Në 1992, emiri i Kuvajit i dërgonte ftesë Berishës për të vizituar vendin e tij.
Përgjigja e Prof.Dr.Berishës botuar sot nga DITA është më shumë se entuziaste.
Pasi e quan Kuvajtin “vend mik e vlla”, ish-Presidenti shton:
“Pas një periudhe të errët të historisë së tij nën regjimin e egër komunist populli shqiptar me vullnetin e Allahut u rikthye përsëri pranë vendeve të botës myslimane..”
Në foton shoqëruese, Berisha takon presidentin Bush në 1992. Më poshtë, faksimilet e letrës për emirin e Kuvajtit. / Dita /
postoi: Blendi Salaj
5 Komente
Po pse,si duhej t'u drejtohej ndryshe?
c'budallek - kjo flet mire per Berishen, sepse Shqiperia nuk kishte buke - harroni se doli Ylli Bufi dhe tha se ka edhe dy dite buke...
si tha ish kryeministri i asaj kohe Aleksander Meksi (i krishtere ky dmth), kur e pyeten: pse u fut Shqiperia ne lidhjen e vendeve muslimane ne fillim vitet 90-te ? -"po se mos na bene ftese vendet e krishtera , e su futem ne lidhjen e tyre ne..
. u futem te perfitonim sado pak dicka, se ishin vitet e qametit per Albanien, skishte buke !", tha.
Po ne jemi dhe tek vendet frankofone, thuhet qe anej nga Rrushbulli vec frongjisht llafosin.
PS. Po keto cezmat e reja te bashkise rilindase te Tiranes pse kane nje pusulle "Dhurate e qeverise se Kuvajtit." Edhe kete na e bere mo Sali?
“Kemi dhe 6 ditë bukë”, thënë nga Ylli Bufi, kryeministër i qeverisë së stabilitetit atë kohë. Prej panikut te krijuar, një mori njerëzish në Fushë-Arrës u dyndën drejt ca depove, të cilat zunë përposh disa fakire që lanë jetën aty