Më vjen turp nga qeverisja që më përfaqëson, sinqerisht, sot më shumë se kurrë!

Kur më qeveriste Nano më vinte ndot se fliste, në emër të shqiptarëve, me prepotencën e një mafiozi të zgjuar e me njërën vetull ngritur mënjanë, se natyrisht kishte zgjedhur rrugën më të lehtë për synimet e tij.

Sa herë ka qeverisur Berisha, më vinte krupë e frikë. Në kohën e tij shkruhej me pseudonime se Sala të vret për armë, për konçesione, për karrige, për ç’të jetë.

Tani kemi një tjetër brez, me Edin në krye. Me Edin që ngjalli shpresa dhe i shuajti që në tre muajt e parë të qeverisjes me armët kimike. Ia qava hallin dikur. U përpoqa edhe ta mirëkuptoj për armët kimike se, domosdo, erdhi pas Saliut që i vuri flakën Shqipërisë sa herë që e mori. Mirëpo ja që s’paskësh qenë fare kështu.

“Gezi Park” e quajti një miku im protestën e sotme për pemët dhe dhunën e ushtruar nga policia. Është saktësisht ashtu. Është kundër arrogancës së vazhdueshme që qeverisja e të gjitha niveleve po tregon ndaj nesh.

Të sqarohemi që në fillim—unë e dua shtetin, e dua ligjin, e dua rendin, e dua garën e barabartë. Mbase dukem idiote, por i dua.

Ama nuk dua të paguaj taksa dhe të mos i shoh në arsim, në mjekësi, në parqe, në biblioteka, në hapësira publike. Nuk dua të mos më pyesin kur duan të më varrosin lëndë kimike në tokë e në ujë; kur më presin pemët; kur më falimentojnë; kur më japin me konçesion lumenjtë, duke shkatërruar turizmin, bujqësinë, detin; kur më plaçkisin si kusarë. Dhe nuk do t’i lejoj të ma bëjnë jetën ferr më shumë nga ç’na e kanë bërë.

Po sot më vjen turp se në krye të shtetit dhe të opozitës janë shokët e mi të gjimnazit. Ua fala makutërinë brezit të shkuar, se ishin barktharë nga koha e Enverit. Po të shoh në krye të vendit shokët e mi të shkollës, që sillen me të tillë arrogancë është e frikshme!

Të dashur shokë qeverisës! Ata që po rrënoni janë shokët e brezit tuaj: ne po hapim sot biznese, ne po rrisim sot fëmijë, ne që dikur bashkë me ju mblidhnim 20 lekshat për kafe e çaj se nuk kishim atëherë, ishim pak a shumë të gjithë pabuksa.

Kur ju hytë në sistem, shpresuam që do të ndryshonit gjëra, sepse ne jemi rritur bashkë, ia dinim hallet njëri-tjetrit, bashkë e kaluam edhe ’97-n, kur shkonim në mësim me qese, kur na kapte ankthi se na mbinte policia në klasë për kontrolle, kur na përzinin me shkopa gome nga Parku Rinia, kur nuk bënim mësim prej shtetrrethimit dhe vdisnim të dilnim pak pas orës 8, se nuk lejohej…

What the fuck did just happen?!

Prisnim të hynit në sistem e ta ndryshonit nga brenda, ta bënit më të mirë se ai që jetuam. Po jo, ju ziheni pa pikë turpi për beton, rrihni njerëzit që duan të mos u priten pemët, rrisni çmime, taksa, ç’të mundni që të na merrni frymën, ndërsa mbajmë shpirtin gjallë për bukë, që të mos mendojmë. E vjetër shumë kjo lojë! Madje edhe na përgjoni nëpër rrjete sociale, sepse e dini mirë sa e kemi takatin, na njihni, dikur kemi qenë shokë, nxeheshim bashkë kundër dhunës së pushtetit qeverisës, i ngrinim bashkë gjimnazet në Tiranë në emër të së drejtës e lirisë së njeriut për të jetuar me dinjitet.

Më vjen turp të them që filanin, filanen, fistekun e të tjerë i kam pasur shokë gjimnazi, sinqerisht. Sepse do më thonë: “brez leshi paskeni qenë edhe ju, po jua fusin tuajt!” Dhe mua s’më mbetet gjë tjetër veç të ngre duart e të dorëzohem, se kanë të drejtë.

Por unë nuk dorëzohem, se familja e vendi im janë gjithçka kam dhe do t’i mbroj fort!

Po ju çfarë ideali keni sot, shokët e mi të dashur të gjimnazit, të majtë, të djathtë e të qendrës?!

11 Komente

brez leshi paskeni qene dhe ju

Brezi i lala gjonit.

Shoket e gjimnazit keshtu kane qene gjithmone, problemi eshte me ty e me shume prej nesh qe e shikojme ndryshe dhe shpresojme. Vijne ne pushtet vetem per te vjedhur. 

Bukur me pelqeu smiley veç autorja nuk e kupton se njeriu nuk eshte statik, ishin vertet shoke e shoqe athere, ne kushte te njejta, por sot kane ndryshuar kushtet, Anxhela merr urbanin, ndersa ai/ajo atje siper, i vjen benci, jaguari tek dera, plus bodiguardet, pra jeton ne te tjera kushte, dhe nuk eshte me shok e shoqe. 

Well done girl! Well done! Ti thoje dhe me.emra do te ishte akoma me mire!

Po c'taksirat kene te tjeret se s'i paskeni njohur dot shoket e gjimnazit ju, pa ju pak e paskeni.  

Ja te pergjigjem une ne emer te gjithe brezave qe nga brezi i vitit 1912 se çfar ideali kemi ne sot:

Idealin e te futmes kemi qe e permend edhe ti, e ç'te kemi tjeter? E futmja eshte gjithçka, e ç'te jete tjeter? Nuk dime tjeter, e nuk na mesojne gje tjeter perveç se Toka eshte e rrumbullaket. Çfar prisni nga ne qe ta bejme te sheshte ate qe eshte e rrumbullaket? Cili brez e ben kete dhe e ka bere kete, megjith perpjekjet? Asnje, te gjithe e fusin, pastaj jua fusin dhe ne fund fare te gjithe mbeten te diziluzionuar "na genjyen edhe kesaj radhe". Por te pakten shyqyr qe ndodh keshtu, sepse eshte deziluzioni qe krijon vepra t'mdhoja arti qe ngushellojne te diziluzionuarit e perjetshem "na genjyen edhe kesaj radhe, na futen edhe kesaj radhe". Oh!

qenka demoKazzia thuaj!

pjeshka eshte nje nder te shumtet, siç eshte roland B-ja dhe olsi B-ja, pronto per t'jua futur n'rrumullak.

 

Po ju çfarë ideali keni sot

 

Ketu ka filluar molla e sherrit dhe shembja e nje gjenerate .....dhe vazhdon ......ideali nuk jeton me moj goce .ishte pjelle komuniste dhe mbaroi, aq , e pat.

 

 

 

edhe ate fjaline anglisht me lart nuk besoj se krenohesh as ti as keta qe e postojne. mendoni se duket cool ?? 

Anxhela, mos ke fjetur gjume ne jete!? A nuk te kujtohet ne kopesht, kur kalamajte gjuanin me dhè dhe gure njeri-tjetrin!? Po ne shkolle, kur linin mesimin ndonjehere kot dhe benin zhurme; apo ishin ne dijeni te korruptimit tw mesuesve nga prinderit e tyre, per te marre klasen ose nje note te mire?! Po ne gjimnaz, kur ndonje mesues hidhte ndonje ironi pwr ndonjerin dhe ti apo tjetri e tjetra, i simbiozonit (i bashkoheshit) asaj ironie me buzeqeshjet tuaja?! Po ne Universitet, ku perpiqeshit kush e kush te ishte me afer mesuesve, apo gjoja ne projekte te ndryshme?! Apo ne pune, (pune prodhuese nuk ka ne Shqiperi, por ne zyra dhe gjithfare qoshesh nga me te ndryshmet), ne te cilat ti dhe koleget e tjere i gezoheni asaj rroge aq te cmuar dhe nuk guxoni te buzeqeshni kur shefi ka nje dite te merzitshme?! Anxhela, filmin bardh e zi te diktatures e lam pas! Por dhe tani me film bardh e zi serish?! Anxhela, e kuptoj problemin tend, me sakte, qarjen tende! Por ky vend nuk ka me nevoje per qarje moralizuese! Ky vend ka nevoje per projekte konkrete, te cilat duhet ta ingranojne kete shoqeri shume me teper ne pune prodhuese dhe krijuese, projekte te kunderta nga ato te deri-sotme, qe e kane shkaterruar kete vend duke e zene token me shtepi dhe ndertesa jashte-ligjore, dhe ka nevoje per nje shtet ligjor te forte, ku gjithsejcili te beje pune e tij pa patur frike nga shefi dhe bosi me tej! 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).