Projekti i Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e një këndi të madh lojrash brenda territorit të pyllëzuar të Parkut të madh ka hasur në kundërshtimin e një grupi aktivistësh mjedisorë të cilët sot në shenjë proteste kanë shkulur rrethimin e lehtë që i ishte bërë kësaj zone të parkut. Prerja e disa pemëve ditën e djeshme është komentuar gjerësisht në Facebook dhe ka çuar në reagimin e sotëm.

Sipas kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, pemët e prera kanë qënë të sëmura apo të rrezikshme dhe heqja e disave prej tyre për të bërë vend për lojrat e fëmijëve do rekuperohet me mbjelljen e 3000 pemëve të tjera. Por grupi i të rinjve ka deklaruar se nuk do të lejojë asnjë ndërhyrje brenda sipërfaqes pyjore dhe nuk i është bindur Policisë Bashkiake gjatë protestës së mëngjesit.

Bashkia deklaron se këndi i lojrave është një prej 10 ndërhyrjeve që do ta bëjnë Parkun e Madh më të dobishëm për qytetarët, duke pëmrendur pistën e re të vrapimit dhe zonën e plazhit që janë gjithashtu në plane. Por kundërshtuesit e ndërhyrjeve në park e konsiderojnë prerjen e qoftë edhe një peme të vetme si një krim mjedisor. 

Protesta e sotme është nisur nga të rinjtë aktivistë herët. Ata madje kanë mbajtur sekret orarin për të shmangur figurat politike. Kur protesta e aktivistëve kishte përfunduar, në Park kanë ardhur Jamarbër Malltezi, dhëndri i Sali Berishës dhe tanimë kreu i Departamentit për Ambientin, Pyjet dhe Turizmin i Partisë Demokratike, si dhe deputetë e figura të tjera të kësaj partie.

Nuk është hera e parë që njerëz me ngarkesa politike iu bashkangjiten protestave qytetare, duke i dëmtuar ato në imazh, e duke i dobësuar për shkak se njerëz që nuk duan të asociohen me interesa politike tentojnë të largohen kur njerëzit e partive "privatizojnë" reagimin qytetar.



Pas protestës ka reaguar në Facebook edhe kryetari i Bashkisë, Veliaj, me këtë tekst dhe këto imazhe:

Siç duket edhe në foto, pemët ekzistuese të parkut nuk preken. Jemi i vetmi qytet ku fëmijët luajnë në qendra tregtare e jo në natyrë.
Bashkangjitur edhe disa foto si janë këndet e lojrave në Hollandë ku luajnë fëmijët e atyre që me hunj prishin këndin e fëmijëve të Tiranës.







 

97 Komente

3 dite kam qe nuk dal per vrap anej une dhe urno qer bahet.

Ku eshte tamam ky parku Blend se eshte pune e 3-4 diteve te fundit dhe vertet nuk e kam pa.

Nis nga Kisha Ortodokse, deri tek pjesa e shtruar e shetitores. Dhe zgjat deri afer amfiteatrit.

Po shume mire e paskan mendu aty! Vetem se mos kruhen me pemet se keto te tjerat rregullohen.

Ate WC pak me tutje do e heqin ? smiley Se ne vere kur kalon aty man era perç.

Me një llaf gjithë pjesa që shef nga Liqeni, që nga ajo palestra në natyrë tek cepi, deri tek kisha lart e që zgjatet deri afër amfiteatrit, duke kaluar mbi kafen me tulla të kuqe. Puna eshte te mos demtohen pemet, pa lojra per femije le te behen se duhen.

Dakort, dakort, sinqerisht them qe eshte ide e mire, me kushtin e pemeve.

Po ku ka loje me te bukur per femijet sesa vete pemet mor Blend!? 

Magjia e gjelberimit, pemet, shkurret, bari, lulet, liqeni, zogjte, etj,....te gjitha keto frymezojne dhe nxisin fantazine, jeten aktive, respektin per natyren..pse duhen shtuar 'lojra' aty!?   

Ne jemi rrit ne at park dhe s'ma ha mendja se ti mendon se na kan mungu lojrat. Nga mbledhja e luleve, luledielli pertoke, mimoza e lule kumbulle neper peme, tek kapja e flutrave, tek lojrat shoqerore me vrap e me top, noti ne liqen, peshkimi, etj., etj., etj... .

Pastaj ka lojera e lojera...se p.sh nje park i bukur aventure ndertuar me struktura minimale me dru varur neper peme, te lidhura me ura druri dhe litare, ku instruktuoret mesojne femijet ta jetojne natyren, etj., nuk do te ishte gje e shemtuar...nderkohe qe cdo tulle apo karroce me llac eshte KRIM!

Obi-Wan, une jam qe te mos pritet ASNJE PEME. Shpresoj te jem i qarte. Nese mund te kete lodra femijesh MIDIS PEMEVE, jam OK. 

Parku i liqenit nuk duhet prekur fare, per mendimin tim. Maksimumi duhen krijuar nje minimum zonash per shlodhje (si stolat dhe tavolina) me impakt mjedisor sa me minimal. Para '90-es edhe keto stola dhe tavolina te vogla realizoheshin me trungje pemesh te prera, dicka shume e bukur dhe ne harmoni me natyren. 

Kendin e lojrave per femijet le ta bejne ne nje vend fantastik po aty afer. Tek trualli i madh poshte diges, mes pishinave, kompleksit Dinamo dhe pallateve te reja.

Aty le te studjojne nje mega-lulishte, me disa kende lojrash dhe mjedise shlodhese per te gjitha moshat. Hapesire publike dhe falas, me lojra te sigurta per femije te te gjitha moshave, stola per te gjithe, hot-spote wi-fi free, hapesira te mbjella me lule dhe peme dekorative, pika shperndarje uji te pijshem falas nga ujesjellesi, etj.

Kjo zgjidhje nuk e demton parkun, qe bukurine e vet e ka tek 'egersia' e natyres qe s'duhet prekur kurresesi, ofron nje mjedis publik shtese per gjithe Tiranen dhe i jep pak frymemarrje lagjeve te Tiranes se Re dhe Komunes ku jane perqendruar ne pak km katrore qindra mijera veta, si sardele, pa asnje park te vetem!!

Protesten po e ngjyros media nder ta dhe ti Blend me kete postim. Edhe pse protesta ishte parashikuar me vone, kur vume re se PD ja donte ta kaleronte, vendosem qe ta bejme me heret pikerisht per te shmangur kalerimin partiak. Dhe ia arritem. Filluam ne ora 9 epak, dhe mbaruam ne ora 10. Jamarbri e ka pas ne ora 11 dhe as hija e tij nuk ishte aty deri ne ora 10 te pakten kur u larguam. 

Sh bukur, bravo ju qofte!!

Alidea, si po e ngjyros une politikisht? Une po them qe protesta nuk duhet te perdoret nga politika sepse e demton. A nuk je dakord me kete? Une psh nuk dua te dal ne proteste me Ed Paloken, apo me Koco Kokedhimen (ta zeme) dhe kjo me largon.

Me ty jam Blend, edhe une te njejten alergji do ndjeja po te isht puna qe do kish noj Palok apo Malltez aty, keta te fundit vetem sa e 'mitigate' shpirtin e protestes.  Por rasti konkret po te konfirmoj nuk arriti te prekej nga kaloresit partiak, dhe per kete na u desht nje organizim thuajse klandestin. 

Alidea moj vajze, mos je ti ajo qe me bere 5-6 pyetje athere per Intervisten e Madhe (siç u quajt, per ta mos e ngatarruar me intervistat e tjera). 

Sa nuk mban mend fare Pjeri!!! smiley Ketu robte vetem me nje nick kane te drejte te regjistrohen, ne qofte se duan te regjistrohen me nick tjeter nuk mund ta perdorin psh emrin tend Pjer Thomas, mund ti shenojne ndonje numer para apo mbrapa ose shkronje dicka te tille.. 

Ajo i bleu dhe qofte me birra dhe ky ben sikur s'e njeh tani.

Gjembiiii smiley paskemi qen te dy duke shkruajtur ne te njejten kohe smiley

Uuu, i ngatarrova Ketlina, Alidea ishte ajo qe e takova athere qe e kam pershkruar ne nje nga tregimet e mia. Ndersa ajo e Intervistes quhet ALPHA, ahh e kam kete te mete, nuk i maj men emrat e femrave smiley

Alidea moj bije,ti je ? smiley

...ajo qe t'pagujti birrat kur hyne ne banjo. smiley

Shumica prej nesh jemi single smiley e pa fmi. Po nejse po te siguroj qe asnjoni dhe nga ata qe kane. 

Po martohuni mo ca rrini single.

nuk i bon dot te dyja brando jooo,sot ka ardh koha qe duhet me zgjedh o familjen o karieren...

3000 pemë për 3000 xhihadista iranianë. Edhe fotot e nxjerra këtu janë vetëm me fytyra fëmijësh zezakë, arabë e aziatikë. Po i paraprihet shuarjes së shqiptarëve!

Po pra. Zezake, aziatike, hobbitë... Kendi i lojrave do kthehet ne kamp perqendrimi nje dite. Ketu do jemi!!!

Pse mendon ti që duan të sjellin 3000 xhihadistë në Shqipëri? Për të zhdukur shqiptarët. Është plan gjenocidial. Shihi fotot që ke sjellë vetë, vetëm me zezakë e aziatikë. Nuk gjeje ti foto shqiptarësh? Apo të pëlqejnë racat e tjera?

Parku i Liqenit ka shumë vende të tjera bosh, pa pemë ose gjë tjetër. Por pse duhet që një kënd lojrash të bëhen pikërisht aty ku pemët janë më të dendura? Pse duhen prerë "pemët e sëmura" aty dhe jo diku tjetër? A thua të gjitha pemët e sëmura qenkan mbledhur në një vend? Pallavra të tilla janë të bukura për fëmijët e moshave 3-4 vjeç, por shkaktojë reagim tjetër te njerëzit e moshave mbi 14 vjeç. 

Këndi i lojërave do të bëhet aty dhe diku tjetër, që t'i hapë rrugë ndërtimit në atë pjesë të parkut. Pas këndit të lojërave, aty do të ndërtohet një pallat 50 katësh, dy parkingje nën dhe mbitokësore, qendër biznesi, bare e restorante e kështu me rradhë. 

http://www.citynews.al/2016/02/irfan-hys...

te bejne ndonje shkolle a ndonje kopesht per kalamajt, pastaj parqet e kaucukut.

Po s'merret pushteti per te *i (jo vetem per ate dmth), ka pas thone Dikush. Gjeje kush.smiley 

Amon mer se po priten sekojat  5000 vjecare ke Liqeni er burre! 

Si er burre mos me gjet dicka me ra dakort me ndertu dicka te dobishme per komunitetin? 

Shoqnia civile ibret jalem. Po prishet natyra, po prishet Yellowstone! 

Atje 1 ore me makine nga Tirona i kane qit fundin malit me peme, me gjithe ari e arushe brenda, nuk nnihet njeri. Ketu, do priten dy mimoza dhe kater akacie qe i ka mbjell plaku im me pune "vullnetare" dhe nomi i zi!

Hipokrizi do ta qujsha po mos e dijsha qe jane te gjitha rezultat i efektit destabilizues dhe ne pergjithesi anti-civil te atij mikut vrases. 

 

mrroklle, jom dakort me ty po do kishte sh me teper sens per erin ta justifikonte si ti premjen sesa duke smure pemet me zor. Aq do mileti, sapo ndien icik mashtrim mendon se nje hata betoni vjen pas. Jane me stres dhe skane faj. Shto edhe icik dozen e helmit te qoftelargut dhe plasi ne Kucove.

Nuk eshte puna si e justifikon ky skorpjonsi premjen. Ky (keta) eshte ibret per pune pr-i, e kemi thene.

Por te lutem, vreje pak se me cfare klime kundershtuese ekstremiste dhe inflexible kemi te bejme:

Por kundërshtuesit e ndërhyrjeve në park e konsiderojnë prerjen e qoftë edhe një peme të vetme si një krim mjedisor. 

A e di historine e parkut? 

Pas clirimit kodrat aty kane qene djerre, me shkurre. Pemet jane mbjelle nga rinia e Tiranes, nuk kane mbire rastesisht. Me kohen kane krijuar pyllin e mrekullueshem qe kemi sot. 

Vertete nuk jane sekuoja, as parku i liqenit nuk eshte Yellowstone, po aq sa as Shqiperia nuk eshte USA...po ca dmth kjo!? Meqe s'jemi (dhe nuk do te jemi kurre) USA, ta hedhim Shqiperine ne plehra!?  Meqe nuk eshte (dhe nuk do te jete kurre) nje Yellowstone, ta hedhim parkun ne plehra!?

Shqiperia gjithe eshte e plagosur per vdekje nga krime te panumerta mjedisore: Gurore si goje te hapura shpateve te maleve e shtreterve te lumenjve, ekstrat nafte e gazi me frakturimin e tmerrshem hidraulik te nentokes, hidrocentrale me efekte shkaterruese per ekosistemet, cimentifikim i brigjeve, qyteteve dhe i tokes bujqesore, shkarkim i paperpunuar i ujerave te zeza ne lumenj, dete e liqene, djegie e mbeturinave nen qiell te hapur, grumbullim i plehrave ne landfille obsolete, shkaterrim rrenjesor i flores pyjore, zhdukje e specieve te gjalla ne toke e ne dete...e keshtu me rradhe.

Te gjitha sa me lart ama, nuk e bejne aspak me te kote protesten tek Liqeni, perkundrazi. Ata qe protestuan aty, aq kane mundesi, Liqenin u ha kemba, ate pjese te territorit njohin me nga afer, me te kane me shume lidhje shpirterore...dhe me te drejten e Zotit, aty edhe protestojne!

Po ua degjuam fjalen kete here, ka shume gjasa te marrin zemer dhe ta rrisin piacen next time smiley

Jane totalisht te pabesueshem ne ate qe thone. Parku per femije do jete publik apo 2k leke hyrja?

 

O ju t'bijt e shekullit t'ri ... qe e keni menien vetem me pre e me prish. E keni menu se ku do i punesoni ata qe gjujn per cifte ke Liqeni masi ta prishni. Kte m'thuj ti mu...

Qemolo ca mkujtove. Iher kur isha me njonen ke liqeni dhe sapo po ngrofej icik situata levizin shkurret. lshova nji te bertitme kercenuese dhe nga ferra del si esnaf Taku Lemes qe me miresjellje mthote "lali a ke nej cigare" smiley

Kom edhe une ca incidente, haha, po nuk iu vesha edhe shume faj. Jam i bind qe eshte semundje. Ka qene edhe nji cun i xhajes i nji anetari te Byrose Politike ( i rendesishem). Burre ke 60-tat, oficer madhor ne ushtri qe gjunte per cifte. E kam pa me syte e mi ... 

Zor se shko njeri per ferra mo. Pranej ka shpik oksidenti motelin.

Si nuk degjojme per nje projekt ne kombinat,Ali dem,breg te lumit,varr I bamit a I bomit whatever the fuck that is .por vetem tek bulevardi e parku .laj thaj nje zone qe pak a shume la rreth 100 vjet qe e ka zhvilluar italia.

Of course it's a cradle of leadership,what was I thinking .smiley

Une nuk e di se c'projekt kane konkretisht ne kete zone por i sigurte jam qe ata qe protestojne jane shumica njerez qe kane protestu ne cdo rast qe eshte cenu ai pak qelbrim qe ka ngel ne Tirane. Ishin po keta njerez qe protestuan kunder ndertimeve te lodrat te liqeni, kur ishte Basha ne Bashki. Dhe Veliaj premtoi qe ato ndertime nuk do beheshin. Te shofim tani qe Rama po mbyll pazaret me ndertuesit aty a do i jape urdher gjykates qe t'i zhbllokoje, sic i dha per t'i bllokuar.

Nga ana tjeter me tremb shume fakti qe qeveria vendore ka ardhe me idene e 3 P-ve per hapesirat publike (dhe jo vetem). Nuk do qe cudi qe pasi te bente nje pacavure si te gjithe lodrat e femijeve nen administrimin e Bashkise, t'ia kalonte nje kompanie private qe ta kthente ne biznes.

Per te vertetu mungesen totale te interesit te Bashkise per te bere lodra per femije mjafton te shohesh se ne c'gjendje jane lodrat ne lulishten para 9-katesheve. A nuk do ishte me llogjike te mirembante ato dhe te tjera ne ambiente publike para se te mendonte per te bere te tilla te parku i Liqenit, pasi te priste pemet? Edhe ne kete park ku femijet mund te kenaqen duke vrapuar e luajtur me kuriozitetet e natyres, a nuk eshte prioritare qe t'u sigurosh femijeve jeten ne rradhe te pare. Po, po, aty sot u rrezikohet jeta per shkak te "kafsheve" qe dalin per te stervitur apo bere beteja me qen agresive si pitbull, rodveiller, etj.

Per mendimin tim keto lodra jane vetem hi syve dhe mund te fshehin pas interesa per te uzurpu hapesira publike nga privatet, ndaj nje FALEMINDERIT te madhe te gjithe atyre qe protestojne per t'i ndalu.

Ec aty boja "lodren." 

ja kane vu synin katunaret parkut, o do e bojne te tynen o s'ka. veshtire me u mor me katunar or tej.

Konspiracionistat nuk besojne me ne asgje. Se mos thote njeri te hiqet garda, ose cfare pune ka Rep.Usht aty qe ka zen gjithe ate vend ne park. Ose per shkollen qe per mua si vrapues me krijon me shume se bezdi kur perbri me kalojne makinat e prinderve a ku di une. Nese jane bere transparente si do te shkojne gjerat aty, ok, nese jo, hajde te prishim edhe gjerat e tjera qe une sdua ti shoh, dhe as qe mendoj se i duhen nje parku natyral (loakle, bare, hotel, restorant). Nese aty do te ndertohen fusha basket, ping pong, sporte argetimi, pse jo??

Pastaj, kto komentet qe parku duhet te rri ai i para 25 viteve, femijet duhet te luajne me lulet e pemet, me duken me teper se qesharake.

Nje kend lojrash per femije, s'me duket keq. Se do priten ca peme, kur jane prere pyje te tera ne Shqiperi, kjo s'eshte noi gje. 

edhe mu kshu me duket ne pamje te pare, investim per argetimin e femijve ne ajer te paster, te pakten per ata qe kane femije te vegjel, do kene se ku ti cojne , se trona nuk ka asnji vend tjer ku te kalojne kohen femijet dhe prinderit as fusha sporti sic ka pas me pare as kende lojrash, si psh pallati i pionerve ..

Nuk eshte ai vendi per kend lojrash; cdo gje ka logjiken e saj dhe kerkon hapesiren e vet.

Parku eshte perle e vyer dhe nuk duhet prekur. Lojrat po paten bythe ti bejne poshte diges, ne vend te eko-monstrave prej betoni.

Ketu po keqkuptohen shume komentues, pasi nuk e njohin mesa duket natyren e Parkut te Liqenit. 

Parku or miq eshte Pyll, jo Kopsht urban! Nuk prishet pylli, qe ka dashur disa dhjetera vjecare te rritet, per te bere pista skatebordi prej betoni, qe mund ti ndertojne ne dhjetra vende te tjera, po deshen!

Pastaj parku i femijeve eshte. Une aty jam rritur. Kam bere qejf sa me ska, pa patur kurrefare nevoje per 'kende' e budallalleqe te tilla! I gjithe parku eshte kend lojrash, i mrekullueshem madje, ku mund te luash nje mori lojrash sa te behesh telef! 

 

Aktivistet, pacifistet, shembulloret, pastertoret, vec te miret, jo te piret, qe te gjithe pozitive, nuk gjindet asnje negativ, proletare dhe puntore, intelektuale shembullore, more si nuk doli njeri e te thote: une jam prishesi, crregulluesi, baterdisti, katranjosesi!

Nuk e di pse e lexova si kenge rap kete.

Sipas kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, pemët e prera kanë qënë të sëmura apo të rrezikshme dhe heqja e disave prej tyre për të bërë vend për lojrat e fëmijëve do rekuperohet me mbjelljen e 3000 pemëve të tjera. 

psh pak pleh organik do bente pune? Apo ishin te pasherueshme pemet! smiley

Iiiii, a nuk vjen era ky plehu organik?! Per protesta po, na ke gati, por jo per punera te rendomta me mutra kafshesh! Sorry!

Jo te gjithe punojne ne bashki, jo te gjithe duan te protestojne! 

Eh, dikur po, ne kohe te Enverit, kishte lezet me shku anej nga liqeni e me bo dashni per shtate pale qejfe. Kush e ka pas provu atehere do me jape te drejte. Tani, as 10 hapa nuk i bo dot vetem, se perplasesh me lloj lloj robsh qe perpiqen me fugu apo me ec shpejt. Nuk ka lidhje me temen, por se cmu kujtu tani. 

kishte privatsi , ti natyra  zogjte dhe ajo smiley

Edhe ata qe i bijshin me dore tu pa ciftet, vuajaristet si i thone me nji fjale te modhe

ata quheshin "tursa".

Po mire, ketu po priten 3 peme per te krijuar nje hapesire lojrash per femijet. Nuk e kuptoj ku eshte problemi. Pemet, priten, mbillen sipas nevojave. Parku artificial i Tiranes, sic e thote edhe vete emri eshte "artificial", pra i krijuar nga dora e njeriut. I njejti njeri qe e ka krijuar ate park per nevojat e se djeshmes, e pershtat me nevojat e te sotmes.

Nuk e kuptoj ku qendron problemi ketu?

Me duket shume instrumentale gjithe kjo zhurme qe po behet.

Une mendoj se komuniteti e humbet kredibilitetin nqs. lufton per kauza te gabuara ne menyre ekstremiste dhe qorre.

 

Gjithsesi i mbetem mendimit qe te dyja palet, administrata lokale dhe komuniteti, me falni per shprehjen, po masturbojne shume liqenin dhe bulevardin.

A ka ndonje Tirane tjeter pertej ketyre dy zonave?

 

Mua me duket me e rendesishme qe te kerkohet nje park tek Tregu Elektrik, Medreseja, Selvija, katrahura e Komunes se Parisit, Zona nga burgu etj, etj... se sa te merremi deri ne merzi me liqenin dhe bulevardin.

 

A ka jetojne qytetare edhe pertej bulevardit dhe liqenit?

Problemi qendron njesoj si tek rasti i parkingut tek paru rinia:  Po demtohen edhe ato pak siperfaqje te gjelbra qe i kane mbetur tiranes.

Po ti shikosh fotot duket qarte qe nuk behet fjale per tre peme, po per shtrim betoni dhe venie lojerash nje nje hapesire ( te pjerret!) ku gjenden peme qe jane dashur aq dekada per t'u rritur. Pra kostoja i tejkalon dobite pasi ca beton me ngjyre dhe ca lodra druri i rregullon kur te duash ndersa mjedisi dhe pemet duan shume kohe dhe energji.

Tani pyetja shtrohet, valle nuk eshte e mundur qe ti lejme rehat ato pak peme dhe ate park te cilit i jemi afruar ne menyre te babezitur nga te kater anet gjate ketyre viteve ?  Gjithashtu, vertet aq naive te jene keta qe ndermarrin te tilla nisma apo i kane me qitje te larget keto veprime ? Duke i njohur keta muter dhe duke patur parasysh qe po ne hyrje te parkut, nga ana e Gardes, pra vetem 100 m me lart, plani parashikon ndertesa gjigande, gjasat jane qe jo!

Demtohen siperfaqet e gjelbra..!!

Zoteri Eugene,pjerrtas,me frymezon personazhe artistike romanesh franceze ky emri yt..Mos ndoshta nga andej te buron dhe ky dell gjlebrak i cili po te skuq nga perbrenda emocionet qe krijohen kur  hasesh me ndonje lajm i cili nuk i shkon per shtat kultures tende e cila krenohet per simpatine ndaj te gjelbres.Si ka mundesi qe nuk kemi akoma nje Parti Ekologjike mendoj qe me kaq simpatizante sa paska kjo kauze do ishte mire bashke me ndonje prurje nga Lubonja dhe Bojaxhiu do trondisin themelet e binomit tri-polar politik shqiptar.

Po te pyes a je ne krahun e Shteti apo te Anarkise?

Qeveria nuk eshte per nje Parti apo per nje Klase.Ajo eshte per te gjithe.Siguron te drejta te barabarte per te gjithe.Eshte koha te zgjedhim.Rend e rregull,autoritet dhe drejtesi,ose anarshi,rrembim dhe vrasje?Jemi para nje dileme te pathyeshme,si enigma qe iu shtrua Eudipit prej Sphinxit.Duhet ta zberthejme ose te zhdukemi.

Eshte koha qe gremina e hapur prej nesh,ajo qe na ndau dhe qe me thellesine e saj po thith Rinine tone,te parritur mire,te mbushet me cdo kusht.Anarkia e sotme nuk eshte e mire ne thelb per popullin shqiptar.Eshte bindje e plote e imja se gjendja kaotike qe mbreteron sot ne Vendin tone po ia shkurton jeten popullit tone.Prandaj leri keto brockulla gjelbrake te mbushura me gelbaza naso-faringiale te shamive te dyllosura qe e kane vjel deri ne palce ate pak shprese dhe deshire per te jetuar dhe per te bere me te miren ne sherbim te te gjitheve.

 

simpatia ndaj te gjelbres eshte simpati ndaj jetes, hapesires, lirise, publikes, mireqenies sociale , eshte dashuri ndaj qytetit mor Zoteri smiley nje flakez qiriri ne luften kunder barbareve

 

 

 

 

Problemi nuk eshte tek '2-3 pemet', por tek projekti ne teresi qe shperfytyron nje hapesire te rendesishme te parkut.

Lufta qe kjo te mos ndodhe nuk eshte aspak perjashtuese me betejat per ato te tjerat qe shkruan ti.

Parku nuk duhet te preket. Mund te pasurohet, por jo te percudnohet. Bukurine e ka tek egersia e natyres, kjo vecori duhet ruajtur me cdo kusht.

Kendet e lojrave duhen ndertuar tjeterkund, neper lagje, prane shtepive te femijeve. Ne park nuk sjellin asnje vlere te shtuar, perkundrazi, demtojne nje pasuri te cmuar, qe na e kane lene trashegimi brezat paraardhes. 

Parku mund te pasurohet pa u prekur fare. Disa ide te eksperimentuara gjeresisht kudo neper bote jane si vijon:

a) pajisja e pemeve dhe shkurreve me tabela identifikimi dhe shpjegimi (specia, lloji, fruti, gjethja, etj)

b) pajisja e parkut me tabela ilustruese te flores dhe faunes qe jeton aty

c) ndertimi i shtigjeve permes gjelberimit, qe lejojne njohjen didaktike me natyren (me stacione tek tabelat ilustruese, etj.)

d) identifikimi i hapesirave per pushim dhe sporte te pademshme per natyren (neper livadhet e parkut), te pajisura me stola dhe tavolina druri, kosha per mbeturinat, cezma...femijet, por jo vetem, mund te ushtrojne ne livadhe sporte si volejbolli pa rrjete, badmintoni, frisbee, etj. (sportet e lejuara ilustrohen me tabele, po ashtu ato qe ndalohen).

e) ne zemer te parkut, ne zonat me pak te rrahura, ku edhe bimesia eshte me e dendur, mund te jepet licence per nje mini-adventure park me tarraca ne forme unaze perreth drureve, ura tibetane mes tyre, shtigje ajrore, etj.; qe mund te perdoren vetem ne prani te instruktureve te kualifikuar (prandaj duhet licenca). 

Me pak fjale ore miq, ai park eshte aq fantastik sa te mundesoje nje mori veprimtarish sportive dhe rikreative keshtu sic eshte, pa shtesa e mballoma kot me kot.

Nderkaq, projekti qe po na servirin keta, parashikon fusha basketbolli, skateboardi, etj., qe sinqerisht nuk kane asnje lidhje me parkun e liqenit... .

Sa gjate i bie ti vella. te gjithe e dine qe edhe nje copez parajse po te beje PS, ti do ta kundershtosh. ndersa per pallatet e PD te liqeni e gjithandej nuk do te ndihesh. Bej si trollet e tjere politike ne faqe, te pakten, dhe shkruaji shkurt idiotesite.

Ne kete pellg ka vend vetem per nje troll politik qe shkruan idiotsira te gjata, jo dy. 

Do duhej ndonje moratorium qe mos prekeshin keti dy pika e fundit te gjerberimit, si parku Rinia e Liqeni, derisa te vijne breza me pak te babezitur. 

Nuk e kuptoj gjithe ate betonizim tek imazhi i pare. Projektuesit dine me mire, por si kend lojrash, nuk te fton.

po s'ka gje per t'kuptu; eshte sh e thjeshte:
ku ishin kende lojrash, u dhane leje per sheshe ndertimi. Tani duhet prish parku qe te behet 1 kend i tille. Me kalimin e kohes, kendi ka per t'ja lene vendin nji pallati te bukur shumekatsh

ah po, per mamat sexy te komunes

Mos harro dhe kazinone poshte lokalit se dhe baballaret duan te argetohen.

po mire o lla kaq te paafte jane sa do ja beje Lu-ja edhe punen e ministrit te financave ketyne?

nuk dine anglisht a si (pytje retorike kjo smiley ), nuk morin vesh me te paren? iu ngeli Lu-ja ne dere.

http://www.lapsi.al/lajme/2016/02/17/don...

Ja ku i doli koka muhabetit...paskan nder mend te bejne lokal!!!

Medemek me 'koncesion'!

Nderkaq une perfitoj nga blogu ketu per tju terhequr vemendjen edhe per nje fakt tjeter. Aty buze liqenit pashe se kane 'mbire' lloj-lloj cudirash, si p.sh. fusha tenisi te rrethuara me gardhe, nja dy tre godina prej betoni (tani per tani vetem me nga dy tre kate), etj., etj.

Une si qytetar jam qe te gjitha keto rrangulla te prishen menjehere, te identifikohen ata qe kane dhene leje dhe te ndeshkohen.

Dje kishte nje "debat" tek Opinioni i Fevzos mbi kete teme. Nje zallamahi idiote ku 4 persona flisnin sa per 400, njeri me i cartur se tjetri. Asgje nuk merrej vesh. Askush nuk mund te fliste me gjate se 20 sekonda pa u nderprere. Njeri gozhdes e tjetri patkoit. Besnik Aliaj dhe Ennnno si te dalldisur nga njera ane, Niko Peleshi qe rregullonte e shtronte xhaketen nga ana tjeter dhe fliste kodra mbas bregut, Mazniku qe perpiqej te sqaronte por binte vete brenda. Ah medet per at popull.

Fevzos s'i plas fare per publikun,s'do me ja dit qe emisioni te zbardh te verteten per te. Sherri e nimon,simas tij,me rrit audiencen,aq i mjafton. S'e ka menen as ke emisioni,madje,ngujohet me kry m'celular t'u numru gjinjen qe asht t'u e pa.

Mos harro dhe lokalin

 

 

...perseri, Kompania e Lungomares do te ndërtojë edhe parkun e lojrave tek liqeni smiley

Bëhet fjalë për kompaninë Riviera.shpk e cila ka fituar tashmë edhe tenderin e Bashkisë së Tiranës me vlerë 680 milionë lek të vjetra.

Eshte edhe Atelier4 qe i del emri gjithmone si fituese tenderash. Me nje pronar Eftimi me duket. 

Tashi ka raste qe edhe semuren, Psh, ke degjuar per gripin e pulave, lopen e çmendur, apo me e fundit per ziken!! seç ka qene edhe nje tip miza cece.

smiley

Nje shprehje e vjeter e jona thote:

Lal kros lal Kros, vet shkruj e vet vulos.

Prap aty jemi, si para 100 vjetesh

Sot në orën 10:30, populli i Tiranës mblidhet te parku kundra tiranisë dhe shkatërrimit të Parkut të Liqenit. 

Eshte nderruar orari ne 11 e kane lene lexova ...

 

21FEB

URGJENT! Sot ne oren 11:00, shkaterrimi i Parkut ka nisur!

 

 

Sot ne oren 17:00 u mblodhem disa dhjetra qytetare, per te protestuar kunder shkaterrimit te parkut! 
Cfare kishte ndodhur, makinerite kishin filluar te punonin, per ironi kishin mbjellur dhe disa peme te celura! 
Koha nuk pret, mblidhemi neser per te nisur nje sensibilizim te gjere, ti themi "JO! Ndertimeve te Parku i Liqenti! 

Neser e DIEL, te HENE shume vone.... 

__________________
Karamelja tek "Parku i Liqenit Artificial"!
Po behet nje park lojrash me gome, rere dhe beton tek parku me bar dhe pemë nga Bashkia, sikur kjo ishte e vetmja hapesire ku mund te behen kende lojrash!
Qellimi eshte zhvendosja e femijeve nga parku Rinia dhe hapesirat e tjera te gjelbra ku do behen parkingjet nentokesore! 
Justifikim perfekt, video-karamelet e " LALI ERIT"

____
Me 700 milion leke, mund te beheshin 35 kende lojrash brenda qytetit te Tiranes! 
35x20milion/kend lojrash =700 milion.
Nga 2-3 kende lojrash per njesi bashkiake, te cilat mund te gjeberoheshin, te beheshin me rere dhe lojra te tjera, duke qene me prane femijeve dhe nje shperndarje ne disa pika.
Zgjedhja e bere nga Lali, Njeshi, Figura ka per qellim betonizimin e metejshem te qytetit me parkingjet koncesionare, ndertimet e pallateve te reja dhe nisjen e betonizimit te Parkut tek Liqeni Artificial!
LikeCommentShare

Regjimi totalitar ka vendosur nga një polic për hu hardhi. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).