Nga dita e djeshme kam parë nëpër të gjitha mediat online, gati tek 80 përqind e tyre lajmin se gazetarja Kozeta Turishta është bërë pjesë e CNN dhe se ka nisur punë në studion kryesore të lajmeve. Sigurisht duke parë një titull të tillë, duke parë edhe Kozetën në televizonet tona, si spikere lajmesh tek News 24 e më vonë prezantuese tek Pasdite në Top Channel, nuk ka sesi të mos, minimalisht kurizohesh e habitesh. Kjo për disa arsye që askush nuk i thotë hapur. E para dhe më mediatikja ishte ndërprerja në mes e sezonit të nisur në Top Channel, gjë për të cilën vet Kozeta tha se bëhej fjalë për rikthim me diçka më të madhe po aty dhe jo për largimin e saj nga ky institucion mediatik, më i madhi në vend.
Koha tregoi diçka tjetër derisa krejt papritur, vajza shqiptare që vinte nga një background ekranesh poston disa foto në Facebook. Aty nis histeria shqiptare duke shkruar lloj-lloj idiotësish e duke i thurur himne vizitës së saj në CNN, duke e bërë fakt se ajo nisi punë aty. Shqiptarët shkruan kë do zëvendësonte, që do të ishte deri imazh në studion kryesore të lajmeve etj. Gjithçka dukej një ekzaltim hormonesh në duar të papërgjegjshme. Pa i hyrë pjesës profesionale, rasti i saj i çjerr maskën gazetarisë shqiptare në disa drejtime.
Së pari, tregon mënyrën idiote të të bërit lajm. Çdokush mund të postojë ç’ti dojë qejfi në Facebook, qoftë edhe tallje apo gënjeshtër dhe  të gjithë e hanë karremin njëlloj, madje në garë kush ta kapërdijë më thellë.
Në median shqiptare nuk ka fare filtra për çfarë botohet, pa folur për vërtetësinë e asaj që botohet gati në shumicën e fushave, sidomos ato më “light” t’i quajmë. Çdo njeri, çdo delirant apo o vërtetë qoftë, madje deri tek profile falso këtu bëhen personazhe publikë. Dhe për këtë askush nuk mund të fajësojë Kozetën.
Së dyti, në median tonë prej kohësh triumfojnë anti-vlerat, triumfojnë shkarravina imorale, të cilat kanë bërë pis gjithçka dhe kanë krijuar idenë e përgjithshme se të gjithë janë njëlloj dhe se askush mbi të gjitha nuk vlen. Nëse Kozeta vërtetë do të nisë punë në CNN apo diku tjetër në SHBA, të gjithë ne që punojmë në media ndoshta duhet t’i bëjmë pyetjen  vetes: Ia vlen më të punojmë në këtë media që kemi?
Sigurisht Kozeta nuk ka faj pse jemi katandisur në këtë farë feje, se fundja edhe ajo pjesë e së njëjtës gjë ka qenë, por ka zgjedhur të iki.

E fundit dhe më e rëndësishmja, është fakti që ne nisim i vlerësojmë njerëzit vetëm nëse ia dalin jashtë vendit. Kjo është drama më e madhe, sepse tregon se këtu nuk ia del dot kurrë as si idiot as si i zgjuar dhe gati në të gjitha fushat. Ky është një mjedis ku nuk ekziston respekti për punën e tjetrit, nuk ka asnjë sistem konkurence motivuese, se të ndershme jo e jo. Këtu gazetarët nuk janë në garë profesionale, nuk punojnë as për idealin e të bërit gazetari, e cila presupozohet tu tregojë masave disa të vërteta, e në mos jo të paktën të përpiqet. Këtu gazetarët promovohen sipas interesave, gati-gati të duket si një lloj trafiku. Unë njoh gazetarë shumë të mirë, po ata gati nuk i njeh askush dhe kjo jo sepse janë të paaftë, përkundrazi: Ata janë “të fundit e Mohikanëve” që duan të ushtrojnë me seriozitet gazetarinë në këtë vend. Por ata ende s’kanë pranuar të përdoren, apo të jenë shërbëtor besnik të ndonjë pale apo interesi, ndaj vijojnë të dalin çdo ditë në terren.
Për këtë nuk ka faj Kozeta.
Nuk ka fare faj dhe s’kemi pse merremi me punët e saj. Nëse ia del bravo i qoftë!

*Disa foto te hedhura ne rrjetet sociale, me pershkrime evezive, nga ish spikerja e lajmeve ne News24 dhe Top Channel, Kozeta Turishta u interpretuan nga mediat shqiptare si punesim i saj ne gjigandin CNN, si spikere ne Studion Qendrore ne Atlanta. - Shenim Peshku.

19 Komente

urime kozeta

si per cfare? ka dal ne ppu

smiley

 

Në median shqiptare nuk ka fare filtra për çfarë botohet, pa folur për vërtetësinë e asaj që botohet gati në shumicën e fushave, sidomos ato më “light” t’i quajmë. Çdo njeri, çdo delirant apo o vërtetë qoftë, madje deri tek profile falso këtu bëhen personazhe publikë. Dhe për këtë askush nuk mund të fajësojë Kozetën.
Së dyti, në median tonë prej kohësh triumfojnë anti-vlerat, triumfojnë shkarravina imorale, të cilat kanë bërë pis gjithçka dhe kanë krijuar idenë e përgjithshme se të gjithë janë njëlloj dhe se askush mbi të gjitha nuk vlen.

Se ç'mu kujtua nje fare Amika Dokle apo nje fare Dritan Hila te cilet nje pordhe te bejne ne fb menjehere behet lajm, pa folur per ca Artan Fugra apo Sali Berisha, Erion Braçera me shoke... te cilet po na dalin edhe ne gjume si lugat...

urime Kozi

shume vone. llokumet mbaruan

Po mire o Dino, ne delegatet na Lushnja tani u sosm. Jo si ti qe i qive nen'Peshkut, i hyre 

me themel, nga 1928-ta!

Nga ky artikull mesuam se kush ishte Kozeta smiley

Sigurisht duke parë një titull të tillë, duke parë edhe Kozetën në televizonet tona, si spikere lajmesh tek News 24 e më vonë prezantuese tek Pasdite në Top Channel, nuk ka sesi të mos, minimalisht kurizohesh e habitesh.

Kjo te "kurizohesh" dmth te behesh kurrizo, si tip kuazimodo? Apo prit se duhej te ishte te "kurrizohesh" me dy 'r'... smiley

Se mos eshte vetem kjo, Magus, po "u dakordesuan" qe po na cmend keto kohet e fundit, po "eshte dorehequr"  e nuk e di c'thagma te tjera qe na degjojne veshet. Duhet pranuar qe gjuha qe njohim une e ti eshte specie ne zhdukje. 

Ne rastin konkret mendoj se shkruesja mund te perdorte shprehjen e mirenjohur shqipe "ngjall kuriozitet".

(pra: nuk ka sesi, minimalisht, të mos te te ngjallet kurioziteti e te mos habitesh...)

Le te shpresojme gjithsesi se gjuha do te shkoje drejt pasurimit ne procesin e pashmangshem te transformimit.

Emisionet e kesaj goces i ndiqja gjithmone, por nuk e dija qe e quanin Kozeta! 

Ka mundesi qe Topi t'a kete pushu kete. Maj men qe ne nje nga emisioet e saj nga fundi,-ne mos past qene i fundit,-m'u duk dejshem,qeshte krejt pa shkak, pyetjet i drejtone si idjote. Duhet thene,se edhe esulll nuk ishte me mire  

epo paska qene tamam per CNN.

Kush eshte KOzeta, ajo qe dilte me gjysem gjoksi jashte tek prezantonte lajmet? Sa me pelqen!

 ca ka me ktu se paska vizitu CNN apo lidhjet e saj  ? shume mire ka bere

njerzia po punon ne minister's line dhe spo i bo pershtypje smiley

 

lumsi ata qe eksitohen kollaj smiley

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).