Hashim Thaçi mund të jetë së shpejti Presidenti i ri i Kosovës. Këtë bindje Thaçi e shprehu pas kthimit nga Shetet e Bashkuara, ku pati një takim jozyrtar edhe me Sekretarin e shtetit Kerry. “Procesi i rregullt, normal dhe në afatin e duhur kohor i zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës së Kosovës, tanimë është në fazën finale. Ai do të ndodhë gjatë muajit shkurt. Ende nuk kemi diskutuar për datën. Shtetet e Bashkuara të Amerikës konfirmojnë bashkëpunimin e ngushtë dhe mbështetjen e plotë për zgjedhjen e rregullt të Presidentit të Republikës së Kosovës dhe, natyrisht, edhe pas zgjedhjes së tij. Por, ajo që mund të konfirmoj gjithashtu është se, Shtetet e Bashkuara dhe Brukseli e dinë mirë kush janë kandidatët për President në Republikën e Kosovës. Ju falënderoj”, tha Thaçi.

6 Komente

shume mire

une voten time per president te Kosoves, ja jap Ismetit !! burre integer, cool me ate model flokesh ala Beatles apo si ai tipi te Star-trek..... http://indeksonline.net/?FaqeID=2&LajmID...

 

ndersa zotni Thaçi,  (kur shikon ata surratet qe jane  kandidat per presidente ne SHBA), meriton te behet president i Amerikes !

smiley

Belul,

Ismet Hebibi mund te kete modelin e flokeve sikur te prere me sqepar smiley ,mirpo premtimet e tij elektorale jane shume joshese.

Perfundimisht,Ismeti eshte kandidati im i preferuar smiley

 

“Gjatë mandatit tim, jo vetëm Rita, por secila vajzë mund të zhveshet sikur Rita. Askush s’ka të drejtë ta pengojë as Ritën e asnjë vajzë shqiptare me u desh e me u vesh"

 

....smiley..smiley  -po nuk me genjen instikti mua, Jakove, jooo.

hallall ! kisha ndonje rezerve te vogel per kandidaturen e zotni Hebibit, se helbete, nuk e njihja mire, por tani e them me bindje te plote: Ismeti 4 President !  sllogani elektoral,  (ne nje karton te plastifikuar format  40 x 30 cm, sfondi kuq e zi): Ismet = Kismet.

 

 

Po ik o Hashim mos u boj qesharak, liroja vendin ndonji me shkolle te larte, se u bone si politikanet e Shqiperise qe nuk shqiten nga karrikja. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).