Një grup tregtarësh të vegjël e të mesëm protestuan sot para bashkisë per taksat e reja që u duhet të paguajnë duke filluar nga janari dhe shkurti.

Shoqata për mbrojtjen e tregtarëve dhe tregut shqiptar dhe Nisma Thurrje organizuan këta tubim protestues, pasi, sipas tyre, taksat e biznesit janë dhjetëfishuar me një të rënë të lapsit me një vendim të paligjshëm sipas tyre.

Protestuesit kërkuan dialog me drejtuesit e bashkisë, sepse taksat e reja janë vendosur në kundërshtim me Kushtetutën, sepse u shkel parimi i proporcionalitetit.

Tregtarët në protestë deklaruan se vendimi i këshillit bashkiak është marrë në 30 dhjetor, kur ndryshimet ligjore në mbështetje të tij nuk kishin hyrë ende në fuqi.

Taksat e reja, pohuan ata, janë vendosur në kundërshtim me ligjin për funksionimin e qeverisjes vendore dhe në kundërshtim me ligjin për taksat vendore.

Protestuesit pohuan se sipas Kushtetutës, taksat nuk mund të rriten më shumë se sa rritet ekonomia, pra, 2-3 për qind.

Ata folën për vështirësitë e shumta që ndeshin në punën e tyre, kriza i bëri ë papërballueshme taksat e vjetra, ndërsa taksat e rritura ndjeshëm në janar janë bërë akoma më të papërballueshme. Shumë prej bizneseve të tyre mund të mbyllen se janë në prag të falimentit.

Bashkia ka deklaruar se vendimi për taksat është një procedurë e zakonshme dhe se shumat e mbledhura do të shkonë në të mirë të kryeqytetit.

 

10 Komente

Taksat : duhet te zgjerohet baza e taksimit dhe te ulet bara per njesi. Pra bashkia perpara se te rrise taksat duhet te rrise performancen e vet duke e mbledhur taksen. 

Sikur te kishim ndonje pasqire te % te mbledhjes se taksave nuk do ishte keq.

Sepse konkluzioni eshte : jane rrit rregjistrimet e bizneseve, por nuk jane rrit te ardhurat. Nese kjo eshte e vertete, qeveriu qendror dhe ai lokal duhet ti vene gishtin krese.

 

Ne fushate eshte thene se Bashkia (e atehereshme) mbledh vetem 25% te atyre qe duhet te mbledhe. Pra... a ka nevoje ta them?

Pra...

Ta bejne mbledhjen me koncesion

Biznesit ja kane marre, thjesht nuk kane shkuar ke arka e bashkise. Do ishte mire te fillohej nga kjo pike, se nuk ben sens ekonomik te taksosh me shume ate qe paguan, sepse e vdes fare. Ata qe nuk paguajne, do vazhdojne te mos paguajne. Berja e politikave pa analiza cost/benefit dhe krijimin e "dead weight ne supply and demand" po i merr shume ne qafe. 

Ky videolajm jep nje ide me konkrete per kete proteste. Ka rreth 25 mije biznese qe veprojne ne Tirane dhe qe ndikohen prej rritjes se taksave vendore. Mes ketyre jane rreth 10 mije kafene. Nje seri taksash jane rritur, madje shumefishuar, ku me "djegesja" duket se ka qene taksa per meter katror te zenies se hapesires publike. Kjo eshte dhjetefishuar.

Keta jo takse por ti marresh nje nga nje ti hypesh me nje 10 katesh e ti leshosh ngadale ...ngadale...vete ja dhane voten tani vijne e na cajne dhe trapin.

Po populli eshte naiv dhe i beson premtimeve qe bejne gjate fushatave elektorale. Askush nuk kishte degjuar qe do kishte rritje taksash per hapesiren publike, takse per infrastrukturen arsimore etj etj. Dhe qenkan miratuar me 30 dhjetor. Ja u paskan bere  dhurate per vitin e ri. 

Kto jo vetem dhane voten po bon propagande ke puntoria e vet. Po prap robt do ta hane se do rrisin cmimet.

Pse ja dhane voten nuk kane me te drejte te jene te pakenaqur? Ty s'te ka rene rasti te kesh blere ndonje makine me goma te medha ose jo e pas ca kohesh te mbetesh i pakenaqur me te? Ose te shkosh ne nje restorant e mos te te kete pelqyer ushqimi?

Jo gjemo nuk me ka bo vaki.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).