Histori personale



Bik Ndoja, këngëtari i muzikës popullore shkodrane në intervistën e fundit të tij, ka ndarë me ne një pjesë të jetës, ku dashuria për bashkëshorten dhe këngën zënë një vend të madh.

Bik Ndoja e ka të vështirë të flasë për gruan dhe boshllëkun e madh që ajo i ka lënë që kur është ndarë nga jeta.

90-vjeçari, i cili ka mësuar në mënyrë autodidakte të këndojë që në vegjëli duke u kthyer në një nga zërat më të bukur të jareve shkodrane, risjellë në kujtesë ditët e tij të fëmijërisë, atëherë kur ai nga muri i shtëpisë, në lagjen “Rus i vogël" në Shkodër përgjonte fqinjen e tij që këndonte.

Pasi përfundoi gjimnazin "Jordan Misja" e më pas vijoi ushtrinë, Ludovik Ndoj Gjergji u pagëzua nga njerëzit me emrin Bik Ndoja. Zëri dhe këngët e tij ishin të dashura jo vetëm për shkodranët.

Profesioni i paracaktuar i Bik Ndojes ishte rrobaqepësia. Por, ai shkëlqente në muzikë. Ftesat që ai të ishte pjesë e dasmave shkodrane ishin të shumta dhe Biku, ashtu si e thërrisnin miqtë, rrallë herë refuzonte të shkonte .

Kënga ka sjellë gëzim në jetën e Bik Ndojës, i cili u rrit pa ngrohtësinë dhe kujdesjen e nënës e cila u nda nga jeta kur ai ishte vetëm 9-vjeç. Për 70 vite me radhë, Biku këndoi jashtë dhe brenda vendit një repertor të gjatë të këngëve popullore.

Në vitin 1969 atij iu dha titulli “Artist i merituar”. Më pas ai është vlerësuar me një sërë titujsh që dëshmojnë rolin e tij të madh në ngritjen e muzikës popullore shkodrane.

4 Komente

hajde Bik Ndoja, hajde.. legjende!!  ca zeri, e zgjaste ate:  aaaaaaaaaa.... pafundesisht .smiley

po ky e paska  emrin e plote Ludovik,   une kujtoja se e quanin Sadik,  e i therrisnin shkurt Bik.smiley

Kenget e Big Ndojes pak me kane terhequr, por gjithmone e kam degjuar me kenaqsi kete kengtar, per shkak te zerit teper karakteristik qe ka patur. Ze si askush tjeter!

Edhe mua nuk me kane terhequr kenget e tij. Ndoshta nuk jemi rritur me keto kenget shkodrane. smiley

Bik Ndoja ka patur shume femije te gjitha goca 7 me duket se donte djale dhe nuk u realizua deshira e tij qe nuk u realizua! Pune te zotit keto pune se ci ben! 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).