Brenda muajit mars, Partia Demokratike do t’i japë fund programit të saj përmes së cilës ajo do të ballafaqohet në bazë si alternativë qeverisëse.

PD-ja njoftoi dje se departamentet po punojnë në disa prioritete që e djathta i ka vendosur vetes, si: punësimi, përmirësimi i jetës, ulja e taksave dhe thjeshtimi i procedurave për biznesin.

Departamentet e Sigurisë Kombëtare, Financave Publike, Punësimit dhe Çështjet Sociale, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, kanë zhvilluar dje diskutimet me deputetë dhe ekspertët e fushës.

Më konkretisht, departamenti i Financave Publike, gjatë prezantimit të programit, u përqendrua në uljen e taksave, me qëllim përmirësimin e klimës së biznesit dhe luftën kundër korrupsionit dhe informalitetit.

Sipas PD-së, vendosja e taksës së sheshtë në nivelin 9% mbi të ardhurat dhe kontributet, ulja e normës së TVSH-së në nivelin 15%, eliminimi i taksave të fshehta apo tarifave administrative paralele, siç janë taksat mbi karburantet dhe ambientin dhe lehtësimi i procedurave për biznesin, është pjesa kryesore e asaj që parashikon platforma fiskale.

Një prej drejtimeve kryesore të programit është reforma për zhvillimin e biznesit, përmes politikave të reja të kreditimit të ekonomisë dhe transparencës online të procedurave tatimore, doganore etj.

Një tjetër departament, ai i Punësimit dhe Çështjet Sociale, është fokusuar te programi i punësimit dhe përmirësimit të cilësisë së jetës, nëpërmjet rritjes së pagës minimale dhe rritjen e masës së ndihmës ekonomike për shtresat në nevojë.

“Orientimet e programit të PD-së për këta sektorë, mbështeten dhe në korrigjimin e skemës së kontributeve, duke eliminuar rritjen abuzive të kontributeve për profesionistët e lirë, ngritjen e skemave eficente për shërbimet sociale për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar”, – thuhet në deklaratën e PD-së.

Departamenti i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, diskutoi programin me ekspertë dhe artistë të njohur, duke u përqendruar në fuqizimin e institucioneve të artit dhe kulturës, rivitalizimin e monumenteve të trashëgimisë, ngritja e strukturave përgjegjëse për të drejtën e autorit, programet për rininë dhe hartimin e një strategjie me standarde evropiane për fuqizimin e saj, si dhe promovimin e sportit në të gjitha zhanret.

Ndërsa pjesa e programit për sigurinë kombëtare, synon sipas PD-së që t’i rikthejë Forcave të Armatosura statusin dhe misionin e tyre, sipas standardeve të Aleancës së Atlantikut.

Pas përfundimit të programit për secilën nga departamentet, Partia Demokratike pritet të ndërmarrë hapin e dytë që lidhet me prezantimin e tyre në tryeza në nivel politik, por edhe me ekspertë të fushës dhe më pas diskutimin përmes takimeve me qytetarët në bazë.

25 Komente

Po mire mer aman, ju i ulni taksat si pa gjo te keq, por shpenzimet me cfare do ti mbuloni? Prape duke marre borxhe? Apo meqe rilindja po e ul ndjeshem deficitin buxhetor, ju lind juve e drejta per ta rritur ate? Kjo jo vetem qe nuk eshte fair, por njekohesisht eshte dhe kriminale per vendin dhe brezin e ri. Por juve as jua ndjen fare per çka vjen prapa jush, sepse jeten e femijeve tuaj dhe te brezave te tjere qe do te vijne nga fara e qelbur e juaja e keni te siguruar me vjedhjet dhe krimet qe keni bere keto 25 vite. Ju doni vetem pushtetin dhe kujtoni se mund te genjeni prape kete popull me broçkullat tashme te konsumuara plotesisht. Hajvane! smiley

Kjo jo vetem qe nuk eshte fair, por njekohesisht eshte dhe kriminale per vendin dhe brezin e ri

 

e drejte... shume e drejte!! 

po a e di se cfare tjeter eshte kriminale ?   -ne pak vite qeverisje te Rilindjes,  te firoje rreth 10%  e popullsise, qe  jane absolutisht  brezi ii ri  dhe qe ikin nga Albanie se nuk kane asnje shprese.. kjo eshte jo thjesht kriminale,  por genocid-ale , or tungjatjeta.. dhe me e bukura, askush nuk flet.  cdo gje shkon per mrekulli ne Albanie..

p.s, o Timo,  ti se cke nje stil te shkruari, mu si berberi..smiley 

Kete e kishin parashikuar prandaj dhe kundershtonin heqjen e vizave kur ishin ne opozite.

Pse lal cfare ke perfituar ti nga taksat e rritura dhe shtrengimet e shumta keto 3 vite? Pervec kamerave trupore te policise dhe zbukurimit te Tiranes me drita festash.

Coje mer ne zero TVSHne e ushqimeve dhe ilaceve, pa tu dridh dora fare. 

smiley asgje pa tvsh, pa regjistrim. Me mire ta ulesh btv/tvsh se ta heqesh fare. 

Jena me t'vjetren ne, EPVQ (Epoka para VQ dmth). Ti prej inotit s'e le me dale ne USA, vec ne Kanada e ke cu. 

PD po nuk qasi voten e pleqve italjane qe jane pjesa me vitale e elektoratit, kothiçmoslodhet me mire

Kjo eshte pertej estrades.. Kane mbaruar plotesisht. 

Perse kane mbaruar?
Ata po japin nje alternative.
Ti po deshe pranoje,po nuk deshe voto Ramen me supertaksat e tij.

 

Po na i thuaj njehere keto supertaksat e Rames? Apo thuaj futja pordhes sepse ka pordhace qe e shijojne. Genjeshtar dhe i trashe njekohesisht. E di ti sa eshte corporate tax ne Shqiperi? - vetem 15 %. Ndersa aty tek ty minimalja eshte 15% dhe shkon deri ne 40%. Income tax per pagat vjetore deri ne 360 mije leke ne Shqiperi eshte Zero. Ndersa per pagat nga 360 mije deri ne 1560 mije eshte 13% dhe mbi kete page eshte 23 %. Ndersa aty tek ty deri ne 10 mije USD eshte rreth 10% e pastaj rritet progresivisht deri ne 40%.

Kontributet per sigurimet shoqerore dhe shendetesore paguar sebashku pnedhenes dhe punemarre tek ne jane 23.5 %, ndersa tek ju diku tek 49%. Mos te flasim pastaj per property tax qe jeni kampione!! Hajt dhe tjeter here mos ja fut si kau peles. Beju pak serioz se je nga edhe nga Devolli.

o ekonomisti i rames, si e lexon ket numrin 1560 mije?
Kur flisni dhe ju per sigurime shendetsore, mos ngelte etiopian e ugandez pa e bere!

Nje milion e peseqind e gjashtedhjete mije leke (te reja) 

1560 mije lexohet 1 mije e 5 qind e 6 dhjete mije o berber

Kontributet per sigurimet shoqerore dhe shendetesore paguar sebashku pnedhenes dhe punemarre tek ne jane 23.5 %, ndersa tek ju diku tek 49%.

Me vjen vertet mire qe je kaq i (keq)informuar tani qe po merresh me kliente Amerikane.

amon o çuna e goca, çere po lodhni kot me programe e platforma?!

merrni e prisni rradhen aty kur t´ju vij me hyp prap n´kal, se t´ishte per platforma e plane e programe, kto i kishit bo ene para tre kater vjetesh.

apo tashi kishit njicik koh te lire ene ju kishte hyp qejfi me shkrujt?

+1

Te gjith popujt jane pro taksave te uleta. Vetem shqipkaret jane pro atyre te larta. Lajthitja e rradhes e popullit " jemi me te varferit ngaqe jemi me te zgjiarit".

Nuk do habitesha po tu shoh ne proteste kunder uljes se taksave nga qeveria ne te ardhmen.

Kam degju kshu ekpertash qe ishin dhe kunder rritjes se rrogave e pensioneve.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).