Qeveria shqiptare parashikon të rrisë me 5 për qind numrin e zyrtarëve të arrestuar, të cilët janë të përfshirë në vepra korruptive në 2016. Kjo shifër është vendosur në planin e masave për 5 prioritetet e integrimit, një ndër të cilat është lufta kundër korrupsionit.

Në këtë strategji të qeverisë, e diskutuar dje në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian thuhet se për realizimin e prioritetit të tretë të vendosur nga Komisioni Europian, qeveria do të rrisë me 5% numrin e zyrtarëve të të gjitha niveleve që do të referohen në Prokurori për përfshirje në korrupsion.

“Rritja e numrit të referimeve për korrupsion dhe krime të zyrtarëve në detyrë në të gjitha nivelet me 5%. Përpunimi i të dhënave statistikore dhe hartimi i raporteve të krahasuara me të njëjtën periudhë në vitin 2015. Rritja me 7 specialistë e numrit të personelit të angazhuar në luftën kundër korrupsionit në Policinë e Shtetit. Rritja e numrit të referimeve për hetime proaktive për rastet e korrupsionit dhe krimeve të zyrtarëve në detyrë me 5%”, thuhet në planin e masave të hartuar nga Ministria e Integrimit.

DREJTËSIA

Për rekomandimin e raportit të progresit ku sugjerohet: “Të plotësojë vendet vakante në Gjykatën e Lartë dhe gjykatat administrative”, Ministria e Integrimit ka parashikuar si masë Reformën në Sistemin e Drejtësisë.

Në plan është vendosur vetëm viti 2016 si afat i realizimit të këtij prioriteti, ku thuhet se: “Plotësimi i vendeve vakante në Gjykatën e Lartë mbetet një proces i papërmbyllur, por që gjithsesi mbetet në kompetencë dhe diskrecion të Kuvendit dhe Presidentit. Lidhur me emërimet në gjykatat administrative, ato mbeten kompetencë e KLD. Gjithsesi, Ministria e Drejtësisë ka përgatitur disa ndryshime ligjore që synojnë eliminimin e disa barrierave lidhur me kriteret e emërimit në këto gjykata.

Drafti është dërguar për miratim në Këshillin e Ministrave. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 49/2012, ‘Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative’, i ndryshuar “është përcjellë nga Ministria Drejtësisë për Këshillin e Ministrave më 7.5.2015”.

PËRGJIMET

Në planin e masave për 5 prioritetet qeveria ka parashikuar që të miratojë një legjislacion të ri për përgjimet dhe për kufijtë kohorë të hetimit. Sipas draftit të hartuar nga Ministria e Integrimit, thuhet se projektligji synon ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale, ndërkohë që ligji është bërë gati nga Ministria e Drejtësisë dhe është në pritje që të miratohet në qeveri.

Burimi: http://www.panorama.com.al/qeveria-me-pl...

8 Komente

Sa eshte 5% i zeros?

Mungese profesionalizmi total. Sa turp! Por, nese me te vertete keshtu e do BE-ja, kjo eshte edhe me skandaloze. 

Duket pak si qesharake kjo deklarat, se per kete gje nuk ka plane. Plane kishte ne kohen e socializmit, ku kerkohej krom dhe duhej realizuar plani me çdo kusht, pasi ishin bere kontratat per import-eksport. 

Ndoshta autori e ka kuptuar gabim deklaraten e qeverise, e cila ka dashur te thote se do shtohet me 5% pergjimet ndaj administratorve te perfolur. Pra nese sot policia e shtetit,  pergjon 100 administratore te korruptuar, neser do pergjoje me shume 105 . 

"Viti 2016, vit sulmi !"  -estrada e Tiranes, shefi i planit Skender Sallaku mblodhi ekipin e futbollit te ndermarrjes dhe u caktoi detyre, sipas planit, te fitonin ndeshjen me ekipin kundershtar nja 18 me 0..  

mirepo keta koqet, me keto planarrestimet  e tyre mbi planin..smiley,  jane groteske aq sa ja  10-sin Skender Sallakut se ai ishte estrade. 

Me kujtohet ai skec.

Nuk e dime sa eshte plani per protestues.

 

Qeveria e numrave paska qene (per te mbajtur shenim Gjermania).

duhet te jet manipulim i media se nuk i ka lene mendja te fusin miletin ne hapsane me pllan si ne kohe te Dulles.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).