"Kohët kanë ndryshuar", - ka qënë argumenti i dhënë nga Ministri Blendi Klosi në lidhje me sinjalizimin se një ligj i cili po përgatitet nga qeveria do ta shfuqizojë ligjin e parë në histori që mban firmën "Rama", atë për ndalimin e importit të mbetjeve. Dy vjet pas miratimit të këtij ligji, për t'i ardhur në ndihmë sektorit të ricikluesve siç thotë z. Eduard Shalsi, apo për të përmbushur detyrimet ndaj Bashkimit Europian, siç thotë z. Klosi, Shqipëria do hapet sërish për mbetjet nga bota. Ka patur një debat jo të vogël atëkohë, kur në pushtet ishte Berisha, ku veprimtarë të mjedisit u shprehën fuqishëm kundër importit të plehrave në Shqipëri, duke cituar mungesën e kapaciteteve filtruese e kontrolluese dhe rrezikun e aktiviteteve mafioze si ato që kanë groposur mbetje toksike në Italinë jugore dhe Ballkan. Opozita e atëherëshme e përkrahu lëvizjen kundër mbetjeve dhe e bëri premtim të fushatës, e mandej ligjin e saj të parë kur mori pushtetin. Por lajmi i publikuar nga Top Channel thotë se qeveria po përgatit një paketë për të bërë dallimin midis plehrave dhe materialeve të riciklueshme si letra, plastika dhe metalet me ngjyrë.

-----

Top Channel:

Riciklimi i mbetjeve, gati ndryshimi i ligjit për importin

Shqipëria do të rishikojë ligjin për ndalimin e importit të mbetjeve duke bërë ndarjen mes plehrave dhe lëndëve të para për riciklim si plastikë, letër dhe metale me ngjyra. Ricikluesit thonë se mungesa e këtyre lëndëve po çon drejt një krize të thellë të industrinë e riciklimit.

“Riciklimi në vështirësi, mungesa e lëndëve të para në vend por dhe nga importi bën që të punojmë me jo më shumë se 30 % të kapacitetit”, tha Bardhyl Balteza, Shqata Shqiptare e Ricikluesve.

Përfaqësues të qeverisë dhe ligjvënës deklaruan se qeveria po përgatit një paketë që do t’i vijë në ndihmë sektorit.

“Qeveria po bën gati një paketë për ricikluesit e shqipërisë që shumë shpejt do të diskutohet me grupet e interesit”, tha Eduard Shalsi, kryetar i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese.

“Jemi po aq krenar që ligji i parë që miratuam ishte ai për të ndaluar importin e mbetjeve por kohët kanë ndryshuar edhe në kuadër të detyrimeve ndaj BE duhet bërë ndarja mes plehrave..lëndëve për riciklim “, u shpreh Blendi Klosi, ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

“Do të shihet mundësia që letra dhe plastika në morinë e importit të shihet edhe në bazë të studimeve ekonomike”, u shpreh Besnik Bare, deputet i PS-së.

Ricikluesit deklaruan se janë kategorikisht kundër importit të plehrave por kërkuan importin e lëndëve të para në përputhje me listën e gjelbër të Bashkimit Europian. 
 

22 Komente

smiley

Si ta mejtoje Partia. 

" .....“Riciklimi në vështirësi, mungesa e lëndëve të para në vend por dhe nga importi bën që të punojmë me jo më shumë se 30 % të kapacitetit”, tha Bardhyl Balteza, Shqata Shqiptare e Ricikluesve...." 

 

  Do ishte me interes qe Blendi yne, ta theriste ne interviste kete person dhe ta pyeste me gjere per punen qe kryejne keta, sa firma e ç'lloj firmash jane, si paguhen, si kontraktojne, me ke i kane lidhjet, me bashkite, kompanite e ndryshme, ç'lloj materialesh riciklojne, etj, etj. 

o Pjer, firma e vetme qe merret me riciklimin, eshte ajo e kunatit te Bashes. U hapen nja 2 tema ne ate kohe. E denuam njezeri (pervec Leftit dhe kapos). Tani dikush nga kta te Buall Mavrise do kete nderhyre ne qeveri dhe do ket pagu naj shuk te mire paresh. A thua te kete dore dhe Roni? se kto kerkojne aprovim nga ministria e mjedisit dhe ajo e bujqesise. Ca mendon? 
Meqe ra fjala, te henen tjeter jam ne Tirane. Do i flas dhe per ty Braces se kemi nje takim per pune pune. Jam i sigurt se do sqaroj shume keqkuptime

I dashur, po e takove Braçe Miushin, do i thush qe Pjero te ka dhjere mu ne postin qe mban, dhe se ai erdhi per ty dhe per Shqiperine. 

me vjen keq, Pjer. Une po shkoj me qellime te mira, i rekomanduar nga nje antar i nderuar i blogut. Si mund t'i drejtohem me kete gjuhe? une do bej cmos te riparoj demin e shkaktuar ne marrdhenien mes jush si pasoje e keqkuptimeve te frymezuara nga elemente keqdashes

Bredho mos harro ti japesh ate porosine time. Mos refuzo asgje. E kemi be kete muhabet.

Dhe te lutem mos bej gabim ti flasesh per kete "profesorin" e peshkut. Ti po shkon per biznes mor vella, leri keta qe fotokopjojne gazeta dhe na i nxjerrin sikur i kane shkruar vete.

porosine tende e kam fut ne valixhe qe tani. Bej hesap, as te miat nuk i kam bere gati. Nuk thua te me ndalojne ne aeroport per ate? shume te rende e kishe doren dhe ti o vlla...mos u trego aq doreleshuar, ketej jemi krize, dollari ka ik per lesh...shife cik veten. Andej s'njofin krize, kafenete e pubs jane plot

Mos ça koke! Ate kemi per ta marr mbrapsht 100here. Keshtu behen keto pune. Edhe nje te fundit, kur te besh muhabet merre per dreke, mos u shtrengo te keto mejhanet qe mbaron pune per dy veta me 500 leke. Prishi nja 1k €. Thuji qe kushua do vij siç e keni lene ne bruksel. Flasim

po ca thu o burr, aq i kemi prish per kafe. Mos ki merak, do lidhemi dhe ne tel kur te jem me te ne tavoline, vec nqse duhet te ruhem

Nuk eshte e vertete, kishte disa firma qe merreshin me riciklimin. Mbas ligjit te Rames mund te kene falimentuar, se di. Po ne fakt ato firma merreshim me riciklim, dmth importonin mbetje jo te rrezikshme si leter dhe plastike qe i riciklonin a ne lende te pare a ne produkte. Nuk kishte firma qe importonin dhe digjinin plehra p.sh. Ajo e kunatit te Bashes mund te kete qene e tille. Dmth donte te kapte ndonje thele athere kur qeveria Berisha (me presion nga BE) po mendonte te importonte plehra dhe te digjeshin ne Shqiperi.

po mo, po "mund" e "ka mundsi" na kane mbire ne goje. Vecse n'ato kohe askush nuk thosh pse e qysh, mjaftoheshim me "saliu po sjell plehrat e mafias". Qe do ish OK nqse sot do mbahej i njejti qendrim. Po besoj se tani shoket jane mireinformuar dhe e trajtojne teknikisht problemin

Bredho, ne Porto Romano,  Durres eshte nje fabrike per riciklim-prodhim,  kryesisht, leter-karton qe  funksionon qe nga 2005 a me pare .. 

tashi kjo firme,  nga  2013-a   pas daljes se ligjit  qe ndalonte importet e mbetjeve, kane pasur shume probleme e veshtiresi   dhe kane punuar me vetem  40%  te kapacitetit,  sepse pjesen me te madhe  te lendes se  pare  e siguronin nga importi,  Kosova dhe Maqedonia.

normal. Me aq konsum sa ka vendi, as industria e riciklimit te mbeturinave nuk mbijeton. 

Sa bukur po e zbukurojne "ne kuader te detyrimeve te BE, koherat kane ndryshuar". Shume shpejt u tkuren gjithe premtimet e Rilindjes.

Sa trap je nga 1 deri ne besimtar socialist?

Besimtar

te bejme me dije, sapo bere testin personal smiley

Keshtu eshte kur politika behet populiste. E njejta parti qe deri dje e beri flamur te saj ndalimin e riciklimit te plehrave, sot e ha turpin me buke (dhe pa pike turpi).

Demokracia nuk funksionon ne vende si Shqiperia. Popull dele.

Rasti kerkon energji dhe precizion te tille qe ne gjuhen shqipe i sjellin vetem shprehje te tilla si "Ju qifte Republika Popullore e Kines nonat mu ne gop!!!!!" 

Kjo puna e importit te plehrave eshte bere si ajo perralla me gogolin qe i tregohet femijeve per ti trembur naten.

faktet dhe realiteti jane krejt ndryshe.

gjithe Bashkimi Europian qarkullon mbetje, te ricikluara ose jo, madje me vendim te Gjykates Europiane te Drejtesise mbetjet jane konsideruar si mallra ne qarkullim ekonomik.

Problemi ketu tek ne eshte Legjislacioni. Ne fakt, BE ka Rregullore te posacme per rregullat e qarkullimit te Mbetjeve, dhe Shqiperia kete nuk e ka transpozuar akoma.

nese do te lejohet importi, me pare duhet transpozuar kjo rregullore, qe vendos kushte shume specifike dhe te qarta.

Industria e riciklimit eshte industri e paster dhe aspak ndotese sic duan ta stigmatizojne.

perpara se te pellisni per skandal, informohuni njehere dhe pyesni specialistet.

Une si specialist te them shko ore pirdhu! 

Problemi ketu te ne nuk eshte se s'ka ligje dhe ajo rregullore qe thua ti nuk e kane problem e miratojne pernjehere kur ju duhet. Problemi i madh eshte kush i kontrollon keto subjektet qe merren me riciklimin  se cfare mbetjesh do sjellin. Kush na garanton se ato me ndonje ryshfet nendore dhe me mbeshtetje politike(gje qe sic thuhet e kane me bollek) nuk do sjellin te tera mbetjet e mundshme. Apo kemi dhe gjykatat e paanshme qe te mund te ankohemi.

PO, ne nje vend ku riciklohen lloj-lloj mbeturinash, si para te pista, idera te marresh, besime fetare, borxhe fiktive, gjithfare lloj muxhahedinesh nga vendet arabe, projekte arkitekture dhe urbanistike te se kaluares, informacione sherbimesh te fshehta, arme te se kaluares, etj.-etj., e cfare pune do prishte te ricikloheshin edhe plehra te zakonshme me mbetje kimike dhe radioaktive!?! 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).