Dy video të publikuara nga Ministria e Brendshme në të cilat ilustrohet mënyra sesi funksionojnë kamerat e trupit që oficerët e policisë tregojnë ndërvepimin midis oficerit në shërbim dhe qytetarëve të ndaluar gjatë lëvizjes. Video e parë, e cila ka marrë mbi 100,000 klikime është xhiruar në datën 12 Janar, gjatë testimit të kamerave dhe tregon një avokat i cili pasi ndalohet për tejkalim shpejtësie debaton me oficerin e policisë, deri sa e kërcënon me kallëzim penal nëse i mban patentën "personale".

Indentiteti i avokatit nuk u bë i njohur nga Ministria e Brendshme por mediat sot shkruajnë se ai është avokati i njohur Genc Gjokutaj. Gjokutaj, ish prokuror është bërë i njohur si mbrojtësi i shumë personazheve, mes të cilëve Damir Fazlliç, Lulzim Bashës, gardistëve që qëlluan më 21 Janar, Xhelal Mziut e së fundmi Spiro Kserës. 

Në videon e dytë shfaqet një qytetar që udhëton i dehur, me nivelin e alkoolit në masën 0,44 mlg/lt i cili tenton disa herë të paguajë oficerin e policisë për tu larguar. Në fund drejtuesit i thuhet se ka bërë një "gabim fatal" dhe e arrestojnë për tentativën për të korruptuar policinë.

34 Komente

Policia duhet te beje kujdes me keto arrestimet per korruptim te policise, pervec rastit te sensibilizimit si qellim.

Pavaresisht se qytetari gabon duhet te kemi te qarte se ne shume raste polici nuk te le te ikesh pa i dhene kafen. Natyrisht qe nuk eshte si me perpara, por nga eksperienca them qe ne rruge shef po ata police qe varnin turinjte po t'u jepje 5000 leke.

10 per Salen apo 2 per lalen eshte ajo qe duhet shkul nga kryte e robve. Jo me larg se dy jave pame rastin e nje skene te ngjashme por qe nuk u arretu qytetari por mori paret polici.

Ne aksin Lushnje Fier te masakrojne policet. Ne Tirane disa police te masakrojne. Dalin neper lagje, "te gjobisin" e zhduken pa lene gjurme. smiley

 

Era shtet . Sikur keto lloj metodash formash te komunikimit , te ishin aplikuar te pakten para 15 vjeteve sot shqiptaret polic dhe qytetar  do te ishin me te pergjegjshem per punen e tyre. Bravo qeveria Rama, po nuk mjaftohet vetem me kaq ! Policia shume profesionale ! Duket qarte ndryshimi

Sjellja korrekte dhe profesionale ne pune ben diferencen e madhe midis dwtyrimeve qe ka secili ne punen e vet . 

Me mire vone se kurre !

Epoka berishiane e shkatrimit dhe rrenimit te njeriut ,  e rrenimit te rregullave dhe ligjit  iku njehere e pergjithmone ! 

Sikur keto lloj metodash formash te komunikimit , te ishin aplikuar te pakten para 15 vjeteve

Teorikisht do te ishte shume mire. Praktikisht nuk e di si do aplikoheshin sepse nuk ekzistonte teknologjia.

Pse ishte prere pak ajo video me avokatin ne momentin kur ai del nga makina per here te 2te? 

ore, po keta kriminelat qe veshin uniforma  te policise kur kryejne krime, (se eshte bere mode kohet e fundit kjo p.sh ne Elbasan), do vene nga keto  kamerat trupore ? 

 

dhe pyetja e 2te, e ndalun qe e ndalun ate avokatin si ka mundesi qe se pyeten iher a ta mban xhepi ate makine qe ke? 

Me jep mo patenten se eshte e imja. Eshte personale.

smiley

dmth. I mori patenten dhe e la me i dhonur makines pa patente smiley

Duket qesharake kur e mendon si ne Amerike, por patenta nuk i pezullohet aty ne vend. Ne ShBA merr gjoben dhe vazhdon rrugen, kurse ketu, ne varesi te mases se tejkalimit te shpejtesise, te mbahet patenta. Mbi 30 km per ore tejkalim, me duket, se te detyron daljen ne komision. Its a bitch - they tell me. Nese do te kishte qene tape do arrestohej. Por ne kete rast i mbahet patenta dhe dergohet ne komisariat, mandej, ne komision vendoset mbi pezullim, apo jo te patentes. Nderkohe ajo fleta qe i le polici i jep nje afat te caktuar kohe (nuk e di sa ore, 24 a 48...) qe ky te mberrije ne destinacionin ku eshte nisur.

keshtu po, ka kuptim. Flm per sqarimin Blendo.

Pezullim quhet Blendi, perderisa te marrin patenten dhe te duhet te presesh vendimin e komisionit. Mbase nuk eshte pezullim afatgjate, por nje gje shume jo praktike. Plus dhe kostot administrative jane te larta kur cdo gjobe shpejtesie duhet zgjidh me komision.

Ndoshta mund ta quajme pezullim te perkohshem, deri ne vendimin e komisionit. Praktika e daljes ne komision eshte nje angari e pashoqe, qe fatmiresisht nuk me eshte dashur ta heq, por me tmerron idea dhe do isha i gatshem te paguaja gjobe te kripur ne vend se te humbas punen duke pritur komisioneve. Kodi i ri rrugor i ka ashpersuar masat, shume gjera i ka permiresuar, por "komisioni" mbetet. Te me kishin pyetur mua do e kisha bere si ne ShBA, te ashper por praktik. 

duhen pare pak me rezerve keto,sepse policia ka nivel te larte korrupsioni.   videot jane te perzgjedhura qe te tregojne nje polic korrekt.     ajo qe te ben pershtypje eshte se policia te ndalon vetem per  shpejtesine qe per mua eshte shkelja me e bute duke patur parasysh qe  kufijte e shpejtesise ne shqiperi jane shume te ulet. nuk mund te udhetosh nga korca apo gjirokastra per ne tirane me 40-50 km/ore!  ti heqesh dikujt patenten eshte baraz me arrest shtepie.

ne e kemi karakteristike mungesen e mases dhe kalimin nga nje skaj ne tjetrin

perqendrimi te shpejtesia tregon qe motivimi i policise eshte korruptiv.   parakalimi i gabuar,kalimi me te kuq,ngarja ne gjendje te dehur,jane shume here me te rrezikshme se  ecja me 100-150 ne rruge kombetare.

Shyqyr më, më në fund po ja bëjmë bam.

Do jenë pak, do thoni ju, e do jenë vetëm ato që ka zgjedhur Policia, mirë e keni, por është shenjë pozitive.

Ajo që nuk marr vesh, ama, është se si te video 1 në fillim i marrin patentën e pastaj i thonë që të iki, e ai tipi i jep makinës pa patentë. Çudi.

Po pikerisht pra, puna eshte te besh show dhe jo pune.

Normalisht ky polic duhet te pakten te pezullohet nga detyra.

Tek video e dyte, a nuk i ben pershtypje kujt, qe ai tipi nuk arrestohet sepse po i jep makines i dehur, por sepse tentoi ti jape rryshfet policit.

"Gabimi fatal" tha polici. Se ke pare ti, qe po te tentosh ti japesh rryshfet policit, rrezikon te marresh jete njerezish, kurse ti japesh makines ne gjendje te dehur.........."he mo" tha "se ne hotel do shkoj" (ti fus nji rryp ksaj qe kam ne krah)

Kam pershtypjen se drejtuesi i mjetit ka te drejte te ngase mjetin pas terheqjes se patentes deri sa ta parkoje ate. Keshtu ka qene gjithmone.

Stambolli digjet thote populli,kurse putanat krihen ne kamera...

Krimi në vend po merr përmasa të frikshme. Akti i djeshëm, i konsideruar si një akt terrorist, ishte sinkron i rrëshqitjes së strukturave të rendit publik në duart e krimit. Ministri i Brendshëm ka qenë personazhi më i lakuar gjatë gjithë qeverisjes Rama, përsa i përket lidhjeve të të tij me krimin.   Opozita shqiptare ka akuzuar me fakte implikimin e tij me grupe të caktuara kriminale. Fillimi i këtij viti vetëm në harkun kohor të 25 ditëve ka shënuar mbi 25 të vrarë dhe plagosur me armë  zjarri si rezultat i shpërthimit të pakontrolluar të bandave në gjithë territorin e Shqipërisë. Rrëmbime, atentate, vrasje grabitje dhe shumë krime të këtij lloji dëgjon çdo ditë të vitit 2016.  

Bandat janë forcuar, elementët kriminalë janë kthyer në tmerre të bizneseve me gjoba dhe kërcënime. Bandat kanë filluar të trajtojnë policinë si shërbëtore, ndërkohë që qarkullojnë lirisht të armatosur deri në dhëmbë në gjithë territorin e Shqipërisë. Këtë akuzë e ka lëshuar ambasadori amerikan vitin e e kalur, por e rifreskoi edhe kryeprokurori i vendit.    Çfarë e mban ministrin e Brendshëm kaq të lidhur me kryeministrin, sa ky i fundit e ka tmerr kur kërkohet dorëheqja e tij si nga opozita dhe nga aleatët?    Burime të ndryshme sqarojnë se Tahiri disponon fakte të rënda ndaj tij. ndërkohë shume të tjera sqarojnë se vetë kryeministri është nën trysninë e kriminelëve më të njohur në vend. Një gjë është e sigurt: Krimi po sundon në gjithë territorin shqiptar dhe kryeministri i vendit ka frikë nga Ministri i Brendshëm ta shkarkojë.  

Fiks si per fushate elektorale ke folur kapo. Ti ja shkruan fjalimet Lulit?! smiley

Trajtimi i problemit të rendit publik si një fushatë populiste propagandistike, ka ndikuar ndjeshëm në punë reale të policisë. Konferenca, parada suksesesh apo shfaqje teatrale si ato të policëve me kamera që vënë gjoba, e kanë reduktuar policinë e shtetit në një aksesor propagande duke e larguar nga beteja e sak kryesore, ajo e luftës kundër krimit. Foto të depuetetëve të PS që gjobiten dhe janë të kënaqur smiley, prezantime uniformash, krahasimet me kohën e Saliut apo plot kinezërira të këtij lloji, i kanë dhënë të kuptojnë policëve që vënë çdo ditë jetën në rrezik se qeveria ka të tjera prioritete. 

Këto arsye, në mos i kupton, i ndjen çdo ditë edhe bota e krimit. Prandaj sot ndihet më i fortë, më i sigurtë dhe më komod për të vepruar. Për më tepër që nga shteti nuk ka asnjë sinjal se ka ndërmend ta ndryshojë situatën. 

...plus plus qe Tahiri është harxhon kohen me shume  në debatet për zgjedhjet në PS, në anëtarësimet në parti apo në demaskimin e Shqupit smiley

keto filmimet duken si ato gjyqet qe drejton eni cobani me arditin smiley.

Edhe NYPD na e rruan me kete profesionalitet dhe korrektesi.

Po i bokan konkurrence Fiksit e Stopit. smiley

Dy shkelje te medha qe shkaktojne aksidente ne rruge, tejkalimi i shpejtesise dhe pirja e alkolit ! Policet kane filmuar qe te jene ne rregull per vete dhe aty duken qe jane ne rregull,

Por ka edhe ndryshe qe qytetari te filmoj policin kur mendon se ai ka te drejte. 

Kur shoferi eshte me i informuar se polici rrugor]

Pse qeka tu bo balet ato shqiponja jone sypatrem ke stema e policise s'po e mor vesh? smiley

qeka ly ene me varak t'verdhe 'ne maka mrapa flamurin e Vllaznise! smiley

Si er burre nuk lejne dy gure cip mi cip shqiptaret dro rron mo gjate puna e tjetrit? Ene shqiptari i funit qe shet fara luledilli ke stadjumi i Domosdoves osh kail me e rishpik rroten sa ti jepet munsia! smiley

 

Duam te kapni politikane tani! smiley 

Nga filmimet, dukej nje sjellje shum shembullore e policise, gati-gati si ne perendim (Europe, jo Amerike, se n'Amerike polici te fut koqen e plumbit po levize), dhe i vetmi "difekt" do te thoja se ishte momenti kur polici ia morri patenten shoferit avokat. Patenta ne fakt i merret kur shoferi e ka shkelur keq fare rregullat e qarkullimit. Megjithate, eshte polici ai qe vendos, ligji ia jep kete te drejte atij, ai vendos masen e ndeshkimit, te gjobes, etj. Kur patenta i mirret, thjesht shoferi vazhdon rrugen me letren qe polici i ka lene ne dore, dhe shoferi eshte i detyruar te paraqitet tek komisioni disiplinor per ta marre. 

Njona e shkreta dje , kishte fillu me i dhemb barku , si me ja bo , kishin mor ministrin a ta fiki nja pese minuta se do me shku ne banjo.

So, you got a car! A new one? Euro 6? Cool, but...It will end up with black smoke in a year or 3. The reason? Are a few, bad fuel quality, bad oil quality, not regular services maintences, bad service maintenance nearly at all service points one can find AND the most simple one, there are no roads where you can push up to 120km/h in Albanistan so the engine can clean up itself once in a while. 100km/h is the max limit and for that you should drive for a drink to Pristina. 

Enjoy your car.

 

Ne vend te "per shpejtesi tej normave te lejuara", polici duhet te thoshte "ke qene me shpejtesi X zoteri, urdhero rezultatin e matesit". Kjo do te ishte sjellje profesionale. Pastaj ca dreqin bejne 4 police. Dy duhet te ishin aty dhe te dy ne kontroll, jo njeri ne pune dhe tre te tjere qe rrine e krruajne koqet. Dhe se fundi, ky kokqoshja, duhet ti shpjegonte sakte qytetarit arsyen ligjore te mases ekstreme te dergimit ne komision, se te te dergosh ne komision ketu eshte te te ashtushin nenen. 

Problemi ketu eshte se ata qe duhet ti shohin keto probleme s'kane sy te shohin dhe servirin kete video idiote si sukses.

Video eshte reklame e burre, prandaj ka 4 polica aty. Kane vu gracken e presin ndonje skenar te bukur per te xhiruar.

PO vjen era shtet! Kapeni shpejt me dore se mos e morrim m'sysh qeverine!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).