Ujësjellësi i Tiranës në mënyrë skandaloze iu ka dërguar qytetarëve muajin që shkoi, fatura fiktive.

Nga denoncimet e shumta të qytetarëve, bëhet me dije se ata janë faturuar më shumë se 40% se sa kanë konsumuar ujë.

Për më tepër, situate bëhet edhe më skandaloze, pasi qytetarët nuk kanë se ku të ankohen.

Një prej qytetarve nga Tirana, i cili ka një biznes privat, për muajin janar i kanë ardhur dy fatura uji me diferencë prej 77 mijë lekësh. Me të dyja faturat në dorë ka shkuar pranë një zyre UKT-je, por punonjësja i ka thënë që nuk ka internet dhe nuk funksionon sistemi.

Ai është një nga qytetarët e shumtë që iu kanë mbërritur fatura të tilla dhe ka vendosur ta denoncojë këtë skandal.

Ja çfarë shkruan ai:

“Përshëndetje! Kam një biznes dhe jam dakord qe duhet te bej pagesën e ujit…

Shkoj dhe kërkoj faturat qe kam për te paguar ne një zyre UKT…

Dhe marr faturën e pare për muajin janar , pas disa ditësh me vjen faturisti dhe me sjell një fature tjetër po te muajit janar me një shume komplet tjetër …

Me një diference diku te 77 mijë lekë …

Shkoj për tu ankuar, dhe një zonje me tha që nuk ka internet dhe nuk funksionon sistemi…

Dhe nëse nuk i paguaj këto vijnë dhe na ndërpresin ujin… Këto po na vjedhin pa hesap. Bashkangjitur keni dhe foton. #shtetiqedeshem!”.

Ndërsa një tjetër shkruan:

“Kjo eshte fatura e ujit e janarit dhe leximi i sahatit.

Ky eshte skandal qe flitet ka ndodhur ne permasa te medha ne Tirane, ju lutem merrni masa te korigjohet. Faleminderit Arben Sh….”

10 Komente

kto i nokin pallton Pandit sy per sy, po e kon problem me rrjep gjynofqaret ke uji smileysmiley

Iku pallto mnjfl!!? su gjet! mos u ngopshin.smiley ishalla se kish harru iphonin ne xhep.

Kjo puna e ujesjellesit nuk eshte vetem ne Tirane. Prinderve te mij  (pensioniste te dy) iu erdhi fatura per janarin 4 000 leke. Per krahasim une ketu ku jam, duke perdor ujin pa kursim paguaj diku te 25-30$ ne muaj. Kur u ankua babai te ujesjellesi i thane te njejten arsye si zoterise me.lart. Sahati juaj faturon disa here me.shume se ç'konsumohet realisht. I nderuan sahatin por nuk e di a e rimbursuan per faturim te parregult. Presim.

do leshuar per ropt se nuk marrin vesh ndryshe e bejne kastile ku ka pensioniste a emigrante e duket sahati qe nuk punon shume, ja kepusin fatures ose e demtojn vete faturisti keshtu te gjobit. thuaju te gjejne nr e faturistit te zones dhe tja bejne nje dush...

Nuk e di lungo se ça kane bere por fakti qe jane dy pensionista u jep zemer hajduteve (shtetit dhe punojesve te tij). Po si nuk u ngaterruan njehere mor ia q... ropt te mamaja e Rames, Metes, Birishes e te gjithe moterq....ve qe pluskojne atje! Tu thoshin "ueee qenka prish sahati !" . "te paska faturuar shume !". Hajt mo do bejme si do bejme dhe ca vite me.nerva sa ti kemi gjalle pastaj hasta la vista baby!

Eshte praktike si per ujin dhe per dritat, nuk je i vetmi. Ca rame e berishe thua po as te nje polici thjesht nuk e bejne gjejne keto hallkat e dobeta dhe perfitojne.

Duhen vetem nerva te qeta.

 

Me të dyja faturat në dorë ka shkuar pranë një zyre UKT-je, por punonjësja i ka thënë që nuk ka internet dhe nuk funksionon sistemi. smileysmiley

Vortex anyone ? ... For those about to shovel ... We salute you !

ngordh mikrobet dimri, cik me respekt per te!

Ne te tilla raste, njerzit shkojne tek Ombusmani (Avokati i Popullit) ku bejne ankesen dhe jane punonjesit e ketij organizmi qe bejne verifikimet dhe vendosin drejtesi. Shteti aty, duhet edhe vete te kontrrolloje faturueset dhe punonjesit e ujsjellsit. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).