ne te tjeret "budalliqe"?

Ka rrezik Pjeri nuk e ka marr vesh akoma! smiley 

Cudi, se Pjeri gjithmone i lexon lajmet 2-3-4-5-6 dite perpara ne te tjereve nga peshku.

Keshtu eshte kur nuk e ke lexuar VQ, Gjembo.  Ramo Derbederi (tashme i ndjeri) kam pas quajtur Ramiz Aline qysh kur ishte gjalle. 

Pjero, je bere shume i bezdisshem me kete "lexo VQ". Vetem pse po na bezdis kaq shume nuk kam per ta lexuar fare. Nuk e kishte keq zv. ministri i ri qe te kritikonte.

Terhiqem e dashur smiley me hypen naiher edhe mua smiley

mos e lexo gjemb mos e lexo. pjatalarese do te mbetesh gjith jeten. ai qe e lexoi hypi lart.

 

A u denua per pune kafesh kjo gruja. Hani mut tani! Ca dreqin keni qe llapni?

+1

Intervista shume ok, Rudines bravo i qofte!

Problemi i madh eshte mungesa thuajse totale e reflektimit mbi pergjegjesite individuale te secilit. Ne si shoqeri fajesuam, shume leverdisshem, vetem Enverin dhe ndonje kategori te pergjithshme njerezish te paemert, si p.sh. 'sigurimsat', dhe i lame duart nga pergjegjesite tona, per te mos u perballur me ndjenjen e fajit.

Te gjithe shqiptaret qene fajtore: per dobesine, friken, mefshtesine, oportunizmin nga te cilet u dominuan dhe u drejtuan tufe ne veteshkaterrim per gjysme shekulli.

Po xhanem edhe sh ndryshe skishte si te ndodhte. Nje popull fshatar dhe analfabet skishte si ti bente balle nje uragani ideologjik si ai qe fshikulloi Europen Lindore dhe gjysmen e globit per mbi 50 vite.

Personalisht as me ngroh as me ftoh intervista. Hallin e kam tek e sotmja jone dhe tek e ardhmja qe po ndertojme. 

Arratia e + gjysmes se popullsise keto dy dekada, 'pergjakje' demografike se ciles nuk i duket fundi ne horizont, fatkeqesisht nuk deshmon per mire... .

Hallin e kam tek e sotmja jone dhe tek e ardhmja qe po ndertojme

Pikerisht shoku Obi-Wan Kenobi, kjo eshte! Historite me vuajtje komuniste qe tregojne apo kane jetuar brezat e asaj periudhe,nuk jane vecse gudilisje ne krahasim me vuajtjet e brezave fatkeq te ardhur me pas, sado ti fryjne !Nuk ka brez me fatkeq ne ate vend se brezi i lindur e ritur ne ate vend, pas 1980 te themi pak a shume,e qe teorikisht sot duhet te ishin te paret qe do shijonin frytet e asaj qe ndodhi ne 90' ..se ata te pas 1990 jane akoma shume debil per te kuptuar fatkeqesine e tyre,e jo vetem per faj te tyre! E sa me shume kalojne vitet pas 90 e deri sot te pakten, po vertetohet se ne  krahasim me ta, baballaret e tyre kane bere palle ariu ne ate kohe, e nuk mallengjejne me askend !! Ky eshte kapitalizmi..thote njeri!

Te gjithe shqiptaret qene fajtore: per dobesine, friken, mefshtesine, oportunizmin nga te cilet u dominuan dhe u drejtuan tufe ne veteshkaterrim per gjysme shekulli.

Kjo eshte teza e re apologjete - faji paska qene kolektiv. Hehe. Po pse mor burre cili popull i ka bere ball diktatoreve? Mos valle Ruset qe i sharroi Stalini? Apo Ceket qe kishin luksin ta kishin opresorin te huaj? Ne te njejten kohe rane te gjitha vendet komuniste, nga dobesimi i vete sistemit, dhe jo gje prej popujve. Ashtu sic bie cdo rregjim kur dobesohet, diktature, mbreteri apo perandori. Faji i vetem i Shqiptareve  ka qene qe dobesite e natyres sone, si p.sh. individualizmi i thelle, na shnderuan si njerez. U be cereku i shqiptareve spiune te rendomte; per nje xhelozi te vogel te spiunonte shoku, komshija.

Dhe Shqiperine sot dhe 24 vjet e drejtojne po te NJEJTET qe ishin dje, vetem sa kane nderruar xhaketen dhe modelin e flokeve. I njohin mire shqiptaret se cilet jane prandaj u bejne m*tin dhe largohen sa here u jepet mundesia.

Dhe Shqiperine sot dhe 24 vjet e drejtojne po te NJEJTET qe ishin dje, vetem sa kane nderruar xhaketen dhe modelin e flokeve

Prove me te mire se kjo interviste nuk ka! Nuk kane aspak asnje lidhje,asnje vazhdimesi,asgje te perbashket,krejtesisht dy planete e botkuptime te ndryshme nje si Nexhmija me cilido politikan apo politike te ndjekur pas 90'! Modeli anti-komunist ne shqiperi deshtoi me keq sec deshtoi modeli komunist,shume me keq! Mjafton te pyesesh njerzit se kujt po ja bejne sot m\tin pas 25 vite Nexhmijes e Enverit apo anti-komunisteve e kapitalisteve te flakte te gjithe pa dallim,qe nuk humbasin rastin qe nga foltorja e parlamentit(te gjithe pa dallim) e deri tek shkrimet on-line te zgerdhehen apo indinjohen nga kjo interviste ? E sa per dijeni  e qe te kuptohet me mire,sot nuk te shpeton dot as ikja nga ai vend!

Well, levizja komuniste paska qene destin per neve, me kot grini sallate. Kemi qene ne vendin dhe kohen e vales se tsunamit.

Faleminderit Nexhmije. Edhe ti Xhunga. Na kenaqet smiley

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

.

 

Na kenaqet

Pervec teje ke kenaqen? Po flet dhe ne emrin tone? Apo juve flisni me pluralis majestatis?

Ju lutem mos bini pre e komenteve provokuese. 

Kush e ka jetuar ate kohe e di vete sa e ka barren e fajit,dhe sa e ka tjetri. 

Mos kontribuoni ne nje debat rrjedhen e se cilit e diktojne femije "kot per gallate". 

E benin ca rrugace te tjere kete pune ne Peshk per nje tjeter teme sensibel-fene dhe konceptin e "guilty by association" dhe shikoni ku e cuan kete forum. 

Behuni pak me te permbajtur dhe mos i jipni arsye per te qeshur ketyre te tjereve.

Nexhmie Hoxha trazon serish ! 

Fakti qe gazetaret e kane intervistuar me 10 ra here , duke i vajt vet ne shtepi ,dhe duke i kerku intervista ,   tregon se,   Nexhmia Hoxha eshte ne rregull me veten e vet,

Jane "  gazetaret qe trazojne serisht   dhe jo Nexhmija Hoxha  !  Nuk besoj qe zonja Nexhmie Hoxha i ka terheq prej xhakete gazetaret per ti ber intervita me zor ! 

Si duket keto intervista duhet te jene me shume vlere , mbas nja 30 vjeteve sepse shqiptaret e sotem kane shume probleme dhe komplekse me  te kaluaren e tyre,

Nuk jane ne gjendje te gjykojne ftohte , pa emocione dhe ndikime te ndryshme psiqike  per te gjet verte fajin , kush e ka pat Enveri me Nexhmijen apo i gjithe populli qe per 50 vjet i mbajti ne gjirin e vet duke i kendu konget me te bukura per ata  kur ishin gjalle shnosh e mire ! 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).