Kryeqytete e qytete të Maqedonisë, Serbisë, Kroacisë, Bosnjë Hercegovinës renditen në listën e vendeve të më të mira europiane për investime nga eficienca e kostos, ndërsa Shqipëria mungon, në një publikim të fundit të Financial Times, “Qytetet dhe rajonet e të ardhmes, 2016”.

Për të dytin vend radhazi, Shkupi është renditur i pari në listën e 10 qyteteve të vogla europiane të të ardhmes 2016/2017 për nga eficienca e kostos. Kryeqyteti i Maqedonisë është i gjashti dhe në listën e  qyteteve të vogla europiane për nga stategjia e investimeve të huaja direkte.  Stip, një tjetër qytet i Maqedonisë është gjithashtu i pari në kategorinë e eficiencës së kostos për investimet e huaja direkte, por në kategorinë e qyteteve mikro europiane. Drejtori i Zonave të Lira, Viktor Mizo ka pohuar se Shkupi dhe Stip janë cilësuar për shkak të zonave të lira, që kanë një total prej 16 kompanish dhe 4,100 punonjës. 13 kompani janë vendosur në Bunardzik disa prej të cilave kanë filluar aktivitetin tashmë dhe të tjera janë në fazë realizimi investimi, ndërsa në zonën e lirë në Stip ka tre kompani, tha Mizo. Sipas tij, vitin e kaluar, eksportet nga të gjitha zonat e lira ekonomike arritën 1.5 miliardë euro, me një rritje prej 28% në raport me një vit më parë.

Për të realizuar renditen e investimeve të huaja direke, Financial Times mbledh të dhëna nga 481 zona në shtetet europiane (294 qytete, 148 rajone dhe 39 kompani partnere lokale) në pesë kategori: potenciali ekonomik, mjedisi i punës, eficienca e kostos, infrastruktura dhe klima e favorshme e biznesit.

Krahas Maqedonisë, në renditje ka dhe qytete të tjera nga rajoni. Beogradi është i teti në listën e 10 qyteteve të mëdha europiane për nga eficienca e kostos. Sremska Mitrovica, Sombor, Vranje, Zajecar, Vojvodina janë të tjera qytete e rajone të Serbisë në listën e Financial Times.

Zagrebi është i 9-ti në top listën e vendeve të Europës Juglindore (i pari është Stambolli). Ivanec dhe Jastrebarsko janë gjithashtu në listë nga Kroacia.

Edhe nga Bosnjë Hercegovina pwrfshihen disa qytete, si Sarajeva, që është e gjashta në listën e 10 qyteteve të mesme europiane për nga eficienca e kostos. Qytet tjetër në listë nga Bosnja është dhe Prijedor.

Pse mungojnë qytete nga Shqipëria

Rajoni renditet përgjithësisht në kategorinë e qyteteve  europiane të të ardhmes 2016/2017 për nga eficienca e kostos, ndërsa nga Shqipëria sërish nuk ka asnjë qytet apo rajon në renditjen e Financial Times të këtij viti, ashtu siç nuk kishte as vitin e mëparshëm. Treguesi i eficiencës së kostos merr parasysh elementë të tillë si paga mesatare e punonjësve të kualifikuar dhe të pakualifikuar, qiraja për zyra sipas standardeve të ndryshme, paga minimale, kosto e hapjes së biznesit, kosto e regjistrimit të pasurisë, kosto e lejeve të ndërtimit, çmimet e naftës, kosto e energjisë, tatim fitimi, TVSH, normën totale të taksave në % të fitimit dhe të ardhurat për frymë të vendit, të matura sipas fuqisë blerëse.

Ndërsa, Shqipëria është konkurruese në pagë dhe në qira ajo është tepër jo konkurruese në çmimet e naftës, që janë më të lartat në rajon dhe sidomos në normën e taksave në përqindje ndaj fitimit, që sipas raportit Doing Business të Bankës Botërore është 36.5%, më i larti në rajon, së bashku me Serbinë. Gjithsesi, ky i fundit e amortizon përmes subvencioneve që u jep kompanive të huaja, si për vende pune të hapura, ashtu dhe mjediseve (ndërtesë, apo tokë). Shqipëria ka normën më të lartë të TVSH-së dhe tatim fitimit, (20% dhe 15% pwrkatwsisht) së bashku me Serbinë, si dhe të kontributit të sigurimeve shoqërore të paguar nga punëdhënësi.

Kryeson Londra

Kryefjala e investimeve në renditjen totale të 25 qyteteve më të mira për investime të huaja nga Financial Times janë programet dhe teknologjia e informacionit. Në renditje kryeson Londra, që e mban këtë pozicion që nga viti 2006. Programet dhe shërbimet e IT kryesojnë në investime të huaja, duke përbërë 40% të tyre. I dyti është Parisi, një qytet ku mbizotëron inovacioni dhe që ka numrin m ëtë madh të patentave se në çdo rajon të analizuar dhe ka 9 universitete që renditen mes 500 më të mirave, më i larti nga gjithë shtetet e tjera europiane. Dublini është i treti, gjithashtu dhe ai një qendër inovacioni dhe po merr investime në teknologjinë e informacionit.Më pas janë qytetet gjermane që tërheqin, me Frankfurtin dhe Munihun përkatësisht në vend të katërt e të pestë.

www.monitor.al

18 Komente

Shqiperia eshte vend i painvestueshem kryesisht per shkak te kasapahnes qe eshte bere me pronat e rrjedhimisht me tregun e paqarte te pasurive te patundshme. Mos hipotekimi i apartamenteve eshte i perhapur dhe duket normal. Shto edhe mungesen e infrastruktures dhe fuqise se specializuar punetore.

Zgjidhni problemet me ujin dhe dritat njehere qe te jetoni si njerez vete dhe pastaj prisni te beheni terheqes per investimet e huaja.

Shqiperia eshte vend i painvestueshem se ketu asnje minister nuk ta pjerdh po nuk pa interesin e vet. Ne maqedoni, ai Gruevski i poshter ben fiflaten per cdo investitor. E ka protokoll qe i telefonon personalisht deri ne nje nivel investimi dhe kur tejkalohet ky nivel i pret ne zyre dhe ua ben rrugen drite. ketu tek ne lum miku, tjeter muhabet.

Loni, jeni super te politizuar ne Shqiperi ju. nuk sjell investime ministri apo Km si Skanderbegu. Investitoret i duan Ministrat e korruptuar per ate pune sepse reduktojne hallkat burokratike, por Shqiperia nuk eshte ende vend i investueshem per shkak te faktoreve infrastruktural e ligjor. Edhe Enver Hoxha te ngrihet sot nuk i ben derman ceshtjes se pronesise.

Ti si investitor ke  preferon nje Ministrer qe te merr zarfin ne zyre e te mbaron pune  apo 3 katnar plus nje Com qe te kater te prezantohen si pronare te nje cope toke ku do me ngrit fabrike??????

Loni, jeni super te politizuar ne Shqiperi ju. nuk sjell investime ministri apo Km si Skanderbegu

wrong again.the score card e punes se guvernatoreve , km eshte ;sa investime ke sjelle?Nje vend tregon se eshte stabel jo kur te vjen John kerry per visite por kur fjala vjen   Ford e vendos te ndertoje nje fabrike .

Nuk jam wrong por une jam ndryshe ....sjam Marksist si puna tende qe mbivlereson rolin e agjentit ne Histori. Kryeministrat jane thjesht administrator medioker qe ne i duam te na behen heronj. Jane gjeneratat e individeve ata qe e ndricojne nje vend dhe jo individi i plotfuqishem. John Kerry lufton qe Fordi te hap vende pune ne Ameriqi per ate pune, mundesisht edhe Apple te levize prej Irlande bashke me kapitalet.

Sa uzina te tilla u ndertuan ne shqiperi gjate sahatit tend KM?pergjigja eshte 0 absolute.shiqo gurvernatoren e SC qe ishte instrumentale ne ekipin i cili solli boeing ne SC.

https://www.youtube.com/watch?v=ILGtXWpfMLE

Si qe ai parashikimi yt gjenial se me renien e Greqise shqiperia do thethinte  binesin e turizmit etj prej tyre?

Me renien e Greqise shume investime Greke shkuan ne Maqedoni, Bullgari edhe ne Shqiperi. Te pakten pikuan ca investime greke dhe pavaresisht propagandes anti-Greke, biznesi Grek eshte ne vend te dyte ne Shqiperi, shyqyr zotit. 

E keshem llafin tek turizmi qe shqiperia do i merrte turiste greqise.por rezultoi se cmimet e turizmit ne greqi u bene aq te lira sa edhe patriote te thekur shqiptare den baba den preferuan te shkojne per pushime ne greqi e jo ne himare.

Patriotet shqiptare gjithmone kane shkuar e do shkojne ne Greqi ,Budva apo Turqi vete dhe do ta prishin mendjen ty te abuzohesh nga biznesi lokal Shqiptar. Do bejne edhe propagande ne Cnn qe te mbushet kaplloqja e te zbrasesh xhepat.

Shqipëria mungon, në një publikim të fundit të Financial Times, “Qytetet dhe rajonet e të ardhmes, 2016”.

 

nuk na duhet  Financial Times !  presim publikimin e The Economist,  atje i kemi p'shtetur tere shpresat tona.  (36 mije € )

shume arsye qe mund ta shpjegojne; shume jane permend dhe ketu. Ligji i prones, ligji i Maliqit (aka ligji i 7%-it)...po si mund te jete Tirana ose cdo qytet tjeter shqiptar terheqes?! se ktu ka kontradikta te forta. Kur kryeministri jepte intervista te rai3 fjala vjen, krahas mungeses gati totale te sindikatave, vinte ne dukje dhe moshen e re e te edukuar, te afte te bente mrekullira nqse kapitali i huaj zbarkonte. Sot ja ve fajin moskualifikimit te fuqise se re puntore. Llogarit pastaj infrastrukturen akoma te prapambetur (nqse nuk llogarit si faktor Komunen e Parisit) dhe faktore te tjere sekondare

Gaia tregon se eshte dishepulle e P.Th.-se - keta te 2 jane lexuesit me te mire te revistes Monitor

ne kete mungesen e fuqise se kualifikuar punetore KM ka nevoje kur te kete ndonje moment pushimi ne leksionet qe ai u jep europianeve se si duhet te jete europa te kendoje ndonje kurs te shkurter "economy 101".nese nuk gjenden specialiste te kualifikuar rriten pagat , rritja e pagave ben qe shume njerez te motivohen qe ne nje menyre apo tjatren te trajnohen per filan zanat qe eshte ne kerkese te madhe.nese x company e huaj hap nje filial ne shqiperi dhe nuk gjenden mjaft specialiste do vine te punojne nga vendet e tjera .kur ka pare e interes njerezit e gjene menyren te mesojne zanatin.shembull eshte inxhinieria e ndertimit .ne kohe te Dulles ne te shkonin studente me biografi te mire por pa mik ose studente me biografi te keqe qe partia bente pak leshim.ne 99%  te rasteve inxhinieret e ndertimit perfundonin kantiereve nje shkalle me larte se brigadieret , ku nga stresi e kushtet e veshtira te punes perfundonin ne pijanece te mbaruar perpara moshes 35 vjet.needless to say te rinjte perpiqeshin me cdo kusht ti benin bisht atij fakulteti.kur ishte bumi i ndertimeve qe kishte fitim me thase, inxhinieria e ndertimit u be nje nga deget me te preferuara  , te rinjte luteshin te pranoheshin ne ate dege.

Ne fakt, edhe artikujt ekonomik kendej, e paraqesin Maqedonine si nje vend me prespektiv dhe i bejne nje reklam ne kete rast, gje qe ndikon edhe tek investitoret e tjere. Mundet qe maqedonsit, te jene serioz me investitoret, mundet qe edhe pronat ti kene ne rregull, jo si tek ne ku per nje prone, toke, objekt, paraqiten 2-3 pronar. 

Mendoj se çeshtja e pronave, po te rregullohet, i hap nje prespektive Shqiperise. Ne fillim fillohet me Bregun e Detit, pastaj me zonat ne veri, ndersa ne Shqiperine e mesme kane gjetur karar me ligjin 7501 (ne mos gaboj per shifrat). 

Pjero, kjo  qe ne Albanie  paraqiten 2-3 pronar per nje prone eshte e vertete, por vlen kryesisht per invesitme turistike ne zonat  bregdetare.. 

ndersa   per investime industriale etj eshte tjeter pune, sepse shteti  (para)cakton parqe industriale  ne zona te ndryshme per invesitoret   dhe  supozohet qe ka zgjidhur ceshtjen e pronesise.  pra eshte pronar shteti dhe investori ska pune me pronare te tjere..   

ndersa  Financial Times e ka bere kete liste,  pasi ka perpunuar te dhena strikt ekonomike..

E vertete kjo qe thua i dashur, por a kane paraqitur noiher qeveritaret tane noi park industrial ku prona te mos jete problem. Une them se jo, ndersa qeveritaret ose beniaminet e tyre mund te thone per zona ku prona u nda me ligjin per fryme, nderkoh qe te tjere kane qene pronare dhe pretendojne per ate prone, ndoshta me te drejte. 

Eh po a e kane kryeministrin piktor dhe njeri te batutave keto vende?! Jo?! Loosers!

losers smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).