Shkëlqim Cani, është ndër ata që mund të quhen dinosaurët e Partisë Socialiste. Ndër themeluesit e saj dhe  brezi i Fatos Nanos; i ardhur nga rradhët e profesoratit; deputet i saj, pas ardhjes në pushtet të së majtës në vitin ’97, preferoi ruajtjen e një profili të ulët politik, duke zgjedhur postin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë. Kohë gjatë së cilës u përpoq të ishte larg syve të publikut.

I akuzuar nga opozita për vjedhjen e arit që ndodhi gjatë mandatit të tij, asnjëherë nuk u provua kompliciteti i Canit. Çdo njeri që e di sadopak mekanizmin e pushtetit, dhe kohërat kur ende shteti i sapodalë nga rrëmuja e ’97-ës ishte i papajisur me kuadret ligjore përkatëse, vështirë se mund ta besojë që një zyrtar klasik si ai, mund të ndërmerrte aksionin spektakolar të bandave të Far Westit.

Me mbarimin e mandatit, Fatos Nano nuk pranoi t’ia rinovonte. Arsyeja publike se i kishte shkaktuar humbje rezervës së BSH, meqënëse e ruajti atë në dollarë dhe jo në euron e sapolindur, ishte e tretshme për stomakun e publikut, por jo për profesionistët. Të njëjtën rrugë zgjodhën edhe banka të tjera me rezerva shumë më të mëdha, si përshembull ajo e Kinës.

Pas tërheqjes, ruajti rishtas një profil të ulët.

Me ardhjen e Edi Ramës në krye të PS dhe afrimin e tij drejt pushtetit, Shkëlqim Cani  kishte tre asete që i duheshin Ramës: ishte nga garda e vjetër, por jo i lidhur pazgjidhshmërisht me ata, dhe kështu krijonte imazhin e vazhdimësisë së PS; ishte profesionist dhe kështu i siguronte një konsulencë adekuate Ramës që nuk ia kishte (dhe vazhdon të mos ia ketë) haberin financës shtetërore; ishte nga zona e Dibrës, e rëndësishme kjo për një parti që bazën e saj vazhdon dhe e ka në jug.

Por sot jemi në fazën që Rama e ka kuptuar se për ekonominë në terma afatgjatë nuk mjafton Shkëlqim Cani, por duhet një trupë e tërë që ai as e ka dhe as e do; dhe për objektivat që i ka vënë vetes, nuk i duhet një njeri që i kërkon njëqind letra. Ndaj erdhi edhe ora e mbrame për Canin.

Në fakt marëdhënia e Canit me Ramën asnjëherë nuk ka qenë nga ato që mund të quhen miqësore, në termin që i jep miqësisë Rama. Natyrë e ftohtë dhe pa karizëm, i sjellshëm por korrekt, nuk ishte natyra që Rama presupozon nga vartësit e tij, ku aksioma është “hajde mbarojmë punën, pastaj bëjmë letrat”. Cani nuk është natyrë që rri tek paradhoma e shefit të tij dhe as që e shoqëron bisedën me frazat që rrisin lavdinë dhe përkëdhelin egon e sundimtarit. Atu kjo e domosdoshme që të qëndrosh në tavolinën e rrumbullakët të Këshillit të ministarve, por mbi të gjitha në rrethin e ngushtë të shefit të qeverisë. Kjo e penalizoi në performancën e tij. Si rrjedhim, i papyetur për emërimet e drejtorëve të Tatim Taksave dhe Doganave që  e anashkalonin, por përgjegjës ligjërisht për performancën e tyre; i qethur nga shumë kompetenca thelbësore që i kishin kaluar Ahmetaj; i papyetur për politika afatgjata ekonomike,  Canit i kërkohej të vendoste rekord në atletikë, ndërsa e detyronin të garonte me karrocë paraplegjiku. Në këtë pikë, Shkëlqim Cani nuk kishte më kuptim të qëndronte në atë post. Me heqjen e tij, Rama ka shpëtuar nga ngërçi që të kuptonte se çfarë i kërkonte dhe rekomandonte Cani. Ndërsa Cani vetë, nga një përgjegjësi e cila kishte filluar e kthehej në formale për të.

Pas kësaj, Rama ka duar të lira të operojë me ministrin e ri, por hoqi edhe një halë në trupën e ministrave që i takojnë PS-së, ku të gjithë i rrinë gatitu. Ndërsa vendi humbi një njeri që merrte vesh nga shifrat dhe politikat zhvillimore të cilat nuk i konceptonte si punë qokash apo iniciativash personale. Cani nuk ishte një revolucionar. Nuk ka kërkuar të jetë ndonjëherë i tillë as në ’97-ën kur s’mbeti njeri pa qëlluar me armë. Ishte thjesht një zyrtar i ekonomisë, tepër i ngurtë për mendësinë dhe voluntarizmin e ekipit të Ramës, dhe tepër i pakuptueshëm për masën e njerëzve që pret paratë ti bien nga qielli.

dritare.net

28 Komente

Ça te thuash per Canin! Ky pergatiti dhe zbatoi reformen fiskale e cila sipas vete raporteve te qeverise nuk po jep rezultatet e pritura. Taksat i shtoi, i ngriti, i mblodhi dhe me dhune por borxhi i pergjithshem i shqp u ngrit gjithashtu. Nuk eshte se pati ndonje rritje rrogash, pune publike madhore qe te justifikohej rritja e borxhit. Nga ana tjeter, vrima ne dogana u be tynel autostrade. E kuptoj qe nuk e zgjeroi ky personalisht por formalisht eshtr pergjegjes.

Shqiperia ka vite qe eshte ne reaminacion. Njerzit atje akoma nuk e kane arritur ate shkalle ndergjegjje dhe kuptimi  te perdormit te  lekeve te tyre nga qeveria. Kjo mosndergjegjje dhe mosreagim e ka bere qeverine arbitrare ( jo se KM i mungote ndonje doze arbitrariteti).

Nuk eshte se pati ndonje rritje rrogash, pune publike madhore qe te justifikohej rritja e borxhit.

Ketu ne restorant kam degjuar qe merren borxhe dhe per te lare borxhe. Nuk e di a shkruhet kjo gje tek Libri.

Ke shume.te.drejte zojush. Mori borxh per te lare borxhet! Po taksat,akcizat, detyrimet doganore, tvsh ku i coi ky qerratai? Po shikon ti ndonje rruge apo perfundimin e rruges se kombit, ndonje sistem kullues i tokave sidomos ne lezhe? Nertimin e ndonje spitali te ri? Shkolle te re? Nuk e lexoj me.librin, bile e fal ketu nqs e do ndonjeri.

Nuk e lexoj me.librin, bile e fal ketu nqs e do ndonjeri.

smiley  Jeton atje ne maje te Kanadase po s'paske ndryshuar. Sa t'u prek pak kusheriri, e bere armik kritikuesin.

Po jo moj zonjushe se.nuk ka sha/ofendu/ perqesh/tall vetem x-in por ka prekur dhe interesa te tjera financiare. Eshte lek i madh dhe njerzit ndihen te pasigurte kur njeri gjasme i zien koka per shqp por nga ana tjater largon investitoret.

Zoteria ka ofruar 300 miljone euro investim ne Shqiperi more zoteri. Faji i tij eshte qe asnje, perfshi kusheririn tend, nuk e pranojne? Pastaj, sikur po kerkon ndonje gje te madhe, nje vend per BQ po kerkon. Kaq problem eshte?

Po lere tani pash zotin! Ka.afru 300 M€! U be si xhaferi njeher e nji kohe. A.e.ka thene ketu si do i sjelli ket 300M€? Me.cfare mekanizmash? mos harro qe kete blog e lexon si qeveria por edhe opozita bile bile komentet me pikanke.dhe konkrete.per.ikonomine dhe politiken perkrhehen per.disa.qeveri.mike te.shqp.

Artikulli me pelqeu, dhe ne fakt Cani ishte nje teknokrat se nje politikan, nje ekonomist se nje militant. Vertet s'kishte shume ne dore per emerimet, por mendoj se mund te bente me shume ne drejtim te ekonomise. Kam pershtypjen se Cani i perkiste shkolles se vjeter te ekonomise, dhe kjo gje vihet re edhe kur artikull-shkruesi permend kohen kur ai ishte guvernator i BQ ku ai preferoi qe rezervat valutore te BQ ti ruante ne valuten; Dollare, se sa ne Euro qe po hynte ne treg. Nje ekonomist bashkohor, do t'preferonte ta ndante kete portofol, ne mos 50 me 50% , te pakten ne dy-tre valutat kryesore, psh, 40% dollare, 30% euro, e 30% ne valuta te tjera. Vete luhatja e kurseve, do t'krijonte/gjeneronte paketa investuese. Sot, ne kohen e sotme, bankieret bashkohore, ekonomistet bashkohore, perfitojne nga luhatja e kursit te valutave. 

Kam pershtypjen se Cani i perkiste shkolles se vjeter te ekonomise, dhe kjo gje vihet re edhe kur artikull-shkruesi permend kohen kur ai ishte guvernator i BQ ku ai preferoi qe rezervat valutore te BQ ti ruante ne valuten; Dollare, se sa ne Euro qe po hynte ne treg. 

Kush eshte kjo shkolla e vjeter e ekonomise ketu te paragrafi jot PtH? Dallari eshte ndryshimi nga shkolla e re ? Te lutem mu pergjigj konkretisht jo me ...lexo VQ.

smiley

I ke pare ata qe luajne ne burse Vlonjato, se si i ndajne portofolet, nuk i hudhin te gjitha ne nje aset/vlere, por i shperndajne. Po keshtu duhej te vepronte edhe Cani, 40% te rezervave valutore ti kishte ne Dollare, 30% ne Euro, ose anasjelltas, dhe 30% tjeter ne dy-tre valuta te tjera. 

Analize prej pozitave te nje partiaku ose ish-partiaku, qe zor se mund ta quash zanatci ne financa.

Mund te bie dakord ne lidhje me raportet qe thua se Cani ka pasur me shefin e vet gjate kohes qe mbajti ate karrike, kjo eshte pjesa politike e gjese. Gjithashtu per pjesen e emerimeve te Shefave te Tatimeve dhe Doganes, edhe pse ki parasysh qe Ministria e Financave ka dhe shume organike dhe personel tjeter te rendesishem, ku Cani emeroi ke i deshi qejfi, qe kishte dhene prova qe ne postin e meparshem si Guvernator i kishte lepire b*then.

Kthehemi te Cani ekonomist dhe financier. Meqe i njoh relativisht mire ambjentet e bankave, kam pasur rast ta shoh Canin ne veprim si guvernator. Nje burokrat i rendomte, qe kishte marre ndonje titull shkencor komplet pa vlere ne regjimin e qoftelargut, qe nuk ishte ne gjendje te artikulonte nje mendim intelektual per postin qe ka mbajtur. Eshte guvernatori me i dobet qe ka pasur BSH. Fullani ishte ku e ku me i zoti ne ate pune, pavaresisht se i plasi bomba ne dore.

Ajo qe vlen per Canin, vlen per shumicen e atyre qe politika i ve ne krye te institucioneve te rendesishme, kur keta nuk kane asnje lloj karriere dhe rekordi profesional. Jane kufoma profesionale dhe politike, dhe sherbimi i vetem publik qe bejne eshte kur ata ikin, dhe nuk zevendesohen me ndonje tjeter kufome.

Dhe mbas karrieres "se ndritur" ne krye te BSH, Cani u kthye te beje ate pune ku eshte me pak i demshem per te tjeret, pra profesorin, deri ne ardhjen e "Rilindjes". Per Canin Minister Financash, me siguri te plote them se eshte e njejta histori si ne krye te BSH, vetem se tani vizibiliteti ishte me i larte para publikut. 

Pra, i nderuar artikullshkrues, opinioni im modest eshte se Cani vertet mund te kete lexuar ndonje liber me shume per ekonomine (jo financat, s'eshte e njejta gje) se p.sh. ai qe e zevendesoi (Ahmetaj), po te them te drejten, per aq pak sa marr une vesh nga ky zanat, mendoj se Cani hyn ne kategorine e njerezve qe nuk "i hyjne ne pune dreqit".

GoldMan man smiley po ku je o burr, u bo kohe qe s'te kemi pare ketu. Shyqyr, shyqyr smiley qe u ktheve, se thashe ç'a ka bo vaki me BurrinFlori smiley GoldManin tone. 

Flm plakosmiley long time no seesmileysmiley

I nderuar, nga veprimet, nga inisiativat, nga deklaratat qe thone, une kuptoj se kujt shkolle i perkasin ata, se sa kapacitet kane, dhe te them te drejten, per Canin me erdhi keq, ndonse e dija se i perkiste shkolles se vjeter, koncepteve te vjetra te ekonomise. Si njeri, nuk besoj se ishte i keq, nuk ishte si ata te babeziturit, por nuk ishte me kohen, me metodat e Wall-Street-it, dhe bursave perendimore. 

Per babezine e Canit... kam "mixed feeling". Sa kohe ishte ne BSH, pervec skandalit te humbjes se arit, qe per nga inkompetenca (per te thene me te pakten) eshte e krahasueshme me skandalin e Fullanit, ka dhe te tjera histori qe jane bere dhe publike, ku roli i Canit eshte i dyshimte, edhe pse Nano e ka ndihmuar t'ia hedhi paq. Kam parasysh tenderin e kartmonedhave dhe skandalin e kembimeve permes zyres se vellait.

Po bie dakord me ty, Cani eshte shume larg nga profili i njeriut praktik me problemet reale te financave, dhe me larg akoma nga profili i nje menaxheri qe i jep drejtim nje pergjegjesie qe ka mbi vete. Pra atij i mungon shkathesia politike, aftesia menaxheriale dhe njohuria teknike per te pasur drejtimin e ndonje institucioni te rendesishem. Ne opinionin tim, eshte thjesht nje burokrat i merzitshem.

Ketu ne peshk, me thone te drejten, mejtimet per Canin ishin fifti-fifti. Dikush tha "Cani i shkrete" e dikush tjeter nuk ishte dakord.

Vlonjato, te 10-sha Braçe Miushin, te ktheva pergjigje per pyetjen qe bone, e ke siper. 

E pra e dija qe do pergjigjeshe keshtu. Te gjithe e dine sesi u shmangesh pergjigjeve.

Me shume te pyeta per te tjeret ketu nqs ndonjeri ka ak;ma dyshime. Megjithese te gjithe e dine kush je por bejne sikur.

Ore lere tjetrin, por lexo komentin siper fare. Une shpresoja te debatonim per ish ministrin, meqe me bone pyetjen per shkollen e vjeter qe permena un per te. 

 

 

Kam pershtypjen se Cani i perkiste shkolles se vjeter te ekonomise, dhe kjo gje vihet re edhe kur artikull-shkruesi permend kohen kur ai ishte guvernator i BQ ku ai preferoi qe rezervat valutore te BQ ti ruante ne valuten; Dollare, se sa ne Euro qe po hynte ne treg. 

Kush eshte kjo shkolla e vjeter e ekonomise ketu te paragrafi jot PtH? Dallari eshte ndryshimi nga shkolla e re ? Te lutem mu pergjigj konkretisht jo me ...lexo VQ.

Pergjigju PtH, pergjigju pyetjes. Mjaft me llogje.

le t'mos ja vejme re Pjerit inatin qe nuk i ka ikur akoma me Erjonin. Jam i sigurt qe nese ulen ne nje tavoline per nje kafe, do kuptojne se ka qene thjesht nje keqkuptim.
Per ate biseden tone, fola me te. Per 1 jave iki ne Tirane, te flasim sy ne sy. Flm dhe njehere per sugjerimin. Do flasim para se te iki

 

Bredho pa merak. Ai te pret nga hyrja veriore e KSH. I ka lene porosi shefit te rojeve. Une do shkoj per nja nje muaj. Do bej nje ndalese ne Bruksel. Aty do takohem.dhe ata te shqp. Flasim.

ne Bruksel? 

Po ta dhashe ore pergjigjen e ke lart fare, poshte pyetjes tate. 

 Pjer Thomas - 21 Shkurt 2016 - 19:12 permalink

përgjigju

I ke pare ata qe luajne ne burse Vlonjato, se si i ndajne portofolet, nuk i hudhin te gjitha ne nje aset/vlere, por i shperndajne. Po keshtu duhej te vepronte edhe Cani, 40% te rezervave valutore ti kishte ne Dollare, 30% ne Euro, ose anasjelltas, dhe 30% tjeter ne dy-tre valuta te tjera. 

 

(kjo ishte pergjigjia per pyetjen tate)

O Dritan, te punosh si minister nuk eshte privilegj por sakrilegj. Pra, sakrifice. Dhe si e tille nuk ka pse ti dhimbset kujt largimi i tij. Ne nje lloj kuptimi, ai i shpetoi sakrificave dhe mundimit.

Per mendimin tim Cani eshte nje nga parazitet e shumte qe ne mom. ka politika shqiptare. Ai nuk arriti te sjelle kthesen ne Ekonomine Shqiptare. por ajo qe eshte me e rendesishmja e zhyti ekonomine ne nje zullum akoma me te madh !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).