Gjatë prezantimit të planit urbanistik të Tiranës, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka thënë se do të japë menjëherë dorëheqjen nëse në datën 1 qershor, kur të përurohet parku i lodrave të liqeni, do të ketë kafene apo do të pritet ndonjë pemë.

Veliaj ka dënuar ashpër dhunën e protestuesve të opozitës që një ditë më parë goditën me gurë dhe me vezë në godinën e bashkisë.

“Më pëlqen nguti për t’i bërë gjërat sa më shpejt dhe në kohë. Ne duam ta kthejmë Tiranën në një kantier urban dhe nuk duam që ta bëjmë këtë me dhunë, por me paqe, jo me ndotje. Para pak muajsh njerëzit na besuan ta zhvillojmë këtë vizion, – tha Veliaj. – Nuk mund të pranojmë një qytet ku njerëzit që mendojnë ndryshe nga ne, të prishin pronën publike, që të ushtrojnë dhunë. Unë nuk besoj te kjo Tiranë”.

Veliaj më tej shtoi se “vizitorët” që pati dje bashkia, nuk e nderojnë qytetin. “Unë besoj se Tirana e mirë dhe e mençur është shumë herë më e mirë se vizitorët që na erdhën dje. Unë pashë vizitorë që thonin se ku ishte liqeni. Të zbresësh në tiranë dhe të pyesësh ku bie liqeni, të shkosh dhe të dhunosh pronën e bashkisë, nuk është e drejtë, – deklaroi kryebashkiaku. –  Ne do të vazhdojmë me parkun e liqenit për fëmijët, sepse ky qytet është i të gjithëve. Unë besoj se një qytet demokratik është edhe i të vegjëlve, duke qenë se janë aksionerë njëlloj si ne”. Më pas, Veliaj bën një premtim: “Unë jap dorëheqjen nëse në datën 1 qershor, kur të inaugurohet parku i fëmijëve, do të ketë kafene apo restorant, pra unë nuk do të jem më kryetar i Bashkisë së Tiranës. Por nuk pranoj gjuhën e dhunës, sidomos për ata që bëjnë sikur nuk e shohin një pallat 17 katësh që kanë ndërtuar kur drejtonin Tiranën. Nëse do të pritet qoftë edhe një pemë, unë nuk do të jem kryetari i Bashkisë së Tiranës”.

Arkitekti italian Boeri prezanton planin urbanistik të Tiranës

Në një aktivitet të organizuar nga Bashkia e Tiranës, po prezantohet plani urbanistik i kryeqyteit i paraqitur nga arkitekti italian Boeri.

Gjatë prezantimit, Boeri ka thënë se ka si objektiv që “Tirana të bëhet një ‘Qytet i zgjuar’. Qytetarët duhet të jenë pjesë e ndërtimit të kryeqytetit. Integrimi kulturor dhe fetar është me rëndësi për Tiranën, prandaj është e nevojshme që qytetarët të përfshihen në vendimmarrje”.

Boeri ka shtuar se çdo ditë, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, do të organizohen takime publike, ku janë të ftuar të marrin pjesë qytetarë të çdo moshe…

47 Komente

Po ti e dhe njehere per cmimin e biletes. Doreheqja s'jepet dy here. 

Lol

Ne fakt me pare duhet ta japi per taksat qe po i rrit biznesit te vogel.

Kreu i Bashkisë së Tiranës shtoi më tej se shumë nga protestuesit vinin nga rrethet dhe nuk e dinin as ku ndodhej liqeni: “Protestuesit zbritën në Tiranë dhe pyetën njerëzit se ku ishte liqeni”.  

 

E bukur kjo, nqs. e ka fjalen per protesten e PD-se. smiley

Kokepalare i quajti dikush dikur ...

Mish per top ishin edhe ata te zinjte.

Ka plas kjo "jap dorheqjen" si beja qe thote Kel Demi "me non e moter".

Perpara ka qene dhe "te le celsat ne tavoline". Po tashti i ma celsat sekretarja. smiley

Me rob shpie... smiley

Mire çeshtjen e parkut te femijve e zgjidhen, po per ata mijra te varfer qe s'kane te hane, kur do mendojne. 

kto te PDse nuk dolen najher kur u prene pyje te tera po kto 3-4 peme i paskan prek thelle mesa duket. Ajo qe s'kuptoj une te ky projekti i fiq-shitsit eshte ku hyn betoni te parku per femijet? dmth pse nuk mund te lihet toka ashtu sic eshte fundja? 

rrofte sebepi per sherr..

Por ama se ca ndodh me 2 Qershor e tutje, nuk mbaj pergjegjesi smiley

Po Mami ca mendon per kete ?

Nje here ne tre muj del nje pllan i ri urbanistik i Tirones. T'i mbledhi njeri e te boj nje liber me to. 

Hahahaaha o iFiqo. 

Ashtu eshte si thu ti. 

E dime se ca do kishe thone paçka se rregjimi ta ka ndalue fjalen.

dora e eger e regjimit ra dhe mbi fiqon?

Veliaj frymezoi dhe Adriatik Llallen i cili u betua qe nqs nuk procedohen penalisht me sukses studentet qe tentuan te gjuajne Ramen me veze, ai do te jape doreheqje nga taratori dhe gjiza per nje muaj. I pyetur se pse e vonoi kaq shume dosjen e rendesishme "Veza", Kryeprokurori ka thene qe ka qene shume i zene me djegjen dhe neutralizimin e dosjeve te Metes dhe cubave te Rames te cilet s'duhet te kishin perfunduar fare ne gjykate. 

P.S. Ca i keni bere iFiqo ne temen e biznesmenit te fiqve mer? Apo shkeli macja tek tastiera e kompjuterit gabimisht?

Po ti je ne rregull mo vlla , edhe po dhe doreheqen te mban Mami me pension.

Kjo eshte shume e vertete! I zoti i lokalit ka premtuar se nuk do ngreje kafene, por birrari! Do kercasi qoftja dhe berxolla, dhe tymi do i dale lokalit! Vetem ne oret e paradites do shitet kapucino, por kurre kafe shqeto! 

Birra dhe qofte!! e ku ka me mire.. 

Në Tiranë, e jo vetëm aty, të merr malli për një hapësirë të gjelbër ku të mungojë ose të jetë fare pak prezent dora e njeriut. Një hapësirë, ku ti do thjesht ta shijosh ashtu siç është, vetëm bar e pemë, e shumta ndonjë rrugë e shtruar sa për orientim. Do robi thjesht të rri ulur, të eci, e të vrapojë dhe për të gjitha këto kërkon një farë intimiteti, qetësie.. pa kënde fëmijësh nëpër këmb. Fëmijët kanë plot mundësi të luajnë e në natyrë. Krijoni një hapësirë tjetër të gjelbër, mjaft ndërtuat  pallate me makuteri të pashembullt, vend e pa vend.

kantier urban?

Ça dreqin është kjo, se shumë e frikshme tingëllon ?!

Njeriu kur do gjelberim e gjen , mos prisni tju vije gjelberimi tek shpija , dilni ....argetohuni....

U thua Po kujt I thua. Lol. Grinden robt per nje playground. Na preu 5 peme dhe 1 dege. Protestojne me domate. Po shkoni mer popull n'mal t'Dajtit. Ka peme plot. 

Nga ju të Amerikës nuke  prisja. Dukeni që ju ka stresuar jeshillëku i shumtë që keni aty, se na ka stresuar betoni.

Jo me, po eshte halli i Partise, se mos, larg qofte, i bie ndonje thele pertoke. smiley

Po jo mo vlla lol une Nuk merrem me pulitike. Ja dhe ketu nje dite me dielli sec na ra nje degez mbi nje playground to Vogel , Te nesermen pash t'gjithe pemen Te preme. Se rrezik per kalamajte. Nashti ato do presin 5/10 peme aty, do mbjellin diku tjeter per Adrian e per initimitet. Te ulet ne nje stol e Te meditoj duke pare peme dhe jeshillik. 

Moza per Tiranen ai parku eshte sic parku i viles Borghese ne Rome. Por italianet jane populli me me shije ne bote, kur shetit ne ate park te duket sikur nje bote tjeter. Per femijet kane vozitje me varka, xhiro me kuaj te vegjel, bicikleta dhe nje kend shume te bukur me lojra druri (si varke/anije me duket).

 

 

E di, e di shqipot ne pergjithesi e kane alergji pulitiken. Po tak ta ben cik zemra per Partine. (He thuj jo po deshesmiley). Mos ki merak eshte ne duar te sigurta. S'ka stuhi qe ia shkul Pemen edhe sikur dac ta beje. (Ti do kesh ik e vogel, zor se e ke "shetit" Liqenin, pranej s'te dhimsetsmiley). 

Per nga jeshilleku , pemet lulet drerat ketrat  amerika eshte parajse mbi toke.por cuditerisht njerezit e lindur e rritur mes kesaj bukurie jane psikopate rreth 95% e tyre..ne vend te na hike mendja e krese ne shqipove qe cfare s'kemi hequr iu iken ketyre...

po nuk krahasohet rraca e paster ariane Shqiptare me budallenjte e Amerikes. Prandaj edhe ti pavaresisht prokopive qe ke hequr ke dal sakllame dhe e bukur.

Po kjo me habit dhe muve.keta shumica e kane origjinen e biografise nga hajdutet , prostitutat ,vrasesit me dhe pa pagese te Anglise dhe shiqo cfare kombi kane ndertuar.ne ajo race e fisme ariane gjak i paster ilir me gjuhen tone qe sipas rapsodeve popullore eshte mema e te gjitha gjuheve te botes e kemi vendin tene mysybet.me duhet te studioj biblen me themeli per te kuptuar se pse AI qe eshte atje lart i ben punet se prapthi.smiley

Tani hajdutet e vrasesit nuk jane budallenj dhe kane ngritur shtete; ndersa prostitutat kane shtrire para kembeve te tyre me te miret.

Ai atje lart nga e ka me te futme por ne do ja plasim ballit. prit edhe ca vjet.

Patjater qe do presim edhe ca vjet.wait and hope.shqipot got nothing but time...

pa kënde fëmijësh nëpër këmbe

Ej, po tallesh ti apo ca? Ca jane keta perbindesha keshtu mer. Ca ben robi per politike mer jqj. Qe nga pika ku eshte parku, mund te ecesh per 5 kilometra te tera ne drejtim te shkolles uillson e ske asnje femije neper kembe. Nga ana tjeter, mund te ecesh per 3 km te tjera deri tek pallati i brigadave e prape ske femije neper kembe. Hyrja e parkut eshte i vetmi vend ku ti ende nuk ke filluar te ecesh, dhe ky/kjo thote do robi dicka pa kende femijesh neper kembe. Kulmi i injorances eshte te dalesh kunder pranise se femijeve vetem per politike. seriozisht

Je i sigurtë që shkruan nga USA? Medet!

Sa për informacion unë jam e majtë dhe s'e kuptoj për ça lesh politike e ke fjalën

Je i sigurtë që shkruan nga USA? Medet!

Ha ha ha. Shkaba nuk leviz nga "Komuna e Parisit". O cun me namuz.

e luti kanadaja legenin. Kaq ta beni dhembin! - u tha. Nuk me la mendja te rri me arabe ne ate akullnaje.
Pastaj ju prish mendja dhe do vinte per pune 2 mujsh. Po nevojat ne vend ishin shume me te mdhaja. E anulloi ne moment te fundit. Gezimi e hareja e arabve te shumte qe kishin dal me e prit ne aeroport te Torontos u kthy ne merzi e zhgenjim, a thu se kishin dal per mort

Ne TR jam po seriozisht e ke qe ne gjithe ate park gjigant ty te bezdisin femijet? Ke niper, mbesa? Seriozisht te pyes. Nga filologjiku e deri te shkolla uilson eshte e gjitha zone e pandertuar, plot me peme, ecet me kilometra te tera, dhe s'ka kokerr kalamani. Vetem tek porta mblidhen femijet ne fare pak vend, dhe ty te duken "neper kembe" edhe aty? Seriozisht e ke?

Kto dhe ato mo para kan lon ne dite te hallit ato pak "parqe lodrash", nese mund te quhen te tilla, ekzistuese, si afer presidences, mbrapa pallatiti te kultures, e tashi po u hapet barku per kalomojt te liqeni. Ca thote ai arkitekti gjermon? Leqe ke kjo tema qeka italjon. Kot lodhesh, vetem xhaponez na impresionon. 

Agron Llaka ka mbaruar eshte fishkur dhe nga mend , e mbyti tregun e  humorit me banalitete, , nuk e kupton qe eshte bere rrote k per vete .. Perserit vetveten ! i KA DAL BOJA KOMPLET , eshte i njeti fenomeni berisha, por ne zhanrin e humorit jo te politikanit !

Njeriu kur arrin nje pike te caktuar kulmi, nuk ka me cte japi, Me mire te zbres posht, Mirpo edhe Llaka, mbeti duke bere llaka llaka me humorin e tij banal !

Na ilirjano, te te pelqeje prap Llakaj. smiley

Siklet i madh!  Dite per dite xhiro nga liqeni; ka mbire a jo ndonje kafene a restorant.  Jepe qe tani derman, shpeto!!! 

Seriozisht tani,  nuk k pafe asgje serioze mbi ket parkun mistik te liqenit.Sa peme?  Sa beton? Sa evro? 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).