Nga jetesa në Shqipëri kemi parë që një përqindje e caktuar e popullatës urren gjelbërimin, e veçanërisht pemët. Kemi me miliona raste në Shqipëri, kur i madh i e vogël, njeri i thjeshtë, i rritur apo i mitur, biznesmenë e politikanë, shfaqin hapur urrejtjen kundra pemëve, dhe i presin dhe i masakrojnë me një duf të paparë ndoshta që nga koha e Luftës së Dytë Botërore. Nga rrjedh kjo urrejtje ndaj pemëve?

27 Komente

miliona !?

Në Parkun Kombëtar të Lurës në Shqipëri, dy roje pylli kanë përgjegjësinë të ruajnë rreth 10 mijë hektarë pyje.

Zona më e shkatërruar është Liqeni i Lileve, ku sipërfaqe të mëdha pyjesh janë zhdukur. Pamje satelitore ndihmojnë për të kuptuar shkallën e shkatërrimit përgjatë 20 viteve të fundit.

Shifra zyrtare të marra nga BIRN sugjerojnë se në vitin 2011, deri në 14 milionë metra kub pemë u prenë ilegalisht në Shqipëri – e barabartë me 4600 hektarë ose sa sipërfaqja aktuale e Tiranës.

Vlerësimet janë nga raporti zyrtar i hartuar nga Arsen Prko, në atë kohë drejtor i Pyjeve në Ministrinë e Mjedisit.

http://diaryoftirana.com/investigimi-pre...

Vetëm në Tiranë (qytet) janë prerë me dhjetëra mijëra pemë nga individë e firma të ndryshme. 

Dhe nje cope park qe i ka ngel Tiranes dhe ate duan ta shkaterrojne per te shit sa me shume pallate smiley 

Imagjino parqe te tilla ke ne çdo lagje ne perendim ..Tirana 1 milion banore nuk duhet te  kete asgje ...veç beton qe i zente brenda te gjithe halete e politikes ...

 

https://scontent-vie1-1.xx.fbcdn.net/hph...

 

 

shtrohet pyetja , perse shqiptaret kane  kaq qejf betonizimin ?

1 vote - 1 apartament  smiley

Sipas studimeve shkencore, rritja e fëmijeve në mjedise betoni pa gjelbërim, krijon të rinj agresive, joempatikë dhe sociopatë. E kundërta kur rriten nëpër lagje me parqe e gjelbërim. 

E mire se dhe keta qe jane rritur ne komunizem fushave ,maleve  e pyjeve, prape sociopate jane! Po s'i ka studiuar njeri smiley
Nuk ka urrejtje, kjo eshte fjale e madhe, thjesht nuk reagon njeri kur dikush pret kryesisht per mbijetese, dhe pastaj per pune apo biznes. Nuk shoh ndonje njeri qe ia fut pemeve me sepate kot, por shoh shume prinder qe nuk qortojne femijet kur presin deget e reja te pemeve.

Nuk ka urrejtje, kjo eshte fjale e madhe, thjesht nuk reagon njeri kur dikush pret kryesisht per mbijetese, dhe pastaj per pune apo biznes

 

ke shume te drejte !  ne ate dite te zeze qe lane pas 90-es Shqiperine uzurpatoret qe ndenjen per 50 vjet, nuk kishin cte benin shqiptaret, do mbijetonin. keshtuqe do ti  (keq)perdornin edhe pemet,  qofte per zjarr,  se do ngrohet robi, apo si lende  per te ndertuar shtepi, ose menyre per  fituar leke.... 

  si do  thoshte  Noli i madh me 3, 4 vargje (packa se ishte ne nje kontekst tjeter), sidoqofte shume domethenese.. 

rrofte e qofte patriotizma,
nuk ka si nacionalizma,
por kur vjen dimri, shkon behari,
ska si zjarri !.smiley

 

fukaralllek, maskarallek,  pra !   -nje shembull  tjeter, bashkohor per te kuptuar se cfare i ben njeriut fukaralleku, si e shnderron ate, eshte Greqia.. vend i bukur Greqia ,  me gjelberim e pyje gjithandej dhe greket e kulturuar kujdeseshin per pyjet..   mirepo qe prej vitit 2009 qe filloi kriza ekonomike rendeshem ne Greqi,  eshte bere problem i madh prerja ilegale e  pemeve/ pyjeve gjithandej dhe  sidomos ne veri te Greqise ku moti eshte me i ftohte,  se duan te ngrohen njerezit thame, eshte shteti ska cu ben..

 

po  puna eshte se mire fukarenjte qe i mirekuptojme:  po maskarenjeve  qe bejne vila per qejf,  e nuk kursejne  pemet, madje  as ullinjte, si tua bejme ??   peme me status te vecante ulliri qe ne kohet antike  greko-romake-ilire..  madje edhe ne kohen e Zogut dhe te Enver Hoxhes, ulliri konsiderohej monopol kombetar.  kush prekte ullirin, futej ne burg, plus demshperblimi...  po do tja dije barbari, thuaj ??   ja, e ka prere ullirin qe nga trungu, duket te pakten 100 vjecar.. dhe nuk ka prere vetem nja 2 peme, por pare nga siperfaqa, ka prere te pakten nja  10-12...

Ne kohen e masakres se pyjeve knej,ketyre qe mereshin me ate pune,u ndodhte here pas here ndonje aksident me pasoja fatale. Komentimi i ngjarjes se dhimshme rendom perfundonte me shprehjen, - e ka nem pylli.

Nje shoku im qe eshte rrit ne fshat,me thoshte nje dite,se i rrifte gjyshi i bante fitil,poqese prisnin naj filiz te ri ne pyll.

Ja pra qe tradita ka qene ndryshe dhe at'her kur s'kishte fare shtet,pylli trajtohej me respekt maksimal. Puna eshte se sot e rrotullon dynjane paraja dhe paraja eshte e pashpirt jo vetem ndaj pemeve,por gjithckaje. 

Gjithe ambjenti i perbashket eshte trajtuar me rrespekt, qe nga pyjet e kullotat e perbashketa e deri te rruget dhe cezmat. Dhe s'ka pas shtet fare.

Une mbaj mend qe kur na vinin drute me triske dikur dhe ishin te trasha i canim me sepate. Perplasja behej ne asfaltin e rruges, trotuarin e betonit ose pllakat e trotuarit. Te gjitha te bera cope cope nga une ose komshinjte e mi. Ne momente pushimi gjate carjes se druve e stervitnim sopaten tek dy peme dekorative aty prane. Ishte thjesht per sport, nothing personal with pema smiley . Na jepte kenaqesi zhytja e tehut ne trung. Nuk e kuptoj cer bicim mostrash kemi qene.

Ne fakt, bacet shqiptare jane plot me peme. edhe ne ballkon ka lule, edhe ne oborrin me te vogel eshte nje rrenje limon. pyetje me idiote sa s'ka ku te shkoje.

There is only one dumb creature here and that is you. Thats for sure.

Robo, t'i drejtohesh argumenteve te tjetrit me sharje personale tregon qe tjetri ka te drejte, qe ti s'ke argumente, qe ke nivel te ulet edukate dhe paaftesi diskutimi. Kjo eshte gjeja e keqe. Gjeja e mire eshte qe ke shoke shume. lol

rrjedh nga origjina jone fshatare dhe deshira per tu urbanizuar. E ke vene ré se ne vdesim per te veshur shapka sapo hyme ne shtepi? smiley (ose i marrim shapkat me vete, kur shkojme me bujt tek dikush; ose i heqim kepucet sapo futemi ne shpi). Sepse e konsiderojme natyren (ambjentin jashte shtepise) te piset. te njejtat reflekse ve re edhe ne vende te tjera me shkalle te ulet urbanizimi. S'jemi te vetmit
(mos me thuaj qe kamunizmi ishte bio; ai ishte nje perjashtim -40 vjeçar gjithsesi- qe konfirmon rregullen: ne jemi popull fshatar)

Vjen nga fakti qe Shqiptaret per 50 vjet nuk kane qene pronare te asgjeje. Vetem pronari di ta mbaje rregullin dhe pastertine. Ne pronat e perbashketa pronar eshte shteti, por ata qe kane drejtuar shtetin ne Shqiperi jane treguar me "cecene" me pronen e perbashket se sa ata qe akuzojne per te tille.

Nuk vjen as nga origjina fshatare. Shume zvicerane jane fshatare po prape pyjet, malet e kullotat nuk i shkaterrojne.

Jo jo, Zvicera eshte urbanizuar (dmth industrializuar) shume e shume kohe me parë se Shqiperia. Nuk eshte raporti qytet/fshat ai qe e deshmon kete, pour shkalla e industrializimit

Do priten 10 peme, do mbillen 100. Protesta leshi. 

Do lulëzojnë 100 lule, do hapen 100 shkolla ...

Moza e Llastume, duku icik me shpesh se na myten budallejt ... smiley

10 bie, qindra ngrihen.

protesta leshi smiley

tingellon bukur nga goja e llastices. I like it.

 

Po pse vetem pemet? Po liqenet, lumenjte, detin apo edhe kafshet? Egersia dhe barbarizmi i ushqyher nga Shqup-i ne vitet 90 ishte krimi me i madh qe ju be Shqiperise qe as Serbet, Greket apo Fashizmi nuk ja bene. Marrezia shqiptare keto 25 vjet do hyj ne histori. Tashme eshte faktuar dhe po faktohet cdo dite, qe me mire i pushtuar sesa pa shtet. Kjo shpjegon edhe deshiren e njerezve ne shqiperi per shtet ligjor dhe reformat sado te ashpra po perkrahen ne mase te gjere. 

Liqen, ishte nje lajm sot tek tch ku disa shoqata balkanase, jo shqiptare, kishin denoncuar ne BE shkaterrimin qe po i behet natyres ne shqiperi ne shkalle masive nepermjet lejeve per hidrocentrale qe ka dhene sala. Ishin shkaterruar jo vetem pasuri natyrore, por dhe ekonomia e fshatareve prej mungeses se vaditjes. Cudi se si kujtohen te huajt per kete, feri ne BE, ndersa keta ambientalistet tane nuk ndihen. Ama aty ku i leverdis sales behen kamikaze banzai kunder femijeve per 12 peme qe per pak kohe behen 120. 

I duan aq shume sa i presin, sipas shprehjes "te hongsha zemren".

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).