Një çerek shekulli nga rënia e bustit të diktatorit që konsiderohet si dhe rënia e diktaturës komuniste në Shqipëri, por diktatura këto 25 vite ka qenë prezent jo vetëm me reminishencat e saj por dhe me politika të ngjashme, madje edhe me personazhe të diktaturës që kanë qenë të pushtetshëm për gjatë gjithë këtyre viteve. Politika u transferua nga ajo e diktaturës në emra të rinj të partive politike, por me të njëjtët personazhe të diktaturës, ish - ministra, deputetët, prokurorët, gjyqtarët, sekretarët e partisë, spiunë të sigurimit të shtetit, zunë qoshet e tyre në parti politike, madje dhe të djathta dhe për një çerekshekulli, ata u bënë protagonistët kryesorë të politikës dhe pushtetit në vend. Mediat dhe asetet e saj në diktaturë u transferuan te njerëzit më të zellshëm të saj dhe krijuan perandorinë e re të mediave me njerëzit e diktaturës dhe për dy dekada e gjysmë ata mbajtën ngrehur diktaturën dhe personazhet e saj, sa dhe së fundmi në prag të 25 vjetorit të rrëzimit të bustit të diktatorit e veja e tij, doli publikisht dhe kërkoi rehabilitimin e figurës së Hoxhës, kur institucioni i Presidentit e ka ende të vlerësuar diktatorin Hoxha me titullin e heroit të popullit, një paradoks dhe qëllim politik njëherazi!!   Në këto dy dekada e gjysmë, shqiptarët u tollovitën në mbetjet e diktaturës dhe ende notojmë në të shkuarën, pasi qeveritë në vijimësi asnjëherë nuk guxuan realisht të bëjnë transparencën me të shkuarën, të nisin dekomunistizimin, të nisin një hetim kombëtar për krimet kundër njerëzimit, të rehabilitojnë të përndjekurit apo të hapin dosjet e sigurimit të shtetit! Ndryshe nga çdo vend ish-komunist, Shqipëria rrakapjedhsi u rrukullis në një lloj sistemi hibrid, pa konture të shtetit ligjor, në një gallavitje idesh, kopjim të legjislacioneve të huaja, në korrupsion dhe një padrejtësi totale ku herë pas here krimi zëvendësonte shtetit dhe anarkia ishte mundësia e vetme e shtetit. Shumë herë shqiptarët u gjendën në kolaps besimi në fillin e një varfërie të re, ku politika vazhdon të mbetet ajo që kap shtetin dhe e përdor atë si një ent ku shiten e blihen të mirat që qytetarët duhet t’i marrin falas në bazë të meritokracisë. Një vend ku blihet pushteti, vota, deputeti ku gjithçka është kthyer në pushtet të një dore njerëzish që kontrollojnë gjithçka, ku monopolisti, kriminelët trafikantë janë pjesë e pa ndarë e pushtetit në pazgjithshmëri. 25 vite dhe ende nuk ka nisur procesi i dekomunistizimit, ku rolin e të përndjekurit e luan spiuni i sigurimit të shtetit, atë të parlamentarit cilido është me para, pavarësisht se nga cili gjeriz i krimit i ka nxjerrë përfitimet, prokurorin, gjyqtari, noterin, avokatin e bënë ai që ka spiunuar të tjerët në diktaturë ose vetë ose familjarët e tij, krye gjyqtarin dhe kryeprokurorin e bëjnë ata që kanë vrarë më shumë në diktaturë!

Rehabilitimi i të përndjekurve dhe të burgosurve politikë e kanë bërë me fjalë, mashtrime dhe demagogji ku në telajon e ndyrë të pushtetit ish-byroistët e burgosur morën dëmshpërblimin me 50 mijë lekë, ndërsa të burgosurit politik me 17.5 dollarë dhe ende se kanë marrë, madje kanë në projekt të heqin dhe rrethin e trashëgimtarëve të dytë për ta konsideruar rehabilitimin dhe integrimin si një çështje të mbyllur. Askush në Shqipëri nuk është paguar për punën e papaguar, nuk ka marrë pension sipas viteve të burgut, statusi i të përndjekurve është një letër pa vlerë, tamam si damka e kulakut dhe e reaksionarit, qendrat postram, apo rehabilituese edhe në konceptin psikologjik nuk ka dhe më e tmerrshmja janë ende 6200 varre të humbura në të gjithë vendin, pikërisht nga të ekzekutuarit nga diktatura. Një politik e ngritur mbi mashtrimin dhe demagogjinë njësoj si në diktaturë, ku përdor joshjen, paratë për të blerë votën, ku përdor shtresat sociale dhe të përndjekurit vetëm në fushata elektorale dhe paturpësisht vazhdojnë dhe e bëjnë pa pushim deri në pafytyrësi! Erdhi 20 shkurti pikërisht ajo ditë kur shqiptarët rrëzuan bustin, por diktatura ka ruajtur dhe ruan staturën dhe konturet e saj sa mund të thuash se po jetohet në të shkuar sesa në të ardhmen.  

26 Komente

U bene 25 vjet? Ehh si iken koha...

Yeap dhe 25 vitet e ardhshme do kalojne akoma me shpejt e shqipot si gjithmone do I bien fyellit ne te njejten vrime .

ne xhenet u nisme 

sosem ne xhehnem 

shqiperi moj kucke 

ne bere verem ..

c'e ke kete shkrim nostalgjik o kapo ?

Flm per prurjen kapo. Shkrim realist.

Nice one Kapo. 

Unë e mbaj mend atë ditë. Mbaj mend biseda, fjalë që dëgjoja fqinjët të thonin. Gëzimin e matur që ndienim.
Kam qënë në klasë të 6. Ishim pushim nga shkolla, se ashtu ishte situata atë vit dhe na bënë pushime të tjera në shkurt pas atyre të vitit të ri. Luanim me çunat koman tek muri i Shkollës Sabaudin Gabrani tek 21-shi. Dhe erdhi Flora (teta Flora asokohe, ka nja 20 e ca vjet në emrigrim) që kishte qënë në shesh. "E hodhëm" - thirri. "E hodhëm. Tani do t'i bëjnë autopsinë." Në mbrëmje në tv i pamë këto imazhe. Në klasë kur shkolla nisi, njëri nga shokët hipi në karrige dhe hoqi portretin mbi tabelën e zezë. Kur hyri zysha, e vuri re por nuk tha gjë. Kishim pak frikë, por asgjë nuk ndodhi. Ai portret nuk u vu më kurrë në mur.

Ku jane fotot e Saliut me makinen e sigurimit duke ndjekur turmen ate dite?  Rrezimi i bustit te Enverit do hyj ne histori si mashtrimi me i madh qe ju be njerezve ne shqiperi. Por, qe ta kuptojme kete edhe te mesojme te verteten, duhet te vdes edhe i denuari i fundit ne burgjet e komunizmit. Duhet edhe rreth 20-25 vite te tjera.

 

 

 

Populli i Tirones ne kete dite shpalosi dashurine e respektin per Liderin e Madh te Partise se Lavdishme, apo thjesht Dullen. Dhe kete s'ka bir k... qe e c'bo dot.

Edhe pas njezetepes vjetesh ka akome koqe me shumice qe monumentin e Enver Hoxhes e quajne "busti".

Padyshim qe edhe vitin tjeter perseri do te kujtohet "renia e bustit". smiley

... Edhe, eshte aq pasaktesi e modhe sa t'i qush koqe ? Prite zot me te bo nai gjo ty personalisht, do i shkosh me diagac ke shpija ? Gjej nai fjale tjeter mer plak, se nuk osht fundi botes. Te gjithe, i here ose tjetren i kemi thone bust. Nga nxitimi a rutina, kush e di, po s'ma merr menia se jane te gjithe koqe. Just saying ... dhe dum arsyen pse ka ngel ky mexhlis dy veta e gjys ...!

kur nuk tall dot koqet me koqet, te cilet akoma pas 25 vjetesh i thone "busti", atehere me cfare na u lejoka tjeter me tall koqet?

 

po nuk kane shume faj njerzit  qe i thuhet ende  busti i E.H..  dhe do vazhdoj ti thuhet  keshtu, perderisa shtypi  dhe media  shqiptare  ne teresi, cdo vit kur shkruan e flet  per kete ngjarje, i referohet : ''rrezimi i bustit te E.H''.  shume rralle perdoret  monumenti  i  E.H .

llaf nga brenda, ka eksod smiley e mban mend Belul?

                                                                                                      dhe un i besova

NJerzit me te ulet ne kete bote per mua jane njerzit e sigurimit te shtetit. Ata jane plerat dhe fundurinat e shoqeris shqiptare. Jane njerzit me te degjeneruar, qelbesirat e kombit shqiptar..

Jane jo pak por mbi 10% e popullsis shqiptare, hesap mileti

Nuk e di c'a moshe ke por kane qene edhe nji kategori ne ate kohe qe quhesh " spiun birucash ". Keta nuk kishin te krahasume. Sigurimi kishte a job to do ( e qelbet gjithsesi), kurse keta e kishin per hoby me mor dynjone ne qafe ...

meqe permendet  sigurimsat dhe  ''spiunet e birucave''.. kane qene profesioniste  dhe kreative  ne punen  dhe  metodat e tyre keta.  shembull i vogel, menyra si kane vrare Teme Sejkon..

menyra qe kane perdorur , nuk i thua dot as mafioze sepse Mafia duket  amatore para sigurimit ..

  apo regjizori  Martin  Scorceze qe edhe me imagjinaten e vet me te shfrenuar  te skenat e vrasjeve  tip mafia  (vrasja e Nicky Santoro)  ne filmat e tij,  nuk i afrohet  as 10%  metodave vrastare te sigurimit.

pra nuk i ka fajet busti shqiptareve faktet tregojne se shqiptaret kane probleme me veten nuk jane fort ne rregull

 

 

Ore, dini gje perse presidenty nuk ka thene asnje fjale sot per bustin e diktatorit te rene por merret e lagu se lagu me ministrat? smiley

"Mua personalisht kjo ditë më emocionon tej mase. Unë vij nga një familje e persekutuar, me njerëz të varur, të internuar, të burgosur. Vuajtja nuk është ndonjë krenari por është fatkeqësi që i ndodh njeriut, fatkeqësisht nga sistemi totalitar që hoqi Shqipëria. Partia Demokratike është shtëpia e tyre, është partia e Konicës, e Fishtës, e të burgosurve të Spaçit, e nënave që ndiqnin fëmijët e tyre me trajse. Një ndër to ka qenë edhe nëna ime që ndiqte burrin e saj me trajse me mua të vogël për ta pare në Spaç. Në Gjermaninë Lindore që kishte 18 milionë banorë, shifrat sipas institutit shkencor, që janë vrarë në murin e Berlinit variojnë nga 136 deri në 255 në një popullsi prej 18 milionë banorësh. Ndërsa në Shqipëri në një popullsi prej 2.5 milionë banorësh mendohet se janë 5 mijë të vrarë. Po të shkojmë më larg në një vend si Korea e Veriut, një ndër vendet më të çmendura me diktaturën e saj, mendohet që janë 1700 të vrarë në 20 milionë banorë. Pra ju lutem kuptoni terrorin, depersonalizimin, dehumanizimin e individit shqiptar dhe fatkeqësia më e madhe sot është se qeveria shqiptare nuk ka asnjë përkujtim për këtë tragjedi shqiptare.. Kjo është shumë e turpshme.”

Tomor Alizoti

Pd mbeter nji parti nostalgjije, e kapur pas ngjarjeve te vjatra per te shtrengu rradhet nuk ofron asgje per te ardhmen. Mbeten bustet ideologjike  mendjet e shqiptareve per tu rrexue, ato qe klasa politike e sotme ka ngrit per te zoteru pushtetin ne kete vend e per te bere cfare te duan me te.

Potere alle masse

sille mbeshtille, qe komunistat te duken si perbindsha. 

Kemi jetuar kohe te arta nen udheheqjen e te madhit e te lavdishmit Enver. Vetem Edi Rama ka mundesi ta perseris ate kohe . Rrezoni gjitha shtatoret e te madhit Enver, po ato qe ruajme ne zemer nuk ka njeri qe na i rrezon. 

Dy shtatore kam ne zemer,

njera Ed tjetra Enver.

Jetegjatsia e shqiptareve ne vitin 1945 ishte nga me te ultat ne Europ dhe bote,shkonte jo me shume se 50 vjec ,  ne vitet 70 sipas statistikave arriti ne 67 - 70 vjec prandaj i ngriten bust Enverit  

Të gjithë e dimë që terrori komunist ishte thelbi i totalitarizmit edhe në Shqipëri. Terrorin e kanë bërë terroristët komunist. Ku janë ata? Diku vonë rreth vitit 1996 pati një përpjekje për t’i identifikuar dhe gjykuar, por pak muaj më pas,u rehabilituan perseri fale revolucionit slavokomunist te 97.Komunizmi dhe  enverizmi mbeti një sistem i pagjykuar dhe me kalimin e viteve po bëhet gjithnjë e më i pagjykueshem aqsa nuk është çudi sa një ditë të bashkëjetojmë me metaforen e mosekzistencës së tij.

Komunizmi dhe  enverizmi mbeti një sistem i pagjykuar

Duhet rigjykuar ne nje prizem me te gjere, dhe jo ne spektrin blu, pra jo me nje gjyre  , por ky gjykim  i sotem eshte i cunguar emocional, dhe politik ! Prandaj eshte i deshtum, dhe i pa gjykuar , sepse eshte kompleks  nuk gjykohet ai sitem,vecanrisht per shqiptaret dhe historine e tyre , kaq thjeshte vetem duke i ra fyllit me nje vrim per 25 vjet dhe duke gremisur e rrokullisur kombin shqiptar dhe popullin e vet ne gremine ! 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).