Në 8 vjetorin e tragjedisë së Gërdecit, Zamira Durda, që humbi djalin e vogël, edhe pse shprehet teresisht e zhgenjyer nga drejtësia shqiptare, thotë se shpresa ende nuk i ka vdekur. Ajo rri me sytë nga Strasburgu, nga e cila pret me ankth se do të japë drejtësi për jetën e ndërprerë në mes të Erisonit.

Zamira Durda, nena e 7-vjeçarit Edison Durda, qe gjeti vdekjen ne tragjedine e Gerdecit, ne gjykaten e Tiranes

Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Durda thotë se djali i saj ishte shtatë vjeç e gjysmë, kur nga shpërthimi i punishtes së demontimit të armëve me 15 mars 2008 në Gërdec gjeti vdekjen.

Viktima mbetën edhe 25 persona të tjerë, shumica prej të cilëve punëtorë në punishten e vdekjes.

Erisoni – siç tregon e ëma – ishte një djalë i shëndetshëm e plotë jetë. I pari në mësime. Gruaja, e cila nuk i ka hequr rrobat e zeza nga trupi prej ditës tragjike, që u përmbysi jetën, thotë se nuk do të ndalet duke kërkuar drejtësi.

“Jetoj duke kujtuar çdo moment me Erisonin. Bisedat me të. Ruaj çdo gjë të Erisonit. Edhe fletoret e detyrave të shtëpisë”, thotë Zamira Durda dhe shkrehet në vaj. Sot në orën 12:00 Zamira Durda dhe familjarët e tjerë të viktimave të Gërdecit do t’i drejtohen kraterit, për t’i përkujtuar.

Ajo shton se drejtësi nuk është bërë. “Jo vetëm për jetën e humbur të tim biri, por edhe të pafajshmit e tjerë. Jam e zhgënjyer nga drejtësia shqiptare. Por, do të përpiqem derisa e drejta të vihet në vend. Vetëm atëherë do fle e qetë, edhe pse me dhimbje në shpirt e zemër, se im bir nuk kthehet më. Më 27 nëntor Erisoni do të festonte 16-vjetorin e lindjes. Ja prenë jetën në mes, ëndrrat, dëshirat. Unë e kam çuar çështjen në Gjykatën e Strasburgut. Kërkesa është pranuar dhe pritet vendimi. Kam shumë shpresë se gjykatësit në Strasburg do të vendosin drejtësi. Unë tashmë sytë i kam nga Strasburgu. Shpresën e kam atje. E duke qenë se shpresa vdes e fundit, unë shpresoj shumë. Politika e ka përkujtuar gjithmonë tragjedinë”- thote ajo.

4 Komente

lodhu kot, fajtoreve u dhane amerikanet azil

Shpresoj edhe une qe Strasburgu te vendose ne favorin tend, megjithese nuk e di se cfare ke kerkuar tamam tamam (pervecse ne pergjithesi shkelje te te drejtave te njeriut). Zakonisht jepet demshperblim monetar per demin e shkaktuar, por ne kete rast demi nuk ka cmim. Megjithate, qofte edhe fakti qe shteti shqiptar te detyrohet te te paguaje nje shume te mire, mund te jete nje fare denimi per te.

Ehh, çfardo qe te beje Strasburgu, jeten e femijes nuk e kthen dot, e shumta do i caktoje shtetit shqiptar ti paguaje nje demshperblim. 

Shpresoj qe "Strasburgu" te kete ndonje sniper dhe mbaron pune me ata qe shkaktuan kete masaker....

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).