TIRANE- Deputeti Pandeli Majko ka humbur pallton e tij në takimin me të rinjtë e Tiranës ditën e diel. Ngjarja e pazakontë ndodhi pas takimit ku prezent ishte edhe Kryeministri Rama, ministri i Brendshëm Tahiri, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe disa deputetë të Tiranës.

Për shkak se ndodhej dhe Kryeministri Rama, selia rozë kishte edhe prezencë të oficerëve të Gardës së Republikës. Majko ka mbërritur në hollin e selisë së Partisë Socialiste pak para nisjes së ceremonisë zyrtare, ku një grup të rinjsh do të marrin kartën e anëtarit të PS-­së. Ai ka qëndruar nën shoqërinë e të rinjve dhe kur ka mbërritur Kryeministri Rama është ftuar që të ulet në pjesën qendrore të aktivitetit. Por ndërkohë duket se Majko e ka lënë pallton e tij te karriget ku kishte qëndruar bashkë me të rinjtë.

Për shkak se ceremonia u mbush me batuta të shumta, mes tij dhe Kryeministrit, por edhe të rinjve që afroheshin për të marrë kartën e anëtarit të PS­së, edhe në përfundim të tij vijuan batutat dhe shakatë mes përfaqësuesve të lartë të PS­-së.

Majko bashkë me Ramën, Tahirin, Veliajn e të tjerë kanë dalë nga selia në grup dhe janë shpërndarë te dera e jashtme e godinës së PS-së. Por pak para se të hipte në makinë, deputeti socialist është kujtuar
se kishte me vete dhe pallton që e kishte lënë në sallë. Ndërkaq, të rinjtë pjesëmarrës në këtë aktivitet kishin dalë nga holli i selisë rozë. Kur është kthyer aty, Majko nuk e ka gjetur pallton e tij, ndërsa ka nisur të pyesë ato pak të rinj të mbetur në holl. Me një shqetësim të veshur edhe me humor, Majko ka nisur të pyesë edhe stafin e FRESSH­it dhe të PSsë së Tiranës që kishte organizuar aktivitetin, por në selinë rozë nuk kishte asnjë gjurmë të palltos së tij. Ai është larguar duke marrë premtimin se do të pyeten të rinjtë që kanë qenë bashkë me të nëse dikush e ka marrë pallton e tij gabimisht. Por ditën e hënë, në mbledhjen e Grupit Parlamentar socialist, Majko ka ardhur me një xhup vjeshtor dhe jo me pallto, gjë që tregon se palltoja e tij është ende në kërkim. (Panorama)

28 Komente

ku e humbi pallton Pandi mo, te ai takimi me FRESH-istat ? -po  ajo  s'ishte mbledhje, por orgji me rinine... edhe ajo kryefreshistja "humbi"  rrobat atje.. madje kete ne tjeter vend e zuri gjumi pas "partit", ne tjeter vend u zgjua..

E paskan zene me majkon zhgarravitesit e letrave keto dite. Kushedi si do e kene hallin

Po pergojon ate qe eshte cilsu si k/m me i suskesshem shqiptar, fiqo! Nuk te ka hije! Harron qe ky u be sebep qe u ndertu dhe autostrada. Mblodhi çelepin nga vegjelia dhe pastaj e perdori per cdo gje tjeter, pervec rruges

 

kush, zhgarravitesit e letrave ... ?

Do ia kene dhon me koncesion. 

smiley

Mos ja kan dhon mretnise se Jordanise

 

Do e kene perdorur per te dredhur ndonje dahon pas mbledhjes se gjate e veshtire qe paten...

 smiley  Filloi nisia e karrieres politike te te rinjve te PS me nje vjedhje te vogel smiley me nje pallto sot, Neserdej kushedi seç vjedhje do kemi smiley
 

Si kane shku punet, ky kushedi ku eshte ngrys. Nejse ide origjinale, me ka hum palltja ne mledhje. Eci e? smiley

Ky shoku Pandi paska kene burre i mire fort, se ky paska pas t'tana muncite me thane e qe itu me ka hup edhe butoni arit smiley

Me vone Pandi u kujtua se kishte shkuar ne takim pa pallto.

Burrat me nje pallto si kuptoj! 

Blendi te hape nje llogari bankare ku antaret e nderuar te ppu-se te kontribuojne me qellim qe Majkos t'i blihet nje pallto si i ka lezet seres se politikano-medhenjve tane. Se nji pallto laj-thaj, eshte per keqardhje. Paska shku me xhup vjeshtor ne parlament. Sa turp!

Nuk me duket ndonje gje per t'u sjelle ne Peshk por ju e dini.

Kerry kur e kishte degju keshte thone qe po shkoj me brek e kanatjere. 

po si per kros smiley

Une kujtova se ashtu kishte ne mend te vinte qysh ne fillim, si uniforme ciklisti.

po kur paska qene fiks per peshk si zhgarravitje, kur mos mbeste njeri ... 

(dmth member ppu-je me gjithe admin smiley ...)

E ke parasysh, Majko ishte tek kjo mbledhja ku takoi Ramen qe dorezoi kartat, kur tek dera i shfaqet Sajmiri qe kishte takuar Veliajn pasi kishte pire kafe me Jolezen qe nje nate me vone u zgjua tek shtepia e nje shoqeje... me pallton e Majkos veshur.

Sa vjec ishte makinisti?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).