Njësia Ekonomike e Inteligjencës pranë prestigjozes “The Economist” ka publikuar sot raportin e parë për 2016-n, duke analizuar zhvillimet më të fundit politike dhe ekonomike në Shqipëri. Në skanerin britanik kalojnë marrëdhëniet e tensionuara mes Ramës dhe Metës, përfshirë lidershipin e deritanishëm në PD të Lulzim Bashës. “The Economist” është pesimist që negociatat për integrimin europian do të mund të hapen para zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2017.

The Economist Intelligence Unit është një grup analitik në Londër që përpilon raporte të rregullta për zhvillimet politiko-ekonomike të Shqipërisë. Raporti, i fundit i siguruar nga Top-Channel, jep pritshmëri pesimiste për integrimin europian të vendit. 

“Duke marrë në konsideratë vendosmërinë e qeverisë për integrimin europian, The Economist Intelligence Unit pret që Shqipëria të bëjë një progres gradual në përmbushjen e kushteve të vëna nga Komisioni Europian. Progresi mund të ngadalësohet si rezultat i rikthimit të sherrit, nisur në tetor 2015, nëpërmjet një serie të re akuzash për korrupsion dhe paaftësi mes partive qeverisëse dhe PD”, thotë raporti. 

Por nga kush mund të rrezikohet integrimi? Për herë të parë, sipas EIU, faji mund të jetë edhe vetë brenda maxhorancës. 

“Meta, së fundmi, ka treguar muskujt dhe në nëntor 2015 ai zëvëndësoi ministrin e Drejtësisë Naço, si një mospërfillje ndaj Ramës, i cili e kishte bërë të qartë kundërshtinë për rifreskim të kabinetit. Që prej 2009-s, Meta ka marrë rolin e “kingmaker-it” në politikën shqiptare e kështu, pa 16 deputetët e LSI, Partia Socialiste nuk mund të jete një shumicë parlamentare”, vë në dukje raporti. 

Britanikët e The Economist Intelligence Unit skanojnë edhe perfrmancën e Lulzim Bashës si kryetar i opozitës dhe arrin në këtë përfundim. 

“Basha, që mori drejtimin e PD nga Berisha pas humbjes në zgjedhje, është në vështirësi për të mbrojtur lidershipin e tij në një parti, e cila ngadalë po mësohet të ketë një kryetar tjetër nga Berisha”. 

Analistët e The Economist japin një shpresë që këto kundërshti mes palëve do të tejkalohen, për të bërë të mundur për Shqipërinë pasjen e një date për çeljen e negociatave për antarësim deri në fund të 2016-s. Por optimizmi i tyre për këtë vit është i pakët. 

“Pritshmëritë janë që negociatat të mos fillojnë deri në zgjedhjen e Parlamentit të ri, pas zgjedhjeve të parashikuara në qershor 2017”, nënvizon më tej raporti.

13 Komente

...dhe i thone inteligjence

Rama me siguri e mendon te sigurte rizgjedhjen qe kundershton rifreskimin e kabinetit.

Nuk eshte Rama ai qe e ka të sigurte rizgjedhjen, atij thjesht i ra kalemi. Do e kishte çdo parti qe do ishte në opozite kur qeveriste PD (force politike qe ka fituar VETEM nje pale zgjedhje elektorale ose référendum të cilesdo natyre qofshin ato në gjithe historine e saj: ato të 1992 - dhe sigurisht qe i fitoi jo si parti, por si 'zgjidhja e vetme e momentit' ).

Arrogance e rastesishme thua te jete e tija?

“Basha, që mori qyl drejtimin e PD nga Berisha pas humbjes në zgjedhje, është në vështirësi për të mbrojtur lidershipin e tij në një parti, e cila ngadalë po mësohet të ketë një kryetar tjetër nga Berisha”.

Eduard Selami, një eksponent i lartë dhe i moderuar i PD, po faktorizohet dhe shfaqet si oponenti kryesor i Bashës në parti. Pas flirtit të Bashës me tentakulat e Sorosit, spiralet e humbjeve, çoroditjes së partisë dhe pakteve të fshehta me Edi Ramën, Sali Berisha duket se do t’i japë fund eksperimentit “Basha” në krye të Partisë Demokratike, para ose pas disfatës së radhës në zgjedhjet parlamentare të 2017. Sulmet e mirëmenduara të Jozefina Topallit, kritikat e Eduard Selamit, faktorizimi i Selamit, mosbindja e kryetarëve të degëve të PD, rrëzimi i analizës hileqare të humbjes, ndryshimi i qëndrimeve, rikthimi Berishës në SHQUP, konsulta e ambasadorëve me Berishën për reformën në drejtësi etj., duket se nuk janë zhvillime të rastësishme dhe të palidhura me njëra-tjetrën. Në kushtet kur rikthimi i Sali Berishës në krye të PD mund të konsiderohej si një katastrofë politike, Berisha duket se po projekton Eduard Selamin, për zëvendësimin e Lulzim Bashës, para ose pas humbjes në zgjedhjet parlamentare të 2017. Ditën e djeshme, Eduard Selami dhe Sali Berisha kanë artikuluar të njëjtin qëndrimi kritik ndaj mënyrës së si Lulzim Basha po e menaxhon dhe drejton Partinë Demokratike. Me koordinim apo jo, Berisha dhe Selami kanë paralajmëruar dje Lulzim Bashën se ditët e tij, mund të jenë të numëruara në Partinë Demokratike. smiley

...te pakten ky e ka zonin bilbil per mitingje smiley

“The Economist” është pesimist që negociatat për integrimin europian do të mund të hapen para zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2017.

 

po si keshtu  pesimist ky raporti ?!   -te ajo artiklla tjeter reklame, gjoja per Shqiperine, por qe ishte per qeverine dhe qe u pagua sa frengu pulen,  na i tha  optimiste  gjerat  per Albanien, Ekonomisti...  vuuuuu investitoret ne radhe po grinden, kush te investoj i pari ne Albanie..

Optimizmi kushton, thote konomisti. Hidhuni dmth. smiley

Nga Avokati Altin Goxhaj
 Enver Hoxha u zgjodh ne krye te PKSH ne 8 nentor 1941 dhe e mori pushtetin ne 29 Nentor 1944 sipas skemes se Josif Broz Titos te realizuar nga serbi Miladin Popovic! Edhe e personi i perzgjedhur i serbeve Nexhmije (Xhuglini) Hoxha (drejtuese e PKSH qe ne 1941 dhe e levizjes se grave komuniste) u martua me Enver Hoxhen ne 1 Janar 1945 sipas rekomandimeve te Miladin Popovic!
 Ramiz Alia ishte i zgjedhur i PKJ (Partise Komuniste Jugosllave edhe si pasoje e Masakres se Tivarit) sipas te njejtes skeme se perzgjedhjes se Enver dhe Nexhmije Hoxhes, dhe qe e filloi ne 1941 angazhimin me Organizaten e Rinise Komuniste te organizuar sipas modelit te PKJ dhe mbuloi sektorin e propagandes dhe u zgjodh ne pushtet sipas skemes serbe ne 11 Prill 1985.
 Edi Rama u zgjodh ne Bordin Drejtues te Soros ne 6 Qershor 1992 dhe e mori pushtetin ne 23 Qershor 2013 sipas skemes se Soros te realizuar nga Spiuni i Sigurimit Frohn Nazi! Edhe e personi i perzgjedhur i soros, Linda (Basha, Xhillari) Rama (drejtuese e Soros qe ne 1992 dhe kryetare e Bordit te Soros) u martua me Edi Ramen ne 22 Tetor 2010 sipas rekomandimeve te Jonas Rolet (keshilltari i pare politik i George Soros).
 Erion Veliaj eshte i zgjedhur i Soros i rekomanduar nga Jonas Rolett keshilltari i pare politik i George Soros, sipas te njejtes skeme se perzgjedhjes se Edi dhe Linda Rames, filloi veprimtarine ne 15 Mars 2003 i angazhuar me Levizjen Rinore MJAFT sipas modelit te Soros, dhe mbuloi setorin e propagandes dhe po zgjidhet ne krye te PS dhe Qeverise sipas Skemes Soros. Kjo ka shume gjasa te ndodhi brenda 2016. Edhe personi i perzgjedhur i Soros, Endri Fuga, (bashkethemelues i Levizjes Rinore MJAFT ne 2003 dhe Kryetar i Bordit Rinor te Soros qe ne 2000) eshte mik intim me Erion Veline dhe Arbjan Maznikun dhe dikur i keshilltarit elektoral te Soros homoseksualit Finkelshtejn.

le te jemi serioze Pjer se duke percjelle kto pseudo argumente, u japim te drejte Vlonjatit etj sa here sulmojne figuren tende.

Ca dmth ky paragraf poshte, psh?
Edhe personi i perzgjedhur i Soros, Endri Fuga, (bashkethemelues i Levizjes Rinore MJAFT ne 2003 dhe Kryetar i Bordit Rinor te Soros qe ne 2000) eshte mik intim me Erion Veline dhe Arbjan Maznikun dhe dikur i keshilltarit elektoral te Soros homoseksualit Finkelshtejn.

Prandaj qenkerka merzitur avokati se i jane prishur pazaret e byçes. smiley

Bredharako, te them te drejten, nuk njof asnje nga keta ketu, po te perjashtojme Ramen dhe Veliajn, qe i njof nga larg. Kete pasazh e solla ketu, per te krrere diçka mbi keta te tjeret smiley

nuk na interesojne raportet e EIU më sepse s'ka besueshmeri. Unioni eshte cope cope per vete

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).