Një shtetas iranian, pjesë e grupit të muxhahedinëve të strehuar në Tiranë, është arrestuar.

Sipas të dhënave nga policia e kryeqytetit, Mousa Jaberifar, 35 - vjeç, ka ngacmuar seksualisht një djalë të mitur, 11 - vjeç.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur ditën e diel, datë 19 Mars, në Fushë – Mëzez, prapa "Casa Italia", te pallatet ku janë strehuar rreth 200 shtetas iranianë.

Sipas dëshmisë së të miturit, 35 - vjeçari i ka kërkuar që t'i blinte një bukë dhe t'ia dërgonte në apartament, më pas, siç dëshmoi i mituri, ai e ka zhveshur dhe ka tentuar të kryejë akt seksual me të. Pas shumë përpjekjeve, 11 - vjeçari ka arritur të largohet dhe të lajmërojë familjen.

Prindërit e fëmijës kanë depozituar një kallëzim në polici e cila pas marrjes së denoncimit dhe  kryerjes së veprimeve proceduriale – hetimore ka bërë ndalimin me iniciativë të Mousa Jaberifar.

Ky i fundit para oficerëve të policisë gjyqësore ka mohuar ngjarjen , pa dhënë shumë shpjegime.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Ngacmimi seksual më të mitur”,  parashikuar nga neni 108/a i K. Penal.

Mousa Jaberifar me kombësi Iraniane , është beqar dhe me arsim të mesëm dhe me leje të rregullt qëndrimi në Shqipëri. /tvklan.

 

Lapsi.al

19 Komente

keto funderrina kane vetem nje denim- me varje 

Pretendimi se një person muxhahedin iranian, i ardhur në Tiranë ka ngacmuar seksualisht një fëmijë 11-vjeçar, është absolutisht i rremë”. Ky është reagimi që ka bërë PMOI (Organizata e Muxhahedinëve Popullorë të Iranit). Sipas anëtarëve të kësaj organizate, lajmi i publikuar një ditë më parë në mediat shqiptare se muxhahedi i arrestuar në kryeqytet, pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një fëmijë të mitur, nuk është aspak i vërtetë. Burime nga policia e Tiranës thanë se personi i arrestuar është 35-vjeçari Mousa Jaberifar, banues në Fushë-Mëzez.

 

Ndërkohë, sipas organizatës, ky person nuk është anëtar i tyre dhe se në asnjë mënyrë nuk ka lidhje me ta. “PMOI dënon ashpër këtë krim të turpshëm dhe të urryer dhe bëjmë thirrje për drejtësi që të dënohet ky akt”, thuhet në reagimin e organizatës. Gjithashtu, PMOI shkruan se gjatë tri viteve të fundit, një numër i banorëve të “Kampit të Lirisë” janë transferuar në Shqipëri dhe janë anëtarë të PMOI.

Po sipas tyre, personat e zhvendosur në Shqipëri kanë kulturë dhe vlera të njëjta me vendin tonë. “Ata kanë pasur marrëdhënie miqësore dhe respekt me njerëzit në Shqipëri dhe nuk i kanë shkelur ligjet e këtij vendi”, përfundon reagimin e tij kreu i organizatës, Hossein Abedini.

Po te pranoni keto funderrina te botes Arabe keto do ndodhin....

Mblidhni mendjen o njerez dhe kthejini ata emigrantet nga j=kane ardhur se do gjeni belane ne nje te ardhme te afert.

Te vetmen gje qe do te merrni nga ata eshte extremizem mulosman....

Nese i lejoni te qendrojne ata jane si puna e atij kungullit dhe gardhit.... Paojat do ti vuani ju dhe brezat tuaj...

Daniel, ai eshte persian, jo arab, jane  kombe krejt te kunderta, me gjuhe krejt te kundert. 

Ne fakt, iranianet jane nje çik qeflinj, se i shofim ketu ne perendim, por edhe arabet nuk ngelen mbrapa. 

Do ishte mire qe personi ne fjale ketu, te denohej rende, pavarsisht se ngeli ne tentative. 

35 - vjeçari i ka kërkuar që t'i blinte një bukë dhe t'ia dërgonte në apartament, më pas, siç dëshmoi i mituri, ai e ka zhveshur dhe ka tentuar të kryejë akt seksual me të. 

Cfare tmerri! Dhe me cfare buzeqeshjesh do ta kene pranuar prinderit e 11-vjecarit ne komunitet ate pedofiliin, prej ketij inferioritetit ndaj te huajit qe ka ushqyer brezi i madh dhe refugjatlliku.

Plus qe nuk me duket rastesi qe pikerisht ne kete zone ishte ajo xhamia famekeqe, jashte kontrollit te komunitetit mysliman, qe rekrutonte rob per ne Siri.

Epo do mesoheni edhe ju me ta, ça na ka gjetur ne emigranteve nga arabet ne lagje?

U ble buke dhe ti?

nisur nga kjo llahtare, une do te rekomandoja shkabe qe perkohsisht, te mos shprehesh i gatshem per t'ju pergjigj pozitivisht cdo kerkese per vjedhje rere dhe teneqesh nga pensioniste ne dukje te pafajshem. Ruju shkabe se po ike ti, blogu falimenton me 40% me pak komente

Prandaj Prinderit duhet te edukojne femijet tu rrine larg te rriturve ne pergjithesi dhe te panjohurve ne vecanti, se mire ky Persi i Pjerit por une lexoj skandale pedofilie gjithmone e me shume ne Shqiperi dhe viktimizuesit jane rrace e pater Ariane pa shenja inferioriteti.

Shyqyr qe kemi brezin e trapave,pardon,te shkabave,qe jane superiore edhe ndaj danezeve ne internet qe kur lindin,le me pastaj ndaj ketyre perso-arabeve

ti qellimisht harron te permendesh se shkaba eshte perplas dhe me japonezet per gjuetine e delfinave si dhe me spanjollet per ceshtjen baske

Nuk e di pse m'u duk se eshte vetem ekspert balenash e jo delfinesh,se kur e pyeta per delfinet e Jancese,nuk me ktheu pergjigje.

imagjinoje pak. Eshte si te marresh nje cope mishi, t'i vesh 2 kopsa ne vend te syve, t'i hapesh nje vrime ne mes ne vend te gojes dhe shkon ky copa e mishit dhe thote qe eshte shqiptar gjithe diten online. Me t'ardh turp te thuash qe je i nje gjaku

Zoteri, te kemi derguar aty ta sjellesh ate vend ne nivelet me te larta te. OCDE-se. 

Asaj hajdares qe ben gam gam gjithe diten te keshilloj ta marresh ne pune te zyra. Mbaje aty poshte tavolines me goje hapur dhe gjuhen jashte. Sa here te duhet me.lag ndonje zarf, pulle poste apo thjesht gishtat per te shfletu guiden Çelsi per ndonje apartament, e ke aty te gatshme!

Kujtova mos i the ta mbante poshte tavolines e ta perdorte si Billi Moniken.

Po jo mo jo se nuk krahasohet hajdarja e ppu me moniken e billit smiley

se harrova te identifikohem: lol....pz...ncncnc....qr....klm....etj etj

Bredho,a t'ka ra me lexu kto dite naj trakt ?

Me leje te rregullt qendrimi ne Shqiperi! Ti gezoni! 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).