Radovan Karaxhixh, njëri nga njerëzit kryesorë të masakrave mbi boshnjakët në Srebrenicë e gjetkë u dënua për 10 nga 11 akuzat për krime lufte duke u shpallur kështu zyrtarisht si një ndër kriminelët më të mëdhenj të luftës në historinë e Europës. 21 vjet pas mbarimit të luftës në Bosnje dhe Hecergovinë, më në fund ky njeri merr vulën e fajtorit. Familjarët e viktimave që kishin udhëtuar me autobuz nga Bosnia për në Hagë u shprehën të zhgënjyer nga Gjykata e cila e shfajësoi për një nga akuzat dhe nuk dha dënimin maksimal me burgim të përjetshëm.

14 Komente

Nje tjeter shembull i trinomit mjek + politikan + ballkanas

Ore,  sa ngjan me ate mjekun tone ? smiley

Sa do e shkruaja. Ma more nga gishtat. Sec kane te dy nje fizionomi te ngjashme ne fytyre.

Jane vellezer nga baba,te dy kelysha te Milloshevicit jane,si te mos ngjajne.

Pak eshte.  Duhet te kish nje klauzole qe e ngrin vendimin, te mos kete opsione per rikonsiderim ne te ardhmen. 

poet i mire, thone.. por keta poetat/ artistat, sec kane  ndonjehere edhe nje dell prej psikopati, qe me raste u del ne siperfaqe..  ky e reflektoi dellin e psikopatit dhe kriminelit kur u be politikan dhe udheheqes i serbeve te Bosnjes..

nejse, 40 vjet..  ky eshte te te 70-at dhe ka per ta ngrysur ne burg ! do haj buken e taksapaguesve  kot dmth..  nje koqe plumbi per kete, do ishte shume me eficente !

kuptohet menjehere nga analiza psikologjike qe keni shtjelluar, qe ti Belul i ke te pjerrta djathtas kunder palloshit artist, ndersa Stalker i ka te pjerrta majtas kunder doktorit malok.

 

Po karaxhixhit tone kur i vjen radha? Lu-ja thote qe shume shpejt do ti vije, por une nuk e besoj.

Ka nje ndryshim karaxhxhi yne.Ai tjetri beri krime ne emer te nacionalizmi te vet kunder nje popullsie tjeter per te mbrojt  " populsine serbe " Kurse ky i yni ka bere krime kunder popullit te vet,( 1997, Gerdeci , 21Janari, ) ne emer te delirit te vet ! 

40 vjet burg per nje 70 vjecar nuk jane pak (per ata qe thone qe duhet te kishte marre denim te perjetshem). po serbia/rep.srpska si ndikohen nga ky denim, apo u dha thjesht denim individual?

Eshte denim individual, domethenes vetem per te shpetuar fytyren e komunitetit nderkombtar qe nuk reagoi ne kohe. Serbia nuk eshte denuar dhe boshnjaketve u propagohet nga po ky komunitet te bashkpunojne me Serbine e udhehequr akoma nga klika e atehershme. 

Serbia nuk ka si te denohet sepse dhe gjate luftes benin cmos qe te mos perfshihej direkt ushtria (zyrtarisht) dhe funksiononin me para-militare (dhe per arkanin nuk kane pranuar pergjegjesi). serbia u la dopio 6ten serbve te bosnjes dhe sot e kesaj dite ben finte me viktimizim

Nderkohe ne Serbi behen manifestime me nga 10.000 njerez per kete "hero".

http://www.independent.co.uk/news/world/...

Kurse Vucic bene seance te vecante per te diskutuar vendimin. Denimi i Karaxhic eshte qesharak, por me qesharak eshte menyra qe Serbia po trajton cdo lloj krimineli qe ka nxjerr nga gjiri i saj. 

Sheshelin e shpalli te pafajshem Tribunali i Hages.  -po hajt mo, duket si vendim  taktik,  sepse e kishin nxjerre nga burgu qe para ca muajsh (pa u dhene ende vendimi), meqe eshte i semure me kancer.. se ka te gjate dmth.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).