Kandidati republikan, miliarderi Donald Trump, dhe ai demokrat, senatori i Vermontit, Bernie Sanders janë fituesit zgjedhjeve paraprake për garën presidenciale të 2016-s në New Hampshire

Sanders, që doli i pari përpara Hillary Clinton, tha se kjo fitore dëshmoi se njerëzit duan ndryshime reale, ndërsa ish-Sekretarja e Shtetit ishte e para që e uroi për fitoren, duke deklaruar se do të vazhdojë të luftojë për çdo votë në fushatë.

Ndërkohë, pasi njoftoi për fitoren e tij, edhe miliarderi Trump uroi social-demorkatin Sanders për fitoren por duke mos harruar t’ju kujtojë amerikanëve se ai “dëshiron që t’ia dhurojë vendin të tjerëve” për shkak të politikave të tij.

Votimet në New Hampshire rezultuan me një përmbysje pasi në Iowa ishin Hillary Clinton nga kampi demokrat dhe Ted Cruz nga ai republikan, të cilët dolën fitues.

Për ndryshim nga rezultati shumë i ngushtë në Iowa mes Clinton e Sanders, në New Hampshire social-demokrati kishte një diferencë të theksuar në vota ndaj ish-Sekretares së Shtetit.

38 Komente

Great!

 

 

again

Si tha Trumpi, dy vota i  kam te sigurta, ne Nevada kam shume punonjes te mi, dhe albanezet, te gjithe tullace me X5 kam per t'i bo.smiley 

E tha vertet kete? 

Bile kur albanezet e pyten nese e ka me te vertet, shtoi: "Ju kur besoni Nexhin akoma, pse mos te me besoni mua." 

smiley E mora vesh tani. 

Fjalimi i Sanders mu duk si i Enverit ne Nentor 1944.

Do doja te votoja nje jopolitikan si Trump por eshte gomar intergalaktik. Ekzagjeron pa kufij dhe shpesh genjen pa pike turpi. Plus perdor ca argumenta idiote si psh. Kines ja di anen se nje banke kineze eshte me qira ne nje ndertese timen ne Manhattan.

Sanders nuk besoj se votohet nga kusuri i shteteve me nr te madh minoritetesh. Trump nuk arrin dot te fitoje evangjelistet e jugut. Republikanet jane te gjithe nuts.

Ne fund do preferoja Sanders para Trump. Te dy jane eksperiment dhe me rrezik bile.

Argumentin e kishte shume te sakte. Tha qe une e kuptoj se si mendojne elitat Kineze dhe si na shikojne - ne ndertesen time kam banken me te madhe Kineze dhe me shefat e bankes komunikoj. Nuk ka menyre me te mire me e kuptu situaten ne nje vend se sa me i ble mendjen elitave. Ambasadat Amerikane ne tere boten nga aty i mbledhin infot. Trump may be provocative and he may be vulgar, but he ain't dumb.

Fjale, si kuptohet situata e nje vendi duke bere muhabet me qiraxhiun 1 here ne 5 apo 10 vjet? Pse s'thu ti u gjet menyra si ta kontrollosh boten, jepi me qira ca kate ruseve, ca kate gjermaneve dhe as ka me nevoje per diplomaci e politike te jashtme. Trumpi eshte idiot dhe i nje shkalle teper te larte. Do doja me shpirt te ishte paksa me normal sepse nuk i shof dot me sy keta te tjeret por fatkeqesisht sa me shume fiton aq me shume nuk vetepermbahet derisa do degjenerohet fare.

Ca di ti Dajosh se si socializohen pasaniket dhe te fuqishmit ne Amerike? Sa dreka "pune" apo gosti darke kalojne me njeri-tjetrin dhe ata qe i interesojne? Ne sa mbremje "mbledhje fondesh" takohen dhe ca pyetje te bejne me te ble per 10 minuta. He he he. Trump idioti, ty dhe mua bashke na perdredh rreth gishtit te vogel....with ease I might add.

Noshta ke te drejte po mduket icik si ajo e Sarah Palin qe thoshte se Rusine e njifte mire ngaqe i shifte bregun nga dritarja.

Sanders te shijoje kete fitore dhe ndonje qe mund te marre ne Vermont,se pastaj uragani Klinton do te fitoje.

Sanders me ngjan me Bepe Grillon,qe nuk thote se si do ti realizoje premtimet.

Trump,do te fitoje kandidaturen e Republikaneve.
Nga sa pashe dje,tani qe e siguroi,po leviz me ne qender.
Personalisht do te votoj per zonjen Klinton.

Per Zonjen Klinton... Tamam si Fausti kur beri kontraten me djallin dora vete. Good luck me gjithe ate kuceder!!

Feel the Bern....

C'te keqe ka se Sanders predikon se kushdo qe i del bytha ne pune per 40 hr ne jave nuk duhet te jetoje ne varferi?Nuk po them se duhet te jetoje si trumpi por nese psh semuret e nuk eshte ne gjendje te punoje te marre 80% te pages gjate kohes qe eshte me temperature ne shtepi.nese do te bleje siguracion shendeti te jete 100 $$ ne muaj si ne gjermani e jo $600-800 ne muaj.ndersa republikanet berrasin si lunatice per te keqijat e sistemit shendetesor ne kanada e europe ende nuku kam degjuar raporte vdekjesh masive ne keto vende perkundrazi jane me larte se USA indeksin e cilesise se jetes,kane popullsi me te arsimuara e nivel krimi me te ulet.

Cte keqe ka ajo qe predikon Klinton?
Ajo po thote qe duhet te jemi realiste,se ato qe thote Sanders nuk ja aprovon asnje Kongres,Demokrat apo Republikan qofte ky.

Obama kishte 2008-2010 Kongresin me mazhorance te thekesuar demokrate dhe nuk e kaloi dot Obamacare.
Ajo qe thote Kliton eshte qe duhet te permiresohet Obamacare dhe kjo eshte me realiste.

Cilesia e jetes varet nga shume faktore.
Ne Amerike ndodhin ato qe ndodhin se njerezit ketu jane shume afer tortes dhe duan te ngjyejne gishtin apo doren.
Edhe ne Tirane ne kohen e Enverit ndodhnin krime,qe ne ne rrethe i kishim pare vetem ne filma,por kjo nuk do te thote qe ata jetonin keq,se te gjithe donin te shkonin ne Tirane.
Thjesht ne Tirane njerezit ishin me afer mbretit dhe tortes.

Po flasim per personin e Hillarit, e korruptuar ne nje fare extremi qe nje zot e di se per cfare m...tin i duan gjithe ato pasuri. Une per vete ia kam vene vizen ketij sistemi e nuk kam per te votu fare, por te pakten ne princip, a thua ia vlen te vesh nje person si Ilir Meta president, vetem se na qenka me 'realist'?

Obama mer daje ishte nje dordolec, qe sic e vune ashtu ne iku, pa bo asnje gje te hajrit. Por mos e nenvlefteso faktin qe shumica e amerikaneve kane filluar te kuptojne se cfare deshtimi kane sjelle politikat e kaptilizmit te shfrenuar keto 20-25 vitet e fundit. Mllefi dhe inati i grumbulluar po con uje tek mulliri i Trumpit dhe Sandersit. Hillari nuk ka per te sjelle asgje pervec korrupsionit dhe paaftesise. Vallahi me mire Trumpin se Ilir Meten x 100...

Nejse, mo e vrit shume mendjen se vota jote as ka per te ndryshuar gje sido qe te veje puna

Cheers

El Nevro

Sanders eshte zeri qe amerika ka nevoje te degjoje .ai mund te mos ia arrije qellimit por idete e tij do te fitojne terren me te madh se me pare.dikush tjeter do te dale e do ta coje me perpara.50 vjet me pare barazia e zezakeve me te bardhet ishte po aq e paimagjinueshme sa idete e sanders sot.po ashtu overtime , dita 8 oreshe e punes etj nuk u bene vetvetiu por pati njerez si sanders qe luftuan per to.sot edhe republikani me i thekur te hidhet ne gryke po nuk i pagove overtime.

+1

Sanders te pakten ka nje pllan.Nese zgjidhet do te jete nje president qellim mire por jo efektiv  per 4 vjet si Jimmy carter se kongresi republikan nuk ka per ti aprovuar asnje nga idete e tij.

Ndersa trumpi llafoset mu si azbi kasaj .Une do te jem presidenti me i mire qe ka krijuar ndonjehere perendia.do ndertoj mur me mexicon (megjithese ka nja dy mije qe historia boterore ka provuar se muret nuku jane metode efektive).terroristeve do iu ..at , do i shuaj fare .me besoni do te jete kaq mire , ju do te mbeteni te kenaqur.

Te gjithe e keni gabim!

Trumpi osht si shpirt smileysmiley

Po bien trumpetat.

si tha...the best jobs president ever. aty me rri.

po i qan hallin Melanise se i varen kembet a si? smiley

Te shohim cfare do ndodhi ne Ohio, New Hampshire eshte shtet ekscentrik.

Ohio,mund ta marre Kesich se eshte guvernator shume popullor atje.
Trump kryeson te gjitha anketat ne shkalle nacionale dhe vendi i dyte eshte 15% me poshte.
Personalisht une mendoj qe perballja do te jete Klinton vs Trump.

Qe te dy keta ne foto si budallenje me duken. Megjithate nuk cuditem nese njeri zgjidhet president, pasi marrezia dhe qelbsinlliku andej nga amerika fillon.

Epo keta i zgjedhin lideret per idete e tyre ndersa  shqipot per syte e bukur prandaj edhe e kane mbushur qeverine me flokexhelsa duket si kopesht pa dreke .smiley

ted cruz fiton pa diskutim se nuk zgjedhin cifutin nga vermonti amerikanet. ne midwest nuk fiton dot trump. trump you are fired!

Ted Cruz si president do te ishte nje katastrofe e vertete.  

gjergjo; duhet te googel pak ma shume per Cruzin sepse osht smart,inteligjent dhe ndoshta studenti ma i mire qe ka pa   Harvardi ne juridik  tha ishprofesori i tij nje dite ne interviste.

Ti me duket po e mbron ngaqe eshte pak si Kanadez.

mund t'fitoj intrepidi

ah sikur ta bekonte zoti usa-n me ate mrekulli. divine.

There are two kind of Republican voters : Millionaires and Suckers . Check your Bank statements to see which one you are ...

Po billioneret ku i le mer Qemol? Se shqipot ashu jon te gjithe (o shofin ondrra me Trump), pse ca ka mo shum ai dobic Trumpi iher. smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).