Teksa pala shqiptare pret ekstradimin e Françesko Beketi i akuzuar për pastrim parash dhe një skemë mashtruese të shmangies nga detyrimet fiskale, arbitrazhi ndërkombëtar i ka dhënë të drejtë biznesmenit italian.

Sipas asaj që shkruan gazeta Panorama por edhe një postimi në faqen zyrtare të klubit të futbollit Leyton Orient, qeverisë së Shqipërisë i është kërkuar të “ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të pezulluar” procedurat e ekstradimit nga Londra të Françesko Beketit pronarit të Agon Channel TV dhe Mauro De Renzis, administratorit të tij.

Kërkesa vjen pas një seance dëgjimore të arbitrazhit përpara Qendrës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve për Investimet (“ICSID&rdquosmiley.

Sipas vendimit, trupa e Gjykatës së Arbitrazhit e përbërë nga tre anëtarë, rekomandoi gjithashtu që Shqipëria të pezullojë procedurat vijuese penale kundër Paditësve të kësaj çështjeje dhe që të dyja palët të arrijnë në një marrëveshje mbi ruajtjen e aseteve te Paditësit, që kanë qenë të sekuestruara nga shteti Shqiptar, përgjatë gjithë kohëzgjatjes së arbitrazhit.

49 Komente

Sonila e Beketit qe e ka bere lajm kete paqavuren besoj se ja di kuptimin foljes rekomandoj , megjithate une po e sjell te plote si ka fjalori :

1. E këshilloj a e porosit dikë si të veprojë ose si të bëjë diçka; i jap mendim të mirë për diçka duke ia paraqitur këtë si të vlefshme për ta pranuar ose për të punuar me të; këshilloj. I rekomandoj një bar (një mjekim, një pushim). I rekomandoj një libër (një vepër). 
2. Jap mendim të mirë me shkrim për cilësitë politike e morale të dikujt, që përgatitet për t'u pranuar në radhët e një partie ose organizate. Rekomandoj një shok (një shoqe). 
3. I lutem dikujt të ketë kujdes për dikë për ta përkrahur a për ta ndihmuar; ia paraqit dikë me cilësi të përshtatshme për një punë.

Se neser do na akuzojne qe e kemi kuptuar gabim.

Megjithate ka raste qe kane te drejte kur mendojne qe lexuesin e kane cope kercu ose trung me shkurt. smiley

Opa!

Shteti shqiptar te filloje te bleje vazeline plus edhe secili prej nesh mqs. se shpejti mund te hajme sa krahu si pasoje e vendimeve arbitrare.

Me gjithe ato biznese qe po hapen s'do ta keni problem fare. Vetem nga taksat kushedi sa leke do mblidhen...

Po sigurisht. Pse, ca kujtoni ju? Se gjykatat e ketyre europianeve jane te pastra? Se Shqiperine e duan sepse na duan? Korrupsionin e kane shpikur keta. Tanet jane thjesht kopje te vogla para ketyre. Shpresoj qe shteti shqiptar te mos tregohet inferior si shume prej shqiptareve, por te kete kellqe te reagoje sic duhet. Shume kompani te huaja vijne ketu vetem per te na zhvatur nga nafta e shume burime te tjera natyrore, dhe mbeshtetet nga politikanet dhe gjykatesit e vendeve prej nga vijne.

shkabaktu; " .....Shume kompani te huaja vijne ketu vetem per te na zhvatur nga nafta e shume burime te tjera natyrore, dhe mbeshtetet nga politikanet dhe gjykatesit e vendeve prej nga vijne...." 

 

 Shkabe, nga nje ane thua; Ketu, nga ana tjeter te del flamuri kanadez. Tani kjo; Ketu, ku eshte, ne Kanada apo Shqipri.  Thua qe, shum kompani vijne vetem per te na zhvatur shum nga burimet natyrore qe kemi, mirpo lind pyetja kush e ka tagrin qe i lejon keto kompani te na shfrytezojne, politikanet tane apo ata te huaj. 

te dy palet kane faj, por te huajt jane hajdute me te medhenj, me te rafinuar dhe i gjejne keta tanet inferiore dhe me qendrime te shkurtra neper ato vende pune te dhena politikisht, qe ben qe te mos kene krijuar pervojen e duhur apo dhe dashurine per profesionin, dashuri qe te shtyn te studiosh aq sa duhet per te mos ta futur keta hajdute

Duke qene se te dy palet kane faj, i bie qe te ndeshkojme te pakten palen tone, se palen e huaj nuk e ndeshkojme dot. Pra i duhet thene kesaj klase politike, ketyre vendim-marrseve, shporruni. Apo e kam gabim. 

Edhe ke do te sjellesh tjeter po u the shporru ketyre politikaneve? Shqiptaret i bien shkurt, thone "s'dua asnje politikan, vdekshin te gjithe, si s'u bie ISIS nje bombe kesaj klase politike", dhe harrojne qe ata politikane kane dale nga gjiri i tyre, me votat e tyre, duke mbajtur fjalime qe vete populli do te degjoje, duke bere ne pushtet ate qe populli ka kerkuar. Dhe po hoqe keta politikane, populli mbetet i njejti dhe do te sjelle po te njejten race politikanesh ne krye. Pra, nuk u duhet thene politikaneve shporru, por duhet edukuar populli. Dhe fillimi i edukates fillon duke e mesuar popullin shqiptar qe te mos shaje popullin shqiptar. Asnje popull tjeter nuk e shan popullin shqiptar aq sa populli shqiptar. Jane aq primitive ne te menduar gazetaret dhe analistet qe flasin per popullin shqiptar, ngaqe i perkasin nje brezi me tru te izoluar nga komunizmi, sa kujtojne se shqiptaret jane popull me i paafte apo me i keq se te tjeret. E thone vazhdimisht dhe te shajne e te japin ban po i kundershtove. Nxehen po te shash ndonje popull tjeter, madje edhe serbet i mbrojne. Por shqiperine jo vetem qe s'e mbrojne, por vetem e shajne ore e minute. Kalojne ne ekstaze me kete mani, sajojne gjera te paqena si Blendi e gazetaruce te tjere medioker. Ketu eshte zanafilla. Fillo mos shaj popullin shqiptar, prano qe s'eshte ndryshe nga popujt e tjere, prano qe s'eshte as inferior, as me i dobet, thjesht ndodhet ne situata te ngaterruara prej faktoreve historike, nderkombetare e gjeografike, dhe tani duhet te punojme ketu ku jemi me besimin qe ketu tek ne mund te ndertojme gjithcka. Ne, me duart tona. Pak e nga pak. nje gur sot, nje gur mot, ama nje gur te qendrueshem ne token tone. Jo duke iu varur si lafarake te huajve e duke lypur prej tyre, duke pritur gjithcka prej tyre. Vetem keshtu do te fillosh te dalesh nga bataku ku je. Jo duke e bere mizen tra per cdo gje te keqe qe sheh ne Shqiperi. Me mire ta besh tra per cdo te mire, po qe se s'te shkon realiteti per shtat. Jo duke u qurravitur "s'bejme gje ne shqiptaret, na e kane fajin politikanet ne shqiptaret", etj. Qe aty fillon, por ju u jepni ban atyre qe e kerkojne kete. Sidomos ju emigrantet, qe per sa i perket shqiperise, ju ka ngecur truri ne nje faze zhvillimi qe eshte 20 vjet me primitive se ajo e nje shqiptari ne shqiperi. 

Piksepari, nuk eshte se nuk ka njerez te tjere qe e bejne me mire se ata, ka plot, por nuk i lene te dalin, te shprehen, qe edhe kur shprehen, media nuk iu jep vemendje. Piksedyti, si do edukosh popullin, kur vete politik-bersit dhe vendim-marrsit jane pa edukate. Piksetreti edhe sikur te jete keshtu siç thua ti, tek çeshtja e edukimit te dobet qe ka populli, a nuk duhet kjo klase politike ta edukoje popullin, ta drejtoje si duhet, a nuk eshte pergjegjesi e qeverise per kete gjendje. Nje qeveri qe nuk ndigjon, qe nuk iu kthen pergjigje qytetarve, qe nuk ben reformat e duhura, me duket se eshte qeveri e papergjegjeshme dhe ketu nuk e ka fajin edukata e dobet e popullit. 

" Pikesepari , nuk eshte se nuk ka njerez te tjere qe e bejne me mire se ata , ka plot , por nuk i lene te dalin, te shprehen ,qe edhe kur shprehen , media nuk u jep vemendje "

Degjo Blendi Salaj degjo se per ke bien keto kembana .

Po si ta paskan fajin politikanet ty kur ti s'do te paguash drita por ama do drita 24 ore, s'do te paguash sigurime shendetesore per kamerieret tek lokali qe te jep miliona ne muaj, por do mjekesi cilesore falas. S'do te te vere gjobe polici e inspektori kur ti vjedh publiken dhe djersen e tjetrit, por ama do nje shtet te forte qe te vendose drejtesi. Ky popull ka qe kur erdhi Sala ne pushtet qe perpiqet te vjedhe c'te mundet nga publikja e shtetit te vet dhe nga publikja e shteteve te tjera, dhe voton vetem politikanet qe i lene te vjedhin. Ata qe s'i lene te vjedhin i quan diktatore e fashiste. Politikanin qe te jete aq i edukuar sa te jete i afte te edukoje popullinm, e voton vetem nje popull i edukuar, nje popull qe do te miren per te ardhmen e vet. Jo nje popull qe e ka mendjen te kapet pas loqeve te popujve te tjere dhe duke sajuar per te keqijat e vendit te vet si justifikim, vetem qe populli tjeter te mos e shkule nga loqet. Aty fillon zgjidhja. Nuk fillon sic po ben ti, qe shan politikanet qe ke zgjedhur vete, sikur ta kane ata fajin. Apo sic bejne te tjeret, qe shajne shqiptaret qe mire keq po bejne dicka ketu, sikur ua kane ata fajin qe vete kane ikur te jetojne si morr loqesh.

Shkabe, se sa do fikja kompjutrin, Buall Mavrine e kam kritikuar sa s'ka pas njeri ketu tek Peshku saç e kam kritikuar une, lexo VQ. Por kjo s'do te thote te mos mbash qendrim kritik ndaj kundershtarit te tij politik, Palloshi, kur e sheh se edhe ky s'po ben gje. Mir per reformen ne Drejtesi qe po perpelitet, po reformen Sociale kush e pengon qe te mos ta beje. 

mos e fik. prit dhe pak.

Ajo qe po te them eshte qe tamam fare sot nuk ta ka fajin Berisha. Berisha e pati fajin kur leshoi shtetin ligjor ne vitin 1994-1996, zgjodhi te mbaje vota duke i lene robt te bejne c'te duan, te mos paguajne drita, uje, te ndertonin ku t'u tekej e te benin me drejtesine cfare te donin ne kembim te votave. Por pas kesaj, fajin nuk ta ka me Berisha. Ta ka ajo pjese e popullsise qe voton nje si Berisha, qe i ndien nevojen politikes shpellare te Berishes, por nuk ndien nevojen e qytetarise me ligje e me rregulla. E verteta eshte qe ky popull ka nevoje urgjente per "dajak" nga nje dore qe i do te miren, qe plas ne burg kedo qe shkel ligjet qytetare. Jo dajak shpellaresh qe vrasin robt qe s'e mendojne si ata. Problemi eshte qe nuk behet kjo ne vitin 2016. Keta qe jane sot ne pushtet shkojne pushojne policin nga puna, i heqin buken nga goja dikujt qe ka kontribuar cdo dite te jetes se tij ne Shqiperi, ka rritur femije mes nje mije veshtiresive, dhe ia bejne kete vetem se i ktheu shpullen nje dava refugjateje qe nuk ka as nenshtetesi shqiptare por vjen te beje rremuja ketej sa per hobi se andej ia plasin qurrat ne burg. Meqe politikanet nuk e bejne dot, te pakten ta kuptojne robt qe kjo eshte politika qe na duhet, jo kapja pas loqeve te popujve te tjere.

okej okej, te jap te drejte, por a mund te me thuash te lutem qe, kur do e fillojne Reformen Sociale, Rilindasit. 

Kur populli te doje ne pushtet rilindas qe fillojne reforma sociale, jo rob qe u falin dritat e ujin.

Eee, mos do te thuash qe, populli akoma nuk e do reformen Sociale, apo mos te kuptova gabim. 

Reformat kan fillu, Pjer,po feed back-u (frutet e rezultaeve) nuk vjen menjehere. Ta zeme,reforma ne arsim, rezultatet i jep pas 15 vjetesh.

Pikerisht sot psh rriten asistencen sociale me 60%, nga 68 mije leke te vjetra ne 110 mije leke te vjetra. Gje qe mua me duket idiotesi pa perfunduar me luften kunder informalitetit, sepse i bie qe figurojne te vlefshem per asisstence njerez qe kane biznese e dyqane te paregjistruara. Eshte e nxituar qe e rriten asistencen dhe pa perfunduar reformen ne drejtesi, qe te krijohet nje sistem gjyqesor qe i ndeshkon vertet shkelesit e ligjit. 

Reforma Sociale, shkabe, ka nje game te gjere sherbimesh, nuk eshte vetem asistenca, e cila ka qene me kohe, veç keta e kane rritur pakez por edhe i kane shkurtuar shume njerez (me te drejte e pa te drejte), sikunder ka dhe njerez qe nuk marrin fare, apo nuk perfitojne tarifa sociali te pakten per nje sere sherbimesh.

Ne reformen Sociale, hidhen ne treg edhe obligacionet e CO2, edhe eko/eco-bono, edhe bono-ushqimi, te cilen qeveria as ia ka idene, por edhe as denjon te ndigjoje. 

Naten tani.  

Jo pakez, e kane rritur budallikshe, me 60%. 110 mije merr nje parazit, 150 nje pensionsit qe ka punuar gjithe jeten.

Jo jo Pjeter, pyeta vetem per reformen Sociale. 

ka tre vjet qe ka filluar. po do pak kohe.

Dy mandatet e ardhshme do shihen rezultatet.

po ky Pjeri qe nuk duron dot!! edhe femres qe eshte me barre nuk i thu dot pille tani se du une, duhet pritur deri ne muajin e nente.

Prit Zeqo prit, deri sa te filloje noi rremuje tjeter. Naten. 

naten.

Saliu nuk eshte njeri, eshte mentalitet qe do vdesi se bashku me Saliun vet... Nuk ka shprese per ata qe ende e ndjekin nga pas. Vetem vdekja e tij fizike do ti shpetoj. Megjithate, ve re qe ne shqiperi ka nje deshire e madhe per forcen e ligjit, pothuajse njerezit jane te deshperuar per zbatimin  e ligjit dhe rikthimin e shtetit. Aq sa nuk behet me fjale mos te paguash me drita e te pish cigare ne lokal, deri ne zgjedhjet e tjera do jet turp ne shqiperi te mo paguash dritat dhe te pish cigare ne ambjente publike. Kam pare dhe degjuar dhe ata qe thone qe Rama duhet ta shkele edhe me shume gazin... smiley 

Vetem ne disa zona te qyteteruara, por eshte nje mase domethenese qe kur emisione si fiks fare japin nje pronar lokali - njekohesisht i punesuar si inspektor - duke vjedhur korrent nga shtylla per biznesin e tij, ata ankohen neper komente per "spiunin" qe sipas tyre qenka me keq se hajduti. Kjo eshte mendesia qe mbolli Sala dhe qe shkon pas Sales. https://www.facebook.com/topchannel/post...

Hmmm lajmi eshte keqinterpretuar qellimisht.. Ky nuk ka fituar asnje gjyq, thjesht i eshte kerkuar shtetit shqiptare te pezulloj kerkesen per ekstradimin e Becchetit deri sa te zgjidhet ceshtja ne gjyq. 

Eshte ne rregull sipas llojit te publikimeve media qe ppu poston rendom, u be kohe

Shteti praktikisht i ha kaken Becchettit. E bukra eshte qe keto leke s'kane per t'i paguar ata qe moren vendimin. Ti dhe une do t'i paguajme.

kjo quhet demokraci. çfaredo te bejne qeveritaret, asnje denim nuk u ben dot, sepse i keni zgjedhur vete.

vendosni atje nje mbret, nese doni t'i prisni koken per gabimet qe ben.

Po, patjeter. Ja po e mbaj shenim. Per cdo ide tjeter mos nguro te flasesh.

pastrim lekesh per mendimin tim. paguhet me paret e popullit te marre borxh nje privat i huaj, qe u shperndan te interesuarve, qe perfaqesojne interesat e shtetit, nga nje çek te majme neper llogari private neper banka te huaja.

ata qe kane hapur padine, pa pasur gjasa ta fitonin, duhet te shkarkohen nga fuqia, ne rastin me te mire.

Kush ti shkarkoje, Palloshi, kur vete Palloshi iu kundervu ketij televizioni dhe pronarit italian. Normalisht, duhet vete Palloshi te iki, te largohet sa me shpejt, sa pa ja prish me shume imazhin Shqiperise. 

Pjer po mbajte kete qendrim, Shancet e tua per te dhene kontributin tend te cmuar ne zhvillimin e vendit do minimizohen, "Kontributi pozitiv (ose negativ)  jepet duke qeverisur"

Galile, une nuk mbaj shpresa se Palloshi apo Miushi, do me ofrojne noi diçka. Une jam perpjekur te ofroj diçka tek ata, per te miren e tyre e te Shqiperise, por kur nuk denjojne as te ndigjojne, s'ia vlen me te mirresh me ta. Ata po te kene nevoje, te therrasin. Une iu kam shkruar para nja 1 muaji, tek portali i Kryeministrise, iu bera nje pyetje-sugjerim qe pse nuk hedhin ne treg investime nepermjet obligacioneve te VO2 dhe gjer me tani, asnje pergjigje. 

Nga Arritet ne konkluzinin se Arbitrazhi dha vendim ne favor te Begetit?????

Asnje gje nuk eshte vendosur. Kete e kupton kush ka sy per te lexuar.

Aludim ne te njeten linje per marveshien me Cez Dia. Jo po do humbasim. jo po 300 million jo po 30 ,  ASNJE 0 nuk u pagua.. dhe ai RRota e perdorur eshte akoma ne burg.

Edhe ne kete rast e njejta llogjike.

Nuk ka mbaruar puna , tani sa ka filluar.. 

Vazhdoni Luften me Fantazmat Fiqoooooo.smiley

 

Sidoqofte,ket Ballen po te praktikohej levizja e kuadrit,kisha me e transferu shef kuadri ne NBn e Belshit.

tamom si ne kohe te dulles, e kane gjet edhe ket shoqen Jolenka Çuko (e reja) qe ja nxjerr keto, fiks fare smiley

Disinformacion. 

E keni bo Peshkun si jetaoshqef 2.0

Po 'ne ti Mrroklle, bjeri se i bike bukur, tha! smiley

Nje gjyq i kushton taksapaguesve 3 meleone euro.dhe beketi ka hapur nente te tille kunder qeverise shqiptare...pare me te cilat mund te ndertoheshin  shkolla top notch state of art  per kalamanet shqiptare.nuku e di kush e ka fajin ai qe lidh apo i ai qe i zgjidh keto kontrata qe po u heqin meleona euro nga goja e taksapaguesve shqiptare.po kushdo qe po ua ben kete dem atire duhet varur kokeposhte publikisht ne mes te sheshit skenderbej.

Arbitrazhi  në favor të Beketit , ya ?  

Dmth eshte nje problem qe shqetson masat punonjse !!! 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).