Ti ke kontribuar në qeverinë e së Djathtës, ke qenë deri drejtor i KESH-it, dhe sot, je i qartë për të krijuar një formacion të ri politik.
E ke menduar që do të të postojnë çdo epitet të mundshëm negativ? Mos u dekurajo, sepse i vetmi personalitet i lindur është ai që e lejon njeriun të qëndrojë me gjakftohtësi në krah të çdo shoqërie të spikatur- dhe, besomë, nuk është vetëm kultura, dija, inteligjenca, cilësi që ti i ke.
E ke menduar që do gërmojnë deri në adoleshencën tënde për të gjetur ndonjë cifle balte e me të, të gatuajnë kënetë plot me mushkonja e shushunja që të na i hedhin çdo darkë, ti gëlltisim, ne të gjithë që duam të votojmë kauzën tende. Mos u ligështo, vijo me kurajën që ke gjetur të bësh një gjë pozitive për këtë vend, sepse, në të kundërt, të gjithë, duke u mbytur, do shijojmë gjakun e parazitëve, që, në fakt është ai i yni, por që ata ditën të na e marrim me paturpësi, me djallëzi, me ligësi, me hipokrizi.
E ke menduar që do flasin për ty si një ‘alien’ që mbërrin në planetin që ata e kanë zaptuar dhe e komandojnë sikur ne të gjithë të jemi majmunë? Keto jane shpikje te diktatures, qe lind kur demokracia eshte e dobet. Dhe demokracia jone eshte ne fije te perit. Mos u rrëzo, pasi gjëja më e mençur që mund të bëjë njeriu në jetën e tij, gjëja më e guximshme është të ngrihet mbi një kauzë të shtrembëruar e të ndërtojë kauzën e tij, ndoshta të papërfillshme nga matematikat e ligjësisë së tyre, por të fortë në qëllimin e vetëm: – Na bën të besojmë që nuk jemi të humbur, që ne nuk jemi kavie të talljes dhe fyerjes së këtij soji politikanësh.
Kemi njohur njerëz që poshtë kostumit të tyre janë vetëm ca huliganë të sjelljes dhe qëndrimit publik. Dhe i kemi votuar pa nxjerrë asnjë fije zëri. Duam të besojmë se ka një rrugë që na bën të ndihemi ok me ndërgjegjen dhe përgjegjshmërinë tonë shoqërore. Sepse njeriu është kafsha më inteligjente. Ndërsa kemi njohur kafshët politike më të djallëzuara.
Unë i di dy alternativat e mia, kur të votoj. Njërën e mendoj si tënden, tjetrën e mendoj qe i përket hajdutit, tahmaqarit, zuzarit. Unë nuk e harroj se si është ndare Shqipëria: -në dy kasta që jetojnë sipas rregullave të kundërta: Janë ata që mund të dëshirojnë dhe të kenë gjithçka dhe ata që nuk mund të dëshirojnë dhe te kenë asgjë;
Janë të preferuarit e pushtetarëve dhe të mallkuarit që kundërshtojnë;
Janë ata që hanë dhe ata që hahen nga të tjerët.
Ne Shqipëri njerëzit nuk janë te ndare ne parti, as PS, as PD, as te Majte, as te djathte. Njerëzit janë te ndare ne dy soje: Njerëz qe jetojne mbi kurriz te te tjereve dhe njerëz qe kane ulur kurrizin dhe i tërheqin si te jene kuaj;
Njerëz qe pasurohen nga bekimi i pushtetit dhe njerëz qe ndëshkohen e varfërohen nga mallkimi i pushtetit.
Njerëz qe gënjejnë, mashtrojnë, korruptojnë dhe njerëz qe gënjehen, mashtrohen dhe korruptohen.
Ne Shqipëri ka njerëz qe lëpijnë atë qe pështyjnë dhe njerëz qe durojnë te lëpihen dhe te pështyhen.
Kam patur gjithë kohën te mendohem ku e gjej veten… Sidomos po te kesh fëmijë e i shpie ne shkolle; po te kesh gjyq dhe te bie mallkimi te kesh te besh me gjyqtarë;
Po te kesh një sëmundje dhe të shpie rruga në spitalet qesharakë të ëndrrës rilindëse.
Kujt kaste i përket ti? Cili parim e përcakton kastën tënde?
Kam kuptuar dhe njohur çelësin me të cilin te shikoj të denjë për të qenë në elitën morale. Vlera, ja kush është çelësi. Sa me i vlere te jesh: aq me pak lakmon , aq me pak je i preferuar, aq me pak jeton si krimb, aq me larg i je urisë për të ‘ngrënë’ të tjerë. Ti mos u dëshpëro, se do të të gjuajnë me gurë, o të mundohen të të shtypin, pasi kështu janë mësuar, o me ne, o kundra nesh. Mos e braktis këtë nismë pozitive për të gjithë ne që duam të votojmë për veten tonë, Nëse ti nuk do jesh indiferent dhe, nëse nuk do shpërblesh me indiference ata qe vlerën tende e mbajnë si te tyren, ne do të besojmë gjithmonë e më shumë e do të bëjmë qindra e mija të tjerë të besojnë.

Mos voto për larot qe shesin angullimën si kënge bilbili, por për simfoninë e atyre qe, kurrë nuk e shesin si detyrim, por si pasion.
Dhe, qe te kuptoj më mirë vlerën tende, nuk do ta humb votën kot.
P.s.e di qe nuk do ta besh ‘share’, as klik, sepse ke ende frike, por po e lexon, ke vrare friken nga mamuthët e pushtetit.

39 Komente

Kurajo dhe kembngulje i uroj.GjB. Ndersa per shqiptaret e.mi brenda Shqiperise,.te jene me te ndergjegjshem me.voten e tyre. I dogjen te.gjitha alibite per PS,PD,LSI e kompani.

 

Politikanët dhe miqtë e tyre janë duke marrë peng institucionet për të akumuluar pushtet. Konstatimi i Transparency International për këtë trend kriminal dhe korruptiv në Ballkan demonstrohet më së miri edhe në dhënien me koncesion të TVSH nga Kryeministri Edi Rama. Përmes këtij operacioni ku janë të përfshirë mafiozë, pastrues parash në parajsat fiskale, Kryeministri Rama, vëllai i tij, Olsi Rama me ortakët dhe miqtë e tij, pritet të grabiten rregullisht miliona euro çdo vit nga buxheti i shtetit. Edi Rama, vëllai dhe miqtë e tij i janë vërsulur prej më shumë se dy vitesh pasurive të shqiptarëve. Janë qindra tendera, koncesione dhe konsulenca që përfundojnë sistematikisht dhe si “me magji” në duart e pak njerëzve që janë afër Ramës, Olsit ose miqve të tyre. Problemi më i madh këtë herë është se ata janë futur në zemër të financave të shqiptarëve, duke dashur të vënë nën kontroll mbledhjen e TVSH, atë që ekspertët e njohin si “makina e parave”

Vëllezërit Rama po vjedhin për të akumuluar pushtet. Ndaj një pjesë e këtyre fitimeve ata do t’i kalojnë për ngritjen e një “force të djathtë” te tipit Bojaxhiu, që synon të mbledhë votat e të pakënaqurve të qeverisë, në mënyrë që Rama t’i përdorë pas zgjedhjeve të ardhshme për të mbajtur karrigen e tij. Të gjitha këto “rastësi” ndodhin kur Rama e ndjen se mbështetja e shqiptarëve për qeverinë dhe mazhorancën që ai drejton është në kuotat e ngjashme me ato që kishte fundërrina e fundit e regjimit komunist, Ramiz Alia. Mafia politike e vëllezërve Rama është një prej zhvillimeve më regresive që dallohet në luftën e egër që ka shpërthyer në mazhorancën aktuale për të kontrolluar pushtetin politik, financiar dhe kriminal në Shqipëri.

ku eshte e bazuar gjithe kjo "hype" per Gjergjin?

Nuk e di ku e shikon "hype" tek artikulli; me duket autorja po e inkurajon, s'po e lapidaron. E kjo mbase tek fakti qe ai ka guxuar te organizoje nje levizje/parti jashte sistemit aktual PS/PD/LSI dhe sateliteve te tyre tek-njeri parti si Gjinushi me Avokatin gishtperpjete, dhe tek fakti qe i dhane goxha vota ne Tirane, krahasuar me faktin qe milidelet dhe te veteskllaveruarit s'para votojne jashte vijes se partise ne Shqiperi. 

Apo duhet te kete certifikate virgjerie Gjekja para se te angazhohet ne politiken e paster shqiptare? 

P.S. Nuk them se ti je i tille, po qe te mos bej kot dy komente, eshte gallate hipokrizia dhe dyfytyresia e milideleve qe kane bindjen tip "ne do votojme Ramen/Berishen/Meten edhe sikur t'i vene zjarrin Shqiperise, pavaresisht sa maskaralleqe bejne" e kur del ndonje tjeter ne skene qe sfidon sistemin e mafiopartive aktuale i thone "ike mer legen, ti ke qene dikur drejtor, nuk je i virgjer". 

oh xhibi! me mire te kishe bere 3 komente. ta kam thene dhe here tjeter qe kur bashkebisedon me dike, eshte shenje respekti te mos ta trajtosh tjetrin si audience. 

pyetja ime ishte shume e qarte dhe ti nuk eshte se iu pergjigje. 

Tani e shikoj qe pyetja jote paska qene proteste per vleresimin qe autorja i ka bere Gjergjit, por me pikpyetje ne fund. Normal qe une s'kam si te te jap nje pergjigje qe te te satisfaksoje protesten tende smiley

xhibi, pyetja ime eshte e sinqerte. mos hiperventilo kot.

Shqipnglishtja e juve qe keni vite qe jeni kthyer n'Shqiperi eshte e lezecme ditet teke te javes, por sinqerisht ti je duke u shqetesuar kot nga vemendja qe i kushtohet Gjergjit, se shanset e Gjergjit per te kercenuar pushtetin e Rames jane me te vogla se shanset e tua per te krijuar alergji ndaj ngjalave.

Ku e pe shqetesimin? Tani po projekton.

vazhdon akoma ti? une s'e kam ate durim.

Beji derman Likes, ai ta ben gropen, po keto balerinat qe nxjerr here pas here vec njecik fllad sjellin. 

Kujt kaste i përket ti? Cili parim e përcakton kastën tënde?

Gjergji per kete e ka dhene pergjigjen vete-loud and clear: kasta ime quhet KOP dhe parimi qe e percakton ate eshte mekati fillestar- ndihma qe ju dha Saliut qe te rivinte ne pushtet me nje fillim te ri dhe me nje fytyre te re. Rezultatin katastrofik e dime te gjithe, ne nivel me personal fshataret e Gerdecit dhe nja kater familje nga rrethet. 

P.s. 

Peshku, kushedi sa budallej na dini ju neve qe na i shtyni keto shoket e juaj "idealiste" ne intervale te rregullta kohore. 

 

Mrroklle, Gjergji apo kushdo tjeter qe eshte marr me politike (sado pak apo shume) ne Shqiperi do te ishte i lidhur me nje krah (Pd,Ps, Lsi etj). Sikurse shoku Sali me PPSH, Meta me PSSH, apo gjithe ajo turli shushunjash qe levizin sa nga njeri krah ne tjetrin. Edhe Gjergji ne kete pike nuk ben ndonje perjashtim. Nuk e di a i mban mend zgjedhjet e 2005!  PS kishte ne pushtet 8 vjet me skandale dhe vjedhje nga me mafiozet, me kryeminister nje barbon qe njerzeit mbyten ne det ai lahet ne alkol ne pub. Me Meten qe u akuzua per arin ne Qafe Thane. Me Cacer, Duker, Malajt, Gjinusher qe edhe sot e kesaj dite jetojne ne luks te paimahjinushem. E pra ne ate kohe ardhja e Berishes ne pushtet ishte pasoje dhe e keqja me e vogel. Gjergji ndoshta eshte nga te vetmit e asaj kohe qe nuk perflitet per vjedhje, per altoparlant i Pinokut, per sejmen apo  yesman. Nqs do te kishte dicka (dhe uroj qe jo akoma) ne dollap mendoj qe keta krimbat barkderr dhe turiyndyr shqiptar do t'ia kishin nxjerr tashme. Mund te mos jete perfekti, jam dakort, por me i mire se ata qelbsat sot per sot eshte. Barometri me i mire per te do te jete vota.

E pra ne ate kohe ardhja e Berishes ne pushtet ishte pasoje dhe e keqja me e vogel

Berisha fresh sapodale nga 97-ta kshu smiley

Po jo mo Juli, kam thene pasoje dhe jo alternative. Dmth kaq te madh e bene zullumin keta larot e Ps mbas '97  (mashtrimi per leket e piramidave, vjedhja e atyre aseteve qe u kishin ngele, mos ndeshkimi per '97, vjedhja e arit, vjedhja me fondet e rrugeve ...gaqo apostoli nqs te kujtohet..vjedhja ...vjedhja ...vjedhja nuk mbarojne vjedhjet e tyre) saqe me parti te shqyer dhe prape Berisha mezi erdhi ne pushtet. Dmth nuk kishte ku te vente me.

mire bere qe m'a shpjegove si e mendon se gjithnje kam pyetur sesi 'te barazlarguarit' s'mendohen dy here t'i bien ne koke ps-isteve, ama iu ngaterrohet gjuha ne goje kur vjen rradha per balozin e mortjes me lart.

You tell him, girl!

Nuk ta kuptova nese e kishe me ironi komentin qe bere. 

epo dhe ti, te quash berishen te keqen me te vogel.... nuk ka c'te thuhet tjeter

ps. ne 2005 erdhi ne pushtet per vacuum politik berisha, u tha. Jo per mazhorance elektorati. Me pak c'mbaj mend.

Une te lexova voten e popullit ne 2005. Nuk kishte entuziazem, e.votuan duke zene hunden me.dore! Tani ky eshte fakti. Nqs keta bq e krahut te majte do ishin aq te sinqerte ne bindjet e tyre Saliu dhe banda e tij do ishin akoma ne burg! Por keta mbajne njeri tjetrin dhe ia fusin njerzve poshte. Si tha sala per nanon? i kisha per fushate elektorale ato qe thashe per nanon! Si tha rama per berishen? Pse ta arrestoj berishen? As me.arrestoi kur ishte ne pushtet.  Troc, shkoqur, shqip!

Vlonjat, te beri hasha kusheriri me kete qe the!

Jo jo gjembi, ne jemi parimor! Te bardhes i themi te.zeze dhe te zezes te bardhe smiley !

 

Nuk e di, une kete komentin tend po e kopjoj njehere e po ja coj B.... . Ti pastaj sqarohu vete me te.

Mos u lodh gjembo se B i lexon vete komentet ketu te peshku. Bile eshte antar qe prej 3 vjetesh. I ka bere dhe PtH pyetje te intervista e madhe dhe mbas pergjigjes se PtH me.tha:kam bere mire qe nuk e kam prit! Eshte kalli bosh! 

smiley Edhe kete e paska thene per PtH (TM ti)?

Gjembi, puna eshte se ç'thone shumica e shqiptarve per Miushin, dhe une budallai e mbroja gjithmon ate. 

Artikulli me pelqeu, ishte nje pasqyre e shoqerise shqiptare. 

" .....Ne Shqipëri njerëzit nuk janë te ndare ne parti, as PS, as PD, as te Majte, as te djathte. Njerëzit janë te ndare ne dy soje: Njerëz qe jetojne mbi kurriz te te tjereve dhe njerëz qe kane ulur kurrizin dhe i tërheqin si te jene kuaj;
Njerëz qe pasurohen nga bekimi i pushtetit dhe njerëz qe ndëshkohen e varfërohen nga mallkimi i pushtetit.
Njerëz qe gënjejnë, mashtrojnë, korruptojnë dhe njerëz qe gënjehen, mashtrohen dhe korruptohen....." 

 Me bukur as une nuk do ta kisha thene. 

 Me bukur as une nuk do ta kisha thene.

smiley

 

 

Modesti, ku je!? smiley

elozhe pas elozhes dhe sic thote Goethe tek Faust (ne mos gabohem). 

mos zgjidhni ke mendon se ka epersi mbi ju, por ate qe do te vendos ne pah epersine tuaj

Mos u dekurajo, sepse i vetmi personalitet i lindur është ai që e lejon njeriun të qëndrojë me gjakftohtësi në krah të çdo shoqërie të spikatur- dhe, besomë, nuk është vetëm kultura, dija, inteligjenca, cilësi që ti i ke.

perdryshe asnje informacion nga platforma politike e gjergjit apo sqarimin e akuzave te paraqitra tek http://www.hashtagalbania.com/

Mund te jete djale shume i mire, por e shoh te pamundur qe nje njeri te ndryshoje gjerat. Do kohen e saj, do kaloje fazat qe kane kaluar te gjithe qe te behen gjerat.

E fundit duhen edhe disa ndihma konkrete sic i kane marre te gjithe vendet e rinj te Evropes qe te adresohen drejt per te ngritur ekonomi te strukturuar.

Ndryshojne gjojnat ndryshojn Lungomare, po te jete lideri kryesor i ndershem, me kurajo/vullnet dhe me vizion. Por po qe lideri, filmaxhi si Buall Mavria, i pangopur si Palloshi, s'ka gjo ne vije. 

me vjen keq po ketu nuk jemi dakort mjeshter, une besoj qe vetem ndertimi i nje sistemi te shendoshe e te kulturuar ben ndryshimin, sado te perpiqet nje i vetem nuk ka per te vajtur larg ne kete shoqerine tone.

 

Degjoj qe flitet shume per "sistemin". Edhe vete Rama nuk fajeson individet por sistemin anonim. Kush do e ndertoje kete sistemin e shendoshe? Do zgjohemi nje dite e do shohim qe sistemi i shendoshe ka zevendesuar si me magji ate te dobetin?

Jo te gjithe fajesojne sistemin, Basha psh i bie kokes fajeson Ramen dhe shullazet qe kane kapur shtetin

masaker ne Elbasan sot

Ne fakt nese ja ka pare hajrin sistemit ka qene vetem Basha. Se ne gjykate nuk shkoj per 18 akuza qe ende sot i ka mbi shpine, Bashkine ja dhane ne tavoline, ishte minister i jashtem qe fali kufirin me Greqine dhe ishte minister i brendshem me 21 janar. Te mjaftojne kaq, besoj.

Ate qe po them dhe me larte gjembi qe do kohen e tij, do ndryshuar mentaliteti kultura e te berit te gjerave dhe me mbeshtetje ekonomike behet sistemi sic duhet. Nuk jam idealist por kete pjese toke e ka bekuar zoti si klime dhe nuk do shume qe te vihet ne radhe me te tjeret.

Ne fakt sot me shume se kurre duhet nje force e re politike ne vend. Po ligji elektoral minimizon qe ne embrion lindjen e tyre, pasi ai ndihmon kualicionet. Shembullin me te mire e dha Bamir Topi i cili ne Tirane me 12 mije vota nuk morri dot asnje deputet, nderkohe qe LSI me 12000 mori dy. Per mua nuk ka sens ky ligj dhe me duket antikushtetus pasi shkel barazine e votes. Ndonje juriste mund te na ndihmoj.

smiley deja vu

sikur u be dicka e tille para zgjedhjeve te fundit? Po mjaft u blete dhe u shitet ne pazar si dele o "media" shqiptare

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).