...Edhe Shqipëriza –si në çdo vit– do ketë stendën e saj modeste, ... të vogël, ... të varfër! Vjet e vizitova këtë panair dhe –detyrimisht– edhe këtë stendë. Gjeta më shumë njerëz brenda stendës, se sa libra, kush ulur e kush në këmbë, më së shumti femra, disa gra të mirsjellshme dhe të dashura, siç janë në përgjithësi femrat shqiptare dhe në përgjithësi shqiptarët jashtë shtetit të tyre. Pyetja më e parë që i ngrihet në kokë kujdo vizitori para stendës shqiptare, qoftë ky altruist apo dashamirës i këtij vendi, është: –Si mund ta ndihmoj unë këtë vend në pasurimin e stendës së tij të librave?

Mos u mundoni kot! Ju dhe asnjëri nuk mund ta ndihmojë këtë vend! Sepse shqiptarët janë të dashur jashtë vendit të tyre, por brenda vendit të tyre janë dhi e zgjebosur dhe bishtin përpjetë! Ju nuk mund të takoni as edhe një njeri! As edhe një njeri të kulturës apo librit! Ah, veç nëse paguani gazetat për reklamën tuaj, ku njoftoni se jeni gati të dhuroni 1 milion Euro për stendën shqiptare në panairet e huaja! Në këtë rast mund të gjindet ndonjë e t’ju kontaktojë! Ndërkohë që shumë shtete të vogla, (se lëri ato të mëdha), i sheh me stenda të kompletuara e të mbushura me libra, mirë të organizuara me autorë dhe shkrimtarë të tyre, përfshi këtu edhe atë të shtetit më të ri të Europës, Kosovës, Shqipërisë bën përjashtim me stendën e saj thuajse bosh!

Ja, provoheni po të doni këtë vit, e po të doni dhe çdo vit tjetër! Kësaj radhe keni Petrit Ymerin si prezantues të Shqipërisë së vogël në Lajpzig, një nuhatës i madh ky i parave, një sy-petrit i jashtzakonshëm ky i burimit të lekëve nga kasaforta të ndryshme shtetërore! Shoqata e tij, “Shoqata e botuesve shqiptarë”, është ajo e cila do ketë vendin e saj zyrtar në këtë panair, një shoqatë thuajse fantazmë kjo, e drejtuar nga sy-petriti ynë, një shoqatë e cila nuk ka asnjë farë aktiviteti kulturor, përveç atë të organizimit të panairit të librit në Tiranë! Më këtë shoqatë fantazmë ju keni shumë vështirsi për të kontaktuar! Provojeni, se ndoshta unë ju gënjej!

Ah, ti lemë këto fantazma e të merremi me faktet konkrete! A ka mundësi që kjo stendë albaneze të ketë një prezantim më të mirë? Kësaj pyetje do ti përgjigjesha indirekt, duke kaluar nga forma mohuese. Nëse kjo nuk do të ishte e mundur sot, nuk ka për të qenë më kurrë e mundur që stenda shqiptare të jetë dinjitoze! Dhe kjo ka arsyet/ faktorët e vet. E para, ky vend ka për momentin një kryeministër të lidhur me artin dhe kulturën. E dyta, ky vend ka për momentin llapaxhinjtë më të mëdhenj në botë për patriotizëm! Me këta dy komponentë mund të nxitet diçka në drejtim të prezantimit më të mirë të librit shqip. Në të kundërt duhet thënë: ky vend ka një kryeministër pseudo-artist, ky vend ka një turmë pseudo-patriote! Ka një llum, thuaj më mirë!

Çfarë duhet bërë konkretisht? Asgjë më shumë se gjetja e një makine çfardo të vogël dhe gjetja e një vendi fjetjeje për një deri dy veta në qytetin ku zhvillohet panairi i librit! Kaq! Deri tani, në çdo panair libri në Europë, prezantuesit e librit shqip, si ata shtetërorë (Min. Kult.), si ata gjysëm-shtetërorë (Sh.B.Sh), si ata privatë (Botimpex, Onufri, etj.), udhëtojnë me avion në këto panaire, duke patur kështu mundësi vetëm mbushjen e një valixheje me libra, si dhe ndonjë traste në dorë. Me një mjet rrugor, (veturë apo çfardo), bëhet e mundur mbledhja e shumë librave nga autorë të ndryshëm shqiptarë, libra të cilat i dhurojnë vetë autorët, apo shtëpitë e tyre botuese. Dhe, në këto panaire mund të dërgohen njerëz që kanë të afërm të tyre në qytetet, (apo pranë këtyre qyteteve), ku zhvillohen panairet e librave, kështu kursehen edhe paratë e hoteleve, ku këta flenë, (teorikisht kjo, sepse praktikisht nuk vërtetohet kjo). Një organizim i tillë nuk kërkon fare para, përveç pagesës së metrave katrorë të stendës. Një organizim i tillë kërkon vetëm fare pak idealizëm dhe pakëz kohë të përkushtuar. Mbi të gjitha, një punë e tillë kërkon pak fjalë! Vetë puna, vetë librat e stendës shqiptare, flasin vetë pastaj. Gjuhës angleze, -aq e njohur sot nga shqiptarët dhe e nevojshme në këto panaire-, mund ti shtohet edhe gjuha e vendit ku zhvillohet panairi, kjo nga shumë shqiptarë të tjerë të qyteteve përkatse –ku zhvillohet panairi– , të cilët nuk besoj se e kursejnë ndihmën e tyre në stendën e librave të gjuhës së nënës, në ato pak ditë panairi!

Mendoj se edhe në këtë panair, i cili do edhe 24 ditë nga sot të fillojë, mund të organizohet diçka! Çfarë do ta pengonte kaq punë të thjeshtë parapregatitore!? Mos-dija e organizimit, apo makutëria për para e atyre që merren me librin?              22.2.2016 

26 Komente

POSHTË RAMA DHE KUMBARO!

Mirserdhe, e ndjeve me nuhatje politiken e re ne Peshk, mundesine per tu bo grup antikomunist me Roland B-ja (mikun tend te vjeter) dhe Bredharak T-ja.

He se ndoshta (dhe ishalla) vjen edhe Oidrizi me ndonje revelate te re pergjate rruges per ne Damask.

 

HaljaeModhe - 23 Shkurt 2016 - 07:13

qenke zgjuar qe ne 6 te mengjesit te zbrazesh vrerin !? smiley

te paskemi lene pa gjume gjithe naten smiley

Kaq shpejt u dorezove tina?

LAVDI MARKSIZEM - LENINIZMIT

shaje nga nona, nga nona siç e ke share edhe me pare, nuk osht gjo kjo me ironi antikomuniste, nuk ben derman ne kete menyre, keshtu nuk iken nga peshku mirazhi.

 

si ata privatë (Botimpex, Onufri, etj.), udhëtojnë me avion në këto panaire, duke patur kështu mundësi vetëm mbushjen e një valixheje me libra, si dhe ndonjë traste në dorë

 

po pse, supozojme 2 persona, pervec 1  valixhe qe lejohet me bileten e avionit te paguajne edhe per 5-6 valixhe te tjera si bagazh ekstra (nja 30-40 euro valixhja kushton vajtje ardhje), nuk eshte opsion  me i lire sesa  transporti me makine ? 

me makine deri ne Lajpzig eshte mbi  2 mije kilometra.  llogarit  karburantin,  taksat e autostrades etj. edhe gati dy dite rruge,  i bie me shtrenjte besoj.

Belulo varet çfare makine ke! Se ka ca makina qe kur i fut marshin eksitohen dhe fluturojne. Nuk e mbaj mend kush kish bere nje pershkrim te rruges belgie allemagne.

ah po.. Pjeri me duket.. epo jo te gjithe kane Seat Ibiza edicion i limituar..smiley   edhe Pjeri si  Mirush Kabashi aka Bakja, pasi ka pire nje perzjerje te forte pijesh:  çke re ti, mos çaj koken hiç! e kap Pjeri Lajpzigun,  per 2 ore e kap..smiley

 

ore me qe ra llafi,  eshte ide e mire ne fakt.. Pjeri u merua  poshte  e perpjete ne Albanie me cante shpine duke promovuar, pa sukses, librin e vet.. nderkoh panairi i Lajpzigut  eshte nje shanc i mire fare per te reklamuar VQ, sepse eshte eveniment internacional..

Prezantimi i librit ne panaire nderkombetare behet ne inglezçe......te ishte ne gjuhera te tjera ....pjeri te thante piten..smiley

Kjo nxjerr dhe njehere ne pah paaftesine e burokrateve te palloshit dhe miushit (TM Pjeri) qe marrin rrogen kot. Kur mund ta beje dikush qe te coje shume libra nga Belgjika ne Albanie - dhe po flasim libra voluminoze - pse mos ta bejne dhe burokratet e Albanie?

"...supozojme 2 persona, pervec 1  valixhe qe lejohet me bileten e avionit te paguajne edhe per 5-6 valixhe te tjera si bagazh ekstra (nja 30-40 euro valixhja kushton vajtje ardhje), nuk eshte opsion  me i lire sesa  transporti me makine ?" 

2 veta here 300 Euro bileta, = 600 Euro. Tre veta = 900 Euro bileta vajtje-ardhje. Nje valixhe ekstra 20 kg. shkon mbi 100 Euro; ne mos gaboj (ne fakt) aty tek 200 deri 300 Euro. Kur ne panair merr pjese sy-Petriti me shoqaten e tij (ShBSh), apo Min. e Kul., ne keto raste vajtja me makine dhe me nje sasi te konsiderueshme librash duket se eshte favor me i madh se vajtja me avion. Ndersa privatet si botimpex apo Onufri e te tjere, te cilet kane takatin sa per te nisur nje person, natyrisht qe e kane me te lehte te ikin me avion dhe me trastat plot; keta vetem po i ndihmoi ndonje tjeter badiava, se vete aq e kane takatin. Por Petriti mund te marri nga te gjitha shtepite botuese me mijra libra dhurate kete vit, po ti doje bythaqja! 

cmimi biletave te avionit qe merr si shembull ti, eshte goxha i shtrenjte.. dmth sikur e presim bileten  ne minuten e fundit, sot per neser.. nderkoh qe data e evenimentit dihet, keshtuqe mund ti presin biletat kohe me pare e me te lira se 300 euro..  ndersa  per bagazhet ekstra, zakonisht vlen tarifa 1 euro per kg.. por kjo varion sipas kompanive ne fakt.. megjithate, une e thashe si opsion qe mund tu interesoje.. 

na te jap edhe nje tjeter opsion..smiley    ne Shqiperi nuk ka,  por ne Kosove kane cdo jave  linja direkte  me autobuze  per shume qytete te Gjermanise,  relativisht te lira .. keshtuqe Petriti Syri me shoket e tij, te ngarkuar mire, mund tja fusin nga Prishtina  per Gjermani.. ose ose, te dergojne vetem ngarkesen, prape lire do tu bie.. sukses!.smiley

 

Vallahi o Belul vec per kete gje e kam qejf europen. I hipen makines ne holland dhe pak ore je ne gjermani,france. Belgjike. Neve ketej nanze.gjumi ne makine duke.shkuar.ne pune. 

Ndersa per PtH kot e ke. Ai duhet ta perktheje ne anglisht ose frengjisht dhe pastaj ta ekspozoj. Megjithese librit te tij i ka rene shume vlera ne treg. Kjo bursa e parisit https//parbourse.fin.inf.fr/pth%&vq€/ e ka vlersuar shume keq.

Kot me te pyet, pse ke kaq vrer per Pjerin, ne cilen kallo ka shkel?

Po i prish shume pune qeverise prandaj jam i merzitur.

Kusheriri yt nuk eshte e gjithe qeveria! Sidomos qe ai as nuk eshte ne qeveri fare. Pse perpiqesh t'i hedhesh hi syve Gaias e s'i tregon shkakun e vertete?

Perkundrazi, Pjer shkruan pa fund falas dhe jep ide. Rilexo intervisten e madhe si i ka parashtruar te gjitha pikat per bujqesine, ekonomine, energjine, financat. Ministrat dhe vartesit e tyre duhet te bejne konspekte tani. Arsyen e vertete akoma nuk e ke thene. 

Kam pershtypjen Pjeri e rriti shume pritshmerine. Kam bo qeverine ne ekzil tha, dhe pune ditesh avazi. Prit populli, hic ky. U bo mo keq se inglizi ne vaktit qe do zbarkote gja. Se ca ka bo vaki nje Zot e di. Ca thone u prish me ameriken. Ca mo keq, e bleu ... Ec e gjeje.

Jo vetem aq por dhe seleksionimi i antareve te qvrs ishte pak okult. Njoh ca qe ishin te lumtur qe ishin perfshire ne kete projekt, bile kishin fillu me u pergatit ke shit shtepite e katandi por pastaj hiç...zbrazeti...terr.

Njeri nga antaret e qeverise ne mergim u dorezua dhe kaloi nga ana tjeter, ne qeverine e Tiranes.

Lere lere, thone qe ka gisht rusi, ose troc Putini. Pjeri ka bo gabim fatal paska shpreh preferencat seksuale n'publik, se c'paska thone diku jo b... derre a kompesate a ku di une. Ruset jane te tmerrshem per keto pune, femrat po i kane yll. Boj hesap edhe Ajnshtajnit ia paskan fut nje dashnore ne vaktit. Dhe Pjerit gjate udhetime ... diku ne nje aeroport ... iku ajo pune, qofte, seks e rokenrroll dmth.  

Ka libra shqiptare te perkthyer ne gjuhe te huaja qe do kishin interes per lexuesin europian, apo te fillojne europianet te mesojne shqip tani? 

Plus librat KM-ja i dhuron vete sa here ka vizitore te rendesishem dhe mundesisht vetem librin e vet qe ja kane bere dhurate. Besoj se e pate cfare libri i dhuroi Sekretarit te Shtetit. 

Petrit Omeri sypetrit ka qene fotreporter ne shtyp para 90-es. E maj men se na pat ba i foto klases ton ne stetvitje. Presori i fiskultures ,tirons,e njihte dhe na e nxori foton ne gazete. Qe athere emri i tij si autor i fotove merrte vemenjen time,biles pre ti msova dhe per Petrit Sheqerin. smiley

Mungesa e Shqipërisë në këto Panaire është diçka që vërtet nuk kam kuptuar asnjëherë.

Nuk e dija qe artikulli dhe komentet do me kenaqnin  smiley  ta kisha ditur do e lexoja qysh dje. Ne fakt ne kete panair te madh, duhet vete ministria e kultures, te dergoje nje fugon me libra shqip dhe ne gjuhe te huaj te autorve shqiptare. Sepse qellimi i ketyre panaireve eshte shperndarja e kultures se vendit,  çdo vend perpiqet te dergoje kulturen e vet, librin e vet (te shkrimtarve te vete) te perkthyer ne gjuhet kryesore, si anglisht, frengjisht, gjermanisht, spanisht, arabisht.

Nga Antwerpeni deri ne Leipzig, eshte 650 km, pra 5-6 ore udhetim, sikur s'ia vlen  smiley 

Efendi Marks, i ka ikur koha librave, mileti sot preferon arte vizuale, kete e verteton dhe nje ekspert gjerman i kontraktuar falas. Keshtu qe ne vend te librave promovoni kulturen shqiptare neper bote duke reklamuar pikturat e talentuara qeveritare.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).