Buldozerët e IKMT të shoqëruar nga dhjetëra forca policore speciale shembën pesë shtëpi të thjeshta të banuara nga familje të varfra rome pa treguar kurrfarë dokumenti për urdhër shembjeje duke i lënë banorët nën qiell të hapur.

Pavarësisht protestës së banorëve dhe pa treguar ndonjë urdhër me shkrim, punonjësit dhe mjetet e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, IKMT, të mbështetur nga forcat e policisë, shembën sot (18 shkurt) disa banesa familjesh të varfra për t’i hapur rrugë ndërtimit të një segmenti të Unazës së re të Tiranës, pavarësisht se familjet e dëmtuara nuk janë dëmshpërblyer.

Policia nxorri me dhunë nga shtëpitë familjet para se buldozerët t’i shkatërronin.

Banorët e zonës qenë përfshirë në një procedurë të stërzgjatur të fitimit të pronësisë mbi banesat e tyre. Ata ndërtuan shtëpitë e tyre me mundim pjesë-pjesë përgjatë 25 viteve të fundit dhe arritën të stabilizojnë disi jetët e tyre të varfra, por mundi 25 vjeçar po u shkon dëm, për shkak se qeveria nuk ka njohur pronësi të tyre mbi truallin dhe nuk i ka pranuar banesat e tyre si të vlefshme për kompensim, siç vepron zakonisht në rastet kur ndërtimi i rrugëve kërkon shembjen e shtëpive të ndërtuara me leje apo që janë në proces legalizimi.

Ata i kanë kërkuar Bashkisë së Tiranës në respektim të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 608 datë 05.09.2012 “Për përcaktimin e procedurës së kalimit të pronësisë të pasurive të paluajtshme, të ndërtuara deri më 10.8.1991, t’i kalojë pronësinë e shtëpive dhe truallit ku kanë jetuar që nga vitet 1990.

Në një shkresë të 18 qershorit 2015, kryetari i atëhershëm i Bashkisë, Lulzim Basha i ka kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor, z. Dashamir Xhika të bëjë të mundur shpronësimin e plotë dhe me vlerën e tregut të banorëve që preken nga Unaza e Madhe e Tiranës.

Familjet që humbën shtëpitë dje pak para fillimit të shembjeve. Foto: Organizata Politike/Facebook

Pas zgjedhjeve vendore të vitit 2015, Bashkia e Tiranës drejtuar tashmë nga Erion Veliaj, si autoritet vendor u është përgjigjur kërkesës së banorëve se harta e Arkivit Qendror Teknik deri në vitin 1990 nuk e vërteton ekzistencën e pronësisë së tyre.

Pas një përballjeje mes policisë dhe familjeve gjatë ditëve të fundit, IKMT ndërhyri duke i shembur banesat. IKMT njoftoi gjithashtu se një fëmije i pati rënë të fikët dhe qe transportuar për në spital me mjetet e inspektoriatit pasi shërbimi i ndihmës mjekësore të shpejtë nuk mbërriti në kohë në vendngjarje pavarësisht se qe njoftuar nga policia.

Qeveria shqiptare është kritikuar në vazhdimësi nga organizatat vendëse të të drejtave të njeriut dhe institucionet ndërkombëtare, të cilat kanë kërkuar prej saj të krijojë kushte normale strehimi për komunitetet e prekura nga shembjet dhe jo thjeshtë t’i hedhë ato në rrugë.

40 Komente

Po kush po pyet per romet...i pashe sot para bashkise nja 10 vete debatonin me policin te dera si fuste njeri brenda.

romet s'jane popull. Ata jane...rome

Te mos ndertohet unaza e re e Tirones ne asnje menyre. Vetem shtepite qe romet kan ndertu pa leje mu ne mes te rruges te mos preken se jena Barbar sentimental.

te ndertohet unaza re e tirones mer daj, po mos ti hudhim n rruge se jane njerez dhe ne jemi socialiste

Haha, sa e zakonshme eshte bere kjo "e prishen pa urdher me shkrim". Kam qene i pranishem ne nje rast te ngjashem prane shtepise se prinderve. Ka zaptuar kokrra e gomarit gjithe ate hapesire ne lagje dhe e ka rrethuar me mur. Erdhen inspektoret per t'ia prishur, dhe keta sollen "te squtin e fisit" me ca shkresa ne duar. Inspektoret ua kishin cuar urdhrin me shkrim disa here, ishin njoftuar disa here, prej javesh. Erdhi ky karafili dhe i tha inspektorit: "Me trego pak urdhrin me shkrim!". I tha inspektori: "Kush je ti?" Ky u pergjigj: "C'te duhet ty?! Me trego urdhrin!" Inspektori i thoshte:"Ore nuk te njoh, kush dreqin je? S'marr urdhra nga rob qe vijne nga rruga. Po deshe te interesohesh zyrtarisht, bej kerkese per te dhenat." Ai bertiste:"Po e prish pa urdher me shkrim! Ta tregoj une ty!" lol, 

Sa per romet... Romet te mos i kishin bere raki leket e apartamenteve qe u kishte dhene enveri neper kate te para, se ato kate te para u bene dyqane sot. Me keto kasollet qe pastaj i ndertojne ku u do trapi, keta jane bere problem ne cdo vend te botes. Ama asnje vend i botes nuk ka ndaluar se perfunduari vepra madhore ne te mire te gjithe qytetit, per disa kasolle pa leje qe keta bejne vend e pa vend. Fundja, kasollet do t'i ndertojne prape brenda dites diku tjeter. Mire bejne te shkojne e t'u bashkohen shokeve te tyre qe i kane zene deren botes dhe europes, te ikin te nga shqiperia nje here e mire. 

Paris, foto para.

Paris, foto pas.

Marseje.

Te na e veje ndonjeri ate foton e Erit diten e pare te punes kur ngriti ne krahe dhe coi ne spital ate femijen rom. smiley

Cfare prisni ju tani te benim mbikalim qe te mbronim shtepite pa leje te romeve. I njejti problem eshte dhe me banesat mbi kolektor qe shkaktojne permbutje ne lagje te ndryshme. Nuk i prish dot se jane te legalizuara. 

Ajo pjesa aty per te cilen flitet, kish kohe qe ishte piketuar per te kaluar unaza. Nuk e di nese familjet jane lajmeruar, sikunder nuk e di nese shtepite e tyre ishin me leje, por di qe dhe nje pallat i kohes se socializmit, rrezikohej te prishej per shkak te unazes qe do kaloje. 

Le te shkojne tek lagja e premtuar; s'besoj se ka nevoje te permend emrin.

...

Ne cdo lagje te Shqiperise, shtepite blihen. Arixhinjte dhe ju azilantet e keni zakon t'i kerkoni qyl nga te tjeret. nje dore jeni. shpresoj te bashkohen me ty andej, sic kane nisur mbare.

With love,

shkaba mes jush. smiley

 

 

Ky fjamuri amerikan shkabe eshte lajthitje e komputerit apo ke nderuar ameriken me hirin e prezences tende?

t'gjithe e dun ameriken. Ca ja kane arrit me shku, ca te tjere shkojne kshu virtualisht. Eshte pune fati

si gjithmone eshte dhe wikileaks per ti mbushur mendjen vetes se nuk eshte gje .smiley

Liveleak, te lutem shume! Site ku bota vjen tek ty dhe jo anasjelltas

Vete mer ja dhane voten , cpo na ha raku shume per kta.

A thua romet kane votuar?

Jo vetem qe votuan por desh dhe i bone Erit nje femi 2 muajsh dhurate.

Me sa maj men une,kur asht diskutu plani i ksaj unazes,i binte me i fut dhe ni te kafshume shpise se Petreles.Dhe plani ne foton ke tema tjeter, duket se kalon aty.Gjynah,per mu asht nder ndertesat e bukura ne Tirane.

Ja sa te vije ne pushtet saluku dhe ka per ta prish unazen e modhe dhe ka per tia ndertu prape kasollet romeve. Sigurisht me paret e Gides dhe te Xhenit. 

Me sa do te vij enveri ne pushtet aq shance ka te vij Saliu kom me nimin un, Vetem ne qofte i cmendur ai popull, qe te vrasi veten pastaj ! 

Titulli: Qeveria shkatërron shtëpitë e të varfërve pa dëmshpërblim

dhe pak me poshte:

Banorët e zonës qenë përfshirë në një procedurë të stërzgjatur të fitimit të pronësisë mbi banesat e tyre. Ata ndërtuan shtëpitë e tyre me mundim pjesë-pjesë përgjatë 25 viteve të fundit dhe arritën të stabilizojnë disi jetët e tyre të varfra, por mundi 25 vjeçar po u shkon dëm, për shkak se qeveria nuk ka njohur pronësi të tyre mbi truallin dhe nuk i ka pranuar banesat e tyre si të vlefshme për kompensim, siç vepron zakonisht në rastet kur ndërtimi i rrugëve kërkon shembjen e shtëpive të ndërtuara me leje apo që janë në proces legalizimi.

 

 

Shpijat kane pa leje dhe gjekja shkru ca rreshta ..kshu kot sa mu gjet lala ne pune si puna asaj energjise falas.

 

 

 

Pas një përballjeje mes policisë dhe familjeve gjatë ditëve të fundit(link is external), IKMT ndërhyri duke i shembur banesat. IKMT njoftoi gjithashtu se një fëmije i pati rënë të fikët dhe qe transportuar për në spital me mjetet e inspektoriatit pasi shërbimi i ndihmës mjekësore të shpejtë nuk mbërriti në kohë në vendngjarje pavarësisht se qe njoftuar nga policia.

.... koha ja hoqi masken shpejt  para shqiptareve ketij  intrigantit te paskrupull Veliaj

 " Ministri për Mirëqenie Sociale dhe Rininë, Erion Veliaj shoqëroi sot vetë në dyert e spitalit, Elidonin e vogël, 2 vjeçar, fëmija rom i aksidentuar më 31 gusht në rrugën përballë pallatit me shigjeta, aty ku prej më shumë se pesë javësh familjet rome kanë ngritur çadrat pasi u dëbuan nga trualli i ish-Dekorit.

Dy ditë më pas vizitës me romët, Veliaj e ka marrë në makinën e tij Elidonin dhe e ka shoqëruar personalisht në Spitalin Ushtarak, ku fëmija mori trajtimin e munguar mjekësor

.https://www.google.ca/search?q=erion+veliaj+con+ne+spital+nje+femije+rome&biw=1536&bih=728&source=lnms&tbm=isch&sa=X&ved=0ahUKEwjr09u5p4XLAhVEtBoKHbpUAVoQ_AUIBigB#imgrc=UyvwVGsiphRvSM%3A

Prekese,vertet prekese.Te vesh duart ne koke sesi kryebashkiaku po i delegjetimon vetvehten me kesi aksionesh spastruese sipas disave.Packa se harrojne qe gjithmone kaq qene aq te angazhuar ne mbrojtje te kauzave boshe opozitare saqe ne kete moment na dolen dhe rom-mbeshtes per te thene qe i eshte ngjizur dhe nje si dashni majtiste ndaj shtresave ne nevoje.

Nuk ka lidhje nje skene mediatike e frymezuar nga emocionet prej fillestari,te krahasohen me keto aksione tani qe eshte zmadhuar figura tij.Personalisht kam shkruar qe ishte nje skene e nxituar dhe e tepruar e ketij humanisti moderno-lindor.Jane aty per te bere detyren me projekte,ligje,dhe aksione ne sherbim te qytetareve(per ato qe e ndjejne vehten te tille)jo skena kinematografike(ahh sa bukur qe kam dal,ahh)

Po fillon te shtrohet pak ne veprime dhe aksione te cilat po fillojne te prekin kallo te buta romesh per momentin.Shpresoj te pershkallezohen dhe tek shtresa te tjera te mirepozicionuar dhe atje lart qe mos te mbetet vetem nje skene filmash aksion qe dihet fare mire sesi do perfundoj filmi.

Personalisht pres me shume dhe besoj qe do bej me shume.Ka nje shprehje faciale te tille qe mund te godas ne ate butesine dhe thjeshtesine e tij,madje dhe duke te te shtrenguar doren(Kseren)

do ta lexoj neser. koment shum i gjate. mos e fshini,,

Ata qe se kan ndjekur, dhe gaztoret e progresit mund ta sjellin muhabetin sikur prej romeve u dashka lene pa ndertuar unaza e madhe. Jo. Nuk eshte kjo ceshtja, por fakti qe keto 9 shtepi rome nuk u trajtuan si mijera e mijera shtepi te tjera te ndertuara pa leje. Procesi i legalizimit vlejti ne Bathore dhe Kamez, paskuqan e kudo gjetke, por jo per romet. Sepse romet jane te zinj, sepse jeta e tyre nuk vlen sa jeta e nje te bardhi, sepse ata nuk perbejne elektorat dhe femijet e tyre jane mesuar te flene jashte. Shtepite e tyre 25 vjecare ne ate vend, nuk u konsideruan shtepi, por kasolle, ndaj nuk u demshperblyen si ndodh me dore  tone te bardhe, edhe kur e kemi prone te fituar permes zaptimit. Jane vetem 9 familje, asgje ne terma kostosh, por shume domethenese ne terma tendiskriminimit racor.

 

Pershendetje Blend,

simpatizoj goxha personalitetin tend,energjik,kreativ dhe modern per kulturen radio-fonike,nuk e kam personale qe te debatoj apo ta orientoj konceptimin tim rreth kesaj ceshtje dhe shume te tjerave ne menyre preferenciale dhe direkte ndaj ndonjerit prej blogmeneve.Per fatin tim te keq shoh qe ka rene tje mase niveli i ketij blogu qe ka qene goxha here me lart.Shume ofendime,banaliteti dhe asgje domethenese per te shprehur apo per te diskuatuar ne menyre konceptuale.

Jam dakort pjeserisht me kete tezen tende mbeshtetese ndaj romeve te cilet e gjeten vehten nje dite te bukur pa cati.Eshte e thjeshte te tregosh dhe te zbatosh dispozitat ligjore me kete shtrese apo dhe ndonje fakiri tjeter.Por jam diametralisht kundra ne argumentimin dhe qasjen e cila me duket pak dredhake per te pergjithesuar kete aksion me rastet e tjera te cilat fare mire e dime sesi po rrjedhin.Nuk po them qe jam diskriminuese por qe dhe ato te tjeret qe favorizohen nga ligji mbase kane dhe disa njohuri ligjore me shume sesa keto.Nuk eshte faji qeverise,imi,yti prapambetja e kesaj shtrese.Por mos harro qe nga krahu kundert ekzistojne vete ne fushate zgjedhore me thase mielli dhe per te mos thene  akoma qe na lodhin syte ku ne cdo cep te mundshem hapin dengje robash atletesh dhe turli-far-lloj objektesh te tjera per te kundrruar shtresa jone mesatare.Ato shtepite per te cilat ti flet jane nje gangrene e ster-madhe por tashme e marxhinalizuar ne jeten tone komunitare.Prandaj mundohu ti klasifikosh mire situatat dhe rastet,se nje biznesmen ne Farke u fut ne burg per meremetimin e fasades se shtepise.Apo ne kete rast eshte selektive.??

Viva, te falenderoj per vleresimin. Me sa une e kam ndjekur kete rast, kerkesa per legalizimin e ketyre shtepive ka nisur qysh dy vjet me pare. Por pa sukses. Ne nentor 2014 protesta u zhvendos para kryeministrise, dhe ka patur shume te tilla, dhe jo vetem ne Tirane. Keta jane nje komunutet i menjanuar, i diskriminuar, i paarsimuar, i papunesuar te cilet kane nevoje per mbeshtetje speciale per shkak te situates. Une i kam patur ne studio disa te rinj rome, aktiviste, artiste, e disa (fale bursave joshteterore qe u jane mundesuar) jane arsimuar jashte dhe kane tani mundesi t'i japin nje ze komunitetit.

Sic e kuptoj une, kauza e tyre eshte kjo, kane ndertuar pa leje, njesoj si mijera shqiptare te tjere qe u shperngulen drejt Tiranes. Por shtepite e tyre, per shkak te konstruksionit (nje teknikalitet) nuk klasifikohen si shtepi (edhe pse per ata keto jane SHTEPIA e vetme qe njohin) ndaj nuk mund te perfitojne si ata te Bathores. 

Une e shoh keshtu, ngaqe nuk kane mundesite, kushtet qe kemi ne, na takon te flasim edhe per ta. Na takon ne, qe nuk kemi interes te bejme foto me ta, te bejme sikur po u shpetojme jeten, sikur po u usheqjme femijet a ku di une. 
Ja si i gjeta romet e Shkozes ne Korrik 2014 https://www.youtube.com/watch?v=8OzZMjxgAwY

...

Jo, sepse romet nuk aplikojne per te regjistruar femijet, jo me "ndertimet". 

Qe prishja mund te kete qene e justifikuar me ligj, besohet. Por pikerisht prej kesaj ligjishmerie, policia (bashkiake, apo kush i ben keto prishje) e ka per detyre te paralajmeroje per prishjen dhe, ne cdo kontakt qe do kete me keta banore (shkeles te ligjit), duhet te kete ligjin dhe urdherin ne dore. E jo te shkoje papandehur dhe te kryeje aksionin. Nese lajmi i mesiperm eshte i vertete, avokati i popullit -qe i ka patur romet nen vezhgimin e tij, per shkak te pambrojtesise qe ata kane ne shoqeri- duhet ti hedhe ne gjyq perfaqsuesit e kesaj policie dhe prishesve. Qe procedurat e prishjeve te jene njelloj -sic i parashikon ligji- dhe jo disa te nenes e disa te njerkes.

Ti vertet pret qe arixhinjte te thone per mediat se jane njoftuar qe disa jave perpara dhe qe gjithcka eshte bere sipas ligjit dhe qe atyre u takon te ikin? lol

Nuk eshte e vertete se kjo eshte ceshtje javesh.

Qysh ne Nentor 2014 ka patur protesta, me instalacionin artistik "Shtëpizëza" nga artisti rom Sead Kazanxhiu për të kërkuar legalizimin e shtëpive rome në Selitë (këto që u prishën këtë javë) në mënyrë që banorët romë të trajtoheshin njësoj si gjithë shqiptarët e tjerë që ndërtuan pa leje këto 25 vjet.

http://www.gazeta-shqip.com/lajme/2014/1...

ashtu si saliu....ne menyren me degjeneruese, si per vete dhe per at a qe demtohen.... pagesa e demit behet gjithmone ne fund, po ne fund fare ama, edhe kur demi eshte i paramenduar dhe i planifikuar

Pse gjithmone majtistat kane tendencen qe cdo diskutim ta argumentojne me emocione dhe jo racionalitet. Diskutimi nuk eshte nese duhet te behet unaza - pasi te gjithe jane dakort. Por a kane te drejte demshperblimi ata qe kane investuar jeten ne ate vend? Nese argumenti eshte se jane pa leje, ateher faji eshte edhe i shtetit qe i ka lejuar prej 25 vitesh - shteti nuk eshte individ Sali, Edvin, Fatos, Erion etj etj. Shteti eshte ai qe eshte themeluar ne 1912 dhe do vazhdoj edhe pasi te kene vdekur te gjithe keta emrat. Por si gjithmone, si qenje kafsherore pa fe e pa zot, ne shqiptaret kurre nuk do biem dakort mbi te miren dhe te keqen, por nen llogoret politike. 

Mos i bi kot ne qafe Sallaksave se jane injorant per kto gjona:  vetem legalizo, mos prish e demshperble Jevgun me vlere vile per ndertimin pa leje me parate e taksapaguesve dine si alternative.

Te djathtet kane alternativa te tjera:

1. Mos legalizo

2. Prish dhe koston rrasja atij qe nderton pa leje

3. Nxit qytetaret qe kur Jevgu tja u zere frymen atyre te pallateve te kohes se Enverit te dalin me qysqi dhe te mbrojne territorrin per femijet e tyre.

4. Mos vidh si Ministrat Ksera e Bregu parate e donacioneve per Jevgun ne Bashkepunim me Shoqerine e Korruptuar civile, por strehoi ne qendra sociale a toka te blera me parate e donatoreve.

5. Ne nje vend ku qytetaret shqiptare edhe mbasi kan qene ne Perendim dhe e dine se sa pak taksa paguhen ne Shqiperi, nuk duhet te flitet me per demshperblim pas 25 vjet krimi kombetar por per denime. E dini sa eshte taksa vjetore e nje apartamenti , shtepie a toke ne Shqypni???? Qesharake.

Si gjithmone e Majta do fitoje dhe Sallaksit do ja u vjedhin prap parate e doncioneve jevgut.

Cilat jane keto intusticione nderkombetare apo organizata te se drejtave te njeriut qe paskan kritikuar qeverine per prishjen e ndertimeve pa leje?

Ketu eshte problem me vete ne vecanti, se edhe ata qe deklarohen ne mbrotje te kesaj shtrese se shoqerise me se shumti jane te paafte te ngrejne nje argument apo qofte te dine si mbrohen te drejtat e njerezve ne nevoj. Para disa muajve po te njejtet njerez me zell te madhe perdoren vdekjen e nje foshnje nga familjet Rome "nga koha e ftohte" e pamundesise per te paguar dritat... me vone doli qe foshnja kishte gjetur vdekjen nga pakujdesia e prinderve. Pra, me nje fjale te vetme, jane "skutha". 

Ato shtepi jo vetem qe duhet te shemben por edhe kurre me mos te lejohen te ngrihen te tilla banesa te cilat jane stalle derrash, jo shpi per njerez. Shteti e bashkia jo vetem qe duhet tu siguroj nje banese te pershtatshme ne nje zone formale, por edhe te mbaj pergjegjsi ligjore. Eshte 2016 dhe eshte marrezi qe  bashkia e nje qyteti nuk mund te siguroj banesa per njerezit.  Nuk flasim per luks ketu, thjesht nje banes ku te kete kushte higjeno-sanitare. Zgjidhje ka, edhe te mundshme  nga ana financiare, por jo me gazetare e me shoqeri civile skutha. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).