Vjosa është lumi i fundit i paprekur në Europë, që rrjedh në shtratin e vet natyral nga burimi në grykderdhje, pa devijime e pa ndërhyrje të tjera të njeriut. Kjo i jep Vjosës status të veçantë veç bukurisë dhe ekosistemit që krijon. “Do transformojmë luginën e Vjosës në një park kombëtar që të frenohet barbarizimi nga hidrocentrale dhe të zhvillohet turizmi, ekonomia, bujqësia, të fuqizohet ekonomia familjare duke rritur numrin e vizitorëve në këtë park të madh të Vjosës.” - tha Kryeministri Rama në një miting elektoral në Tepelenë në Qershor 2015 gjatë fushatës për zgjedhjet vendore. Por në Korrik 2015 qeveria miratoi pranimin e një kërkese të pakërkuar të një kompanie truke për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit dhe në fillim të Shkurtit 2016 Agjencia e Prokurimit Publik shpalli garën për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit me konçesion 35 vjeçar. Shumë grupe ambientaliste, madje edhe Komisioni Europian në Raport Progresin e vitit 2014 i ka kërkuar shtetit shqiptar të rishikojë planet për Vjosën në mënyrë që të ruhet ky ekosistem i fundit i paprekur në Europë.

Filmi "One For The River" nga Leeway Collective tregon në 30 minuta historinë e Vjosës, dhe thesarin që rrezikon të dëmtohet nga një tjetër konçesion hidrocentralesh, i ngjashëm me të shumtit që u dhanë e dështuan në 10 vitet e fundit.

PS. Mund të zgjidhni titrat në shqip në opsionin CC.

Meritat e filmit:

Produced and directed by
Nejc Miljak / instagram.com/nejcmiljak
Anze Osterman / instagram.com/anzeosterman

Made possible by Patagonia / patagonia.com

Generous support from
Save The Blue Heart Of Europe / balkanrivers.net
Sandiline / sandiline.com
Pyranha / pyranha.com
Ortlieb / ortlieb.com
Adventure Tehcnology / atpaddles.com

Special thanks to Aleš Snoj and Nejc Bravničar (balkan-trout.com), Roland Dorozhani (aerial photos), Giorgio Ponti (archive photos), Poni (last.fm/music/Poni), Salus (salus.si/en), Volkswagen Slovenia (volkswagen.si), Goal Zero (goalzero.com) and SocaFly (socafly.com).

Music by
Josh Hoover - Silent Wonder
Tony Anderson - Dwell
Carolino - In the Darkness
Poni - Vjosa
Qualia - Theory Of Tides
Qualia - Syzygy

Festival screenings:
Adventure Film Festival Greece / adventurefilmfestival.gr
Brescia Winter Festival / bresciawinterfilm.it

34 Komente

mendova se narratori ishte Werner Herzog smiley

Jo, fatkeqsisht, por e ka nuancen tani qe e thua. smiley

Sa per filmin, eshte i thjeshte por i mire. Vjosa eshte nje perle e vertete. Te paret e mi kane rrojtur dhe kane vdekur prane Vjoses. Gjyshi ne shume histori qe tregonte e kishte edhe Vjosen pjese, dhe eshte mekat i madh qe ta shkaterrojme per kaq pak. Mekat i pafalshem, dhe injoranca nuk eshte justifikim.

ti thua se jane rritur prinderit e tu anes atyre brigjeve, por ne fakt eshte pikerisht mungesa e lidhjes shpirterore me ate lum qe i ka bere njerezit makuter te vjedhin e shfrytezojne ate lum, qe nga klori e korrenti qe perdorin per peshkim e deri tek ato digat e shemtuara e te ndyra me ate tubin qe del si ciban atyre brigjeve.. 

isha kete vere ne permet, andej nga lligjat, pashe nja dy hidrocentrale ne mos gabohem, e po behet edhe nje i trete.. 

Po lini more te mjere nje gje te rregullt! Gjithmone do prishin shqiptaret. 

Kjo perla ketu nuk do jete me mbas disa kohesh.

Do behet nje hidro dhe Ministria e Kultures nuk ka gjetur asgje te vecante tek kjo kryeveper natyre dhe ka gjykuar qe aty mund te ndertohet sepse nuk ka pengesa.

Pa folur ketu per ate Ahmetaj e Hermesit .

Po te kujtoj qe ne zbatimin e projektit TAP krahas puneve inxhinierike eshte dhe nje grup pune i cili mbikqyr hap pas hapi per gjate gjithe gjurmes se mos hasin ne gjetje arkeologjike apo objekte me vlera kulturore apo historike qe toka i ka fshehur. Ndersa keta nuk e ruajne trapin fare por edhe ato qe duken ne drite te diellit kane borxh t'i hedhin ne havada per te mos u prishur me ate zoteriun smiley qe ka marre leje dhe shperndan te mirat materiale.

Provo te shikosh si po ndertohet rruga andej dhe pse nuk po kane guxim te flasin cer po behet se ne te kundert te gjithe keta qe ndertojne rruge ne Shqiperi duhet te futen ne burg deri ne moshen e  prostates.

Dhe kur e mendon qe gjurma e TAP kalon neper gerxhet e Skraparit ku pula ha gure.

 

Komentuesi, ku eshte kjo perla ketu, ne ç'vend. 

Eshte lume i vecante, per tarracat lumore shtratin qe ka formu. Nuk ja vlen te preket per 3 hece  te qelbet qe per me teper do mbushin vetem xhepet e disave. Pa hece kam pershtypjen qe do ishte me rentabel ne te ardhmen, per turizem kryesisht.

qenke bere dhe ti arkivore moj zonje?

Harrova qe me histori duhet te merren vetem arkeologet - I.M.

Morali i kesaj vidio :

Me mire te dish se te kesh se te kesh dhe te mos dish do te thote te humbasesh dhe ate qe ke .

Bukurine dhe vlerat e natyres tone i dinedhe i vlersojne me mire te huajt se vet shqiptaert, Fatkeqsisht ky brez i ri shqiptaresh, po shkatrojne te ardhmen e Shqiperise, duke mos vlersu pasurite natyrore te vendit tone si lumenjte pyjet fushat, kodrat malet, duke ndertuar pa kritere , ne lumenje , duke prer pyeje dhe ndotur kudo .

 

 

 

Brezi i ri i shqiptareve edhe nuk ka faj se prinderit e tyre ne fillim te viteve 90`bene me natyren e fabrikat e Enverit te njejten gje: i shkaterruan.

Por ka nje brez akoma me te rinj shqiptaresh, nen 30 vjec, qe kane ndjeshmeri shume me te forte ndaj mjedisit sesa ne brezi-jo-dhe-aq-i-ri qe jemi mbi 35, apo brezi i thekur mbas lekut, 40 - 55. 

Ps. Nuk dua t'i fus te gjithe ne nje torbe, dhe natyrisht ka perjashtime, por kete kam vene re; nisur dhe nga rrethanst social kulturore qe kane ndikuar cdo brez.

Ky brez qe permend ti Blend eshte shume i ngushte. Jane kryesisht brezi i fundviteve 80 qe jane bere te ndjeshem ndaj ambientit kur kane jetuar jashte shtetit kryesisht ne Europe. I respektoj dhe i kam zili. Jane edhe te dhene pas sporteve malore por jane teper pak per te patur efekt masiv mbi armaten e paraziteve te kafeneve.

Ne pergjithesi ka nje ndjeshmeri mjedisore ne ngritje. Sa me te rinj, aq me te ndjeshem. Kjo mendoj per dy arsye, e para eshte se informacioni sot leviz lirshem dhe ceshtja e ndryshimeve klimatike sa vjen e behet me akute, dhe e dyta, degjenerimi i ambientit ne Shqiperi ka kapur piken kritike, dhe nje reagim ndaj masakres se te rriturve eshte i natyrshem.

Breza te rinje mund te kete por jane te pafuqishem per te ndikuar Me shume jane ne stadin e retorikes, fjaleve  PROPAGANDES  ne media  ne gazetari  pran ekraneve dhe mikrofonit  por  jo konkretisht ne praktik.Me fjale nuk arihet asgje

.Ne fakt kush kontrollon vendin ka edhe ndjeshmerine pozitive ose negative ! Po vertet kush e kontrollon vendin kush e kontrollon Shqiperine ? Ne dore te kujt eshte Shqiperia ?

 Po gjetem pergjigjen e kesaj pyetje do gjejme edhe ndjeshmerine se ne cilin kah  eshte , pozitive apo negative !  po ska kontroll athere ai vend do te shkoj per lesh shume shpejt ! .

 

Fantastike! Dhe muzika te ben po ashtu per vete! Ky atdhe i bukur ka rene ne dore te gjithfare bixhoz-zinjsh, qe shohin vetem para-para-para!

Nuk e dija qe Vjosa ishte kaq e bukur. Sic duket eshte e eger si shqiptaret dhe do ta civilizoje qeveria.

Jepte televizori dje pamje te Lures te vitit 1990, 2010 dhe 2015.

Lura e 1990 nje mrekulli, vitet e tjere per te ardhur keq.

Liqeni i madh, ai i zambakeve, eshte shperfytyruar. Ra zjarr dhe nuk u shpetua dot, duket si germadhe.

I pashe edhe une mbreme pamjet e Lures, Bulqizes, Ersekes nga 1990 dhe sot. Eshte e tmerrshme, teper e rende si njerezit kane masakruar ambientin. Ne jemi popull me probleme psiqike serioze se ndryshe nuk spjegohet.

Kam qene ne Lure vetem 1 here ne 1996 kur sapo kish filluar zhveshja e faqes se malit por ne maje ishte thuajse e paprekur. Mund te them pa frike qe mu duk sikur kisha prekur parajsen. Besoj nje ndjesi te tille mund ta kene vetem ata qe thithin kokaine smileysmiley

Po ashtu eshte, vetem kur shikon keto pamje filmike kujton si kane qene e si duhet te jene, kur jepte ato pamjet si sharronin druret ska fjale ta tregosh.

Javash more! Vjosa s'eshte vetem ne Shqiperi, por pjese me kryesore e ka ne Greqi. 

Keshtu qe per ke Vjose e kane keta? Sepse me duket se po i bien deres se gabuar. Sac degjuam vjet, ata te pales Greke, kane ndermend ta devijojne fare e ta zbrasin tek Liqeni i Janines. Dhe keshtu i bie qe ti pijme lengun te gjithe, rezervatit, egersise, natyralitet etj ejt.

Mua per ceshtjen e Vjoses problemi nuk me eshte dukur shqiptar. Madje me habit qe si ka mundesi qe Komisioni na i paska terhequr veretje Shqiperise per ( plane, mendime, skica ide per te bere hidrocentrale, qe jaaallla kur behen) dhe jo per nje VENDIM te marr ne menyre te koordinuar nga disa Ministri dhe drejtori ne Greqi per te devijuar lumin. Kete si e kane menduar keta te dakumentarit?

Nese plani per ta devijuar ne Greqi eshte real, atehere keta te Shqiperise duhet te pershpejtojne kembet e ta bejne fakt te kryer ndertimin e disa Hidrocentraleve gjigande ( sorry Zonja Vjosa, te duam shume!!). Por nese Greqia pranon te mos te devijoj asgje, jazek i qofte ketyre toneve nese bejne plane idiote qe prishin ekosistemin e atij lumi madheshtor, kur mund te bejne thjeshte disa hidrocentrale te vogla te MIREPLANIFIKUARA dhe ti futen asaj te bekuare energjie diellore.

Nese plani per ta devijuar ne Greqi eshte real, atehere keta te Shqiperise duhet te pershpejtojne kembet e ta bejne fakt te kryer ndertimin e disa Hidrocentraleve gjigande ( sorry Zonja Vjosa, te duam shume!!

mos ke dasht me thone "Aerocentraleve"  ose "Woolocentraleve" ne vend te "Hidrocentraleve"

Nese plani per ta devijuar ne Greqi eshte real, atehere keta te Shqiperise duhet te pershpejtojne kembet e ta bejne fakt te kryer ndertimin e disa Hidrocentraleve gjigande ( sorry Zonja Vjosa, te duam shume!!). Por nese Greqia pranon te mos te devijoj asgje, jazek i qofte ketyre toneve nese bejne plane idiote qe prishin ekosistemin e atij lumi madheshtor

Nuk arrij ta kuptoj kete qe shkruajte. Po kerkon te thuash qe nese ne Shqiperi ndertojne disa hidrocentral gjigande, Greket do ndryshojne mendje (nese eshte i vertete plani)?

http://balkanrivers.net/en/key-areas/vjo...

http://www.top-channel.tv/english/artiku...

Duhet pak pasion, dhe guzim  te meresh me natyren ta explorosh ate thelle, ..ne jemi popull dembel, me nje mentalitet te cuditshem qe ja leme ne dere fajin njeri tjetrit dhe smarm asnje inisitiave , fal lirise se levizjes, Shqiperine po ekplorojne me shume ceket polaket solovenet gjermanet italainet eanglezet se sa vet SHQIPTARET 

https://www.youtube.com/watch?v=LJRAYM_Z1V4

https://www.youtube.com/watch?v=luCAkF_Ycdc

Ka shume vidio qe kane leshuar te huajt per vendin tone ,  ka ndonje shqiptar si puna e ktyre ?   smiley per brezin e ri e kom fjalen se brezi i vjeter nje Mato Mato ka patur    qe zhyteshe ne himare me polumbare te kohe po...smiley 

. https://www.youtube.com/watch?v=BlFzY5aTihI

As nje shpjegim gjeografik historik, ekologjik, topografik ect  ne shqip  nga specialistet ,tane,   nga vetja jone., Per vetn tone .Me inisiativen tone Ku jane cfare bejne specialistet tane ?   smiley 

 Nga  dhe se dhe  si do te edukohet ai popull ? Si mund te edukohet nje popull dhe nga kush do te edukohet ? Nga presim ne te dukohemi ? 

Edhe keto shpjegime , te gjjitha te perkthyera  gojarisht per shqiptaret lere pastaj ne anglisht per te jashtmit  ! smiley 

Vetem te huajt na japin mend, vetem te huajt na e bejne te qarte cfare kemi dhe kush jemi .. popull intelktualisht dembel ! Me veb cudi kjo ! 

https://www.youtube.com/watch?v=yCKUa3kq840

Po kekroj ndonje si kjo vidio te bere nga shqiptaret, por spo gjej ! Ka qene nje Xhemal Mato, qe bente emisione te tilla para nja 30 40 vjeteve por eshte zhduk si specie  kjo ne vendin tone ! 

Shiko nuk eshte tamam sic thua ti. Zakonisht te gjitha materialet e pergatitura nga "te huajt" kane patur shqiptare ( shpeshhere te apasionuar, jo te paguar) ne ekipet e tyre. Studime ekologjike, topografike etj ka plot, me kunjtal, mjafton te shkosh e te germosh ne vendet e duhura. 

E kam vene re qe ne Shqiperi cdo kush qe vjen bene si shpikesi i rrotes. Sepse eshte me lehte te besh sikur shpik rroten, se sa te kerkosh cfare eshte bere me perpara. 

Nderkohe nese e ke fjalen qe duhe te behen me shume programe ekologjike edukative per masat, apo te  marketohen boterisht vlerat e natyres shqiptare ketu jam dakort. Te dyja kane kostet e tyre. 

Xhemali ka kanalin e tij ne Youtube https://www.youtube.com/watch?v=g3SjwY7rWuA , ku ka shperndare disa video nga punet e tij. Nderkohe dhe i biri eshte nje ekologjist i apasionuar qe ka Ecovolis vetem pak kohe more nje cmim nga bashkia Tirane.

Ndoshta nuk eshte tamma ashtu si them,  mund te kete studime me kujntal si cthua ti, por  po nuk kaluan ne terren pra te aplikohen, ato mbeten ne sitar, dhe humbasin treten pergjithmon. dhe nuk eshte fjala per nje emer te pervecem, Xhemali  per te cilin kam respekt, sepse eshte i vjeter me eksperience dhe shume i apasionuar per pasurite natyrore ekologjike .ka bere studime hulumtime,  por  nuk vje behari me nje lule . 

Sitemi i edukimit ne Shqiperi eshte i pa integruar  ne praktik.  me realitetin ,nuk po ndikon per mire , keshtu me duket mua , eshte pa lidhje !  Nje fakt aty mbraon fjala vjen nje shkolle per juridik, dhe pastaj punon kamarier, mbraron per histori gjeografi, dhe pastaj, perfundon gazetar, ose zedhenes i partise ,, ect 

Nuk funksionojne hallkat sipas nje sitemi te caktuar prandaj dhe edukimi  masiv eshte i cunguar dhe nuk reflektohet, Marketingu kerkon financime dhe profesionaliezm.  

Mos t e na vij keq ne kemi 25 qe presim te na ndihmoj bota !

"NE HAM BOTA NA NDIHMON " - ka qene nje parrule ne vitet 90 ! 

e lashe, pervec faktit qe i dedikohet lumit tone, asgje tjeter... 

Asgje tjeter cfare? Nje dokumentar i shkurter per nje lume tonin qe tregon bukurite dhe rendesine e tij dhe rrezikun nga hidrocentralet eshte asgje? Gjithsesi gjithkush ka te drejten per opinionin e vet.

dhe asnje fjale ne english. Definitely not a good sign

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).