Parku i liqenit, edhe gjatë stinës së dimrit frekuentohet masivisht (sidomos fundajvave) nga vrapues, njerëz që ecin për sport apo për qejf. Janë akoma çdo ditë atje ata burrat që bëjnë banjo dielli duke luajtur domino të zhveshur, gjyshet me karrocat, nënat e reja, gjimnazistët pas shkolle, ekipet sportive që bëjnë vrap të lehtë, dhe tek-tuk ndonjë dyshe disi e mënjanuar që tymos pak ashtu. Muajt e fundit departamenti i parqeve ka qenë i angazhuar me mbjellje fidanësh, pastrimin e ferrave, krasitjen e pemëve dhe rregullimin e rrugicave, e duhet thënë se parku duket mirë.

Vetë, u bëra nja 5 muaj që dal pothuajse çdo ditë për një vrap të gjatë që më ka ndihmuar ta njoh shumë mirë parkun dhe ta vlerësoj atë punë që është bërë këtu nga krijuesit e tij. Është një thesar i patregueshëm që bëhet edhe më i rëndësishëm pasi Tiranës i mungojnë hapësirat e gjelbërta. Sipas statistikave banorët e Tiranës kanë 1 m2 gjelbërim për frymë, ndërkohë që mesatarja europiane është 7 m2 për banor. Këto foto i kam shkrepur me telefon gjatë daljeve andej. E para është e nëntorit, e mesit u shkrep në janar, ndërsa ajo në të djathtë sot në mëngjes. Duke qenë se sistemi i peshkut s'më volit me fotot e shkrepura për së gjati, i ngjesha në një.

26 Komente

Duke qenë se sistemi i peshkut s'më volit me fotot e shkrepura për së gjati, i ngjesha në një.

Rrofte sistemi i peshkut!

gjeja me e bukur qe ka tirona. 

prandaj dhe lagjet prane parkut te tiranes jane dhe me te shtrenjtat e qytetit.

koment gjigant! Dmth bathorja dhe kombinati si zonat me t'preferuara jane thjesht mite urbane...

I beri kush i beri keto parqe, jane hapur male me krahe, te kishim pasur keto makineri qe jane tani ne dispozicion, zvicer do qe bere. 

zvicra eshte vend koti, po ti s'ke qene ndonjehere mesa shof, e ke me te degjuar.

me google earth smiley. nuk leviz nga vlora une profil edhe prej ploti te jete. Dalim ndonjehere ne Brindizi per te nderruar ajer po dhe aty me shume degjon shqip se italisht edhe prape: 105 ne baze

mire e ben, lum si ti.

ndersa zvicra eshte vend i pasur (ne lek vetem, rrogat jane te larta dhe kaq), por pa grandeur (madheshti) as ne urbanistike e as ne njerez. sikur ta kopiosh, apo te duash te jetosh si ata, me shume humb sesa fiton, nje popull si yni.

e vetmja gje qe une do t'u kopjoja eshte sistemi qeverises (jashte europes), dhe nepermjet referendumit popullor, qe eshte sistemi me demokratik i botes, te pakten se sotme. 

kohe me para lexoja qe dhe sistemi arsimit eshte me i miri ne evrope, biles ne disa kantone e fillojne shkollen qe ne klase te peste dhe kjo kish ndodhur pas nje debati publik te gjere e disavjecar.

ca thua profil, shpresoj ta kesh me ironi. Zvicra eshte nje kombet me te perparuara te botes. Nuk me pelqejn kto krahasimet shqiperi zvicer se te arije shqiperia aty ku jane vende si zvizra duhen 300 vjet

 

çfare kombi eshte zvicra, komb gjerman, francez apo italian ?

I beri kush i beri keto parqe

Te burgosurit?

Sa mire ai vrapi i gjate ...

dje goxha dite edhe ketej, spring time, ja si ne foto

No fucking way !!! Leo Di Caprio dead ????

Hoax

 

Yeah, so it seems. Fuckers, on Super Bowl day ... !!!

Ouu, po. Sot eshte Superbolli. Me duall nga mendja smiley

 

Tom just made boggie at the 12-th hole. Gronk's leading the field by three strokes. smiley

Trump better win NH

 

Blendi ti bo mire qe interesohesh per mjedisin, por do ishte me interes te fotografoje ato ndertimet qe do beheshin andej nga liqeni dhe qe u pezulluan perkohesisht, ç'eshte bo me to. 

Njerez te mire mos u rreni nga keto 3 foto handy!

Ajo zone aq e bukur dikur eshte bere si hale ne kuptimin e vertet te fjales, me ndertime e pa kanalizime e asnjei nuk kujdest per mjedisin rreth e rrotul.

Ky muhabet filloi qysh me ndertimin e te ashtuquajtures 'vila e ramizit' e nuk pushoj kurre me . Gonxhja Blend krahu i djathe i Rames kur ishte ne bashki athere donte ta thante liqenin e ta mbushnin me pallate. Per kete pune tentuan te hapin dhe digen e liqenit qe do te permbyste pothuajse te gjithe Tiranen e Re.

Muhabete te vjetra qe duhen kujtuar here pas here !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).