Është ndarë nga jeta në moshën 96-vjeçare akademiku Kristo Frashëri. Sipas njoftimit të shpërndarë nga Akademia e Shkencave, profesori është shuar nga shkaqe natyrore mbremjen e së dielës. 

Ceremonitë në nderim të tij do të mbahen ditën e mërkurë më 3 shkurt, nga ora 12 deri në ora 13, në Akademinë e Shkencave. 

Kristo Frashëri, pinjoll i familjes së madhe të Frashërllinjve, ka qenë një ndër figurat më të njohura duke filluar veprimtarinë e tij shkencore që prej vitit 1938. 

Ai ka një numër të madh botimesh studimore, historike, dokumentare dhe shkencore ku janë trajtuar periudha të ndryshme, figura dhe elementë të tjerë përmes të cilëve ka kaluar Shqipëria dhe shqiptarët. 

Është e vështirë të bësh sot një përmbledhje të të gjithë veprave të akademikut Frashëri, sepse hapësira e tyre është mjaft e gjerë, ashtu si periudhat historike të trajtuara prej tij. 

Një nga shqetësimet më të mëdha të tij e që haset në të gjitha botimet është dëshira e fortë për të sjellë në vend të gjitha deformimet që i janë bërë historiografisë shqiptare ndër shekuj. 

Mbeten të rralla veprat e tij për Skëndërbeun, Pernadorinë e Arbërit, Pavarësinë, Rilindjen, kufijtë e cunguar të Shqipërisë në 1913, por edhe për Çamërinë, Epirin, Kosovën, Himarën, shqiptarët e Maqedonisë e deri për kryeqytetin Tiranën. 

Kristo Frashëri mban titullin Nderi i Kombit, dhënë nga presidenti i atëhershëm Bamir Topi. Shqipëria humbi padyshim historianin më të madh të 100 viteve të fundit, që megjithatë do të lërë pas veprat e tij si një mënyrë për të mbetur gjithmonë mes njerëzve që duan të shohin e kuptojnë historinë dhe të vërtetat e saj. 
 

43 Komente

Kjo nuk eshte teme per kte site idiot

wow!

tell us how you really feel bruh..

nqse ky eshte sit idiot, prania jote dhe komenti i pare ne rradhe cfare nenkupton?

ngushellime familjes ! iku nje historinan dhe Atdhetar i madh !!!

 -sa do te jet gezuar Janulla..

Ngushellime.

Ngushellime familjes dhe shoqerise.

Ngushellime, nje pyetje kisha:

Pse Abdyl, Naim, Sami pastaj Kristo?

Fshati i Frasherit ne Permet ka pasur familje bektashie dhe orthodokse... Ndoshta nga te dy palet e vune mbiemrin si fshati...

Do te ishte ne nderin e Keshillit Bashkiak te Tiranes,qe te pagezonte rrugen hyrese te Tiranes me emrin e kolosit Kristo Frasheri.
Nuk i ka hije Tiranes qe rruga hyrese te mbaje emrin e mafiozit Dritan Hoxha qe ska dhene asnje kontribut...

Ngushellime familjes dhe gjithe shqiptareve per kete humbje te madhe!

Te clodhet ne paqe profesori...

Meraku i Profesorit ka qene a do t'i mbaronte dot gjerat qe kishte ne dore. Shqiperia vuan per njerez te zot, aq me shume per kete kaliber. Njerezit do ikin, halli eshte se s'duket njeri ne horizont t'i zevendesoje. 

Cfare lajmi i hidhur! Kur ikin njerez te tille duket sikur mbyll dyert nje bibloteke e tere. Na merzite profesor! smiley Te qofte dheu i lehte e faleminderit!

Sikur te rronim te gjithe kaq dhe te kishim nje jete kaq te pasur.

njeri punetor deri ne ditet e fundit te jetes. Respekt!

Me 96 vjec ngushellimi eshte i tepert! Aq me teper ne kete rast kur kemi te bejme me nje figure te njohur te shkences se historise! Kristo Frasheri mbetet nje historian i nderuar i vendit, megjithse nuk mund te rreshtohet nder ata me te paret! Mbi te gjitha ishte racionalist, cfar eshte mjaft e domosdoshme ne degen e tij, Ka ne perfundimet e tij gjera te diskutueshme, por kjo prape nuk ia ul vlerat, pasi historia eshte nje amfiteater nen toke, i cili mund te zbulohet me shume kujdes nga njerez te perkushtuar shkences dhe te vertetes, por mund te zbulohet edhe nga avdalle qe zbulojne gjithe vrull entuziast, per te provuar patjeter idene e tyre, keshtu edhe shkaterrojne zbulimin e bere! Kristo ishte nga ata te grupit tw pare, te kujdesshem ne zbulimet, krahasimet dhe perfundimet e tyre. Ne keto kohre Shqiperia ka humbur nje peshe historike. Mbetsh i nderuar per perkushtimin e tij ndaj historise! 

Ngushellime familjes! Flm per gjithcka qe na ke dhuruar ne si komb! Sikur ato kater vite te zvogeloheshin, do te rrinin shume bukur ne kostumin tend shekullor! 

96 vjec..deri disa muaj me pare dilte ne intervista e punonte per botime te reja! Ca te mos e qash nje njeri te tille! E jetoi jeten duke filluar qe nga Feudalizmi, Fashizmi,Komunizmi e "Kapitalizmi" deri tek Kombetarja ne evropian!! Respekt!

Ngushellime familjes dhe qofte i lehte dheu mbi te. 

kristo frasheri ishte shqiptar i vetedijshem.   ka theksuar vazhdimisht rezikun afatgjate qe i vjen shqiperise  nga dorezimi turperues i kishes ortodokse shqiptare tek shteti fetar grek.

por ne shqiperi me shume degjohet much-i  sesa frasheri!

 

iku dhe nje thesar tjeter,  nje vlere kombetare  nga te paktat qe ka sot vend yne   RIP, K.Frasheri e jetoi jeten si rall kush, te plot deri ne pleqerine e thelle, kjo eshte nje gje e ralle gjithashtu  nje fat qe nuk e ka kush , gati nje shekull jete aktiv ! 

Nje interviste e tij dhene per Fevziun,ka qene e jashtzakonshme,shume interesante. Gjerat me te verteta qe mund te keme degjuar nga nje njeri rreth Enver Hoxhes,Mitat Frashrit,Partise Komuniste dhe figurave kryesore te saj .

Per fushen e tij s'jam ne gjendje me dhene ndonje opinion qe vlen;por ajo qe mund te them me siguri,ishte nje Shqiptar i Spikatur.

 Gjerat me te verteta qe mund te keme degjuar nga nje njeri rreth Enver Hoxhes,Mitat Frashrit,Partise Komuniste dhe figurave kryesore te saj .

Pjeter, cilin mjet mates perdore ?

e dija qe do t'a kisha ket reagim,dy here u mata t'a ndryshoj,po e lashe. une udhehiqem nga instiktet e mija per t'i kategorizu gjanat. ai fliste shtruar,i pakompleksum aspak nga asnje rrethane politike,ishte i ftohte ne distance te mjaftueshme emocionale per t'e qan subjektiv ne gjykimin e vet.kohen per te cilen fliste ,e kishte jetu vete.

 

 Kur lë pas atë pallat, të kap një trishtim

Nga Entela Resuli

Në shtëpinë e Profesor Kristo Frashërit sot dera ishte e mbyllur.

Me përjashtim të gruas që i kishte shërbyer, askush nuk ishte aty.

Njeriu i cili jetoi 96 vjet e kishin çuar në morg. Do të qëndronte aty deri ditën kur do të kryet ceremonia zyrtare, të mërkurën, pranë Akademisë së Shkencave.
Në një moment kur dyert duhet të ishin të hapur, miqtë dhe të afërmit do të duhet të qendronin pranë tij për t’i dhënë lamtumirën e fundit, indiferenca dhe ftohtësia kishte pushtuar atë shtëpi, të rrethuar nga dhjetëra pallate, ku drita e diellit nuk hynte për qamet.

Historian, profesor, akademik.

Një jetë të tërë mes librave, me dhjetëra vepra të lana pas. Mund të konsiderohet pa frikë, si një arkiv e historisë së Shqipërisë, sot është i vetëm, në një dhomë të ftohtë morgu.

Jo vetëm për atë, dhe jo vetëm nga niveli intelektual, por për këdo, do të duhej t’i bëhej respekti i fundit, në orën e fundit mbi tokë.

Njerëzit që ka njohur gjatë gjithë këtyre viteve do të duhet të ishin me të! Dera duhet të ishte e hapur…
Kur lë pas atë pallat me tulla të bardha silikate, pranë lagjes “Ali Demi” të kap një tis trishtimi. A ia vlen e gjitha?!

Di gje njeri se ku ka punuar Kristo Frasheri gjate periudhes, të themi, 1950-1990 ? 

ka qene profesor ne Univeristet, fakulteti i Historise.

edhe sipas  tij,  kjo qene edhe shpetimi i tij qe nuk e pesoi  pas luftes si shume intelektuale te tjere. fakti qe nuk u ngaterrua me politik.  e ka thene  vete kete, madje dha nje shembull sinjifikativ...

diku ne vitet 50-te, kur u hap nje pavion i caktuar per historine e mesjetes ne muzeun Kombetar, (udheheqesi per hapjen e ketij pavjoni ishte Kristo Frasheri) shkoi edhe Enver Hoxha ne perurim te pavionit. edhe profesor Kristo  kujton:  erdhi E.H te  te une me takoi, uroi edhe me tha:  te kam ndjekur Kristooo..  je mire ketu je,  dhe aty rri !.smiley

 

Shpetova, thoshte, se i vura nje celes tutius gojes. smiley

Per kete takimi me Veron, tregonte, bo bo me pa e tashti do kujtohet per mua (e kishte henger nje tegel gjate luftes)smiley

tashi dajua im i madh qe ka mbaruar per Histori diku  nga fundi i viteve 60-te, e ka pas Kristo Frasherin profesor ne fakultet. kete e di te sigurt !

Keshtu duhet të jete. Ketu ka nje permbledhje te biografise se tij http://www.tiranaobserver.al/kristo-fras... dhe rezulton se Aleks Buda paska qene bere sebep qe Kristo të merrej (dhe studjonte se pari) për histori

Ne fakultet.

Jam me fat qe kame qene ne festimin e 25 vjetorin  e Panvarsise ne 1937, 50 vjetorin ne 1962, 75 vjetorin ,ne 1987 dhe ne 100 vjetorin e Panvarsise 

voa

 

Paradoks i madh

Zogu i Fejziut shitet me shume se Libri  Kkristo Frasherit per Mbretin Zog ! 

Kristo Frashëri:

Si është e mundur që ka bërë Blendi Fevziu një libër për Zogun, dhe po buçasin mediat ditë e natë, dhe shtëpitë botuese ditë e natë për librin e tij kushtuar Zogut. Po si ka mundësi që para tij bile doli libri im mbi Ahmet Zogun dhe nuk flet njeri, nuk shkruan njeri.

Po Kristoja, si eshte e mundur qe i shkonte në studion televizive Fevziut, kur e dinte se kush ishte Fevziu? 

Televizioni eshte nje media publike, dhe ai ska ndonje gje  me Fejziun  bile eshte ne favor te tij  .

Profesori e ka me publikun ne lidhje me vlersimin , dhe nivelin e tij shume te dobet ,  dhe jo me Fejziun !

 

Per ti ber m**** ne studio, Fevzos dhe te gjithe neve bashke, hamendesoj une. Te verteten do e dinte vetem profesori, dhe mbase heretiku.

Heretiku nuk eshte profesor, eshte vizionar i Modhsmiley i Hales, dmth nuk merret as me mutin e as kush e beri mutin e sa t'modh e beri mutin (Enveri apo Zogu?), por merret me dialektiken e nderlidhjes midis mutit dhe mizes se mutit ndermjet brekeve femen-mashkull, ne Kanada dhe gjetke, Angli psh, edhe Amerike, meqe edhe aty ndodhen shume te nderuar te blogut.

Gjithashtu merret me me te rendesishmen: me esencen artistike te mutit e cila nuk ndryshon ne kohe, dmth qe ka nje konstante midis sumes te mermerte te oh mamma! te Canoves 72 km larg Shqiprise, dhe kavanozit prej teneqeje merda d'artista ah Papa! te Piero Manzonit po 72 km larg Shqiprise.

 

Mbase nga te vetmit sequoia ne ferren tone. Dheu i lehte ,dhe i paharruar kujtimi yt profesor.  Puna jote i paste ditet me te mira perpara.

E paska mbyllur dhe profesori .T'iu kete lene uraten atyre qe ka lene pas.persa i perket mos reklamimit te librit te tij per Zogun nuk duhej te shqetesohej .koha eshte ajo qe i vlereson veprat e medha nga ato te dobeta pavaresisht nga popullariteti qe mund te kene keto te fundit per shkak te koniukturave te momentit.dikur vaktit veprat e dulle djegesit botoheshin me tirazhe te medha , lexoheshin ne shkolla qendra pune ara fabrika kantiere.sot vetem ndonje qe i oshte merzit jeta i lexon ato dhe 99.99% te librave te realizmit socialist .

Profesorit s'ka pse ti kete ardhe keq per librin. Jane zhanre te ndryshem. Profesori ka bo histori, Fevzija gazetari roze. Dashnoret shesin.smiley 

Profesori ne fakt u habit sa posht ka rene publiku, dmth niveli intelektual i lexuesve, ne sensin e zgjedhjes, dhe kualitetit te leximit  cfare lexojne , brezi i ri sidomos, po te kemi parasysh qe ne Shqiperi po ritet shume,  niveli i analfabeteve me shkolle te larte . Se fundi fundit Fejziu nuk eshte historian por gazetar  politik. dhe ska si te jete i sakte . 

RIP

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).