Ja ku e gjetëm edhe një epitet tjetër për ata që na kanë qeverisur në 24 vjetët e fundit. Sipas ish-kryeministrit Pandeli Majko (i cili nuk e fut veten në këtë kategori), Berisha, Rama dhe Meta bëjnë pjesë tek tipi i politikanëve “kokëderra”. Thënë ndryshe, liderë që kanë ndjekur pasionin dhe vizionin e tyre, qofshin këto racionale dhe pozitive, ose edhe negative e shkatërrimtare për ata vetë dhe të tjerët rrotull tyre.

Pandeli Majko shquhet për fantazi në komentet që bën rrallë e tek publikisht, për situata dhe persona të caktuar. Atij i përkasin shumë nga batutat e mençura ose edhe më pak të mençura, sipas rastit, por kurrë të zakonshme dhe të pa vëna re nga opinioni publik. Por kësaj here zoti Majko është ftuar nga Sokol Balla, që të bëjë një interpretim të ngjashëm me atë të ecjes së akrobati mbi një tel të tendosur, të lidhur në skajet e dy grataçielave. Debati aktual brenda PS mes Ramës dhe Blushit për çeshtjen e kandidimeve, është një sfidë delikate demokracie të brendshme.

Siç ndodh sa herë që PS grindet “mes vedit”, edhe ky sherr ka ngjallur pasion dhe hamendje e komente nga më të shumtat. Ben Blushi ka të drejtë për atë që thonë sot librat e rregullave në parti. E zeza në të bardhë! Vetë këto libra kanë lënë shumë hapësirë që aktualisht të komentosh nëse duhet një qasje laburiste apo një tjetër qasje franceze, gjermane apo skandinave, në lidhje me zgjedhjen ose konfirmimin e kryetarit të partisë, kur vetë partia është në pushtet. Statuti i PS, edhe i ndryshuar në kongresin e ardhshëm, siç pritet të ndodhë, nuk lejon që një normë e re të ketë fuqi prapavepruese në kohë. Rama, majko, Blushi dhe të tjerë në PS, duhet të kishin gjetur prej kohësh mënyrën për ta zgjidhur këtë ngërç absurd, që sot kthehet në një temë debati kombëtar, me pasoja politike për vetë socialistët.

Përballë kësaj logjike të ftohtë të gërmave dhe letrës së bardhë, socialistët po ndërtojnë një teori fluide, të fokusuar mbi nevojat për t’u orientuar drejt qeverisjes, më shumë sesa drejt detyrimeve formale të statutit. Një qëndrim që e mbulon vetëm pjesërisht diellin e parimeve me shoshën e arsyeve të tjera anësore.

Pandeli Majko ka bërë një dalje të guximshme mbrëmë, duke u rreshtuar hapur në këtë debat të brendshëm partiak. Ai ka përdorur gjithashtu një epitet që mund të quhet i gjetur, brenda kontureve dhe kontekstit të momentit. Sepse është i dukshëm fakti se dhe ai e ka të vështirë ta justifikojë ndryshe atë që po ndodh në PS, përveçse me motivin madhor të lënies dorë të lirë ndaj kreut të panelit, për të çuar para atë që ka nisur.

Sa për ne të tjerët, shqiptarët e thjeshtë, që jemi djegur, më shumë sesa ja kemi parë hajrin republikës së “kokëderrave”, mbetet të shpresojmë se kësaj rradhe si Pandeli Majko, si shefi i tij Rama, të jenë duke na çuar me kokën e tyre të fortë në drejtimin e duhur. Megjithëse e dimë gjithashtu  se “koka e fortë, e zeza e të zot”, siç thotë fjala e urtë.

18 Komente

s'e besoj

kercenimi i rradhes:

Nje deputete e PS-se, mikeshe e dashur e imja, me tha privatisht se dikush e kishte thirrur dhe i kishte thene se do t'ia hiqnin vajzen nga pune nese do te me mbeshteste mua"

http://www.panorama.com.al/blushi-depute...

Ka fillu rradha andej??? noj tull apo shishe ne kater te mjesit!!?

smiley sipas kapaciteteve ditore, sot psh vetem dy te regjistruara, njeri me kallup poshte makines , dhe ky para-para-paralajmerimi.

populli ne ere partia ne balle... *me shokun Edi ne krye (*TM Blendi Klosi)

What is the world coming to when majko is imparting wisdom.smiley

E bukur! Por me te bukura ishin komentet qe pasonin shkrimin.

nuk e le koklopa kokderrin jo smiley

Mbyllja e artikullit ishte e bukur smiley

Lajlelulet e Minxhozit dhe Majkos per Ramen konkurojne ato te Rudines per Nexhmie Hoxhen...

dhurate nga qeverrija komuniste :

http://www.balkanweb.com/site/shqiperia-...

 

Në një vendim të Këshillit të Ministrave të miratuar më 3 shkurt, qeveria shqiptare do t’i dhuroi Jordanisë një tank kinez dhe një tërheqës tanku dhe 12 gomerë. Bëhet fjalë për një tank të modelit T­59, i prodhuar nga Kina në bazë të versionit sovjetik të tankut T­54A. Modeli i parë u prodhua në vitin 1958 ndërsa prodhimet seri nisën në vitin 1963.

jo kokderra po cockforte! ky eshte fuckt!

Sa për ne të tjerët, shqiptarët e thjeshtë, që jemi djegur, më shumë sesa ja kemi parë hajrin republikës së “kokëderrave”, mbetet të shpresojmë se kësaj rradhe si Pandeli Majko, si shefi i tij Rama, të jenë duke na çuar me kokën e tyre të fortë në drejtimin e duhur. Megjithëse e dimë gjithashtu  se “koka e fortë, e zeza e të zot”, siç thotë fjala e urtë.

Mingjozi eshte perkulur, e ka zgjatur kurrizin per nga koka qe shtrihet ngjitur me dyshemen dhe vithet i ka ngritur pakez larte, rreth gjysem metri larte, ne nivelin e kokederrit te Rames, qe e meshon forte brenda Mingjozit. Ky eshte drejtimi i duhur, se koka e forte pastaj ngjyroset me m.. e mingjozit per te zezen e te zot.

.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).