Tregohet se njeri bamirës i erdhi në ndihmë një tjetri që ndodhej në një rrethanë të vështirë, por ky i dyti sapo doli nga halli ku ish mbërthyer, u tregua i pabesë duke e grabitur bamirësin.

Dhe në ikje e sipër merr këtë mesazh prej bamirësit: Ik, por të paktën mos e trego këtë që bëre me mua, sepse më pas do përhapet mosbesimi ndër njerëz e ngurrimi për ta ndihmuar njëri-tjetrin. D.m.th: më e rëndë se vjedhja që më bëre, do ishte nami keq që do përhapjes pas këtij akti duke i zhveshur njerëzit nga virtyti i bamirësisë dhe besimit të ndërsjelltë.

Dhe morali i lartë i kësaj fabule është potencuar fort nga gjyqtarja Ivana Çaliç, në akuzën për korrupsion ndaj ish – kryeministrit kroat Ivo Sanader,  duke i thënë tekstualisht se me abuzimet e tij ka shkatërruar besimin e popullit tek institucionet qeveritare, e krijuar imazhin e qeveritarëve që qëndrojnë mbi ligjin.

Pra, nuk është fjala së sa ka vjedhur apo në ç`shifra ka abuzuar, por se ç`vragë të rëndë ka shkaktuar në konstruktin mental e moral të një populli.

Por ne në Shqipërinë, ç`mund të themi nëse bëjmë një qasje krahasuese?!

Në gjendjen ku jemi, ku nocione vlerash si: besimi, përkushtimi, sinqeriteti, pastërtia në qëllime, ndershmëria, drejtësia, pothuajse kanë dalë prej kohësh nga qarkullimi si hallka lidhëse të domosdoshme të bashkëjetesë normale mes njerëzish e segmentesh shoqërore, nuk ka miliarda që mund t`i kthejë. Dhe ky është një leksion i madh që na vjen nga një vend si Kroacia me një precedent si “Sanader”. Atje nuk vuajnë shifrat por vlerat.

Dhe nëse do vinim në llojin e kandarit kroat elitën tonë qeverisëse në 20 vjet, e ndonjë emër konkret me rekorde në politikë,  treguesit do ishin të llahtarshëm.

Eshte një llahtarë që flet qartë me gjuhën e aktualitetit tonë, ku politika nuk ka mundur dot të injektojë në popull apo të mbajë gjallë e aktive asnjë lloj vlere; përkundrazi, ka përçuar me sjelljen e saj e mënyrën e të qeverisurit frymën e mos besimit të ndërsjelltë, të paragjykimit, armiqësisë; më tej akoma: të llafeve e jo punës, të servilizimit, të korrupsionit, rryfshfetit e paturpsisë për ndonjë të pabërë, pasi prej saj jemi siguruar se çudia më e madhe tre ditë zgjat!

 

Dita

1 Komente

Sepse degjoj rendom qe ....pse Spiro Ksera...Ai eshte nje peshk prej 300 mije eurosh, po ata me 200 milion euro...?  Pra ndeshkohet xhesti dhe jo madhesia e fajit, Madhesia e paligjshmerise ndeshkohet nga masa edenimit... A eshte i vlefshemky shembull edhe per ne...shqiptaret? Si veshtire me duket per nje popull te pamesuar me zbatimin eligjit si ky i yni.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).